Skip to main content

Më shumë se gjithçka, në vitin 2022 Kosovës i duhet stabiliteti politik Telegrafi Opinione

Më shumë se gjithçka, në vitin 2022 Kosovës i duhet stabiliteti politik Telegrafi Opinione


Më shumë se gjithçka, në vitin 2022 Kosovës i duhet stabiliteti politik

Posted: 30 Dec 2021 05:22 AM PST

Kosova dërmohet nga mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve të përgjithshme. Jo vetëm financiarisht, por edhe në aspektin e zhvillimeve politike e ekonomike.

Çdo zgjidhje po shihet rreth zgjedhjeve. Kosova nuk e ka komoditetin e Italisë, të Danimarkës apo të Belgjikës të mbajë zgjedhje vend e pavend. Prandaj, i duhet qetësia e brendshme politike.

Brenda tre vjetëve u mbajtën tri palë zgjedhje nacionale, me shumë drama përbrenda tyre. Pastaj ishin edhe zgjedhjet e rregullta lokale.

Shumë probleme të krijuara nga dëshira për ta mbajtur pushtetin e për të ardhur në pushtet. Miliona euro shpenzime shkaku i partive politike e liderëve të tyre, mjete këto që do të mund të shkonin në arsim, në shëndetësi, në zhvillim teknologjik, në art e në sport.

Kosova u godit edhe nga pandemia e koronavirusit e nga (keq)menaxhimi i tij, me shumë jetë të humbura e dërrmimin ekonomik që nuk po i shihet këndellja.

Andaj, është koha që Kosova e qytetarët e saj të mos preokupohen shumë me ngërçet politike të krijuara nga egot e liderëve të partive. Kosova – njerëzit e saj, si dhe ekonomia, arsimi etj. – duhet të marrin frymë lirshëm nga politika.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin, duhet ta dëshmojë veten. Edhe Lumir Abdixhiku e Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe Memli Krasniqi e Partia Demokratike e Kosovës. Për forcim të partive të tyre. Ashtu siç Kosova ka nevojë për qetësi të brendshme – që Kurti ta tregojë veten në udhëheqje të shtetit – edhe Abdixhiku e Krasniqi duhet ta dëshmojnë veten me reforma e lidership brenda subjekteve të tyre.

Sepse, Kosovës i duhet qetësia e brendshme. Kosova ka nevojë për punë, për zhvillim e drejtësi, e jo për kriza të reja politike.

Edhe ekonomia e ndërmarrësit në Kosovë duan më shumë qetësi, ide e strategji që do të ndikojnë në veprimtaritë e tyre.

E, të gjithë ne duam imazh më të mirë të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Sepse, Kosova do që ende të dalë në pah Toni i fortë i xhudos, e i të tjerëve si ai – në art e në kulturë, në shkencë e në arsim, në çdo sferë tjetër të jetës. Për filmat që shkëlqejnë në Sundance e që garojnë edhe për Oscar. Për më shumë vepra si "Zgjoi". Për Akilin e për medaljet tjera olimpike si të Majlindës, Distrisë, Norës … Kosova sot më së paku ka nevojë për kampionë të politikës.

Andaj, jepni shpresë tek të rinjtë që duan të ikin, e mos ua humbni shpresën ndërmarrësve që kanë ide dhe vizion.

Pas shumë krizave, më shumë se gjithçka tjetër Kosova ka nevojë për stabilitet politik.

Po, zgjedhje do të ketë, përsëri, por të paktën bëhuni gati për to e na bëni gati edhe ne, e jo që gjithçka të shkojë sipas tekave të juve – liderë të të gjitha partive.

 

The post Më shumë se gjithçka, në vitin 2022 Kosovës i duhet stabiliteti politik appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more