Skip to main content

Kush e solli ekspertin gjerman në TC “Kosova B”? KEK-u: Nuk është hera e parë që i kontraktojmë

Kush e solli ekspertin gjerman në TC “Kosova B”? KEK-u: Nuk është hera e parë që i kontraktojmë


Kush e solli ekspertin gjerman në TC “Kosova B”? KEK-u: Nuk është hera e parë që i kontraktojmë

Posted: 28 Dec 2021 10:16 AM PST

Kosova po përballet me krizë energjetike, ndërkohë që një ekspert gjerman ka ardhur në Termocentralin "Kosova B", ku po bëhet riparimi i turbinës së bllokut "B2", i cili prej ditësh është jashtë funksionit. Kjo nuk është hera e parë që kompania "General Electric" kontraktohet nga Korporata Energjetike e Kosovës për ta sjellë një ekspert gjatë intervenimeve për sanimin e problemeve që zakonisht shfaqen në turbina, thotë zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Nga korporata shtetërore që merret me prodhimin e rrymës në vend thonë se punën për rifunksionalizimin e Termocentralit "Kosova B" e bëjnë kryesisht ekspertët vendorë të KEK-ut. Bucolli i tha Gazetës Express se tubinat e KEK-ut janë prodhim i kompanisë "General Electric" dhe se nuk mund të intervenohet në to pa mbikëqyrjen e një përfaqësuesi të saj.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës theksohet se KEK-u nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale ta përballojë këtë avari me forcat e veta, prandaj ka qenë i domosdoshëm angazhimi i ekspertëve të "GE" nga Gjermania.

"Është përfaqësues i "General Electric" dhe punon bashkë me ekspertët tanë. Krejt puna bëhet prej ekspertëve të KEK-ut. Ai është monitorues, për shkak se turbinat janë prodhim i "General Electric". Nuk mundet kurrkush me punu në to pa lejen e tyre, sepse ata e kanë autorësinë. Kjo bëhet gjithkund në botë", tha zëdhënësi i KEK-ut.

Bucolli theksoi se KEK-u ka marrëveshje me kompaninë, jo me ekspertin, ndërsa shtoi se përfaqësues të kësaj kompanive kanë qenë edhe viteve të kaluara në termocentralet e KEK-ut, sa herë që është paraqitur ndonjë probelm.

"Nuk është hera e parë që bëhet kjo. Është hera e parë që u bë bujë, se sa herë që kemi remonte, gjithmonë kontraktohet kompania 'General Electric’", tha ai.

Në raste të njëjta, Bucolli tha se nëshkruhen edhe kontrata të njëjta, dhe me kompaninë që i ka prodhuar turbinat.

"Ka pasur raste të njëjta në vitin 2018-2019, 2011 e 12.. ka pasë shumë herë", thotë ai, duke theksuar se varësisht prej problemit, kjo kompani e dërgon një përfaqësues.

Si në rastet tjera, Bucolli tha se edhe këtë herë është KEK-u që ka kontaktuar me kompaninë që e solli ekspertin, dhe jo Qeveria e Kosovës.

"Pas identifikimit të problemit, ka filluar komunikimi me përfaqësuesit e kompanisë "General Electric" për ta ndarë me ta problemin që është paraqitë në këtë turbinë. Duke u bazuar në rezultatin e inspektimit vizual, është pa e arsyeshme dhe e domosdoshme përfshierja e kompanisë prodhuese, "General Electric" dhe ekspertëve të saj, e cila ka rezultuar me një marrëveshje mes "GE" dhe KEK-ut. S'ka kurrgjë Qeveria këtu", tha ai.

Paralajmërimin për ardhjen e ekspertit gjerman e bëri më 16 dhjetor kryeministri Albin Kurti nga Termocentrali "Kosova B", ku shkoi për vizitë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqin.

"E kemi lajmin e mirë se njëri bllok i Kosova B është kthyer në punë por tjetri bllok akoma jo dhe duhet një hulumtim për shkakun e defektit që të riparohet. Kemi nevojë për një ekspert që do të vijë nga Alstomi gjerman që do ta bëjë këtë hulumtim dhe ta sanojmë edhe defektin në bllokun tjetër të Kosova B dhe të operojmë me kapacitetin e plotë", ka deklaruar Kurti.

Nga dega e kompanisë "General Electric" në Kosovë nuk kanë dashur të flasin për ekspertin dhe kontratën e fituar nga KEK-u. Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha se identitetin e ekspertit nuk e di as ai vetë.

248,650 mijë euro është vlera e kontratës që KEK-u e ka nënshkruar me "General Electric" për angazhimin e ekspertëve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët në Njësinë B2 të Termocentralit "Kosova B".

Marrëveshja është financuar me mjete vetanake të KEK-ut ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 21 ditë.

Sipas kontratës, KEK-u detyrohet t'ia paguajë kompanisë "GE" 11,840 euro në ditë.

Tragjedia në Gjermani: Kjo është gjendja e kosovares që mbeti e plagosur

Posted: 28 Dec 2021 10:09 AM PST

Gazetari Besian Leka ka zhvilluar një lidhje direkte nga Hamburgu i Gjermanisë, aty ku një natë më parë babai kosovar me prejardhje nga komuna e Gjakovës, dyshohet se vrau dy djemt e tij të mitur, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.

