Skip to main content

A është normale të mendoni shpesh për seks?

A është normale të mendoni shpesh për seks?


A është normale të mendoni shpesh për seks?

Posted: 29 Nov 2021 05:53 AM PST

Meshkujt mendojnë rreth seksit më shumë se femrat dhe kjo ndodh për shkak të disa neuroneve të caktuara në trurin e tyre.

Por kush është limiti? Kjo gjë iu ndodh edhe krimbave, peshqve apo të gjitha kafshëve që riprodhohen në rrugë seksuale.

Një studim i publikuar në revistën Nature ka shpejtuar edhe disa nga mekanizmat bazë. Në veçanti janë identifikuar një grup neuronesh prezentë në trurin e meshkujve me qëlllimin e vetëm që t'iu kujtojë vazhdimisht nevojën biologjike të riprodhimit, pavarësisht nëse ata janë apo jo energjikë.
Hulumtimi ka treguar trurin e Caenorhabditis, një krim me shumë pak neurone. Studimi e ka vënë theksin tek ndryshimet që ndodhin gjatë pjekurisë seksuale. Këto ndryshime i bëjnë meshkujt që si prioritet të parë të kenë seksin. Por kjo nuk do të thotë se mendimet dhe sjelljet e harbuara seksuale janë gjithmonë normale.

Sa herë mendojnë qeniet njerëzore për seksin?

Një studim amerikan, i publikuar pak kohë më parë shprehet se një mashkull mendon rreth seksit19 herë në ditë dhe se fermat 10 herë në ditë. Meshkujt mendojnë gjatë ditës 18 herë për ushqimin dhe 11 herë për gjumin. Nëse kjo është një masë mesatare, del që të mendosh 50 herë në ditë apo më shumë, kjo është e tepërt. Personi që mendon më shumë se mesatarja e lartpërmendur rreth seksit, duhet patur nën vëzhgim sepse përbën rrezik..

Profesoresha e skandaleve rrah një burrë në parking

Posted: 29 Nov 2021 05:48 AM PST

Një situatë e pazakontë është filmuar në një parking në Bosnje Hercegovinë. Në afërsi të një qendre tregtare është filmuar një përleshje ku një grua ka rrahur një burrë.


Mediat shkruajnë se gruaja në fjalë është profesoresha Edisa Trumiç dhe partneri i saj, profesor Adnan Hoxhiç.

Edisa Trumiç është e njohur për publikun edhe më parë.

Ajo u bë virale në rrjet, ku në një video shihej dhe dëgjohej teksa ofendonte studentët duke i cilësuar si "qen".

Ngjarja e plotë u mbulua, ndërsa prof. Trumiç është ende ligjëruese në Fakultetin e Farmacisë në Tuzla.

Zbulohet gjithçka: Babai i Fifit e nxori vajzën nga BigBrother, po qëndron te Flori?

Posted: 29 Nov 2021 05:45 AM PST

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka vendosur të lërë shtëpinë e "Big Brother", pasi të martën u vu në qendër të diskutimeve për shkak të përfshirjes së saj në raportin e Sarës dhe Dj Pm. Ajo kërkoi fillimisht atë mbrëmje të linte shtëpinë, pasi humbi ndjenjat gjatë spektaklit live. Më pas vendosi të vazhdonte rrugëtimin për nipërit e saj.

"Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë", është shprehur Fifi teksa mori këtë vendim për ta lënë shtëpinë, ndërkohë që banorët e tjerë të njohur e përcollën duke qarë, edhe pothuaj secili prej tyre kishin provuar një episod konflikti me artisten, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi pas largimit ajo i puthi dhe përqafoi të gjithë duke lënë pas hatërmbetjet dhe madje u bëri edhe dhurata nga sendet e saj personale. Gjithçka nisi pas një puthjeje në buzë mes Sarës dhe Pajtimit (PM) duke shaktuar debate në shtëpi, ku më e pakënaqura dukej se ishte Fifi. Ajo, gjatë diskutimit mbrëmjen e së martës, u revoltua pas opinionit të Balina Bodinakut, e cila i tha se reagimi i saj është i përsëritur.
"Fifi, mendoj se ky është një reagim i përsëritur. Dhe më shumë sesa dashuron dashurinë, do vëmendjen! T'u duk sikur të iku një pjesë e vëmendjes tënde", i tha ajo. E teksa opinionistja fliste, Fifi përsëriste pa pushim: "Arbana dua të lë shtëpinë" dhe menjëherë pas kësaj situate ra në dysheme papritur.

Momenti i bëfasishëm në spektakël, i gjeti të gjithë të papërgatitur dhe moderatorja Arbana Osmani u detyrua të kalojë në hapësirën publicitare, derisa gjendja e saj të përmirësohej. Më pas, të gjithë u përqendruan te shëndeti i saj mendor, madje banorët, disa me fjalë e disa nën zë, treguan se kjo nuk ishte hera e parë që Fifi rrëzohej pa ndjenja.

Edhe pse nuk është artikuluar ende asnjë lloj diagnoze konkrete shëndetësore, për të cilën Fifi kurohej më parë, burime pranë familjes së saj kanë dëshmuar se familjarët e saj kanë qenë të alarmuar. Ka qenë babai që i ka kërkuar produksionit ta nxjerrë urgjent Fifin nga shtëpia e "Big Brother VIP", pasi siç e tha dhe vetë Fifi, prindërit ishin kundër që ajo të hynte në këtë shtëpi pikërisht për këtë arsye, shkruan panorama.

Dhe kur Fifi është rrëzuar pa ndjenja në transmetimin live, i ati ka marrë masat dhe i ka kërkuar produksionit ta bindin Fifin që të dalë nga shtëpia menjëherë. Babai i Fifit, një intelektual në Kosovë, u bë i njohur për publikun pasi ishte ai që e surprizoi të bijën, mes familjarëve, duke i shkuar në shtëpi.

Megjithë takimin emocionues për të, ai i tërhoqi edhe veshin së bijës, duke thënë se ajo ka hyrë në gjynah lidhur me sjelljet e fundit.
"Kanë hequr dhe lekun e bukës që unë të bëhem dikushi. Babi është shoku im më i mirë. E kanë përjetuar keq kur erdha në Shqipëri 20 vjeçe. Nuk kisha lekë t'u shkoja, nuk kishin lekë të vinin. Kam nxjerr dhe lekë prej vorrit vetëm që atyre mos t'u mungonte gjë. U ngjaj shumë të dyve, kom marr shumë nga ta", tregoi ajo për babain.

Kurse babai gjatë takimit që zhvilluan i tha: "Nuk je Filloreta që njoh unë. Ti duhet me mbështet njerin. Me qenë Leta babit. Ti ke hy në gjynah bab me do sene. Nuk je sjellë mirë, nuk të kam edukuar me këto gjeste bab. Ti je çika jeme, duhet me tregu vetveten".

Por Fifi mes lotësh i tha: "M'u nuk më ka kurrkush falje. Unë kam bo do sene e kam kërku falje, po ka qenë shumë vështirë m'u përshtat bab". Artistja i premtoi të atit se do të sillej mirë më tej, por situatat u ngatërruan sërish dhe ajo është e para banore që largohet me vendimin e saj dhe jo të votave të publikut.

Pas daljes nga shtëpia u prit nga Ardit Çuni dhe Paloma, por miqtë e saj të vërtetë që e pritën me krahëhapur janë djemtë e "Threedots", Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni. Madje, Flori vendosi të mos qëndronte indeferent dhe ta përkrahte publikisht Fifin, pas vërshimit të komenteve ndaj saj këto ditë e fundit.
Flori Mumajesi, bashkëpunëtor dhe mik i Fifit, i doli në mbrojtje Fifit, pas debatit të fundit në rrjete sociale. "E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s'ke lidhje me helmin brenda tyre", shkruante Flori.

