Skip to main content

Sa derivate shpenzon një Formula 1 gjatë një gare?

Sa derivate shpenzon një Formula 1 gjatë një gare?


Sa derivate shpenzon një Formula 1 gjatë një gare?

Posted: 30 Aug 2021 12:00 PM PDT

A e dini se sa derivate nevojiten për një Formula që ta përfundoj garën? Formula 1 aktualisht është në "epokën hibride" dhe motorët e këtij lloji mund të porositen me mbi 1.000 kuaj-fuqi, e dihet që SUS motori i tyre është ai me 1.6 litra V6.

Por sa në fakt shpenzon një Formula 1? Mesatarisht në një garë shoferët përshkojnë mbi 300 kilometra, natyrisht kjo varet nga konfiguracionet e pistës dhe ekziston një fakt tjetër interesant – F1 janë të kufizuar në 110 litra rezervuar – që i bie rreth 140 litra apo më pak se 8 litra në 100 kilometra, transmeton Telegrafi.

Sigurisht se pyesni se si është e mundur kjo të ndodhë? Sekreti qëndron në motorët e tyre – efikasiteti termal bën që sa energji prodhon motori – aq duhet të lëvizë mjeti.

Më poshtë gjeni videon e cila shpjegon në detaje se sa shpenzon një Formula 1 gjatë një gare të rëndomtë – aty përfshihen shumë faktorë që mund të ketë një luhatje të vogël të përqindjes së shpenzimit. /Telegrafi/

Drenica mposhtë Dukagjinin, fiton 3 pikët e para të sezonit

Posted: 30 Aug 2021 11:30 AM PDT

Skuadra e Drenicës ka arritur të dal me kokën lartë nga Klina, pasi e mposhti ekipin e Dukagjinit me rezultat 1:2.

Golat për Drenicën i shënuan Meziu(15') dhe Qaqi(50'), transmeton Indeksonline.

Kurse për Dukagjinën shënoj Dllku në minutën e 83-të. Me këtë fitore Drenica arrin në kuotën e 4 pikëve pas 2 ndeshjeve dhe rënditet e dyta pas Malishevës që ka pikë të njëjta po golaverazh më të mirë.

Dukagjini mbetet në kuotën e 1 pikëve pas 2 ndeshjeve dhe renditet e 7-ta.

Martohet futbollisti Fidan Aliti, pamje nga dasma

Posted: 30 Aug 2021 11:20 AM PDT

Futbollisti Fidan Aliti mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Fidan Aliti (Foto: Instagram)

Në bazë të pamjeve, mbrojtësi i Kosovës ka organizuar një aheng me familjarët dhe miqtë në vendlindjen e tij, Preshevë.

Për atmosferën në dasmë duket se u përkujdes artisti Ermal Fejzullahu.

Krahas Kosovës, 27-vjeçari luan edhe në Zurich duke qenë se jeton dhe vepron prej vitesh.

Fidan Aliti (Foto: Instagram)

20 të vdekur dhe 932 raste të reja me coronavirus

Posted: 30 Aug 2021 06:08 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Alarmante: Mbushen spitalet me pacient me Covid, në mungesë hapësire po i dërgojnë në ambulanca speicalistike

Posted: 30 Aug 2021 05:23 AM PDT

Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK, transmeton Gazeta Express

ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t'iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë", thuhet tutjë në njoftimin e tyre.
Reklamë

Në të njëjtën kohë ShKUK apelon qytetarët që të vaksionohen dhe t'i respektojnë masat anti-Covid.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu kemi mbi 26 mijë raste aktive.

Nga 6 shtatori, të gjithë kosovarëve do të ju kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri

Posted: 30 Aug 2021 05:17 AM PDT

Shqipëria ka shtrënguar masat Anti-COVID për shkak të gjendjes me pandeminë.

Me këtë rast, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet të paraqesin pasaportë vaksinimi, testin PCR, ose ndonjë provë për shërimin nga virusi.

