Skip to main content

Shqetësuese dhe e pakuptueshme! Veç 607 vaksinime në 24 orët e fundit

Shqetësuese dhe e pakuptueshme! Veç 607 vaksinime në 24 orët e fundit


Shqetësuese dhe e pakuptueshme! Veç 607 vaksinime në 24 orët e fundit

Posted: 30 Nov 2021 06:37 AM PST

Vërtetë shqetësuese dhe e pakuptueshme.

Në 24 orët e fundit janë administruar vetëm 607 doza të vaksinës anti-Covid, përcjell GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit të sotëm. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe janë regjistruar tetë raste të reja dhe një viktimë.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

Partia e Vuçiqit me gjuhë sikurse të Millosheviqit, i frikësohen komandantit të ri të FSK-së, Jasharit!

Posted: 30 Nov 2021 06:34 AM PST

Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur të papranueshme zgjedhjen e Bashkim Jasharit si komandat i ushtrisë së Kosovës – FSK.

Deputeti i SNS-së, Milovan Drecun, në stilin e kasapit të ballkanit – Millosheviqit, e ka quajtur Jasharin, 'kriminel', transmeton Indeksonline

"Kanë gjetur një person (Bashkim Jasharin) një kriminel i cili do të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet kundër popullit serb dhe të shfrytëzojë maksimalisht kapacitetin e FSK-së për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve dhe si i tillë paraqet rrezik për sigurinë dhe mbijetesën të serbëve në Kosovë", thuhet në reagimin e tij.

Kujtojmë se sot në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rrahman Rama dhe gjeneral Bashkim Jashari.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, ka pritur në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

"Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse. Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamëz Jashari", thuhet në njoftim.

Ndërkohë ministri Rama ka njoftuar se së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, ka pritur në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.

Me këtë rast, ai ka bërë të ditur se Jashari i ka njoftuar me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

"Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në. Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së", thuhet në njoftim.

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Posted: 30 Nov 2021 06:32 AM PST

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.

Në total numri i rasteve aktive është 320

Fillon rënia e çmimeve të naftës në botë, Berjani: Kjo po reflektohet edhe në Kosovë, zbritja do të ndodhë para fundit të vitit

Posted: 30 Nov 2021 06:29 AM PST

Çmimet e naftës për disa ditë me radhë janë duke shënuar rënie në tregun botëror, e kjo po reflektohet edhe në Kosovë.

Kështu pohon për Telegrafin, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani duke shtuar se zbritja do të ndodhë para vitit të ri.

"Sa i përket çmimit të naftës është fakt që e përcakton bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC. Çmimet kanë filluar ta kenë një rënie të lehtë, kështu që edhe në Kosovë është duke u reflektuar", tha Berjani.

Çmimi i aktual i naftës | Burimi: Oil Prices

Sipas tij, një litër naftë në Kosovë po tregtohet me 1.16 euro deri 1.20 euro, kurse e benzinës me 1.20 euro deri 1.30 euro.

"Sot në Kosovë, një litër naftë kushton prej 1.16 euro deri 1.20 euro, ndërsa një litër benzinë tregtohet me 1.20 deri 1.30 euro. Pra, një ulje e lehtë e çmimit ka filluar të jetë edhe në Kosovë, ky është një sinjal i mirë se zbritja do të ndodh para vitit të ri, e jo pas saj ashtu siç ishte paralajmëruar nga OPEC", përfundon ai.

Aktualisht në tregjet botërore, nafta WTI po tregtohet me 67.95 dollarë, ndërsa Brenti britanik po shitet me 71.05 dollarë. /Telegrafi/

Nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari u emërua komandant i FSK-së, merr urimin nga Bekim Jashari

Posted: 30 Nov 2021 06:26 AM PST

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar djalin e axhës së tij, Bashkim Jasharin i cili është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bekim Jashari e ka uruar nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari për pozitën.

"Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës", thuhet në urimin e tij.

Ai tha se "Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar".

"Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari", thuhet në postimin e tij.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Pas dorëheqjes së Gjenerallejntënant Rrahman Rama nga pozita e Komandantit të FSK-së, tashmë është emëruar komandanti i ri.

"Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës", thuhet në vendimin e Presidentes.