Kantautori e kishte fjalën për komentet në rrjete sociale pas puntatës së të martës së "Big Brother VIP". Siç mund ta keni parë, gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku, Fifi humbi ndjenjat dhe kërkoi më pas të linte shtëpinë.

Një pjesë e njerëzve nuk e besuan humbjen e ndjenjave dhe e konsideruan atë si të stisur, disa përkrahën Fifin e të tjerë ishin të mendimit që Fifi duhet të largohet nga "Big Brother VIP" për shkak të gjendjes shëndetësore dhe vështirësisë për të përballuar lojën. "Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superiorë, të mençur, madje edhe artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu 'dhemb'", shkruante Mumajesi.

"Një këngë krijuar nga ti Fifi aty në shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme", përfundonte ai. Edhe djemtë e tjerë të Threedots e mbështetën Fifin, para se ajo të dilte nga shtëpia.
"Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shohësh postimin tim, por jam i sigurt që do e ndjesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot unë me zërin tim nga studio, ti nga Big Brother, por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt", shkroi Bruno duke publikuar një pjesë nga bashkëpunimi i tyre.

Ndërsa Klajdi Haruni u shpreh: "Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë, por edhe një njeri të mirë, ty Fifula".

E jo vetëm kaq, por Flori ka vendosur që ta strehojë Fifin në shtëpinë e tij ku ka dhe studion, dhe madje të merret seriozisht për rehabilitimin e saj, pas tronditjeve emocionale dhe momenteve të vështira që kaloi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e "Big Brother".

Ndërkohë pasi Fifi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live të "Big Brother VIP" këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë aty ku nuk i takon, sepse ajo e njeh prej 11 vitesh Pajtimin dhe nuk dëshiron që ai të lëndohet nga loja e Sarës. Kur tentoi të çohej për t'u larguar, Fifi humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. Pas kësaj skene, e para që reagoi ishte motra e saj me anë të një postimi në "Instastory". Ajo publikoi një video, në të cilën shfaqej këngëtarja duke aktruar gjatë provës së javës, krahas së cilës shkroi: "Motra ime e fortë. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe, dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se 'dua të dal', për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e 'Big Brother' përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë", shkroi Edona Raçi.
Para kësaj situate Fifi u komentua gjatë për afeksionin që pati për Granit canën, modeli që doli para saj nga loja. Për mënyrën si iu afrua atij, reagoi motra e Granitit, moderatorja Genta Cana, e cila e uroi vëllain për daljen, duke i thënë me pak fjalë se kishte shpëtuar nga "ajo psikopatja" referuar Fifit. Sa i përket karrierës së këngëtare, Fifi ka shumë këngë të njohura, mes të cilave ajo me titull "Psikopatja jote".

Mbretëresha Elizabeth telefonon vetëm 2 njerëz, do të befasoheni kur ta zbuloni se kush janë

Posted: 29 Nov 2021 05:41 AM PST

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se telefonon vetëm dy njerëz dhe mund të mos jenë ata që të gjithë mendojnë.

"Me sa duket, mbretëresha ka dy njerëz me të cilët flet më shumë në telefon dhe ajo gjithashtu me sa duket ka një telefon celular i cili thuhet se është Samsung i mbushur me enkriptim anti-haker nga MI6, në mënyrë që askush të mos mund të hakojë telefonin e saj", zbuloi komentuesi mbretëror Jonathan Sacerdoti ndërsa ishte në podcastin Royally US.

"Por dy personat që ajo telefonon më shumë thuhet se janë vajza e saj Princesha Anne dhe menaxheri i saj i garave John Warren", tregoi ai.
Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth II thuhet se do të presë familjen mbretërore në Sandringham House për Krishtlindje, pavarësisht një viti të mundimshëm plot dramë, vdekje dhe frikë shëndetësore

"Mbretëresha u ka thënë të gjithëve se po ndihet shumë më mirë dhe mezi pret t'i mirëpresë ata për Krishtlindje," tha një burim për "Daily Mail" të enjten.

