Skip to main content

“Tifozi shkatërroi plotësisht televizorin e tij pasi Jorginho përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Tifozi shkatërroi plotësisht televizorin e tij pasi Jorginho përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Tifozi shkatërroi plotësisht televizorin e tij pasi Jorginho përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë

Posted: 30 Nov 2021 02:08 AM PST

Një tifoz i zemëruar shkatërroi televizorin e tij pasi Jorginho përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë.

Mesfushori siguroi një vend në tre vendet e para të renditjes së Topit të Artë 2021, duke përfunduar përpara lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Mesfushori i Chelseat dhe Italisë kishte shkëlqyer për klubin dhe kombëtaren këtë vit, derisa ishte shikuar edhe si favorit për të fituar çmimin.

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre

Ai fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe luajti për ekipin e tij kombëtar, duke fituar Euro 2020 në verë.

Por, disa fansa nuk ishin të bindur nga paraqitjet e tij, me një tifoz në veçanti duke bërë përpjekje ekstreme për të treguar zemërimin e tij.

"Topin e Artë nuk do ia jepja Messit" - Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit "Topin e Artë nuk do ia jepja Messit" - Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit

Një përdorues i Snapchat shprehu zhgënjimin e tij për renditjen e Topit të Artë kur pa renditjen e Jorginhos, para Karim Benzemas.

Ai shkatërroi televizorin e tij, ndërsa mbeti i habitur nga pozicioni i 29-vjeçarit në renditjen e Topit të Artë.

Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan! Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!

Vetëm dy lojtarë përfunduan mbi Jorginhon.

Robert Lewandowski përfundoi në të dytin dhe Lionel Messi, i cili mori Topin e Artë për të shtatën herë në karrierë. /Telegrafi/

The post Tifozi shkatërroi plotësisht televizorin e tij pasi Jorginho përfundoi i treti në renditjen e Topit të Artë appeared first on Telegrafi.

Leotrim Kryeziu është “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Posted: 30 Nov 2021 01:56 AM PST

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

"YLLI I JAVËS" për xhiron e 16-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Prishtina, Leotrim Kryeziu.

Sulmuesi 22-vjeçar i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në Lipjan kundër Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai shënoi dy gola dhe pati paraqitje të shkëlqyeshme gjatë tërë takimit. Kryeziu shënoi nga një gol në secilën pjesë në minutat 34' e 85′, teksa me një gol nga penalltia kontribuoi Besnik Krasniqi (57′). Golin e fundit në këtë edicion Leotrim Kryeziu e kishte shënuar pikërisht ndaj Ulpianës në ndeshjen e javës së 7-të, që ishte mbyllur baras 1:1.

Me këtë fitore FC Prishtina ka ruajtur hapin me skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të të renditjes në #BKTSuperligës me 6 pikë më pak se lideri FC Ballkani.

Çmimin "Ylli i javës" për sulmuesin e FC Prishtina, e ndau Burim Shala, menaxher i departamentit të korporatave në BKT.

The post Leotrim Kryeziu është “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Bledar Kryeziu, fitues i javës së pestë në ‘Eksperti’ – parashiko, kënaqu dhe fito!

Posted: 30 Nov 2021 01:09 AM PST

Tashmë është duke u zhvilluar loja shpërblyese 'Eksperti' në Telegrafi, derisa është dhënë edhe shpërblimi për javën e pestë.

Tashmë lexuesit e mediumit më të madh në vend janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga gara më e madhe evropiane e klubeve Liga e Kampionëve, BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në javën e pestë të lojës që po e organizon mediumi ynë, Bledar Kryeziu është treguar më i suksesshmi duke mbledhur 72 pikë, dhe kështu ka fituar dëgjuese "MI TRUE ËIRELESS BASIC 2.

Bledari me këtë rast është edhe pjesë e garës për një nga çmimet e mëdha: Skuter elektrik, iPhone 13 Pro Max dhe Trotinet Elektrik.

Tashmë ka filluar java e gjashtë në lojën 'Eksperti', andaj nxito, parashiko dhe fito shpërblimin e gjashtë që e jep Telegrafi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

The post Bledar Kryeziu, fitues i javës së pestë në 'Eksperti' – parashiko, kënaqu dhe fito! appeared first on Telegrafi.