Po ashtu, "para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Pas dorëheqjes, gjenerallejtënant Rrahman Rama me detyrë të re ushtarake në Kroaci

Posted: 30 Nov 2021 06:20 AM PST

Ish- komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas dorëheqjes së tij nga pozita që kishte në FSK, pritet që të marrë një detyrë të re.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Rama do të ketë një pozitë të re ushtarake përfaqësuese për Kosovën, në shtetin e Kroacisë.

Këtë detyrë Rama, pritet ta marr pas dekretimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në vend të Rrahman Ramës, ka emëruar komandant të ri të FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jasharin.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Mehaj pret në takim komandantin e ri të FSK-së: Gjeneral Jashari me objektiva të qarta për të ardhmen e Forcës së Sigurisë

Posted: 30 Nov 2021 06:18 AM PST

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim komandantin e ri të FSK-së, gjeneralin Bashkim Jashari.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjeneral Jashari i njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

"Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë mbështetjen, bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.", ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, prita në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.
Me këtë rast, gjeneral Jashari na njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.
Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë mbështetjen, bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.
Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në kuadër të partneritetit tonë të ngushtë me SHBA-në, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.
 /Telegrafi/

Lushtaku dhe Jashari shtrëngojnë duart në ditën e fundit si kryetar

Posted: 30 Nov 2021 06:15 AM PST

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe kryetari i deritanishëm i Skenderajt Bekim Jashari kanë shtrënguar duart sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës.

aportet e Lushtakut e Jasharit kanë qenë jo të mira kohëve të fundit për shkak të luftës politike që u bë në Skenderaj muajve të fundit.

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ceremonisë për pranim dorëzimin e detyrës, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Bekim Jashari për organizim, teksa tha se është i hapur për bashkëpunim.

"Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës", ka shkruar Nura në "Facebook". /Express/

Alarmojnë ekspertët austriakë: Kosova mund të paguaj çmim të lartë me COVID-in

Posted: 30 Nov 2021 06:12 AM PST

Dy ekspertët austriak të shëndetësisë, Stefan Thurner dhe Peter Klimek, kanë folur për rreziqetme të cilat mund të ballafaqohet Kosova në luftën me pandeminë COVID-19.

Në një shkrim të publikuar në "DerStandard", ata kanë thënë se Kosova tashmë e ka kaluar valën e saj të katërt, mirëpo sipas tyre, vendi mund ta paguaj me çmim të lartë pandeminë.

"Në fund të gushtit, kur incidenca në Austri ishte ende mjaft e ulët në rreth 140, me një mesatare shtatë ditore prej 1000 rastesh për milion banorë, atje numëroheshin më shumë infeksione se kurrë më parë. Kur ka një valë të madhe, për periudhë të shkurtër kohore, po ashtu ka shumë njerëz që janë rikuperuar dhe më pas ka rritje të konsiderueshme e numrit të njerëzve që kanë mbrojtje efektive imunitare. Nëse hyn në një infektim të shpejtë, do të kesh pushim disa javë apo muaj. Nuk është që sapo të kesh imunitet të tufës, çështja zgjidhet. Duhet të vazhdohet me imunitet të lartë", ka shtuar Klimek, përcjell Gazeta Express.

Për dy studiuesit e kompleksitetit Stefan Thurner dhe Peter Klimek, kjo situatë në Kosovë tregon imunitet të tufës.

"Vetëm në fund të marsit Kosova mori dozat e para të vaksinës, njëra prej të cilave shkoi në krahët e kryeministrit Albin Kurti. Gjysmë viti më vonë, vijoi vala e katërt, tani shifrat janë pothuajse në zero. Në fakt, numri i infeksioneve atje është i papërfillshëm – veçanërisht në krahasim me Austrinë. A është prekur infeksioni në Kosovë? Dhe nëse po, çfarë çmimi duhej të paguante vendi për të", thuhet në shkrim.

Ekspertët thonë se Kosova në pamje të parë duket një vend model, megjithatë vendi kryen një numër më të vogël të testeve për COVID-19, andaj edhe kjo lidhet me numrin e ulët të infektimeve.

