Skip to main content

“Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut – por të Rangnick” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut – por të Rangnick” plus 9 more Telegrafi Futboll


Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut – por të Rangnick

Posted: 29 Nov 2021 12:48 AM PST

Legjenda e Manchester United, Gary Neville kishte një teori konspirative rreth skuadrës kundër Chelseat, duke pretenduar se Michael Carrick nuk e zgjodhi atë.

Carrick gjithashtu e drejton Unitedin në bazë të përkohshme, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer javën e kaluar dhe fitoi në Ligën e Kampionëve të martën e kaluar në ndeshjen e tij të parë në krye.

Aventura e ish-mesfushorit nuk pritet të zgjasë shumë, me Ralf Rangnick që pritet të marrë përsipër detyrën deri në fund të sezonit.

Eskaloi debati për Ronaldon - Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte Eskaloi debati për Ronaldon - Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte

Me gjermanin ende duke pritur për lejen e tij të punës, Carrick mori sërish drejtimin të dielën, kundër Chelseat, dhe vendosi me guxim të heqë dorë nga Cristiano Ronaldo.

Neville përmes rrjeteve sociale ka pohuar se ai nuk mendonte se ish-bashkëlojtari i tij në të vërtetë zgjodhi ekipin dhe teoria e tij ishte se Rangnick ishte tashmë në krye.

Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat

Përveç largimit të Ronaldos, siç kishte bërë Solskjaer në fillim të këtij sezoni për ndeshjen kundër Evertonit, Carrick zgjodhi një mesfushë me tre lojtarë.

Me Scott McTominay, Fred dhe Nemanja Matic të gjithë nga fillimi, dukej se Djajtë e Kuq po përgatiteshin për një ndeshje të vështirë në Stamford Bridge.

Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United

Besimi i Neville se Rangnick ishte në krye të taktikave u zbut në fillim të përballjes, pasi mysafirët kërkuan të dilnin përpara Bluve që presionin e kishin të madh, diçka që rrallë e kishin bërë nën Solskjaer.

Rangnick ka një reputacion si ‘kumbari i anti-presionit, sistemi që i sheh ekipet të udhëheqin mbi kundërshtarët.

Ai stil është zbatuar në mënyrë perfekte nga Jurgen Klopp, fillimisht në Gjermani me Borussia Dortmundin dhe tani në Angli me Liverpoolin. /Telegrafi/

The post Neville ngrit dyshimet se taktikat e Unitedit ndaj Chelseat, nuk ishin të Carrickut – por të Rangnick appeared first on Telegrafi.

“A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?” – Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri

Posted: 29 Nov 2021 12:30 AM PST

Sergio Ramos dhe Lionel Messi kanë kaluar vite duke luftuar në fushë gjatë kohës së tyre te Real Madrid dhe Barcelona, ​​por dyshja tani janë bashkëlojtarë në Paris Saint-Germain.

Spanjolli dhe argjentinasi dolën në fushë së bashku për herë të parë të shtunën, teksa Ramos bëri debutimin e tij në fitoren 3-1 të PSG -së në Saint-Etienne.

Ramos foli pas ndeshjes për të pasur Messin në krah dhe se si ai e pret të ardhmen.

Pothuajse gjysmë viti jashtë fushe - por debutimi i Ramosit te PSG merr shumë vëmendje Pothuajse gjysmë viti jashtë fushe - por debutimi i Ramosit te PSG merr shumë vëmendje

"Ai është në formë të mirë dhe unë mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën", deklaroi mbrojtësi për ESPN.

"Ai është një lojtar unik dhe është privilegj ta kesh atë në skuadër".

"Unë mendoj se pak nga pak, secili prej nesh do të sjellë cilësinë e tij për ta bërë Paris Saint-Germain edhe më të madh dhe për të arritur gjërat që duam të arrijmë".

Mbrojtësi spanjoll u pyet gjithashtu nëse dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë të këtij viti.

"Po, sigurisht që do të mbroj djemtë e ekipit tim", shtoi Ramos.

"I uroj atij gjithë fatin në botë".

Ramos startoi nga fillimi në këtë përballje dhe luajti për më shumë se 90 minuta, duke treguar se ai ende mund të luajë në nivele të larta edhe pse është 35-vjeçar. /Telegrafi/

The post “A dëshiron që Messi të fitojë Topin e Artë këtë vit?” – Sergio Ramos jep përgjigjen e një lideri appeared first on Telegrafi.

