Skip to main content

Përmes këtyre dy mënyrave mbrojeni shëndetin tuaj nga Covid-19 gjatë stinës së dimrit

Përmes këtyre dy mënyrave mbrojeni shëndetin tuaj nga Covid-19 gjatë stinës së dimrit


Përmes këtyre dy mënyrave mbrojeni shëndetin tuaj nga Covid-19 gjatë stinës së dimrit

Posted: 29 Dec 2021 07:18 AM PST

Ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë për një tjetër rritje të rasteve me Covid këtë dimër. Ndërsa, ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i variantit, ekspertët kanë disa rekomandime se si mund të qëndroni të sigurt gjatë dimrit.

Deri më tani, ka pak informacione sesi ndikon varianti Omicron në shëndetin e njerëzve shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.

Çdo variant i virusit Covid ka karakteristika unike që duhen studiuar përpara se ekspertët të nxjerrin përfundime të gjera rreth tyre.

Por, ekzistojnë dy mënyra sesi ju mund të kujdeseni për shëndetin tuaj gjatë stinës së dimrit.

Vaksinimi është një nga mënyrat që mund t'ju mbroj nga varianti Omicron.

Ekspertët thonë se se të gjithë ata që kanë të drejtë të marrin një vaksinë kundër Covid duhet të vaksinohen, dhe ata që janë tashmë të vaksinuar duhet të marrin një dozë përforcuese.

Në anën tjetër, edhe mbajtja e maskës N95 duhet të jetë e nevojshme si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në të jashtme./Gazeta Shneta/

The post Përmes këtyre dy mënyrave mbrojeni shëndetin tuaj nga Covid-19 gjatë stinës së dimrit first appeared on .

Njihuni me pesë faktorët që shkaktojnë kolesterolin e lartë

Posted: 29 Dec 2021 06:50 AM PST

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 94 milionë të rritur në SHBA kanë kolesterol i lartë, gjë që e bën atë të jetë një gjendje mjaft e zakonshme.

Kolesteroli ka një rol të rëndësishëm në trup, duke ndihmuar në prodhimin e hormoneve dhe ndërtimin e qelizave të shëndetshme shkruan Insider, transmeton Gazeta Shneta.

Mirëpo, kolesteroli i lartë përbën një rrezik për shëndetin. Në rast të mos-trajtimit ai mund të kontribuojë në grumbullimin e pllakave në arterie, gjë që krijon bllokime që rrisin rrezikun për atak në zemër ose goditje në tru.

Fatkeqësisht, kolesteroli i lartë nuk karakterizohet me simptoma. Andaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni kolesterolin tuaj cdo vit.

Por, çfarë e shkakton kolesterolin e lartë?

-Një dietë e pashëndetëshme

Një dietë e lartë me yndyrna të ngpura është një nga faktorët që ndikon në rritjen e kolesterolit. Këto yndyrna gjenden në produktet e qumështit, ushqimet e skuqura, proshutë dhe lloje tjera të mishit.

-Mungesa e aktiviteteve

Mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshëm është një tjetër faktor rreziku i rëndësishëm për zhvillimin e kolesterolit të lartë

-Pirja e duhanit

Hulumtimet kanë treguar se pirja e duhanit ka lidhëshmëri me nivele të larta të kolesterolit LDL dhe triglicerideve, si dhe niveleve të ulëta të kolesterolit HDL.

-Mbipesha

Yndyrna e lartë lidhet me mbipeshën ose obezitetin, e cila mund të rrisë sasinë e kolesterolit LDL që prodhon mëlçia juaj. Ai gjithashtu ngadalëson aftësinë e trupit tuaj për të larguar kolesterolin LDL nga gjaku juaj.

-Gjenetika

Kolesteroli i lartë mund të jetë i trashëguar, sepse gjenet tuaja kontrollojnë se sa kolesterol prodhon trupi juaj. Kjo gjendje fillon që në lindje dhe rrit rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës në moshë të hershme./Gazeta Shneta/

The post Njihuni me pesë faktorët që shkaktojnë kolesterolin e lartë first appeared on .

Rritet numri i të infektuarve me Covid brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë

Posted: 29 Dec 2021 06:22 AM PST

Nga 3,058 testime të kryera janë konfirmuar 33 raste pozitive me Covid në vendin tonë.

Brenda kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, sot janë shëruar 12 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 371.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë dhënë 3,047 doza të vaksinës kundër Covid 19.

Njoftimi i plotë:

29 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 371.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

/Gazeta Shneta/

The post Rritet numri i të infektuarve me Covid brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë first appeared on .

Gjendje e rënduar në Poloni, 794 viktima nga Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Posted: 29 Dec 2021 01:34 AM PST

794 viktima nga Covid janë regjistruar sot në Poloni. Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, vendi ka raportuar një ndër shifrat më të larta në valën e katërt të pandemisë.

Rritja e rasteve të infektimit dhe viktimave po del të jetë si rezultat i grumbullimit për festat e fundvitit shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Në mesin e tyre, më shumë se 75 për qind ishin të pavaksinuar, tha Waldemar Kraska.

Polonia ka përjetuar një shkallë të lartë të rasteve ditore, megjithëse varianti Omicron ende nuk është bërë dominues.

Vetëm gjatë kësaj dite, Polonia raportoi 15,571 infeksione të reja me Covid./Gazeta Shneta/

The post Gjendje e rënduar në Poloni, 794 viktima nga Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit first appeared on .

350 raste aktive me Covid ndodhen në vendin tonë

Posted: 28 Dec 2021 11:40 PM PST

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 2,628 testime të kryera janë konfirmuar 13 raste të infektimit me Covid.

Brenda kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.

Në anën tjetër, gjashtë qytetarë janë shëruar, kurse numri i pacientëve të shëruar në përgjithësi ka arritur në 158,016.

Aktualisht, në vendin tonë ndodhen 350 raste aktive me Covid.

Rikujtojmë se, ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Kosovë janë identifikuar nëntë rastet e para me variantin Omicron./Gazeta Shneta/

The post 350 raste aktive me Covid ndodhen në vendin tonë first appeared on .

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more