Skip to main content

“LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror 2021” plus 9 more Telegrafi Futboll

“LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror 2021” plus 9 more Telegrafi Futboll


LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror 2021

Posted: 30 Aug 2021 04:17 PM PDT

Data 31 gusht (e martë) shënon ditën e fundit të afatit kalimtar veror të vitit 2021, kur edhe do të mbyllen transferimet në ligat kryesore evropiane.

Afati mbyllet më herët në Bundesliga (18:00), kurse në Ligën Premier, La Liga dhe Ligue 1 në orën 23:59, derisa edhe në Serie A mbyllet të martën.


Telegrafi ju mban të informuar minutë pas minute për të gjitha, spekulimet, detajet dhe marrëveshjet potenciale të ditës së fundit të këtij afati kalimtar.


Lajme Live

5 min

Arsenali shpreson të largojë disa lojtarë, në mesin e të cilëve janë edhe Hector Bellerin, Lucas Torreira e Sead Kolasinac.

17 min

Sipas Canal +, Stade Rennes dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e talentit Eduardo Camavinga në kryeqytetin spanjoll.

40 min

Leicester City është në kërkim të nënshkrimit afatgjatë të yllit të RB Leipzigut, Ademola Lookman, derisa Wolverhampton Wanderers këkron Sven Botman nga Lille.

1 orë

Salomon Rondon mund të huazohet te Evertoni, kurse James Rodriguez mund të kthehet në huazim te Porto.

1 orë

Jules Kounde (Sevilla) është në planet e Chelseat, por ka klauzolë prej 68 milionë funtesh.

1 orë

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, pritet të huazohet te Juventusi.

1 orë

Pritet angazhim i Chelseat gjatë ditës

Kampioni i Evropës, Chelsea, kërkon të ndërtojë një skuadër fituese të Ligës Premier, prandaj pritet të jetë mjaft i angazhuar gjatë të martës.

1 orë

Messias në planet e Milanit

Sulmuesi i Crotones, Junior Messias, është një tjetër shënjestër e Milanit për orët e fundit të afatit kalimtar veror.

2 orë

Miranchuk shënjestër e Milanit

Milani e ka kontaktuar futbollistin e Atalantas, Aleksey Miranchuk, që e konsideron për pozitën e mesfushorit ofensiv.

2 orë

Icardi te Juventusi varet nga qëndrimi i Mbappes

Juventusi është duke vazhduar përpjekjet për Mauro Icardin, ndërsa qëndrimi i Kylian Mbappe në Parc des Princes mund ta bëjë më të lehtë transferimin.

2 orë

Kthimi te Juve, Pjanic: Do të doja, por…

Miralem Pjanic ka thënë se do të dëshironte të kthehej te Juventusi duke iu përgjigjur pyetjes së një faqeje të tifozëve.

Në këtë faqe është publikuar fotografia e boshnjakut me pyetjen: "Mire, a po kthehesh?".

"Do të doja, por nuk e di nëse është e mundshme", ka qenë përgjigja e 31-vjeçarit.

3 orë

Reali e ka tërhequr interesimin për Mbappe

Transferi më i shtrenjtë që mund të ndodhë në këtë afat kalimtar është Kylian Mbappe, i cili mund t'i bashkohet Real Madridit nga Paris Saint-Germaini.

Ndërkohë ka pasur thashetheme se Los Blancos e kanë tërhequr interesimin?

3 orë

Marrëveshja e Chelseat dhe Atletico Madridi për huazimin e Saul Niguez në Stamford Bridge, duket se nuk do të ndodhë – sipas The Guardian.

3 orë

Lazio pranë zyrtarizimit të Zaccagnit

Lazio është pranë marrëveshjes me Hellas Veronan për mesfushorin Mattia Zaccagni, njofton Sky Italia.

Biancocelestët do të paguajnë shtatë milionë euro plus dy milionë të tjera në formë bonusesh.

3 orë

West Hami vazhdon të lidhet me një transferim afatgjatë të sulmuesit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard, i cili pati një huazim të suksesshëm në edicionin e kaluar.

3 orë

Tashmë është bërë e qartë se Harry Kane nuk do të kalojë te Manchester City, pasi ka vendosur të qëndrojë te Tottenham Hotspur.

4 orë

Gazetari e pyeti si ndihet kur thashethemet për kalimin e tij të mundshëm te Real Madridi po vazhdojnë.

