Skip to main content

“Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22 – Mbappe i dyti, Shaqiri i 94-ti dhe Messi i 126-ti” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22 – Mbappe i dyti, Shaqiri i 94-ti dhe Messi i 126-ti” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22 – Mbappe i dyti, Shaqiri i 94-ti dhe Messi i 126-ti

Posted: 30 Oct 2021 02:55 PM PDT

Faqja e specializuar e statistikave WhoScored ka publikuar një listë me lojtarët më të vlerësuar apo me notë mesatare më të mirë në këtë fillim sezoni 2021/21 në Ligue 1, ku renditja e Lionel Messit dhe Xherdan Shaqirit lë për të dëshiruar.

Messi përjetoi një tjetër mbrëmje zhgënjyese për Paris Saint-Germain të premten në mbrëmje.

Argjentinasi ishte në formacionin titullar për ndeshjen e Ligue 1 kundër Lille në Parc des Princes, por ishte larg nga forma gjatë kohës së tij në fushë.

Messi bëri një paraqitje të dobët dhe u zëvendësua në pushim pas pjesës së parë me PSG-në që ishte duke humbur 1-0.

Lionel Messi dëmtohet dhe luan vetëm 45 minuta ndaj Lille, ende mbetet pa gol në Ligue 1 Lionel Messi dëmtohet dhe luan vetëm 45 minuta ndaj Lille, ende mbetet pa gol në Ligue 1

Mauricio Pochettino më vonë konfirmoi se sulmuesi legjendar u hoq si masë paraprake pasi u duk se e kishte lënduar këmbën.

Messi deri tani ka luajtur në pesë ndeshje të Ligue 1 për PSG-në, por ende është në pritje të golit të tij të parë në ligë dhe ende as nuk ka asistuar.

Ai ka qenë aq larg nga më e mira e tij sa, sipas statistikave të faqes së specializuar WhoScored.com, Messi ka qenë vetëm lojtari i 126-të më i mirë në Ligue 1 deri më tani këtë sezon.

Vlerësimi i tij me notë mesatare 6.75 është ndoshta më i dobëti për të në karrierë në një fillim sezoni.

Kjo nuk vlen edhe për dy bashkëlojtarët e tij, Kylian Mbappe, i cili renditet i dyti dhe Neymar që zë vendin e shtatë për notën më të mirë mesatare deri tani në Ligue 1.

Këtë fillim sezoni formë të dobët kanë treguar edhe shqiptari Xherdan Shaqiri me Lyonin, pasi ka vetëm notë mesatare prej 6.81 duke u renditur i 94-ti, si dhe emra të njohur si Marco Verratti dhe Angel Di Maria që gjenden poshtë në listë.

Më poshtë keni 10 lojtarët më të mirë në Ligue 1 deri më tani këtë sezon

10.Sofiane Boufal – notë mesatare 7.31

9.Ludovic Ajorque – notë mesatare 7.35

8.Jonathan Clauss – notë mesatare 7.35

7.Neymar – notë mesatare 7.36

6.Idrissa Gueye – notë mesatare 7.37

5.Amine Gouiri – notë mesatare 7,46

4.Kamaldeen Sulemana – notë mesatare 7.48

3.Teji Savanier – notë mesatare 7,68

2.Kylian Mbappe – notë mesatare 7.80

1.Dimitri Payet – notë mesatare 7,94

Të tjerë në listë në vendet e mëposhtme

21.Moussa Dembele – notë mesatare 7.18

34.Angel Di Maria – notë mesatare 7.10

52.William Saliba – notë mesatare 6.98

54.Marco Verratti – notë mesatare 6.96

66.Matteo Guendouzi – notë mesatare 6.93

68.Wissam Ben Yedder – notë mesatare 6.91

94.Xherdan Shaqiri – notë mesatare 6.81

126.Lionel Messi – notë mesatare 6.75

/Telegrafi/

The post Lojtarët më të mirë deri tani në Ligue 1 në sezonin 2021/22 – Mbappe i dyti, Shaqiri i 94-ti dhe Messi i 126-ti appeared first on Telegrafi.

