Skip to main content

Sa i mbron BE-ja, gazetarët? Telegrafi Opinione

Sa i mbron BE-ja, gazetarët? Telegrafi Opinione


Sa i mbron BE-ja, gazetarët?

Posted: 30 Oct 2021 01:07 AM PDT

Marina Straus

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por, gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet mbi korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Në katër vjet që nga vdekja e saj, janë vrarë edhe kolegë të tjerë, si Jan Kuciak nga Sllovakia, Giorgos Karaivaz nga Greqia dhe Peter de Vries nga Holanda. Në Evropë – kontinentin që konsiderohet strehë relativisht e sigurt për profesionistët e medias.

Julie Majerczak, udhëheqësja e zyrës së Reporterëve pa Kufij (ROG) në Bruksel, ka thënë se situata është përkeqësuar vazhdimisht vitet e fundit. “Vrasja e gazetarëve është vetëm maja e ajsbergut", thotë ajo.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, 900 punonjës të mediave u sulmuan në BE në vitin 2020. Këto përfshinin sulme fizike, por edhe fyerje dhe ngacmime, veçanërisht ndaj grave, si offline dhe online.

Për Manuel Delian, këto rezultate nuk janë befasuese. Blogeri dhe aktivisti investigativ maltez që udhëhoqi protestat antiqeveritare pas vrasjes së Caruana Galizias, së fundmi u largua nga Malta me familjen e tij dhe shkoi në një vend të pazbuluar. Ai u kërcënua nga të akuzuarit për bashkëpunim në vrasjen e Caruana Galizia; mori telefonata të panumërta anonime dhe u krijuan faqe interneti të rreme në emër të tij për t'ia shkatërruar reputacionin.

Vrasja e Caruana Galizias pati “efekt paradoksal" në gazetarinë në Maltë. Nga njëra anë, fakti që shumica e të dyshuarve janë akuzuar dhe krimet e tyre janë ekspozuar, kjo krijon një “ndjenjë sigurie”. Nga ana tjetër, ai dhe gazetarë tjerë janë portretizuar në mediat e Partisë Laburiste në pushtet si tradhtarë dhe një kërcënim për demokracinë malteze. Ky “izolim", siç e quan Delia, u jep kriminelëve mundësinë për të ushtruar presion të mëtejshëm ndaj atyre nëpërmjet blogjeve, faqeve të rreme apo e-emaileve.

Edhe në Poloni, situata është përkeqësuar që nga viti 2015, kur partia e djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) erdhi në pushtet. Presioni ndaj gazetarëve që raportojnë në mënyrë kritike për PiS është rritur, sipas gazetarit investigativ polak Wojciech Ciesla. Ciesla punon për ekipin kërkimor shumëkombësh “Investigate Europe”. “Mendoj se Polonia aktualisht po ndjek hapat e Viktor Orbanit në Hungari për të kufizuar lirinë e shtypit", thotë ai. Çdo ditë është një luftë për akses në informacion, pasi qeveria vendos se kush ka “privilegjin” të jetë i informuar.

Përvojat e gazetarëve si Delia dhe Ciesla nuk kanë kaluar pa u vënë re në Bruksel. Komisioni i BE-së kohët e fundit premtoi të marrë më shumë masa për të mbrojtur gazetarët. Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ia kushtoi një pjesë të tërë të fjalimit të saj mbi raportin e situatës së BE-së në shtator, lirisë së shtypit. “Informacioni është një e mirë publike", tha ajo. “Duhet të mbrojmë ata që krijojnë transparencë – gazetarët.”

Në të njëjtën ditë, Komisionerja Vera Jourova, përgjegjëse për ruajtjen e sundimit të ligjit në BE, paraqiti një paketë rekomandimesh për të ndihmuar vendet e BE-së të mbajnë këtë premtim. Masat specifike përfshijnë ngritjen e shërbimeve të pavarura kombëtare mbështetëse, duke përfshirë numrat e urgjencës, këshillat ligjore, mbështetjen psikologjike dhe strehimoret për punonjësit e medias që janë të kërcënuar.

“Është mirë të shohësh që institucionet e BE-së po i bien ziles së alarmit", thotë Delia dhe rëndësia e gazetarisë për demokracinë do të vihet në pah. Disa propozime legjislative për të mbrojtur gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në nivel të BE-së janë planifikuar për vitin 2022. Këtu përfshihet edhe e ashtuquajtura nisma anti-SLAPP (Padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike) me të cilën gazetarët duhet të mbrohen nga proceset frikësuese.

“Kemi nevojë absolutisht për masa legjislative që çojnë në sanksione në rast shkeljesh, jo vetëm rekomandime", thotë Julie Majerczak nga Reporterët pa Kufij. Ajo ka frikë se fjalët e ashpra nuk do të mjaftojnë për t’i bërë përshtypje disa qeverive të BE-së. “Po mendoj për Poloninë, Hungarinë, Maltën, Greqinë dhe Bullgarinë, për shembull".

Bullgaria i quajti ata si “nxënësi më i keq i BE-së”. Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të ROG 2021, shteti i Evropës Lindore renditet i 112-ti nga 180 vende. Gazetarët e paktë kritikë në Bullgari janë të ekspozuar jo vetëm ndaj ngacmimeve shtetërore, por edhe ndaj frikësimit dhe dhunës.

Kur Daphne Caruana Galizia u vra më 16 tetor 2017, 47 SLAPP ishin në pritje ndaj gazetares investigative. Këto padi përdoren shpesh për të kërcënuar dhe mbyllur gojën profesionistëve të medias.

“Personi i akuzuar për vrasjen e Daphnes donte të më padiste në Mbretërinë e Bashkuar për 82 milionë euro", thotë Delia. “Kjo do të ishte dita ime e fundit në gazetari. Kam pak arsye për të qenë optimist. Vendi im është më pak demokratik se sa ka qenë”. Por të paktën, shton ai, nismat e institucioneve të BE-së po shkojnë në drejtimin e duhur. /DW/

 

 

 

The post Sa i mbron BE-ja, gazetarët? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more