Ronaldo reagon për barazimin e Unitedit ndaj Chelseat

Posted: 29 Nov 2021 12:11 AM PST

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas barazimit me Chelsean.

Djajtë e Kuq u ndalen me barazim nga Blutë me rezultat 1 – 1.

Portugezi hyri në lojë si inkuadrues në minutën e 64-të, derisa ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke iu bërë me dije tifozëve se do vazhdojnë të luftojnë për qëllimet deri në fund.

Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat

"Është ende rrugë e gjatë dhe asgjë e pamundur kur luan për Man Unitedin. Do vazhdojmë t'i ndjekim qëllimet deri në fund", shkroi ai.

Në ndeshjen e radhës, Manchester United do përballet me Arsenalin. /Telegrafi/

The post Ronaldo reagon për barazimin e Unitedit ndaj Chelseat appeared first on Telegrafi.

Drita – Dukagjini: Ndeshja e fundit për xhiron e 16-të në BKT Superligën e Kosovës

Posted: 28 Nov 2021 11:56 PM PST

Drita dhe Dukagjini do të përballjen në kuadër të javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilanasit duan tre pikë përballë skuadrës nga Klina që aktualisht nuk di për fitore në këto dy ndeshjet e fundit.

Përballja e fundit për Dritën ishte një disfatë e hidhur, derisa Dukagjini mori dy pikë në dy sfida e fundit.

Ndeshja mes skuadrës nga Gjilani dhe asaj të Klinës është e fundit për këtë javë, duke përmbyllur kështu xhiron e 16-të.

Drita është aktualisht në vendin e katërt me 25 pikë, po aq sa ka edhe Llapi në të tretin dhe pesë më pak se lideri Ballkani.

Në anën tjetër, Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë, zonë kjo që shpijen në Ligën e Parë dhe ka 16 pikë të arkëtuara.

Kjo përballje fillon në ora 13:00, dhe zhvillohet në stadiumin "Selami Osmani, BEZI". /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Drita – Dukagjini: Ndeshja e fundit për xhiron e 16-të në BKT Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Eskaloi debati për Ronaldon – Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte

Posted: 28 Nov 2021 11:16 PM PST

Pasionet nxorën më të mirën nga dy analistët e Sky Sports gjatë barazimit të Chelseat me Manchester Unitedit.

Roy Keane dhe Jamie Carragher, të cilët jo për herë të parë shkëmbejnë argumente të tensionuar, patën momentin më të veçantë në karrierën e tyre si analistë derisa u përplasën rreth impaktit të Cristiano Ronaldos te Unitedi.

Vendimi i Michael Carrickut për ta lënë Cristiano Ronaldon në bankën rezervë ishte një prej pikave më të diskutuara rreth ndeshjes, e cila përfundoi 1-1.

Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat

Legjenda e Man Untiedit, Keane beson se Ronaldo është dashur të startonte por Carragher nuk mendoi se është punë e madhe sa po e bëjnë të tjerët, nëse portugezi nuk starton në ndonjë ndeshje.

Dhe kjo filloi pjesën e parë të përplasjes së midis Keane dhe Carragher.

Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United

Ish-ylli i Liverpoolit, Carragher, më pas argumentoi se Man United nuk është më afër fitimit të Premierligës pas nënshkrimit të Ronaldos dhe kjo nuk i pëlqeu aspak Keane, i cili më vonë argumentoi se portugezi është atje për t'i fituar sërish trofe me Djajtë e Kuq.

Sigurohuni që ta shikoni videon e mëposhtme deri në fund. /Telegrafi/

The post Eskaloi debati për Ronaldon – Roy Keane dhe Jamie Carragher sa nuk goditën njëri-tjetrin me grushte appeared first on Telegrafi.

Bayerni dhe Barcelona e duan transferimin e Kamaras

Posted: 28 Nov 2021 11:05 PM PST

Bayern Munichu dhe Barcelona janë tejet të interesuara për transferimin e Boubacar Kamaras.

Sipas asaj që raporton Footmercato, dy gjigantët evropianë duan ta transferojnë anëtarin e Marseilles qysh në janar.

