Skip to main content

Më fal, bija ime! Telegrafi Opinione

Më fal, bija ime! Telegrafi Opinione


Më fal, bija ime!

Posted: 29 Nov 2021 06:41 AM PST

Mustafë Emini

Në ditët e rëndësishme historike, patjetër që duhet të mbizotërojë festa. Përveçqë janë boshti i kujtesës sonë historike, ato na mbledhin trupin dhe mendjen, na bashkojnë dhe na kthejnë në të kaluarën tone. Por, 28 Nëntori duhet të jenë edhe një mundësi për të reflektuar. Sfidë për shqiptarët është e tashmja me plot pasiguri, si dhe e ardhmja. Prandaj, duhet të shikojmë se ku jemi dhe çfarë drejtimi po marrim!

Statistikat na flasin për nivelin e korrupsionit në institucionet tona; rezultat e këqija të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) na bëjnë me dije se çfarë niveli të edukimit kemi; pastaj është sistemi i sëmurë i shëndetësisë e drejtësisë etj. Por, pakkush merr guximin të flet për krizën morale të shoqërisë sonë.

Vlerat shoqërore e njerëzore sot i gjejmë vetëm në libra. Edukata dhe sjellja e civilizuar të lënë jashtë vendit ku e meriton.

Nëse e pret radhën, kurrë nuk do të hysh brenda; nëse energjinë e shpenzon duke u përgatitur sipas rregullave standarde e humane, sigurt që nuk do të kalosh; nëse e kryen detyrën me nder, me përgjegjësi dhe me përkushtim, do të mbetesh gjithmonë pa mirënjohje; derisa komunikimi juaj është i shëndoshë e i sinqertë, askush nuk do t'ju kuptojë; nëse në shenjë mirësjellje i liron rrugën dikujt, do të mbetesh në lëndinë.

Prandaj, shtrohet pyetja: a duhet t'i edukojmë fëmijët tanë ashtu siç ne dëshirojmë apo t'i kalitim që të jenë të suksesshëm në botën e ndyrë që ju kemi servuar?

Sado që mundohesh si prind, sado që bën të pamundurën që fëmija të emancipohet, është shoqëria ajo që e bën të mos ketë mundësi të zhvillohet e të veprojë si pjesëtare e një shoqërie të përparuar.

A duhet t'i themi në sy fëmijës se ditën e parë që do të takohesh me realitetin do të kuptosh që të kemi “mësuar gabim”? Duke të edukuar për shoqërinë, ta kemi siguruar vetminë. Na dhurove kënaqësi duke treguar rezultate në mësime, por ne nuk mund të ta shpërblejmë të njëjtën. Do të kuptosh se bota është krejt ndryshe nga ajo që ti ke pritur dhe mësuar.

Më fal bija ime që të edukova gabim apo që mundi dhe sakrifica jonë e përbashkët do të të bëhen pengesë në zhvillimin tënd në të ardhmen. Nuk do të mjaftojë asgjë nga ajo për çfarë ti ke punuar. Për t'i arritur synimet tua në jetë e profesion, nuk të kryen punë diploma, as njohuritë e as edukata. Nuk do të të jepet mundësia që të ecësh nëpër rrugën që ke ideuar.

Për ta gjetur vendin e punës, do të duhesh të shpërndash vizitkarta të politikanëve; t'ju bësh "share" postimeve dhe fotove të tyre nëpër rrjete sociale. Do të të imponohet heshtja atëherë kur ti më së shumti ke çka për të thënë e do të detyrohesh të flasësh kur nuk ke çfarë thua.

Më fal, bija ime. Më fal që unë heshta. Heshtëm të gjithë. Heshtëm për vjet të tëra. Heshtëm përball elitave tona shoqërore. Dhe, ja ku jemi. Faturën e heshtjes sime do ta paguash ti, bija ime. Do të duhet të fillosh një jetë të re në vendin tënd apo të vazhdosh një jetë normale, sikur e ke menduar, diku në Evropë apo më larg.

 

The post Më fal, bija ime! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more