Kun Aguero është larguar me ambulancë nga Cam Nou, klubi ende pa komunikatë për gjendjen e tij

Posted: 30 Oct 2021 02:37 PM PDT

Ka shqetësime të Barcelonës për gjendjen shëndetësore të futbollistit argjentinas Sergio Kun Aguero.

Në minutën e 42-të, pas një kërcimi, lojtari filloi të vuante shqetësime në gjoks dhe u trajtua në fushë nga stafi mjekësor.

Sulmuesi u largua nga fusha me këmbët e tij, ndonëse me dorën në gjoks dhe me dhimbje.

Pasi kaloi ekzaminimin e parë nga mjekët e klubit në ambientet e stadiumit, Aguero u dërgua me ambulancë në spital për t’iu nënshtruar analizave të mëtejshme.

Sulmuesi luajti ndeshjen e dytë si startues pas asaj ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e sotme ndaj Alavas.

Trajneri i përkohshëm i Barçës pas shkarkimit të Koeman, Sergi Barjuan, e ka ndërroi argjentinasin me brazilianin Coutinho.

Për momentin, klubi i Barcelonës nuk ka dhënë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të Agueros dhe pritet që në orët në vijim të bëhet e ditur situata e tij. /Telegrafi/

The post Kun Aguero është larguar me ambulancë nga Cam Nou, klubi ende pa komunikatë për gjendjen e tij appeared first on Telegrafi.

Immobile barazon rekordin e legjendës Piola, bëhet golashënuesi më i madh i të gjitha kohërave te Lazio

Posted: 30 Oct 2021 02:29 PM PDT

Ciro Immobile ka barazuar rekordin e legjendës Silvio Piola si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Lazios me 159 gola në të gjitha garat.

Sulmuesi italian gjeti golin gjatë barazimit 2-2 të Serie A të shtunën pasdite kundër Atalantas në stadiumin Geëiss në Bergamo.

Goli i shënuar nga Immobile në minutën e 74-të ishte i 159-ti për italianin që nga transferimi i tij në vitin 2016 nga Sevilla për më pak se 10 milionë euro.

Ky gol i 159-të erdhi në 232 paraqitje zyrtare për klubin, duke barazuar rekordin e legjendës Piola si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin Aquile.

Piola, i cili vdiq në tetor 1996 në moshën 83-vjeçare, përfaqësoi Lazion nga viti 1934 deri në 1943 duke shënuar 159 gola në 243 ndeshje.

Pas Immobiles dhe Piolas në listën e golashënuesve për Lazion vijnë Beppe Signori në vendin e tretë me 127 gola, Giorgio Chinaglia me 121 gola i katërti dhe Bruno Giordano me 116 gola i pesti.

Sa i përket Immobile, karriera e tij tani ka 164 gola në 270 ndeshje në Serie A, së bashku me 44 asistime, pasi më parë ka luajtur edhe me Genoan dhe Torinon.

Immobile deri më tani këtë sezon ka shënuar nëntë gola në 10 paraqitje në Serie A, duke e bërë atë kryesues të garës për 'Capocannoniere'. /Telegrafi/

 

The post Immobile barazon rekordin e legjendës Piola, bëhet golashënuesi më i madh i të gjitha kohërave te Lazio appeared first on Telegrafi.

Tifozët i kthejnë shpinën Barcelonës: Vetëm 37,278 në Camp Nou!

Posted: 30 Oct 2021 02:22 PM PDT

Numri i tifozëve të pranishmëve në 'Camp Nou' kishte qenë shqetësim gjatë sezoneve të shkuara, por COVID-19 dhe kufizime kishte ofruar një shpjegim, ndërsa në El Clasico kishte 86 mijë.

Megjithatë, është e vërtetë që kishte pothuajse 15,000 bileta të pashitura për El Clasico, zakonisht një ndeshje që shiten gjithmonë të gjitha biletat, ndërsa kundër Alaves, pjesëmarrja ishte vetëm 37,278.

Është frekuentimi më i ulët, edhe pse klubi ofroi zbritje me gjysmë çmimi për biletat pas ndeshjeve kundër Valencias dhe Dinamo Kievit që sollën turma nën 50 mijë tifozë.

