Skip to main content

Milot Rashica bëhet baba për herë të dytë

Milot Rashica bëhet baba për herë të dytë


Milot Rashica bëhet baba për herë të dytë

Posted: 30 Sep 2021 01:27 AM PDT

Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e dha vetë futbollisti përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Mirëserdhe në botë djali jonë", shkroi Rashica.

Ndryshe, futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, kanë dhe një djalë të quajtur Tian.

520 mijë e 182 të vaksinuar me të dyja dozat në Kosovë

Posted: 30 Sep 2021 01:23 AM PDT

520 mijë e 182 të vaksinuar me të dyja dozat në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 13 mijë e 414, për ta dërguar në 1 milion e 312 mijë e 912 numrin total të vaksinave të administruara, përcjell GazetaBlic.

Ndërkaq, me vetëm një dozë janë 792 mijë e 730 qytetarë. Sa i përket rasteve të reja, kanë rënë dukshëm. Përgjatë kohës respektive, janë regjistruar edhe 66 sosh, teksa u shënuan edhe dy viktima.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

Sot pritet të kthehen në Kosovë trupat e viktimave të masakrës së Rezallës të zhvarrosur në Kizhevak

Posted: 30 Sep 2021 12:58 AM PDT

Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen sot në Republikën e Kosovës.

Kështu kanë njoftuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

"Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë.

Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi", thuhet në njoftimin e Komisionit ditë më parë.

Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë sot në pikën kufitare në Merdare do të bëjë homazhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gazeta gjermane: Mosmarrëveshja Kosovë – Serbi alarmon NATO-n

Posted: 29 Sep 2021 07:54 AM PDT

Kosova së fundmi e ka ndaluar hytjen e automjeteve me targa serbe në vend – anasjelltas, Serbia e ka bërë të njëjtën gjë me vite. BE-ja bën thirrje për shtensionim, raporton gazeta e njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung duke përshkruar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Së voni, kur lidershipi i NATO-s ndërhyu, bëhet e qartë se kjo ka të bëjë me më shumë sesa thjesht targa. Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Mbrojtjes, nuk iu drejtua protestuesve që i kanë bllokuar dy pikëkalimet kufitare midis Serbisë dhe Kosovës për më shumë se një javë, por qeverive në kryeqytete: "Beogradi dhe Prishtina", kërkoi ai , do të duhej të "përmbahen dhe ta rifillonte dialogun".

Shkaktari për përshkallëzimin e fundit ishte një vendim nga qeveria në Prishtinë, sipas së cilit shoferët kur kalojnë në anën e Kosovës duhet ta vendosin një targë lokale të vlefshme përkohësisht. Natyrisht, kjo një kundërpërgjigje për praktikën e gjatë të qeverisë në Beograd për t'i detyruar shoferët kosovarë në anën e tyre të kufirit t'i përdorin targat serbe.

Përshkallëzimi është katastrofë për BE-në

Pasi anëtarët e pakicës serbe në Kosovën veriore filluan ta bllokojnë kufirin me kamionë në shenjë proteste kundër vendimit të ri pët targat, Kosova dërgoi njësi speciale të policisë në atë rajon. Beogradi pastaj shtoi trupat e ushtarëve pranë kufirit dhe bëri që avionët ushtarakë të fluturonin mbi atë zonë.

Përshkallëzimi është një katastrofë për Bashkimin Evropian. Pas fundit të administratës së Donald Trump në SHBA, e cila kishte nxitur trazira me simpati të hapur për planet e shkëmbimit të zonave përgjatë kufirit kosovaro-serb, shpresat në fakt u rritën në Bruksel se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit mund të ringjallej. Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme, Josep Borrell u bëri thirrje të dyja palëve që ta "shtensionojnë pa kushte" situatën, shkruan Süddeutsche Zeitung.

Të hënën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i priti në takim ambasadorët nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca dhe SHBA-ja, të cilët thuhet se i kërkuan atij që ta shtensionojnë situatën në kufi. Ai pastaj tha në një intervistë televizive se në bisedë me "ambasadorin e një prej vendeve më të fuqishme në botë" (emrin e të cilit ai nuk e tha), ishte bërë "emocional" herë pas here: "Ju doni të më tregoni se ku njësitë tona lejohet të lëvizë brenda territorit tonë? A je normal, njeri?". Në një deklaratë zyrtare, Vuçiq kishte deklaruar se është akoma i përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, por tha se në asnjë mënyrë nuk do ta pranonte "poshtërimin e Serbisë dhe qytetarëve të saj".

