Skip to main content

Tetëdhjetë shtretër më shumë në hapësirën e re të destinuar për pacientët me COVID, njofton SHSKUK

Tetëdhjetë shtretër më shumë në hapësirën e re të destinuar për pacientët me COVID, njofton SHSKUK


Tetëdhjetë shtretër më shumë në hapësirën e re të destinuar për pacientët me COVID, njofton SHSKUK

Posted: 31 Aug 2021 07:52 AM PDT

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka krijuar hapësira të nevoshme me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve të prekur me COVID-19.

Duke parë rritjen e rasteve enorme me infeksionin Sars-CoV-2, dhe kapaciteteve spitalore të cilat janë duke u stërmbushur, SHSKUK, ka njoftuar rreth hapësirave të reja të destinuar për pacientët me COVID, përcjell Gazeta Shneta.

"Menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.

Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II (Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë".

Afganët e ardhur në Kosovë do të vaksinohen me Johnson & Johnson, njofton Ministri Sveçla

Posted: 31 Aug 2021 07:37 AM PDT

Në Kosovë deri më tani kanë mbërritur 224 afganë, ndërsa pritet të vijnë sot edhe 131 të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova ka bërë përgatitjet për vaksinimin e afganëve që janë strehuar në kampin "Bechtel & Enka", ndërsa ata do të vaksinohen me dozat e vaksinës "Johnson & Johnson", transmeton Zeri.info.

Ai tha se vaksinimi i afganëve është përgjegjësi e shteteve anëtare të NATO-s.

"Kemi filluar përgatitjet për vaksinimin e tyre me 'Johnson & Johnson', të cilat janë ofruar nga shtetet e NATO-s, ata kanë marrë për obligim të bëjnë vaksinimin e këtyre personave në koordinim me institucionet e Kosovës", ka deklaruar Sveçla.

Në lidhje me lirinë e tyre për të dalë nga kampi, ministri tha se ata janë të strehuar dhe jo të arrestuar.

"Ne u kemi ofruar strehim, nuk janë të arrestuar, do të shohim protokollet shëndetësore dhe periudhën pas vaksinimit sa ka nevojë të qëndrojnë në kampin ku janë vendosur. Ne po mundohemi që të gjitha nevojat që kanë ata t'i plotësojmë", deklaroi ai.

Ndryshe, Kosova deri tani ka imunizuar popullatën me vetëm dy lloje të vaksinave, atë "Pfizer" dhe "AstraZeneca". /Zëri

1 mijë e 259 pacientë në trajtim nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Posted: 31 Aug 2021 06:19 AM PDT

Në raportin ditor të shpalosur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), është parë nga afër gjendja e fundit e krijuar në vend si rezultat i variantit Delta.

Sipas SHSKUK-ës, kemi 1259 pacientë të hospitalizuar me gjendje të identifikuar COVID në klinika dhe spitalet e përgjithshme rajonale në vend, shkruan Gazeta Shneta.

Ndër të tjera, 1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme:

– Klinika Infektive, 113 pacientë;

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë;

– Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë;

– Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë;

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë;

– Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë;

– Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë;

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 174 pacientë;

– Spitali i Gjakovës, 139 pacientë;

– Spitali i Pejës, 210 pacientë;

– Spitali i Gjilanit, 144 pacientë;

– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë;

– Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë;

– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë. /Gazeta Shneta/

 

Nëse i keni këto simptoma, testohuni për COVID – edhe nëse jeni të imunizuar

Posted: 30 Aug 2021 08:53 AM PDT

Në fillim të pandemisë, ne ishim të trajnuar për simptomat treguese të COVID-it si: kollë, ethe, gulçim dhe humbje të nuhatjes ose shijes. Por me koronavirusin që pësoi mutacion disa herë gjatë vitit të kaluar dhe tani shkaktoi disa raste tek njerëzit e vaksinuar plotësisht, ato nuk janë më domosdoshmërisht shenja dalluese të infeksionit.

Në fakt, virusi po paraqitet kaq ndryshe mes përhapjes së variantit Delta saqë ekspertët e virusit thonë se nuk duhet të prisni më për të zhvilluar ethe ose për të humbur njërën nga shqisat tuaja në mënyrë që të testoheni për COVID, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Dr. Tiffany Mattingly, nga The Health Collaborative tha se – shumë njerëz po i ngatërrojnë simptomat e tyre të koronavirusit për çështje shëndetësore jo urgjente sepse simptomat e variantit Delta ndryshojnë nga llojet e tjera.

“Shumë njerëz mendojnë se kanë infeksione të sinusit, se është sezoni i alergjive, ose se është ndryshimi i kohës dhe nuk është COVID-19".

Dhimbja e fytit është një shenjë e zakonshme e infeksionit të sinusit dhe alergjive, por mjekët thonë se tani duhet të testoheni për COVID nëse keni këtë simptomë ose mendoni se keni një infeksion të sinusit.

Sipas Dr. Mattingly, një problem i madh me infeksionet e Delta-së, është se mund ti prek dhe njerëzit e vaksinuar, mirëpo këto simptoma janë zakonisht shumë më pak të rënda (në krahasim me njerëzit e pavaksinuar), që do të thotë se ata mund të kenë më shumë gjasa të presin për t’u testuar.

“Deri sa të bëhet më e rëndë gjendja që dikush të vendosë të bëjë një test COVID, ata mund ta kenë përhapur atë në shumë njerëz, sepse kanë kaluar disa ditë nga bartja e virusit”, paralajmëron ajo.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), personat e vaksinuar plotësisht mund të përhapin ende virusin nëse janë infektuar me variantin Delta, megjithëse ka të ngjarë të jenë infektues për një periudhë më të shkurtër kohore sesa njerëzit e pavaksinuar.

Në qershor, studiuesit nga Britania e Madhe lëshuan gjetjet e tyre nga studimi i vazhdueshëm ZOE COVID, duke përcaktuar se cilat simptoma kanë më shumë gjasa të jenë nga varianti Delta.

Dhimbja e fytit ishte një nga pesë simptomat më të zakonshme në mesin e rasteve të COVID-it tek personat e vaksinuar, për të vazhduar më pas – me dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje dhe humbje të nuhatjes. /Gazeta Shneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more