Pele me urim të veçantë për Messin në triumfin e shtatë për Topin e Artë

Posted: 30 Nov 2021 12:51 AM PST

Pele ka uruar Lionel Messin për fitimin e Topit të shtatë të Artë në karrierë, me ceremoninë që u mbajt mbrëmë.

Legjenda e futbollit bëri një postim të veçantë për argjentinasin, që tashmë cilësohet nga shumëkush si më i miri në histori të këtij sporti.

Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan! Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!

"Urime, Leo Messi, për një tjetër Top të Artë. Pa dyshim që është një nderim i drejtë për një talent të çuditshëm. Shtatë herë, faleminderit shumë!", shkroi Pele.

Messi, sulmuesi i Paris Saint-Germain, fitoi në një votim të ngushtë ndaj sulmuesit polak Robert Lewandowski nga Bayern Munich dhe mesfushorin italo-brazilian Jorginho nga Chelsea, të cilët mbyllën podiumin në garën për çmimin prestigjioz që jep çdo vit revista France Football.

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre

Në anën tjetër, kujtojmë që Pele po shërohet pasi u operua nga një tumor i zorrës së trashë në shtator që e detyroi atë të shtrohej në spital për një muaj dhe t'i nënshtrohej trajtimit me kimioterapi që është ende në proces.

Legjenda e futbollit ka fituar tre herë Kupën e Botës, mirëpo asnjëherë Topin e Artë, pasi nuk ishte në kontinentin e vjetër. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

The post Pele me urim të veçantë për Messin në triumfin e shtatë për Topin e Artë appeared first on Telegrafi.

Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan!

Posted: 30 Nov 2021 12:31 AM PST

Lionel Messi është fituesi i "Topit të Artë" 2021, i shtati për të në karrierën e tij. Ceremonia në Paris zyrtarizoi dorëzimin e çmimit.

Një vendim që e bëri të lumtur argjentinasit dhe shumë admirues e bashkëlojtar, në mesin e tyre edhe Sergio Ramos, nga ky vit partner në PSG, por prej vitesh kundërshtar te Real Madridi.

"Ai ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri. I uroj atij më të mirën",- është shprehur mbrojtësi spanjoll.

"A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?" - Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri "A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?" - Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri

Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë qenë kundërt zgjedhjes për të nominuar edhe një herë Messin si futbollistin më të mirë të vitit.

Ky është rasti i Jean-Pierre Papin, ish-sulmues i Marseilles, Bayern Munichut, Milanit dhe ndër të tjera dhe fitues i "Topit të Artë" në vitin 1991: "Ai nuk ka luajtur për pesë muaj. Pashë që po flitej për të dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Që kur fitoi Kupën e Amerikës çfarë ka bërë Messi në Paris? Ai shënoi një gol në ligë, tre në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit, jo nëse e meriton. Zgjedhja e Messit në 2021 do të nënkuptonte zhvlerësim të ‘Topit të Artë’ sepse do të thoshte që ne nuk u japim më mundësi lojtarëve të tjerë cilësorë për ta fituar trofeun. Dhe ju e dini se sa e vështirë është të jesh më i miri për një sezon të tërë. Kjo nuk është normale", përfundoi ish fituesi i trofeut prestigjoz. /Telegrafi/

The post Topi i Artë për Messin, kundërshton Papin: Ka pesë muaj që nuk luan! appeared first on Telegrafi.

“Topin e Artë nuk do ia jepja Messit” – Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit

Posted: 29 Nov 2021 11:43 PM PST

Francesco Totti dhe Topi i Artë, një nga të paktët trofe që nuk arriti ta fitonte, veçanërisht sepse mbeti në një klub me pak suksese si Roma.

Ish-kapiteni i verdhekuqve, në intervistën për Sport ka folur për trofeun prestigjioz që iu dha mbrëmë Lionel Messit.

Megjithatë, legjenda e futbollit italian është shprehur se këtë vit trofeu nuk do ta merrte La Pulga, por një lojtar tjetër.

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre

"Jemi mësuar të zgjedhim mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, por këtë vit unë trofeun do t'ia jepja Robert Lewandowskit", deklaroi Totti gjatë intervistës.

"Vetëm shikoni se çfarë ka bërë Lewandowski, shikoni statistikat e tij, golat e tij, ndikimin e tij, atëherë e kuptoni se përse e them këtë".

Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë

"Messi është tashmë një lojtar që e ka vendin në histori të futbollit, mirëpo para Robertit, askush se ka merituar – mendimi im", ka shtuar më tej Totti.

Argjentinasi e fitoi Topin e shtatë të Artë në karrierë, duke u bërë tashmë lojtari që e fiton më së shumti këtë trofe. /Telegrafi/

The post “Topin e Artë nuk do ia jepja Messit” – Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit appeared first on Telegrafi.

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit – Lewandowski e meritoi sipas tyre

Posted: 29 Nov 2021 11:28 PM PST

Gazeta prestiogjioze gjermane "Bild" e ka quajtur "skandaloze" zgjedhjen e Lionel Messit, si fitues i "Topit të Artë".

Në artikull thuhet se Robert Lewandowski ishte larg më i mirë se Messi.

Sipas gjigantit mediatik gjerman, sulmuesit të Bayern Munchen, i ishte vjedhur ky çmim.

Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë

Lionel Messi mbrëmë për herë të shtatë u shpall si "Lojtari i Vitit", çmim ky që jepet nga France Football.

Kështu argjentinasi bëhet futbollisti më i vjetër që arrijnë ta marrë këtë epitet.

Robert Lewandowski u rendit i dyti, e Cristiano Ronaldo mbeti i gjashti kësaj radhe. /Telegrafi/

The post Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit – Lewandowski e meritoi sipas tyre appeared first on Telegrafi.

Liverpool insiston në transferimin e Traores

Posted: 29 Nov 2021 11:17 PM PST

Liverpooli po insiston në transferimin e Adama Traores nga Wolverhampton Wanderers.

The Reds ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin spanjoll, mirëpo Ujqërit kërkojnë një shumë të lartë.

Sipas asaj që raporton Fichajes, Wolves duan që Liverpooli të paguajë së paku 60 milionë euro.

Në verën e këtij viti, rivalit i skuadrës që drejtohet nga Jurgen Klopp kërkonte deri në 80 milionë euro.

Por, Liverpooli e ka informuar Wolvesin se ata nuk do të paguajnë më shumë se 40 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Traore nuk po kalon nëpër një formë të lartë dhe The Reds nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë.

Dëshira e lojtarit është që të kalojë në Anfield, por që duhet të pres marrëveshjen mes të dyja klubeve. /Telegrafi/

The post Liverpool insiston në transferimin e Traores appeared first on Telegrafi.

Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë

Posted: 29 Nov 2021 02:44 PM PST

Për të shtatën herë në karrierën e tij mbresëlënëse, Lionel Messi e ka fituar çmimin më të madh individual për futbollistë – Topin e Artë.

Superylli argjentinas, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germainin, i la prapa konkurrentët e tij duke marrë 613 pikë dhe duke e kryesuar renditjen e më të mirëve.

Konkurrenti i tij më i afërt ishte Robert Lewandowski (580), i cili kishte marrë 33 pikë më pak se ish-ylli i Barcelonës.

Jorginho (460 pikë), Karim Benzema (239) dhe N'Golo Kante (186), e kanë përmbyllur top pesëshen.

I shtati në karrierë - Lionel Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021 I shtati në karrierë - Lionel Messi fiton Topin e Artë për vitin 2021

Në vijim jua sjellim renditjen finale për 30 futbollistët konkurrues për Topin e Artë të vitit 2021. /Telegrafi/

Emri Pikët Pozita Klubi Përfaqësuesja
1. Lionel Messi 613 S PSG Argjentina
2. R. Lewandowski 580 S Bayern Gjermani
3. Jorginho 460 MF Chelsea Itali
4. Karim Benzema 239 S Real Madrid Francë
5. N’Golo Kante 186 MF Chelsea Francë
6. Cristiano Ronaldo 178 S Man Utd Portugali
7. Mohamed Salah 121 S Liverpool Egjipt
8. Kevin De Bruyne 73 MF Man City Belgjikë
9. Kylian Mbappe 58 S PSG Francë
10. G. Donnarumma 36 P PSG Itali
11. Erling Haaland 33 S Dortmund Norvegji
12. Romelu Lukaku 26 S Chelsea Belgjikë
13. Giorgio Chiellini 26 MB Juventus Itali
14. Leonardo Bonucci 18 MB Juventus Itali
15. Raheem Sterling 10 S Man City Angli
16. Neymar 9 S PSG Brazil
17. Luis Suarez 8 S Atletico Uruguai
18. Simon Kjaer 8 MB AC Milan Danimarkë
19. Mason Mount 7 MF Chelsea Angli
20. Riyad Mahrez 7 S Man City Algjeri
t-21. Bruno Fernandes 6 MF Man Utd Portugali
t-21. Lautaro Martinez 6 S Inter Milan Argjentinë
23. Harry Kane 4 S Tottenham Angli
24. Pedri 3 MF Barcelona Spanjë
25. Phil Foden 2 S Man City Angli
t-26. Nicolo Barella 1 MF Inter Milan Itali
t-26. Ruben Dias 1 MB Man City Portugali
t-26. Gerard Moreno 1 S Villarreal Spanjë
t-29. Cesar Azpilicueta 0 MB Chelsea Spanjë
t-29. Luka Modric 0 MF Real Madrid Kroaci