Misioni paqësor ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO, KFOR ka rritur ndërkohë patrullimet rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë Kosovën veriore.

Akuzohet se e vrau gruan me 14 pulmba, burri kërkon dënim sa më të lehtë

Posted: 29 Sep 2021 07:52 AM PDT

Bajram Velija, i cili po akuzohet se me 14 plumba kishte vrarë bashkëshorten e tij në gusht të 2019-ës, ka kërkuar nga trupi gjykues një dënim sa më te lehtë, pasi tha se vrasjen e ka kryer pa dashje.

Një gjë të tillë Velija e ka kërkuar në seancën e së mërkurës të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, gjatë së cilës u dha fjala përfundimtare, raporton "Betimi për Drejtësi".

Fillimisht, prokurorja Ervehe Gashi deklaroi se është vërtetuar gjendja faktike ashtu siç është përshkruar në aktakuzë, duke shtuar se motivi i kryerjes së veprës penale ishte mosmarrëveshja paraprake që kishte këtu i akuzuari me të ndjerën.

Prokurorja Gashi ka deklaruar se në veprimet e të akuzuarit ka ekzistuar dashja direkte, me arsyetimin se i njëjti kishte pasur vendosmëri për kryerjen e veprës penale, e se lidhur me këtë rast nuk kishte gjetur rrethanë lehtësuese, por vetëm rënduese.

E njëjta kërkoi nga gjykata shpalljen fajtor të akuzuarit dhe shqiptimin e dënimit maksimal, të paraparë sipas dispozitave ligjore.

Fjalën përfundimtare të prokurores e mbështeti edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Arianit Koci.

Avokati Koci tha se rasti në fjalë është më i rëndi që nga paslufta në Kosovë, pasi që vrasja është kryer në mënyrë të rëndë, brutale, i akuzuari është tallur me drejtësinë dhe nuk ka kërkuar falje.

Sipas tij, dënimi për të akuzuarin duhet të jetë me burgim të përjetshëm dhe të jetë si mësim për shoqërinë, që raste të tilla të mos përsëriten.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati tha se i mbrojturi i tij nuk e ka vrarë me dashje bashkëshorten e tij, por për këtë ishin shkak mosmarrëveshjet verbale mes tyre, e kjo ka ardhur pasi që i njëjti ishte në ndikimin e nervozes dhe afektit.

I njëjti tha se Velija ishte kujdesur financiarisht për bashkëshorten e tij dhe se ai nuk kishte qenë problematik, nuk kishte pasur sjellje të këqija e as nuk kishte çrregullime psikike.

Sipas avokatit, nga provat në këtë çështje penale, në veprimet e të akuzuarit nuk vërehet se ka pasur motiv të parapërgatitjes së veprës penale, e këtë tha se e kanë vërtetuar edhe deklarimet e dëshmitarëve.

Në fund, avokati Rekathati kërkoi nga gjykata një dënim adekuat për të akuzuarin Velija, duke pasur parasysh sjelljet e këtij të fundit, bashkëpunimin me organet e drejtësisë si dhe pendimin e tij të thellë.

Ndërkaq, vet i akuzuari Velija tha se nuk ka pasur mosmarrëveshje me tani të ndjerën, por se kanë pasur jetë të mirë.

Ai i kërkoi falje të gjithë familjarëve dhe vajzave, duke shtuar se asgjë s'kishte pasur të planifikuar në këtë rast, por se në ato momente ndaj tij kishte pasur fjalë që ishin të papëlqyeshme dhe se nuk e di se çfarë kishte ndodhur me të atë ditë.

Në fund, i akuzuari Velija kërkoi nga gjykata një dënim sa më të lehtë për hir të moshës, vuajtjes nga disa sëmundje kronike, pendimit të tij, e për faktin se nuk ka pasur dashje.

Pas dëgjimit të të gjitha palëve, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për 1 tetor 2021, në ora 09:00, raporton "Betimi për Drejtësi".

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen "Jeta e Re" në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes-bashkëshorten e tij, A.A.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri bashkëshorten e tij e mbulon me një fustan të saj dhe pret ardhjen e policisë.

