Skip to main content

“10 muaj që është shembur, ende s’është rregulluar rruga Mitrovicë-Prishtinë” plus 9 more Ekonomia Online

“10 muaj që është shembur, ende s’është rregulluar rruga Mitrovicë-Prishtinë” plus 9 more Ekonomia Online


10 muaj që është shembur, ende s’është rregulluar rruga Mitrovicë-Prishtinë

Posted: 30 Oct 2021 09:52 AM PDT

Që nga muaji janar i këtij viti është shembur një pjesë e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Mazgit. Mirëpo, që nga ajo kohë nuk është investuar ende asgjë në këtë rrugë, përveç që është bërë një zgjidhje për qytetarët të dalin nga autostrada duke e mbyllur daljen e Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Source

Memli Krasniqi: Qytetarët e Klinës pa dallim po mobilizohen për fitoren e Esat Racit

Posted: 30 Oct 2021 09:39 AM PDT

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar pasdite në Klinë, ku me Esat Racin, kryetarin e ardhshëm te komunës dhe me Sokol Bashotën kanë takuar kandidatët për asamblenë komunale dhe kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Klinë. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se është më se e dukshme që qytetarët e Klinës duan t’i japin fund keqqeverisjes në qytetin e tyre...

Source

Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, Bahtiri thotë se është nisur për në Kosovë

Posted: 30 Oct 2021 09:36 AM PDT

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se është nisur për në Kosovë, pas vrasjes së 26 vjeçarit mbrëmë në këtë komunë. Bahtiri ka shtuar se nuk ka mundur të marrë pjesë në varrim, pasi ka qenë jashtë Kosovës. “Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja. I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja.

Source

​7 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Posted: 30 Oct 2021 09:33 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Nga 3015 testime të kryera, 547 persona janë konfirmuar pozitivë, ndërsa 409 të tjerë rezultojnë të shëruar. Në total, në Shqipëri janë 7692 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Source

Nesër fillon llogaritja dimërore e kohës

Posted: 30 Oct 2021 09:23 AM PDT

Nesër (e diel), në orën 03:00, fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të shkojnë një orë prapa, nga ora 03:00 në orën 02:00. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm kur fillon llogaritja verore e kohës. Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se...

Source

Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por veç borxhi i brendshëm është mbi 1 miliard euro

Posted: 30 Oct 2021 09:14 AM PDT

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten Projektligjin e buxhetit për vitin 2022. Buxheti është paraparë të jetë në vlerën prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Në këtë projekt -buxhet janë vendosur objektivat e qeverisë për planin e saj të vitit të ardhshëm, ku synohet konsumimi i ringjalljes së ekonomisë, orientime e ekonomisë drejt prodhimit, etj. Një shumë prej 50 milionë eurove është paraparë...

Source

Parashikimi i motit për nesër

Posted: 30 Oct 2021 09:07 AM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbaj mot kryesisht me diell, teksa në ultësira parashihet të ketë edhe mjegull. Temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga -1 deri në 0 gradë celsius, teksa ato maksimale parashihen të lëvizin në mes të 15-16 gradë celsius. “Do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull...

Source

Arrestohen prindërit në sheshin e Mitrovicës për shkak të fëmijëve të tyre

Posted: 30 Oct 2021 09:04 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë. Kjo për shkak se të njëjtit dyshohet se me veprimet e tyre nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijës së tyre. Rasti në polici është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”. Burrë e grua pas intervistimit nga prokurori janë liruar në procedurë të rregullt. “KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS: Sheshi Mehë...

Source

Në 5 ditët e fundit, 2 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19

Posted: 30 Oct 2021 08:58 AM PDT

Javët e fundit gjendja me Covid 19 në Kosovës është përmirësuar dukshëm. Në 5 ditët e fundit kanë vdekur 2 persona si pasojë e Covid 19. Kurse për 5 ditë janë shënuar 89 raste pozitive nga 8980 testime të bëra. 120 persona kanë arritur të fitojnë luftën kundër koronavirusit në 5 ditët e fundit. Përkundër frikën se rastet do të rriteshin për shkak të fushatës zgjedhore, deri më tani nuk ka një...

Source

Tottenham – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Posted: 30 Oct 2021 08:48 AM PDT

Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier. Djajtë e Kuq janë mysafir të Spurs në ndeshjen derbi të javës, e cila zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ me fillim nga ora 18:30. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme me tri humbje dhe një barazim në katër...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more