The post Pikët dhe renditja finale e 30-të konkurrentëve për Topin e Artë appeared first on Telegrafi.

Formacioni i javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës

Posted: 29 Nov 2021 02:43 PM PST

Është mbyllur edhe java e 16-të në Superligën e Kosovës ku nuk munguan ndeshjet e bukura dhe golat.

Ballkani është kthyer lider pas fitores ndaj Feronikelit me rezultat 1-0 si mysafir.

Si mysafir ka fituar edhe Prishtina e cila ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3-0.

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola në Merdar.

Si vendas kanë marr fitore Drita dhe Malisheva (2-0), duke e mposhtur Dukagjin respektivisht Drenicën (4-0).

Redaksia e Telegrafit ka zgjedhur më të mirët e javës, duke i radhitur në një formacion.

Portier

Flamur Gashi I Malishevës me pritjet e tij ishte ndër më të merituarit që skuadra  e tij mori tre pikë.

Ai kishte disa pritje fantastike ndaj sulmuesve të rrezikshëm të Drenicës.

May be an image of 3 people, people playing football, people standing and grass

Mbrojtja

Në të djathtë është Besnik Krasniqi që po zhvillon një sezon fantastike me Prishtinën. Ai arriti të shënojë edhe ndaj Ulpianës.

Në qendër janë mbrojtësin që luajtën kundër njëri tjetrit, Ilir Krasniqi i Llapit dhe Armend Halili I Gjilanit. Të dy bën punë të mirë në mbrojtje, duke mos lejuar që portat e tyre të rrezikohen.

Në të majtë është Ilir Blakçori. Mbrojtësi i Dritës  arriti të shënojë një herë në ndeshje me Dukagjinin, ndërsa ishte shumë aktiv në fushë.

May be an image of 7 people, people playing sports, people standing and grass

Mesfusha

Në mesin e fushës ka zënë vend Muharrem Jashari i Dritës, i cili ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit me këtë klub, duke asistuar dy herë.

Me të është Donart Vitija i Malishevës i cili ishte prej më të mirëve të skuadra e tij, ku madje kontribuoi edhe me një asistim.

May be an image of 10 people, people playing sports and outdoors

Më i avancuar është Nazmi Gripshi, i cili në ndeshje me Feronikelin bëri lojë të mirë, ndërsa shtoi edhe një asistim.

Sulmi

Në të majtë është është Muhamet Hyseni i Malishevës që hapi ndeshjen ndaj Drenicës me golin nga pika e bardhë.

May be an image of 3 people, people playing football, people standing and grass

Në të djathtë është Arbnor Muja i Dritës, që shënoi dy herë në ndeshjen me Dukagjinin, duke qenë më i miri në fushë.

Ndërsa në qendër të sulmit është Leotrim Kryeziu i cili shënoi dy herë ndaj Ulpianës. Ai bëri një ndeshje shumë të mirë, duke vrapuar dhe luftuar shumë.

Trajneri i javës

Ky epitet shkon për Abdulah Ibrakovicin e Prishtinës, që mori fitoren e parë në ndeshjen e parë si mysafir.

Skuadra e tij bëri lojë shumë të mirë, duke rrezikuar disa herë portën, ndërsa shënoi tri herë.

Kjo ishte loja më e mirë e Prishtinës në këtë sezon.

Formacioni 

/Telegrafi/

The post Formacioni i javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more