Kontrata e Kamaras skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe skuadra franceze mund ta humbë atë me parametra zero.

Andaj, Marseille e di se lojtari nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe duan ta shesin qysh në janar.

Mesfushori është i interesuar që të kalojë te Barcelona, por që nuk përjashtohet as Bayerni si opsion.

Katalunasit ishin shumë afër transferimit të tij në verën e këtij viti, mirëpo në fund nuk e transferuan. /Telegrafi/

 

The post Bayerni dhe Barcelona e duan transferimin e Kamaras appeared first on Telegrafi.

Mbi 30 orë udhëtim për ta shikuar Tottenhamin ndaj Burnleyt – por tifozi u zhgënjye, pasi bora anuloi takimin

Posted: 28 Nov 2021 02:56 PM PST

Ndeshja në Ligën Premier mes Burnleyt dhe Tottenhamit në Turf Moor të dielën pasdite u anulua më pak se një orë para fillimit për shkak të borës së madhe.

"Stafi i terrenit punoi aq shumë sa mundi", deklaroi Peter Bankes, gjyqtari i lojës, kur shpjegoi vendimin. "Gjëja më e mirë për të bërë ishte ndërprerja e lojës – të cilën e bëmë pasi folëm me të dy trajnerët".

"Do të kishte një mundësi për të ndërprerë lojën çdo 15 minuta, por të dy trajnerët ishin dakord që spektakli nuk do të kishte qenë shumë i mirë".

Vendimi ishte zhgënjyes për tifozët e Spurs që bënë udhëtimin pesë-orësh nga Londra për ndeshjen.

Por, ju do të falni veçanërisht një tifoz të Spurs që ishte absolutisht i zemëruar pasi u mor vendimi për të anuluar lojën.

Një përdorues i Twitter @SaxyKeN17 bëri udhëtimin nga Dallas në Burnley për ndeshjen. Udhëtimi prej 7402 kilometra, që i zgjati 31 orë.

Përpara ndeshjes, tifozi shkroi: “Nga Dallas në Londër, më pas në Burnley (pothuajse atje) 31 orë – pa gjumë – i mbushur nga kafeja, me ëmbëlsira dhe më shumë kafe. Temperaturat e ftohta dhe bora e parashikuar për ditën e ndeshjes. Gjërat që bëjmë kur ju pëlqen klubi juaj @SpursOfficial #coys #thfc #ndeshje bore”.

Pavarësisht përpjekjeve për të shkuar në një lojë që nuk shkoi përpara, mbështetësi i Spurs dukej se ishte në humor të mirë.

Tifozja shkroi: “Vlerëso të gjithë dashurinë, por mos bëj gabim. Duke u shoqëruar me disa shokë të shquar…. Kjo ka të bëjë me futbollin #becausefootball #coys”.

Ish-lojtari i Tottenhamit, Micky Hazard, ka kontaktuar tifozin pas anulimit të lojës.

Ai shkroi: “Hej njerëz, unë jam duke bërë një festë në Ledley King dhe Michael Daëson në Londër të mërkurën në mbrëmje, ju lutemi ejani si të ftuarit e mi VIP dhe do të keni një mbrëmje të mrekullueshme".

Ndërsa një tjetër mbështetës i Spurs, Kieron Bryan, i ka ofruar amerikanit një biletë për ndeshjen e tyre kundër Brentford të enjten.

Bryan shkroi: “Ken – o njeri i çmendur, më vjen shumë keq budalla. Unë kam një biletë për të enjten kundër Brentford – nëse je ende në MB, është e jotja”.

Duket se tifozët anglezë të Spurs ishin të emocionuar nga kjo ngjarje dhe kanë vendosur të shpërblejnë çiftin. /Telegrafi/

The post Mbi 30 orë udhëtim për ta shikuar Tottenhamin ndaj Burnleyt – por tifozi u zhgënjye, pasi bora anuloi takimin appeared first on Telegrafi.

Insigne i përgatit një rreng Mertensit pas fitores së thellë ta Napolit ndaj Lazios

Posted: 28 Nov 2021 02:43 PM PST

Napoli ka vazhduar ta shijojë futbollin që po bën këtë sezon duke regjistruar një tjetër triumf në Serie A.