Këto masa vlejnë edhe për të gjithë kosovarët që do të drejtohen për në Shqipëri nga 6 shtatori.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, për të njoftuar me situatën me COVID-19.
Reklamë

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti në Shqipëri ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.

Sami Lushtaku merr përkrahje nga banorët e fshatit Vitak (FOTO)

Posted: 30 Aug 2021 05:08 AM PDT

Kryetari i degës së PDK, Sami Lushtaku, i nominuar për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura dhe struktura të PDK kanë bashkëbisedur të dielën me banorët e Vitaku. Pasi që Sami Lushtaku paraqiti programin qeverisë, banorët e këtij fshati siguruan atë se vota e banorëve të Vitakut shkon vetëm për PDK dhe për kandidatin e PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura.

"Në Vitak takuam shumë mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkëbiseduam lidhur me platformën e PDK-së për zhvillimin e Skenderajt.

I falënderoj për mbështetjen e tyre ndaj vizionit tonë për Skenderajn", ka shkruar Lushtaku në rrjetin social facebook.

Shtyrja e mësimit, Pupovci tregon nëse do të kompensohen orët e humbura

Posted: 30 Aug 2021 01:59 AM PDT

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, ka folur për shtyrjen e mësimit dhe se si do të kompensohen orët e humbura.

"8 ditët e humbura do të kompensohen, por çka nëse bëhen 18 dite apo 38 ditë të humbura", tha ai.

Pupovci tha se nuk do të jetë një vit shkollor normal nëse kjo gjendje e njëjtë pandemike vazhdon.

"Për momentin e kemi vaksinën dhe duhet të rritet numri i të vaksinuarve dhe të respektohen masat që do të ndikojnë në uljen e rasteve", shtoi ai.

Zëvendësi i Ministrisë tregoi se kërkesa e prindërve dhe mësimdhënësve ka qenë që të fillojë mësimi më 1 shtator, por me rritjen rastet, asociacioni i prindërve kërkoi që të shtyhet mësimi.

"Pas diskutimeve kemi ardhur në përfundim që duhet të shtyhet", tha Pupovci në Klan.

Aksident i rëndë komunikacioni, vdes një grua – lëndohen shtatë persona tjerë

Posted: 30 Aug 2021 01:58 AM PDT

Policia njofton për vdekjen e një gruaje dhe lëndimin e shtatë personave të tjerë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave, dje në Radavc të Pejës.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar për shkaktimin e aksidentit, shtetas i huaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Për bukë jemi t’u shku”, reagojnë ashpër shqiptarët që u kthyen mbrapsht nga autoritetet kosovare

Posted: 30 Aug 2021 01:55 AM PDT

Masat e reja anti-covid të vendosura nga qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së shifrave të të infektuarve me koronavirus, kanë krijuar radhë të gjata automjetesh në doganën e Morinës.

Tashmë për qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës kërkohet test ose pasaporta e vaksinimit kundër COVID.

"Na kanë kthyer për testin. Krejt kosovarët po vijnë te ne. Kjo nuk është e drejtë. Të bëhet ndonjë zgjidhje, Ndryshe as ata mos të vijnë. Ne shkojmë dhe punojmë në Kosovë. Nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje ne po dalim të bllokojmë rrugën dhe as ata mos të vijnë dhe as ne mos të shkojmë më andej", shprehet njëri prej tyre.

Një tjetër pretendon se nuk është njoftuar për këtë vendim të ri, duke treguar se çdo ditë udhëton drejt Kosovës për të punuar në ndërtim për të siguruar bukën e gojës.

"Tani duhet karta e testit. Ne po shkojmë me punu në Kosovë. Nuk jemi informuar. Kur erdhëm këtu po na kthejnë. Atje punojmë në ndërtim, hamall. Për bukë jemi t'u shku", thotë ai.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more