Monarkja 95-vjeçare po i referohej një sërë shqetësimesh shëndetësore që ajo pati këtë vit dhe madje u shtrua për pak kohë në spital.

Ajo gjithashtu anuloi dy udhëtime këtë vit, duke përfshirë një vizitë në Irlandën e Veriut me kryeministrin Boris Johnson dhe një tjetër në Skoci për Konferencën e Klimës së OKB-së.

Vajza tenton ta puthë me zor në buzë aktorin e njohur Drilon Hoxha, ja si reagon ai (VIDEO)

Posted: 29 Nov 2021 05:37 AM PST

Në emisionin Kojshia Show, i cili transmetohet sonte në RTK, të ftuar ishin edhe aktori i njohur nga Shqipëria, i cili luan në filmin "Shkëmbi", Drilon Hoxha si dhe aktorja Ana Lika.


Aktori Drilon Hoxha është befasuar në këtë emision nga një vajzë e cila paraqitet në studio dhe tenton ta puthë atë me zor.

Ndiqeni minutën e 43:40 të emisionit për ta parë këtë moment të sikletshëm për aktorin Drilon Hoxha.

Donaldi harron Borën: Shihet në dush me Beatrixin, dalin ‘skenat e nxehta’ ( VIDEO)

Posted: 29 Nov 2021 05:28 AM PST


Siç duket, Donaldi është ndjerë më "i lirë" pas daljes së Semi Jaupaj nga shtëpia e Big Brotehr, duke qenë se kjo e fundit i përmendte vazhdimisht Borën edhe pse ai i kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.

Tashmë duket se Donaldi dhe Beatrix po afrohen Akoma më tepër dhe madje janë larë bashkë në dush. Për afrimitetin e tyre, flasin qartë pamjet e mëposhtme. Të dy janë në dush, teksa Donaldi ka marrë një gërshërë për ta ndihmuar Beatriksën me flokët. Në sfond dëgjohet edhe zëri i Beniadës që thotë "plasi dashuria në dush".

Nuk dihet si e ka pritur këtë afrimitet Bora, pasi ajo dhe Donaldi shkëmbyen puthje kur moderatorja u fut në shtëpinë e Big Brother Vip. Ai madje u kujdes që përvjetorin e lidhjes së tyre t'i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit tregojnë se ajo që ndodhi me Borën mund të ketë mbetur pas krahëve.

 

Ndoshta nuk e keni ditur: Aspirina ‘shëron’ rrobat në këtë mënyrë

Posted: 29 Nov 2021 05:22 AM PST

Aspirina 'shëron' edhe rrobat, një përdorim që nuk e keni ditur!

Përfitimet e aspirinës për organizmin e njeriut janë nga më të ndryshmet duke filluar që dhimbjet e kokës, ethet dhe dhimbjet e tjera që kërkojnë shpëtim nga aspirina.
Por aspirina, përveç ndikimit të jashtëzakonshëm që ka në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve, ka një ndikim të madh edhe në kozmetikë apo edhe në pastrim.
Aspirina heq njollat. Kjo ndoshta nuk është gjë e re, por përdorimi i aspirinës nga ekspertët sugjerohet më shumë edhe se çdo detergjent tjetër pastrimi. Acidi salicilik që ka në përmbajtjen e saj aspirina ndihmon për të neutralizuar njollat dhe pastron bakteret e mbledhura duke i shkatërruar.

Si ta përdorësh?

Përziej tri aspirina të grimcuara dhe një gjysmë gote me ujë të ngrohtë në një enë.

Të gjithë masën hidhe mbi njollë dhe lëre ashtu për disa orë. Pastaj laje si zakonisht.