"Unë jam mirë, i qetë", iu përgjigj Mbappe.

4 orë

Willian dhe Arsenali e kanë shkëputur kontratën

Arsenali ka arritur një marrëveshje reciproke me Willian për të përfunduar kontratën.

4 orë

Pastore është larguar nga Roma

Roma ka njoftuar se e ka ndërprerë kontratën e Javier Pastores me marrëveshje dypalëshe.

4 orë

Afati i fundit i transferimeve në Ligën Premier

Për të filluar, datat e afatit së transferimeve të verës të vitit 2021 janë në të vërtetë shumë të ngjashme me vitin 2019 – afati i fundit i rregullt para se pandemia e coronavirusit të prekte futbollin gjatë gjithë vitit 2020. Siç qëndron, klubet janë ende në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë si të lirë të lirë pas ditës së afatit, dhe përderisa ata nuk janë të kontraktuar zyrtarisht me asnjë klub më 31 gusht.

Afati i transferimeve në fakt u rihap të mërkurën e 9 qershorit, megjithëse shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk u përfunduan deri më 1 Korrik.  Është interesante të theksohet se në vitin 2019, afati u mbyll në 17:00 pasdite. Sidoqoftë, kjo ishte në të vërtetë një testim dhe që atëherë është braktisur. Afati kalimtar tani do të kalojë deri më 31 gusht duke përfunduar në ora 23:59 sipas kohës tonë lokale.

4 orë

Afati i fundit i transferimeve në La Liga

Afati kalimtar në ligën spanjolle u hap zyrtarisht më 1 korrik dhe do të mbyllet në orën 23:59 të martën, 31 gusht. Vlen të përmendet fakti se klubet ende lejohen të nënshkruajnë me lojtarë të lirë pas kësaj date dhe shesin ose huazojnë lojtarë në ligat ku tregu i transferimeve është ende e hapur.

4 orë

Afati i fundit i transferimeve në Ligue 1

Ligue 1 hapi afatin e transferimeve më 9 qershor dhe do ta mbyllë atë të martën, më 31 gusht në orën 23:59.

4 orë

Afati i fundit i transferimeve në Serie A

Afati kalimtar në Itali u hap më 1 korrik dhe do të mbyllet të martën, më 31 gusht. Në sezonet e kaluara ai është mbyllur një ditë para fillimit të sezonit, por, ashtu si Liga Premier, tani është kthyer në strukturën e mëparshme që është në përputhje me Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.

4 orë

Afati i transferimeve në Bundesliga

Gjermania vendosi mbylljen e afatit të transferimeve në orën 18:00 pasdite e të martës, 31 gusht. Siç është rasti në Spanjë, klubet mund të nënshkruajnë me lojtarë të lirë edhe pas kësaj date dhe të shesin ose huazojnë lojtarë në ligat ku afati i kalimtar është ende i hapur.

4 orë

Afati i transferimeve në MLS

Afati kalimtar amerikan përdor një strukturë paksa të ndryshme. Afati dytësore në Major League Soccer u mbyll të enjten, 5 gusht, megjithëse lojtarët ende mund të huazohen në ekipet e Kampionatit USL dhe League One, dhe të shiten ose huazohen te klubet në ligat e huaja.

4 orë

Afatet e mëvonshme të transferimeve

Një pjesë të vogël të ligave kryesore ku ata janë ende të autorizuar për të nënshkruar me lojtarë pas 31 gushtit, me afatet e tyre përkatëse të transferimeve si më poshtë:

7 shtator: Rusi

8 shtator: Turqi

22 shtator: Meksikë, Portugali

18 tetor: Australi

The post LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar veror 2021 appeared first on Telegrafi.

Formacioni i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës

Posted: 30 Aug 2021 03:09 PM PDT

Është mbyllur edhe java e dytë në Superligën e Kosovës, ku tashmë elita e futbollit  do të ketë dy javë pushtim, duke i hapur rrugën ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Janë zhvilluar të pesë ndeshjet, ku spikati fitorja e Ballkanit si mysafir ndaj Prishtinës me rezultat 1-0.

Fitore si mysafire shënuan edhe Gjilani, Malisheva dhe Drenica, duke bërë që kjo javë tu takoj plotësisht atyre.

Drita me Llapin luajtën baras 0-0, duke bërë që asnjë skuadër në Superligën e Kosovës, të mos ketë pikët e plota.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët për xhiron e dytë, duke u barazuar në paraqitjet individuale të lojtarëve.