 

Kishte shumë shi në Barcelonë të shtunën, por shiu u ndal nga pasditja.

Klubi e kupton se pandemia dhe rikthimi i ngadaltë i turizmit është arsyeja kryesore e mungesës së tifozëve të pranishëm.

 

Nuk mund të mohohet se skuadra nuk është në më të mirën e saj, pasi figurat e profilit të lartë si Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez janë larguar që të gjithë. /Telegrafi/

The post Tifozët i kthejnë shpinën Barcelonës: Vetëm 37,278 në Camp Nou! appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-1 Alaves: Depay më i miri në fushë

Posted: 30 Oct 2021 02:09 PM PDT

Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa një barazim ndaj Alaves me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Memphis Depay shënoi për vendasit, ndërsa Luis Rioja për mysafirët në këtë barazim.

Depay ishte më i miri në fushë me notën 7.8.

Te Alaves më i miri ishte Rioja me notën 7.4.

Rubén Duarte ishte më i dobëti në fushë me notën 6.1.

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Alaves

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Barcelona 1-1 Alaves: Depay më i miri në fushë appeared first on Telegrafi.

Sergi nuk arrin ta kthejë te fitorja Barcelonën, barazim në shtëpi ndaj Alaves

Posted: 30 Oct 2021 01:57 PM PDT

Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa një barazim ndaj Alaves me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët mes këtyre dy skuadrave, ku u shënua vetëm një rast serioz.

Eric Garcia ishte ai që rrezikoi me kokë në minutën e 19-të, por portieri ndali gjuajtën e tij.

Pjesa e dytë nisi me një gol shumë të bukur.

Ishte Memphis Depay që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.

Por vetëm pas tre minutash Alaves u përkujdes që ndeshja të barazohej.

Luis Rioja mori një aksion i vetmuar duke kaluar disa lojtarë vendas, pasoi shkurt me Joselun dhe pastaj kaloi edhe portierin gjerman  Ter Stegen për të shënuar për 1-1.

Jordi Alba, Depay dhe Philippe Coutinh, provuan të gjejnë golin e fitores, por nuk ia arritën.

Barcelona mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë. /Telegrafi/

The post Sergi nuk arrin ta kthejë te fitorja Barcelonën, barazim në shtëpi ndaj Alaves appeared first on Telegrafi.

Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet

Posted: 30 Oct 2021 01:48 PM PDT

Ole Gunnar Solskjaer pranoi se plagët e lëna nga humbja 5-0 e Manchester Unitedit kundër Liverpool ishin ende të freskëta, pavarësisht fitores së thellë sonte (e shtunë) në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Golat nga Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Marcus Rashford i dhanë Djajve të Kuq përgjigjen e përkryer pas asaj disfate historike ndaj Reds, pasi munden Spurs 3-0 në Londër.

Por, Solskjaer është i vetëdijshëm se poshtërimi i Liverpoolit është ende i freskët në mendjen e klubit dhe se presioni që solli është ende mbi të.

Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit Man Utd fiton thellë derbin e javës në udhëtim ndaj Tottenhamit

"Sigurisht që nuk është kështu. Kjo do të jetë gjithmonë në librat e historisë – një nga ditët më të errëta. Një pikë e errët në CV-në tonë. Por, futbolli bëhet histori kaq shpejt", ka thënë fillimisht Solskjaer për BBC Sport, kur u pyet nëse fitorja në Tottenham do të thotë të harrohet ndeshja ndaj Liverpoolit.

"Përvoja e Edinson Cavanit dhe Cristiano është masive. Ne kemi nevojë për të. Nuk mund të fshihemi. Java ka qenë e vështirë për të gjithë lojtarët. Ata me të vërtetë kanë ngecur në të. Përvoja vlen në situata si kjo".

Pasi pësoi 11 gola në tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Solskjaer ishte i kënaqur të shihte Unitedin të dukej shumë më i fortë në prapavijë të shtunën, megjithëse kundër një ekipi të Tottenhamit që mezi kërcënoi gjatë 90 minutave.

"Sigurisht kur del nga fusha duke fituar 3-0, duke e mbajtur topin larg portës sonë – kjo është e këndshme. Në futboll ndonjëherë shkon në favor dhe ndonjëherë kundër".