Partenopei ishin bindës në fitoren prej 4-0 kundër Lazios në Stadio 'Diego Armando Maradona' duke u zhvendosur në krye të tabelës më tri pikë më shumë se Milani që pësoi humbje nga Sassuolo në San Siro.

Piotr Zielinski e hapi serinë e golave për të vazhduar me një dysh të Dries Mertens, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Fabian Ruiz.

Lojtarët e liderit të Serie A nuk mund ta kufizonin festën vetëm brenda lojë, porse ata vazhduan edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Derisa Mertens po e jepte intervistën pas ndeshjes për DAZN, Lorenzo Insigne i fsheh prapa tabelës së reklamave dhe e lagu me ujë bashkëlojtarin e tij. /Telegrafi/

The post Insigne i përgatit një rreng Mertensit pas fitores së thellë ta Napolit ndaj Lazios appeared first on Telegrafi.

Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat

Posted: 28 Nov 2021 02:24 PM PST

Manchester United arriti të merrte një pikë në barazimin 1-1 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq u dominuan nga The Blues, por ishin të partë që kaluan në epërsi me anë të Jadon Sanchos, por Jorginho me anë të penalltisë i barazoi shifrat.

Por, trajneri i United, Michael Carrick, tregoi pikëpamjet e tij pas ndeshjes se pse ai mendonte se skuadra e tij po largohej nga Londra me një shije të hidhur.

Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United Tuchel i lumtur me pikën e fituar ndaj Manchester United

"I zhgënjyer në fakt. Kur je në epërsi në një lojë si kjo, ta lëshosh atë është zhgënjyese. Jam krenar për lojtarët dhe grupin gjatë gjithë javës", ka thënë trajneri i përkohshëm i Djajve të Kuq.

"Në një situatë të vështirë u përpoqëm të bënim më të mirën. Por kemi një shije pak të hidhur".

Paqe në Stamford Bridge: Chelsea dhe Manchester United i ndajnë pikët Paqe në Stamford Bridge: Chelsea dhe Manchester United i ndajnë pikët

"Ne erdhëm për të fituar ndeshjen. Jam pak i zhgënjyer, nuk mund të gënjej. Nuk mendoj se ishte fare penallti. Ata kanë pasur shumë goditje, David De Gea kishte dy pritje të cilat ne e dinim para ndeshjes se do të duhej të bënte një ose dy".

"Përveç kësaj, jam ndjerë mjaft rehat në lojë. Sigurisht që duam të jemi më të mirë", theksoi Carrick në fund.

Manchester United është në vendin e tetë me 18 pikë pas 13 javëve të zhvilluar nga elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/

The post Carrick i zhgënjyer me barazimin ndaj Chelseat appeared first on Telegrafi.

Roma fitoi me një gol epërsi dhe pati 32 për qind të posedimit, Mourinho: Këtë triumf e shijoj më shumë se një fitore 5-0

Posted: 28 Nov 2021 02:17 PM PST

Jose Mourinho ka thënë se e ka shijuar më shumë fitoren prej 1-0 ndaj Torinos, pasi kjo nënkupton se skuadra është dashur të vuajë.

Giallorossët morën tri pikë në Stadio Olimpico falë golit të Tammy Abraham, mirëpo patën vetëm 32 për qind të posedimit.

Ata qëndruan në mbrojtje dhe pritën momentin që të kundërsulmonin, një taktikë që skuadrat e Mourinhos e kanë praktikuar edhe në të kaluarën.

"Prisja të shënonim më shumë gola këtë mbrëmje, edhe pse Torino është e fortë në mbrojtje. Më pëlqen të fitojmë në këtë mënyrë, këtë fitore e shijoj më shumë se një fitore 5-0, sepse do të thotë se je përpjekur, ke vuajtur si ekip".

Roma fiton minimalisht ndaj Torinos Roma fiton minimalisht ndaj Torinos

"Kur luan ndaj një ekipi që luan me markime të lojtarëve, ke nevojë për lëvizshmëri, kështu që lojtarët tanë duhej të mbanin pozicione të alternuara. Duhet të vazhdosh ta bësh atë, herët ose vonë, ata do të gabojnë", ka deklaruar Mourinho për DAZN. /Telegrafi/

The post Roma fitoi me një gol epërsi dhe pati 32 për qind të posedimit, Mourinho: Këtë triumf e shijoj më shumë se një fitore 5-0 appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more