Portier

Për portier kishte konkurrencë të fortë këtë javë, por Marjan Coric i Llapit ishte më i miri. Madje ai shpëtoi një gol të sigurt, duke ndal një sulm të Dritës jashtë zonës.

Ai bëri edhe disa pritje tjera, që ia dhanë epitetin si më i miri i javës.

Mbrojtja

Në të djathtë është Ardian Limani i Dritës. Si zakonisht mbrojtësi ishte shumë i mirë në fazën defanzive, por kësaj radhe shkëlqeu edhe në sulm.

Në qendër ka zënë vend Harallamb Qaqi i Drenicës. Përveç shëni golin e dytë që doli të jetë i fitores, ai largoi shumë topa nga zona dhe shpëtoi një gol të sigurt në minutat e fundit të ndeshjes.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Në qendër është edhe Rustem Hoxha i Ballkanit, që bëri një paraqitje shumë të mirë në "Fadil Vokrri". Ai fitoi cdo duel me Oto Johnin, duke treguar formë të lartë dhe stabilitet në mbrojtjen e suharekasve.

May be an image of 1 person, playing football, standing and text

Në të majtë është Astrit Thaqi. Mbrojtësi ishte i jashtëzakoshëm duke bllokuar anën e djathtë të Prishtinës, aq sa e detyroi  Zekirija Ramadanin ta ndërrojë Xhevdet Shabanin që në pjesën e parë.

Mesfusha

Në mesfushë janë dy lojtarë që vrapojnë shumë dhe e ndihmojnë skuadrën tej mase. Albert Dabiqaj duket se ka një jetë me Gjilanin, duke u kthyer në një lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Ai ndal aksione, lufton në mesfushë dhe dërgon topa drejt sulmit.

Edvin Kuc i Ballkanit ishte prej më të mirë në fushë ndaj Prishtinës, duk fituar shumë duele dhe duke lidhur aksionet nga mesfusha drejt sulmit. Me meritë zë një vend në formacion.

Sulmi

Në krahun e majtë është Hasan Hyseni, sulmuesi anësor i Malishevës që e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin. Ai shënoi dy herë ndaj Ulpianës, për t'ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Në krahun tjetër është një tjetër lojtar që po kalon një moment magjik. Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin, i cili shënoi golin e fitores për Ballkanin në ndeshje me Prishtinës. Ai ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen bardhëeklatër.

May be an image of 1 person, playing football, standing, grass and text

Prapa sulmuesit ka zënë vend Elton Cale i Gjilanit. Ai ishte shumë i rrëzishëm në Drenas, ndërsa fitoi edhe penalltinë që u kthye në gol nga Gerhard Progni. Një ndeshje shumë e mirë e brazilianit.

Në qendër të sulmit është Torvioll Stullqaku i Malishëves, i cili shënoi një nga golat më të bukur në këtë javë. Ai mori topin nga gjysma e fushës, duke kaluar portierin dhe duke gjetur rrjetën.

Ai ishte shumë i mirë gjatë gjithë ndeshje, duke fituar shumë duele.

May be an image of 1 person, playing a sport, standing and grass

Trajneri i javës

Ky epitet shkon për Bekim Isufin. Gjilanasi mori tri pikë në kryeqytet, në një ndeshje taktike, ku skuadra e tij gaboi shumë pak.

Një fitore që kthen disponimin në kampin suharekas dhe është e para për Isufin si trajneri i Ballkanit.

May be an image of 1 person and standing

Formacioni i javës

/Telegrafi/

 

The post Formacioni i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

FC Liqeni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve, ndeshjet do t’i zhvillojë në Ukrainë

Posted: 30 Aug 2021 02:31 PM PDT

Shorti i Main Round ka bërë që kampioni i Kosovës, FC Liqeni të udhëtojë në Ukrainë.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i Main Round UEFA Champions League, që do mbahet në javën e fundit të muajit tetor.

Liqeni është vendosur në grupin 6, grup jo edhe i lehtë, pasi do të ketë të bëjë me disa skuadra të forta.

Nikoqirë janë ukrainasit e Uragan Ivano-Frankivsk që në ranglistën e klubeve renditen në vendin 22.

Në grup gjenden edhe rumunët e United Galati që në ranglistën e klubeve më të mira evropiane gjenden në vendin e 15.