Tottenham 0-3 Man Utd, notat e lojtarëve – Ronaldo më i vlerësuari Tottenham 0-3 Man Utd, notat e lojtarëve – Ronaldo më i vlerësuari

"Kemi punuar për këtë në këtë javë. Djemtë ishin të shkëlqyeshëm, e morën atë që deshëm".

"Raphael Varane është një lojtar i mirë. Ai e lexon mirë ndeshjen. Ai është i shpejtë dhe me shumë përvojë. Rikthimi i tij është i madh për ne".

"Ne kemi një javë të vështirë përsëri. Ndeshja e Ligës së Kampionëve, pastaj City. Ne duhet ta tretim këtë dhe të jemi gati për të martën", përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

The post Solskjaer: Fitorja ndaj Tottenhamit nuk do të thotë se humbja kundër Liverpoolit mund të harrohet appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero është detyruar të largohet nga fusha pas problemeve me frymëmarrje

Posted: 30 Oct 2021 01:41 PM PDT

Transferimi i Sergio Aguero në Barcelonë nuk është kah shkon sipas planit, ku argjentinasi la Manchester Cityn në verë për tu bashkuar me Lionel Messi në Camp Nou.

Megjithatë, menjëherë pas mbërritjes së tij, Messi nuk qëndroi në Barcelonë, duke kaluar te Paris Saint-Germain. Aguero para sezonit mori një dëmtim, që e la jashtë për disa kohë.

Por Aguero tani është kthyer në formë dhe po kërkon të ndihmojë Barcelonës të largohet nga kjo situatë e vështirë që e ka kapluar skuadrën.

Ai e filloi ndeshjen kundër Alaves të shtunën në mbrëmje – ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Sergi.

Megjithatë, Aguero luajti vetëm 41 minuta dhe u zëvendësua.

Sulmuesi dukej se po luftonte që të marrte frymë dhe kishte shqetësime, ku menjëherë reagoi stafi mjekësor.

Aguero ishte në gjendje të dilte nga fusha pa ndihmën e barelës, por sigurisht që ishte një shqetësim.

Ai u zëvendësua nga Philippe Coutinho.

Ndeshja ishte e barabartë pa gola në ato momente. /Telegrafi/

The post Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero është detyruar të largohet nga fusha pas problemeve me frymëmarrje appeared first on Telegrafi.

Myrto Uzuni shënon sërish, gjen golin kundër Gyorit të Florent Hasanit

Posted: 30 Oct 2021 01:38 PM PDT

Myrto Uzuni ka qenë protagonist edhe një herë me Ferencvarosin në Superligën e Hungarisë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar kundër Gyirmont Gyorit në minutën e 47 të kësaj ndeshje.

Ishte goli i parë i ndeshjes, ndërsa shkoi i tij i skuadrës Tokmac Nguen shënoi pas disa minutash për shifrat përfundimtare (2-0).

Te Gyor luajti për 90 minuta Florent Hasani, por nuk la gjurmë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Ferencvarosi shkon në kuotën e 22 pikëve dhe merr venin e parë në tabelën e renditjes.

Ky ishte goli i tretë për Myrto Uzunin në nëntë  paraqitje me fanellën e Ferencvarosit në kampionat./ Telegrafi/

The post Myrto Uzuni shënon sërish, gjen golin kundër Gyorit të Florent Hasanit appeared first on Telegrafi.

Depay shënon supergol nga distanca në ndeshjen ndaj Alavesit

Posted: 30 Oct 2021 01:19 PM PDT

Memphis Depay ka shënuar një gol të bukur nga distanca në ndeshjen e Barcelonës në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit.

Sulmuesi holandez ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen që po zhvillohet në Camp Nou në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Depay ka arritur të shënojë një supergol nga distanca, pas një goditje të fortë dhe të saktë për epërsinë e Barcës 1-0.

Goli i Depayt erdhi në minutën e 49-të të ndeshjes pas asistimit të Jordi Albas.

Ky ishte goli i pestë i holandezit deri tani këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/

 

The post Depay shënon supergol nga distanca në ndeshjen ndaj Alavesit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more