Siç raporton gazetari i express tashmë në shtëpinë e viktimave nuk ndodhet askush, ndërsa fqinjët kanë vendosur lule dhe qirinjë për nder të tyre.

"Në shtëpi për momentin nuk gjendet askush, policia e ka mbyllur shtëpinë si zonë të krimit dhe prokurorët po e kryejnë punën e tyre aty", tha ai.

Besian Leka raporton se gjendja e gruas së plagosur është jostabile dhe e njëjta ndodhet në koma në spital.

"Prapa meje ndodhet shtëpia ku ndodhi ngjarja makabër, banorët u zgjuan me një lajm të trishtë, ku të vdekur mbetën tre persona nga përdorimi i armës së zjarrit dhe një person i plagosur. Babai me emrin Flamur ka qëlluar për vdekje dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeçar dhe ka plagosur gruan e tij, e cila gjendet në spital në koma. Gjendja e saj është mjaftë serioze dhe jostabile. Shtëpia i ka të vendosura dekorimet e festave të fundvitit, fqinjët kanë vendosur pranë qirinjë dhe lule në nder të personave që vdiqën", tha Leka në T7.

Sipas informacioneve të para familja kishte pasur konflikte edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin 2020.

"Sipas prokurorit gjerman, deri më tani nuk dihen motivet dhe sesi ka ndodhur rasti. Por sipas raportimeve, thuhet se kjo familje ka pasur probleme edhe në të kaluarën. Në vitin 2020 gruaja është ankuar në polici për probleme me bashkëshortin e saj", u shpreh ai tutje.

Thuhet se rastin në polici e kanë lajmëruar fqinjët.

Rizvanolli tregon nëse do ketë reduktime për festat e fundvitit

Posted: 28 Dec 2021 10:06 AM PST

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar nëse për festat e fundvitit do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ajo ka thënë se e gjithë situata varet nga KEDS-i.

Ajo ka shtuar se edhe nëse do të ketë reduktime, atëherë ato do të jenë shumë të vogla.

"Kjo varet se sa do t'i kryej KEDS-i obligimet e veta. Nëse ka reduktime, atëherë do të ketë shumë të vogla", ka thënë Rizvanolli.

Kurti shfaqet në ndejën e Qeverisë duke pirë verë: Mungoi tërë ditën në debatin për krizën e rrymës

Posted: 28 Dec 2021 10:04 AM PST

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debat për krizën e rrymës në Kosovë.

E gjatë gjithë ditës, në këtë seancë ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Por Kurti është diku tjetër. Kurti aktualisht gjendet në një gosti të thirrur nga zyra e kryeministrit.

Kjo gosti është thirrur për mediat me rastin e fundvitit.

Për mungesën e Kurtit në Kuvend folën edhe deputetët të cilët patën kritika të forta.

Grenell për krizën energjetike në Kosovë: Kurti duhet ta kthejë vendimin për gazsjellësin amerikan

Posted: 28 Dec 2021 10:00 AM PST

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për çështjen e krizës energjetike në vendin tonë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

Tutje ka shtuar se Kosova po përballet me krizë serioze energjetike.

"Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike në Kosovë, është problem serioz", ka shkruar Grenell.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë.

 

Bajrami tregon se kush është përgjegjës për ndërprerjet e energjisë elektrike

Posted: 28 Dec 2021 09:58 AM PST

Deputetja e LDK'së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e energjisë elektrike, derisa ka thënë se për furnizimin me energji elektrike është përgjegjës kompania private KESKO, kurse Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) e ka për detyrë të bëjë balancimin e energjisë.

Bajrami ka thënë se si opozitë nuk po e kritikojnë qeverinë për krizën energjetike, për shkak se kjo krizë është në gjithë botën, por që po e kritikojnë për shkak të rolit të spektatorit që po luajnë dhe për masat e vonshme drejt furnizimit me energji.

"Sikur këto masa që kanë ardhur sot për t'u aprovuar në Kuvend do të merreshin para 2-3 muajve unë besoj që situata do të ishte më ndryshme sot. Jemi në një situatë aspak të mirë. Është gjendja kur KOSTT'i ka tërhequr 30.8 milionë euro nga interkoneksioni evropian. KOSTT'i e ka si obligim dhe përshkim të detyrave që me e bo balancin e energjisë, do të thotë kurr nuk ka këtu ajo e merr, në të njejtën kohë kur kemi shumicë ajo e qetë në rrjet dhe pastaj ajo shpërndahet dhe blehet në forma të ndryshme", ka thënë ajo

Bajrami është shprehur se Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) është e obliguar me kontratë që të furnizojë Kosovën me energji elektrike.

Megjithatë sipas saj, kjo kompani nuk është duke importuar asnjë megavat orë energji elektrike për shkak të çmimit të lartë, shkruan Express.

"Për furnizimin me energji elektrike është përgjegjëse kompania private që është KESKO. KESKO e cila është kompani private dhe është e obligume me kontratë me e furnizu Kosovën me energji elektrike, nuk është duke importu asnjë megavat orë energji elektrike për shkak të çmimit të lartë. Në situata të tilla të gjitha institucionet është dashur të bëhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje. KEK'u si kompani publike ia paraqet planin e prodhimit vjetor i cili është i ndarë në muaj e gjithashtu edhe në ditë, por KEK'u është përgjegjës për sasinë që e premton gjatë 24 orëve", ka shtuar ajo.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more