Nëse njollat janë të forta, përsërite veprimin edhe për 15 minuta të tjera dhe pastaj laje plotësisht. Kaq e thjeshtë.

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Manchester United

Posted: 29 Nov 2021 05:19 AM PST

Në pamundësi për të afruar një emër të madh, ata që qëndronin në krye të listës, si Pochettino apo Zidane, Man.United bën një zgjidhje të shpejtë duke gjetur trajnerin e ri. Me anë të një komunikate për mediat, "djajtë e kuqtë" bënë zyrtare arritjen e akordit me Ralf Rangnick.

Tekniku gjerman do të marrë drejtimin e ishullorëve deri në përfundim të këtij sezoni, një detaj që tregon qartë se projekti i tyre i ri, do të shpaloset në fund të sezonit. Rangnick merr përsipër të drejtojnë një klub të madh si United por të gjendur në krizë të madhe rezultatesh në Premier League.

Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, vjen njoftimi i fundit nga Agjencia e Inteligjencës

Posted: 29 Nov 2021 05:14 AM PST

Në hetimet për vdekjen e katër turistëve rusë në muajin tetor në një resort në Qerret të Kavajës do të marrë pjesë edhe ushtria.

A2 CNN ka mësuar se në hetime do të përfshihet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, pjesë aktive e forcave të armatosura.

Përfshirja e kësaj agjencia bëhet sepse ka laboratorin e specializuar por edhe pajisjet që mund të detektojnë përdorimin e agjentëve biologjikë.
Disa institucione të shëndetësisë, si Instituti i Sigurisë Ushqimore, sollën përgjigje negative sa i përket provave dhe akt-ekspertimeve të marra në hotelin ku humbën jetën 4 turistët rusë, të cilët ishin pjesë e një familjeje.

Vdekja e turistëve rusë, Ministria e Drejtësisë kërkon përgjigje nga mjekësia ligjore
Nga raporti paraprak i hetimeve rezulton që katër viktimat janë asfiksuar, por mbetet e paqartë nga se. Përfshirja e ushtrisë tregon se pista e përdorimit të agjentëve biologjikë po ndiqet nga hetuesit shqiptarë.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë më 15 tetor.Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit.

Bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, kishte punuar si mësuese, vajza e tyre Katya në një kompani private, ndërsa partneri i saj Nikita Belousov, në administratën shtetërore.

Shoqja e nxënësit të vrarë në Gllogjan tregon bisedën e fundit që pati me të

Posted: 29 Nov 2021 05:11 AM PST

Ende vijon të mbetet e pazgjidhur ngjarja e rëndë e së premtes në Deçan të Kosovës, ku një person qëlloi me AK-47 drejt autobusit të shkollës, dhe la tre të vdekur.

Shoferi i autobusit dhe dy të rinjtë Ledjon Hamzaj dhe Genta Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, u ndanë nga jeta për shkak të breshërisë së plumbave.

Sot në emisionin "Breaking" në Top News, foli Elona Krasniqi, shoqja e klasës së Ledjonit. Ajo tregoi se çfarë i tha për herë të fundit 16-vjeçari.
"E kam takuar 5 orë para ngjarjes, e kisha në klasë. Ai vetë s'ka pasur asnjë problem me askënd. Gjithmonë ka qenë në humor të mirë.

Mua nuk më ka folur për konfliktin e shoferëve, por i ka thënë një shokut tjetër në klasë.

Paradite ishim në Malishevë se kishim praktikë. Ledioni duhet të ikte më një autobus tjetër, por mori mamin në telefon dhe i tha do vonohem pak dhe do vij me autobusin e fundit, të orës 18:00.

Unë isha në qytet, më mori në telefon një shok dhe më tregoi. Na ka shokuar të gjithëve si shoqëri, si klasë, si shkollë. Ai kishte një shoqëri të gjerë, me të gjithë kalonte mirë dhe ishte nxënës shembullor," tha Elona.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more