"Së pari një vështrim në gjendjen aktuale. Aktualisht, numri i infeksioneve të reja çdo ditë në një mesatare shtatëditore në Kosovë është gjashtë raste për milion banorë. Kjo është gjithashtu një vlerë e ulët krahasuar me vendet fqinje Serbinë (360), Maqedoninë e Veriut (191), Shqipërinë (177) dhe Malin e Zi (481). Krahasuar me Austrinë, kjo është edhe më e vërtetë: aktualisht ka mesatarisht 1370 raste. Në Kosovë, e cila në pamje të parë duket të jetë një vend model, megjithatë, kryhen dukshëm më pak teste sesa në Austri: 0.83 teste të koronës për një mijë njerëz në Kosovë, në Austri janë pothuajse 53. Megjithatë, edhe kjo është relevant në këtë kontekst Norma pozitive e testit. Sa më e ulët të jetë kjo, aq më shumë ka të ngjarë të gjeni raste pozitive me analizat e kryera", thuhet tutje në shkrim.

Shpenzimet e kabinetit të Kurtit kapin vlerën e mbi 62 mijë eurove

Posted: 30 Nov 2021 06:10 AM PST

Erdhi në pushtet më 22 mars të këtij viti dhe për shtatë muaj, kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku më kabinetin e tij shpenzoi hiç më pak se 27,006.67 euro, nga buxheti i shtetit.

Në raportin e dorëzuar nga zyra e Kryeministrit për Arbresh.info, shihet në detaje shpenzimet e çdo zyrtari të kabinetit të Kryeministrit Kurti.

I pari i ekzekutivit, vetëm për akomodime në vizita jashtë shtetit ka shpenzuar, mbi një mijë euro. Shumë më e lartë e akomodimit, Kurtit i ka kushtuar biletat e udhëtimit. Për shtat muaj ai ka shpenzuar mbi 13 mijë euro.

Shumë më e ulët se bileta janë shpenzimet për karburante mbi dy mijë euro si dhe për dreka mbi një mijë euro.

Pas Kurtit, vjen Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit.

Në pasqyrën e shpenzimeve tek shefi i stafit figurojnë vetëm 84.00 euro për dreka, derisa në pikat e tjera janë 00 shpenzimet.

Për dallim nga shefi i stafit, më shumë shpenzime të harxhuara ka Fllanza Podrimja, këshilltare politike e Kurtit.

Podrimja, vetëm mëditje ka marr 232.20 euro, pastaj për akomodime në hotele ka të figuruar 161.70 euro, shpenzime të tjera 181.70 euro dhe për bileta ka të figuruar 625.86 euro.

Pas saj vije Përparim kryeziu, këshilltar politike e zëdhënës i Kurtit.

Për mëditje, kryeziu i ka të figuruar 306.00 euro, derisa nuk ka shpenzime për akomodime, dreka, karburante e shpenzime të tjera.

Po njëjtë si Kryeziu, në pasqyrën e shpenzimeve edhe këshilltari tjetër politik për siguri i Kurtit, Riat Nuredini ka të figuruar vetëm 156.00 euro, pa shpenzime të tjera.

E, Jeton Zulfaj, këshilltar politik përgjegjës, ka të figuruar si shpenzime për shtat muaj vetëm 365.10 euro, për akomodim 50 euro ndërsa për shpenzime të tjera 46 euro.

Pas tij vije, Ismail Haki Ustaibo, zyrtar i lartë i protokollit.
Në këtë raste Ustaibo ka të figuruar 39 euro për mëditje.

Më shpenzime më shumë se ky, ka Liman Hoti.

Zyrtari për siguri-vozitës i Kryeministrit ka të shpenzuara 312.00 euro për mëditje si dhe 93.50 euro për shpenzime të tjera.

Veç mëditje të figuruar në raport ka edhe fotografi i kryeministrit, Petrit Domi më 312.00 euro.

Për dallim nga ta, duket se shpenzime më shumë kanë stafi përcjellës i kryeministrit.

Vetëm karburante ky staf ka shpenzuar 1.361.01 euro, derisa për dreka 13.042.10 euro.

I tërë shpenzimi për kabinetin e Kurtit më 10 persona kap vlerën e mbi 27 mijë euro, vetëm për akomodime, shpenzime të tjera, bileta , karburante e dreka.

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe stafi i tij ka deklaruar shpenzime 23,988.98 euro.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe stafi i saj ka bërë shpenzime në vlerë prej 11,664.45 euro.

Këto shpenzime janë vetëm për periudhën prill-tetor të vitit 20221.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more