Araz Naxçivan kompletojnë grupin e që në ranglistën e klubeve më të mira evropiane renditen si të 25 -tit.

"Pavarësisht rrugës së gjatë dhe grupit jo të lehtë, skuadra jonë do i çaset me seriozitetin maksimal përgatitjeve dhe paraqitjeve në kuadër të këtij rundi. #ForcaLiqeni", thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

The post FC Liqeni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve, ndeshjet do t’i zhvillojë në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Willian dhe Arsenali me marrëveshje shkëpusin kontratën

Posted: 30 Aug 2021 02:26 PM PDT

Arsenali ka arritur një marrëveshje reciproke me Willian për të përfunduar kontratën.

Reprezentuesi brazilian u bashkua me Arsenalin nga Chelsea gushtin e kaluar dhe bëri 37 paraqitje gjatë edicionit 2020/21.

Lojtari kishte edhe dy vite për të përfunduar kontratën me Arsenalin.

Pas diskutimeve pozitive dhe konstruktive të palëve, ai do të largohet për te Corinthians në Brazil.

Willian kthehet aty ku e ka nisur karrierën ndërsa në Evropë luajti edhe për Shakhtar Dontesk dhe Anzhi.  /Telegrafi/

The post Zyrtare: Willian dhe Arsenali me marrëveshje shkëpusin kontratën appeared first on Telegrafi.

Dardanët i nisin stërvitjet për ndeshjet e shtatorit, mungojnë pesë lojtarë në grumbullim

Posted: 30 Aug 2021 02:06 PM PDT

Kosova i ka nisur sot përgatitjet për tri ndeshjet e muajit shtator kundër Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.

Në stërvitjen e sotme në 'Fadil Vokrri" të pranishëm ishin 19 nga 24 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Amir Rrahmani, Bersant Celina, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj dhe Astrit Selmani do t'i bashkohen ekipit në ndërkohë.

Atmosfera te Dardanët ishte mjaft e mirë, ashtu sikurse edhe kushtet për stërvitje.

Si zakonisht stërvitja e parë ishte pa ngarkesë të madhe fizike, teksa futbollistët që kishin ndeshje të dielën u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të martën në orën 12:15, derisa të mërkurën në mëngjes do të udhëtojnë për në Gjeorgji.

The post Dardanët i nisin stërvitjet për ndeshjet e shtatorit, mungojnë pesë lojtarë në grumbullim appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ka bërë deri më tani 17 lëvizje në këtë afat kalimtar – por në fund mund të mos vlejnë dhe aq

Posted: 30 Aug 2021 01:41 PM PDT

Real Madridi është përgatitur për muaj për të lehtësuar nënshkrim me Kylian Mbappen, duke ulur faturën e tyre të pagave dhe duke mbledhur fonde përmes shitjeve të lojtarëve dhe duke huazuar të tjerët për të balancuar skuadrën.

Plani i rindërtimit të Los Blancos gjatë këtij afati kalimtar veror përbëhet nga 17 lëvizje, përfshirë dy afrime, një largim (pa kontratë), tetë zgjatje të kontratës, dy shitje dhe katër lojtarë të cilët janë huazuar.

Transferimet

Real Madrid nënshkroi me David Alaban si transferim falas për të mbuluar largimin e Sergio Ramosit, i cili u largua për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain pasi të dyja palët nuk arritën një marrëveshje për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Ndërkohë, Zinedine Zidane gjithashtu u largua nga klubi, me ish -trajnerin e Evertonit, Carlo Ancelotti që pasoi francezin në stolin e Real Madrid.

Tetë zgjatje të kontratës

Luka Modric (2022), Lucas Vazquez (2024), Nacho Fernandez (2023), Dani Carvajal (2025), Thibaut Courtois (2026), Karim Benzema (2023), Fede Valverde (2027) dhe Casemiro (2025) të gjithë kanë nënshkruar marrëveshje të me Los Blancos.

Kjo është tetë lojtarë në total dhe shumica e tyre përfaqësojnë shtyllën kurrizore të Real Madridit.

90 milionë euro në shitje

Los Blancos përfituan nga Raphael Varane dhe Martin Odegaard, edhe pse ata ishin dy lojtarë që klubi do të kishte preferuar t'i mbante në skuadrën e tyre për këtë sezon.

Ndërkohë, Gareth Bale, Luka Jovic, Isco, Marcelo dhe Mariano Diaz të gjithë jenë nxjerrë në shitje, por duket se do të qëndrojnë në Real Madrid, pasi nuk ka oferta për ta.