Bajram Velija akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë e cila dënohet me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, thuhet se deri më 6 gusht 2020, i pandehuri mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit "Pietro Beretta Gardone", disa karikatorë dhe fishekë, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me të cilën pistoletë prokuroria dyshon se është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve për të cilën është paraparë dënimi me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet

Ndryshe, i pandehuri Velija gjendet në paraburgim që nga 6 gushti i vitit 2019. /BetimipërDrejtësi

Brenda botës së bllokuar në Veri(FOTO)

Posted: 29 Sep 2021 07:50 AM PDT

Në ditën e nëntë të bllokadës në Jarinjë, serbët po qëndrojnë në shatorët e ngritur përgjatë rrugës dhe afër policëve të Njësisë Speciale të Kosovës. Aty, ndezin zjarre, dëgjojnë dhe këndojnë këngë serbe. Në anën tjetër, policët kosovarë po monitorojnë situatën, që nga dita e parë e vendosjes së reciprocitetit ndaj targave serbe. Përveç tyre, tani në Jarinjë po patrullojnë edhe ushtarët e KFOR-it

Në dy anët e rrugës, që të çon drejt pikës kufitare në Jarinjë, valojnë flamuj të Serbisë, përmes të të cilëve pretendojnë të thonë se po kaloni përmes një pjese të Serbisë.

Derisa rruga të afron me pikën kufitare, nisin të dalin automjetet e vendosura si bllokadë nga serbët.

Banorët serbë kanë ngritur tendat në të cilat qëndrojnë për të protestuar kundër shtetit në të cilin jetojnë, por e mohojnë sa herë që marrin një urdhër matanë kufirit.

Brenda tendave ata kujdesen që gjatë gjithë kohës tinguj të muzikës serbe, derisa fare pranë tyre qëndrojnë kamionët e automjetet tjera me të cilat kanë bllokuar qarkullimin.

Në fillim të rrugës së bllokuar nga serbët, që çon drejt pikës kufitare, qëndron Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Përgjatë kësaj rruge, të martën u panë edhe ushtarë të KFOR-it polak, të cilët po monitoronin situatën në Veri.
"Korridoret" që gjenden ndërmjet automjeteve të rënda që serbët kanë vendosur për të bllokuar rrugën janë të ngushta.

Aty sheh edhe kamionë nga Maqedonia Veriore, të cilët janë bllokuar bashkë me mallrat që kanë brenda, tash e nëntë ditë.

Në anën e majtë, përballë shatorëve, gjendet një autoblindë e Njësisë Speciale të Kosovës.

Pak metra më larg, është një tjetër autoblindë, me policë të cilët mbajnë nën vëzhgim gjatë gjithë kohës lëvizjet përgjatë asaj rruge, por edhe ato matanë lumit, në kodrat përballë.

Situata monitorohet edhe me dron. Policët e përcjellin nga lartë situatën, lëvizjet e protestuesve e bllokadën që po qëndron aty që nëntë ditë.
Gjatë gjithë ditës, serbë që kalojnë në këmbë pikën kufitare në Jarinjë, kalojnë përmes forcave të Policisë Speciale të Kosovës.

Disa prej tyre, që duken të lodhur nga kilometrat që janë të detyruar t'i ecin në këmbë, për shkak të bllokadës së vendosur nga vetë serbët, edhe të përshëndesin me një "Zdravo", derisa vazhdojnë drejtimin e tyre.

Megjithëse nata rrallon pak lëvizjet e serbëve, disa prej tyre ecin përgjatë rrugës deri te pika kufitare, për t'u kthyer më pas në tendat në të cilat tashmë kanë ndezur zjarrin dhe qëndrojnë duke kënduar e qeshur me zë të lartë, gjatë gjithë kohës.
Aty, numri i serbëve që qëndrojnë për të protestuar sa vjen e rritet. Derisa ajo që bie në sy është se shumica e tyre janë gra.

Kontrollimi i situatës bëhet pak më i vështirë gjatë natës, por policët shtojnë patrullimet dhe lëvizjet deri te pika kufitare. Ata qëndrojnë në krye të detyrës për të monitoruar secilën lëvizje, afër e larg territorit ku po qëndrojnë.
Derisa gjatë kthimit në rrugën e njëjtë, përmes bllokadës së vendosur nga serbët, kënga serbe jehon përsëri.