Një surprizë e minutës së fundit nuk duhet të përjashtohet në rast se Mbappe mbërrin në Madrid, dhe një nga Rodrygo Goes, Marco Asensio ose Eden Hazard mund të largohet pasi Real Madrid do të ketë një sulmues të tepërt në skuadër.

Hapësirë ​​për një lojtar të klasit botëror

Real Madrid huazoi Brahim Diaz, Take Kubo, Victor Chust dhe Alvarto Odriozola te AC Milan, Real Mallorca, Cadiz dhe Fiorentina, respektivisht, për të lënë hapësirë ​​në faturën e tyre të pagave për Mbappen.

Largimi i Odriozola ishte lëvizja e fundit, e cila lidhet me sagën e Mbappes, pasi numri i spanjollit tani është në dispozicion për çdo mbërritje të mundshme. /Telegrafi/

The post Real Madridi ka bërë deri më tani 17 lëvizje në këtë afat kalimtar – por në fund mund të mos vlejnë dhe aq appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Javier Pastore dhe Roma ndajnë rrugët e tyre

Posted: 30 Aug 2021 12:59 PM PDT

Roma dhe Javier Pastore kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës të mesfushorit argjentinas.

Pastore erdhi në ekipin italian në 2018 dhe që atëherë ai ka luajtur vetëm 37 ndeshje për klubin.

Ai ka shënuar 4 gola, ndërsa dëmtimet e shumta bën që të mos tregojë vetëm te Roma.

Argjentinasi ka luajtur për klube si Palermo dhe Paris Saint-Germain në Evropë.

Ende nuk është bërë e ditur se në cilin klub do të vazhdojë karrierën Pastore. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Javier Pastore dhe Roma ndajnë rrugët e tyre appeared first on Telegrafi.

Mbappe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: Jam mirë, i qetë

Posted: 30 Aug 2021 12:40 PM PDT

Kylian Mbappe  është nisur për në kampin stërvitor të Federatës së Futbollit Francez në Clairefontaine, ku do të bashkohet me pjesën tjetër të shokëve të tij të "Les Blues”.

Sulmuesit të Paris Saint-Germain iu afrua nga një gazetar i cili e pyeti se si ndihet ai, kur thashethemet për kalimin e tij, të mundshme në Real Madrid po vazhdojnë.

“Unë jam mirë, i qetë,” iu përgjigj Mbappe, i cili shënoi dy gol në fitoren 2-0 të PSG kundër Reims.

Në atë ndeshje edhe Lionel Messi bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën në Ligue 1.

Real Madrid dhe PSG kanë qenë në bisedime për sulmuesin francez, ku sipas lajmeve të fundit  transferimi mund të mos ndodh në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

The post Mbappe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: Jam mirë, i qetë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Dermaku nënshkruan kontratë trevjeçare me Leccen

Posted: 30 Aug 2021 11:36 AM PDT

Kastriot Dermaku është përforcimi i Lecces në fazën e mbrojtjes – thuhet në një njoftim zyrtar.

Mbrojtësi 29 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që bën gara në Serie B.

"US Lecce njofton se i ka siguruar të drejtat sportive të futbollistit Kastriot Dermaku nga Parma Calcio".

(Foto: Instagram/kastriotdermaku)

"Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare", thuhet në njoftimin e klubit italian.

Dermaku në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Empoli e Parma, ndërsa në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lecce. /Telegrafi/

 

The post Zyrtare: Dermaku nënshkruan kontratë trevjeçare me Leccen appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ozan Kabak kalon te Norwich City

Posted: 30 Aug 2021 11:17 AM PDT

Norwich City ka përfunduar marrëveshjen për mbrojtësin Ozan Kabak që vjen si huazim nga FC Schalke 04.

Kabak, tani 21 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje huazimi për një sezon me Kanarinat dhe do të veshë fanellën me numrin 15.

City mban opsionin për ta bërë marrëveshjen të përhershme në fund të sezonit 2021/22.

Kabak kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2020/21 në huazim te Liverpooli, duke bërë gjithsej 13 paraqitje në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Në skenën ndërkombëtare me Turqinë, Kabak ka 12 ndeshje dhe ishte pjesë e UEFA Euro 2020.

Kabak do të luajë në një skuadër me Milot Rashicën. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ozan Kabak kalon te Norwich City appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more