Protestuesit të cilët duket se janë mbledhur për ndonjë festë, qëndrojnë duke ngrënë e pirë aty, derisa nuk përtojnë të lëshojnë ndonjë fjalë kur pranë tyre kalojnë gazetarët.
Pas rreth gjysmë ore ecjeje dhe kalimit të bllokadës së vendosur nga serbët, kur rruga tashmë është e lirë, në disa vende mund të shohësh vetura me targa serbe të parkuara në qoshe të rrugës, derisa jashtë tyre qëndrojnë nga dy a tre serbë që qëndrojnë për të përcjellë çdo lëvizje, të çdo kalimtari./GazetaExpress/

 

Brnabiç flet për Vuçiç: Nuk fle natën prej Kosovës, e kapi gripi

Posted: 29 Sep 2021 04:21 AM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur sot për shëndetin Aleksandër Vuçiç, pasi këshilltarja e tij njoftoi se presidenti është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet. Brnabiç tha sot se Vuçiçin e "kapi një grip".

"Ai nuk pushon. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se me të vërtetë ai flinte natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres," tha Brnabić për Happy TV.
Këshilltarja e mediave serbe Suzana Vasiljevic i tha Euronews Serbia të martën se Vuçiç kishte anuluar takimet e planifikuara me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës me këshillën e mjekëve.
Fjalimi i paralajmëruar i Vuçiçit në konferencën dy-ditore "Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg- një hap drejt tregut të përbashkët të BE", i cili fillon sot në Novi Sad, gjithashtu u anulua.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të arrijë në Serbi këtë pasdite si pjesë e një turneu në Ballkanin Perëndimor, ku sipas njoftimit ajo duhet të takohet me Presidentin Vuçiç.

Analizë nga CNN: ShBA-ja është nisur drejt shkëmbit – dhe po e merr botën me vete

Posted: 29 Sep 2021 03:54 AM PDT

Është një lojë pulash me ekonominë botërore. Stephen Collinson, CNN
Shtetet e Bashkuara janë nisur drejt shkëmbit shkaku i nevojës që Kongresi ta shfuqizojë kufirin për atë se sa mund të marrë hua qeveria e ShBA-së. Nëse gjërat shkojnë keq, jehonat mund të ndihen shumë më larg brigjeve amerikane.

Pasi qeveria e ShBA-së shpenzon më shumë sesa merr përmes të hyrave, mospërmbushja e borxhit do ta detyronte që t'i ndërpriste pagesat. Kështu, do të ndaleshin rrogat për ushtrinë, pagesat qeveritare të pensionimit dhe përfitimet tjera financiare. E nëse ShBA-ja nuk mund ta paguajë interesin për borxhet e veta, shkalla e interesit që paguan për të huazuar të holla ndoshta do të rritet, që do të thotë se hipotekat, huat për vetura dhe faturat për karta krediti gjithashtu do të rriteshin.

Miliona amerikanë ndoshta do ta humbnin vendin e punës dhe do të godiste rimëkëmbja e ngadalshme nga pandemia. Pasi stabiliteti i borxhit të ShBA-së është themel i ekonomisë botërore, mospërmbushja e tij nga Uashingtoni do të mund ta fuste në krizë pjesën tjetër të botës.

Natyra e paimagjinueshme e këtyre pasojave është arsyeja pse politikanët rivalë të Uashingtonit, kryesisht pas një periudhe të lojës me zjarrin dhe përdredhjesh për koncesione, i mbyllin sytë dhe votojnë në pikë të natës për ta rritur kufirin e borxhit. Por kësaj radhe është ndryshe.

Republikanët po refuzojnë ta luajnë topin, sepse po thonë se Demokratët e Presidentit Joe Biden janë në një zbavitje shpenzimesh jashtë kontrolli, që do ta fryjnë borxhin kombëtar, i cili tash për tash është gati 29 trilionë dollarë. Pozicioni i tyre është thellësisht hipokrit. Sa për fillim, Demokratët votuan me Republikanët shumë herë për ta zgjeruar kufirin e borxhit gjatë pushtetit të presidentëve republikanë. Por më shumë se kaq, kufiri i borxhit duhet të rritet për të paguar për detyrimet që i shkaktuan vetë Republikanët duke votuar për ulje masive të taksave, të cilat i favorizuan të pasurit, gjatë pushtetit të Donald Trumpit. Është sikur vendi të ketë shkuar për zbavitje në Las Vegas për një javë dhe të refuzojë që ta paguajë faturën.

Por Republikanët duan që t'i pastrojnë duart e veta nga përgjegjësia dhe t'i akuzojnë Demokratët për falimentimin e shtetit, përderisa Bideni po kërkon 4 trilion dollarë për ta riformësuar ekonominë që t'i ndihmojë amerikanët më pak të pasur. Për shkakun se diçka shumë e madhe është në pyetje, ata e dinë se Demokratët nuk do të kenë zgjidhje në fund, pos vetë ta miratojnë rritjen e kufirit të borxhit – dhe ta paguajnë çmimin politik.

"Qartazi, s'kemi ku të shkojmë tjetërkund"

"Qeveritë që veprojnë të vetme nuk mund t'i tejkalojnë problemet me të cilat përballet bota jonë", tha të hënën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ministri i Jashtëm i Kanadasë, Marc Garneau, duke e shprehur sinqeritetin e tij si ish-astronaut për ta shpërfaqur domethënien e fjalëve të veta. "Kam kuptuar…se ne të gjithë vijmë nga vendi i njëjtë dhe qartazi, nuk kemi se ku të shkojmë tjetërkund dhe që duhet të gjejmë një rrugë për të funksionuar me njëri-tjetrin. Gjithësia ofron një perspektivë unike për të parë përtej kufijve kombëtar të dikujt", shtoi ai.

Përktheu: Nasuf Abdyli, Gazeta Express

Kjo ndodhi në Drenicë – Pleqtë e fshatit të Drenasit i zbardhi mëngjesi duke përcjellë njëri-tjetrin

Posted: 29 Sep 2021 03:46 AM PDT

Një fshat që ofron një panoramë të shkëlqyer është ai i Gradicës së Drenasit.

Dikur në këtë fshat kishte më shumë jetë dhe gjallëri, ku banorët e së cilit karakterizoheshin për afërsinë që kishin, mikpritjen dhe dashurinë ndaj njëri tjetrit.

Madje ata thonë se kjo e ka bërë që të dallohet Gradica nga të gjitha fshatrat e Drenicës duke e identifikuar me pleqtë e Gradicës.

Ndiqeni reportazhin dhe njihuni me një histori interesante:

Marrë nga ATV

Kurti zbulon propozimin e KFOR-it për veriun: Shpresoj që zgjidhja të gjendet sot në Bruksel

Posted: 29 Sep 2021 03:33 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq për ta gjetur një zgjidhje për çështjen e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Kurti tha se uron dhe shpreson që atje të gjendet zgjidhja, raporton Gazeta Express.

Kurti, po ashtu, tregoi edhe propozimin që tha se e mori të hënën nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, Franco Federici. Ai tha se i është propozuar që të hiqen barrikadat dhe pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të zëvendësoheshin nga anëtarë të KFOR-it.
"Me sa jam në dijeni, zëvendëskryeministri ynë, Besnik Bislimi do të zhvillojë takime të ndara me emisarin Miroslav Lajçak, dhe më pas mbase do të ketë takim me homologun e tij nga Serbia në këtë takim. Unë uroj e shpresoj që të gjendet zgjidhja aty. Gatishmërinë tonë e kemi treguar edhe të hënën në mëngjes kur erdhi te unë komandanti i KFOR-it, i cili pak a shumë e dha një propozim, që ishte racional e që nënkuptonte heqjen e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale deri në një qetësim të situatës nga pjesëtarët e NATO-s apo KFOR-it. Policia kufitare do të ngelej në Bërnjak apo Jarinjë dhe reciprociteti i targave do të vazhdonte. Ne në parim e kemi pranuar këtë", tha Kurti.

Ai shtoi se propozimi i njëjtë u refuzua nga Serbia.

"Në dakordimin që e kemi dhënë, ne jemi konsultuar paraprakisht, unë dhe ministri Sveçla, me Policinë e Kosovës. Ne kemi qenë dakord, mirëpo Serbia e ka refuzuar këtë. Javën e kaluar, Serbia e ka refuzuar takimin në Bruksel, ndërsa këtë javë propozimin e KFOR-it", tha kryeministri gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more