Skip to main content

Valë të nxehta po presin Ballkanin, temperaturat pritet të shkojnë deri 45 gradë

Valë të nxehta po presin Ballkanin, temperaturat pritet të shkojnë deri 45 gradë


Valë të nxehta po presin Ballkanin, temperaturat pritet të shkojnë deri 45 gradë

Posted: 30 Jul 2021 01:19 PM PDT

Këto ditë, të gjithë ankohen për vapën dhe thonë se nuk mbajnë mend kur vera ishte më e nxehtë.

Kjo nuk është e pabazuar. Gadishulli Ballkanik ndodhet në një nga valët më të forta të nxehtësisë deri më tani. Për fat të keq, temperaturat do të vazhdojnë të rriten, dhe meteorologët vlerësojnë se fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit do të arrijnë deri në 45 gradë Celsius.

Temperaturat më të larta në Evropë janë regjistruar në Mesdhe, Gadishullin Ballkanik dhe Turqi, dhe ato kanë kaluar 40 gradë Celsius që nga fillimi i korrikut.

Sidoqoftë, vala e nxehtësisë është përhapur kohët e fundit në zonat më të ftohta si Britania e Madhe dhe Irlanda, ku është regjistruar deri në 30 gradë Celsius, gjë që nuk është e zakonshme për këtë pjesë të Evropës, edhe gjatë ditëve të verës, shkruan faqja Severe Ueather.

Sidoqoftë, do të jetë edhe më e ngrohtë në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit tjetër. Temperaturat më të larta pritet të jenë midis 40 dhe 45 gradë, në gadishullin jugor të Ballkanit, si dhe në Itali dhe pjesë të tjera të Mesdheut jugor dhe është e mundur që kjo verë të bëhet një nga pesë më të nxehtat ndonjëherë në Ballkan.

E gjithë kjo ndikon ndjeshëm në cilësinë e ajrit që evropianët do të thithin. Përkatësisht, nëse temperatura e detit është më e lartë se mesatarja, niveli i lagështisë që do të avullojë prej tij do të jetë në mënyrë të pakrahasueshme më i lartë se nivelet e disa viteve më pare dhe një burim me përmbajtje të lartë lagështie që reflektohet drejtpërdrejt në pikat më të larta të vesës dhe paqëndrueshmëri të lartë deri në ekstreme kur bëhet fjalë për stuhi të forta.

Gjithashtu, sipas meteorologëve, përmbytjet e zakonshme gjatë shtatorit ndodhin si pasojë e faktit se temperatura në fund të gushtit janë mbi mesataren dhe fakti që tashmë është dukshëm mbi mesataren, kjo pjesë e Evropës do të përballet edhe me përmbytjet.

Kurti vizitoi për ngushëllime familjet e dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Posted: 30 Jul 2021 01:13 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e Sevdail Rrustemit, në fshatin Pakashticë të Podujevës dhe të Valentina Idrizajt në Istog, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë ta përballojnë dhimbjen, sepse siç ju tha ai, nuk janë të vetëm në këtë tragjedi.

"Kjo nuk është tragjedi vetëm e juaja, por është tragjedi kombëtare dhe i gjithë populli dhe institucionet e Kosovës janë me ju", tha ai.

Kurti theksoi ndihmën e pakursyer të Kroacisë për të aksidentuarit, për ç'gjë shteti i Kosovës është shumë mirënjohës, transmeton Klankosova.tv.

Një ditë më parë, kryeministri i ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e gjashtë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Gjykata Speciale: Të akuzuarit në Hagë mund të falen brenda qendrës së paraburgimit e të konsultohen me hoxhallarë e priftërinj

Posted: 30 Jul 2021 12:08 PM PDT

Të paraburgosurit e Gjykatës Speciale në Hagë krahas aktivitete të tjera, mund të frekuentojnë edhe dhomën e lutjeve, në të cilën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e të tjerët mund të kryejnë ritualet fetare të fesë që i përkasin. Madje, në dhomën e lutjeve, ata mund të lexojnë edhe libra që kanë përmbajte fetare.

Dhomat e Specializuara, në një përgjigje për Gazetën Online "Reporteri.net", kanë treguar se të paraburgosurve u ofrohen shërbime fetare nga njerëzit kompetent të fesë të cilës ata i përkasin.

"Rregullat e paraburgimit parashohin që përfaqësues të kualifikuar të besimeve fetare ose bindjeve të të paraburgosurve lejohen të mbajnë shërbime dhe aktivitete në ambiente të përshtatshme brenda objektit të paraburgimit dhe t'i vizitojnë të paraburgosurit në kohë të përshtatshme", thuhet në përgjigjen e Speciales për Reporteri.net.

Të pyetur nga Reporteri.net nëse në dhomën e lutjes gjendet Kurani dhe Bibla, pasi që të paraburgosurit deklarohen si myslimanë e katolikë, Gjykata Speciale nuk ka qenë e drejtpërdrejtë në përgjigje.

Megjithatë, në përgjigje, theksohet se Thaçi dhe të tjerët të akuzuar nga Haga mund të kenë në zotërim literaturë fetare e cila shërben si udhëzues të fesë që i përkasin.

"Gjithashtu, në masën që është praktikisht e mundshme, të paraburgosurve u lejohet të marrin pjesë në shërbimet fetare, ceremonitë ose takimet e disponueshme në objektin e paraburgimit dhe të kenë në zotërim libra, literature ose udhëzues që lidhen me besimet fetare ose bindjet e tyre, në varësi vetëm të kufizimeve të nevojshme për ruajtjen e sigurisë ose të rregullit në objektin e paraburgimit", thuhet në përgjigje.

Tutje, Gazeta Online 'Reporteri.net' është interesuar nëse të paraburgosurve u ofrohen shërbimet e imamit gjatë lutjeve të së premtes (xhumasë) apo të priftit gjatë së dielës, ka theksuar se atyre u ofrohen shërbime nga përfaqësues të kualifikuar.

Tutje Specialja ka deklaruar se brenda objektit të saj të paraburgimit në Hagë ekziston një hapësirë e caktuar që plotëson nevojat shpirtërore të të paraburgosurve.

Përndryshe, dje Gazeta Online "Reporteri.net", ka shkruar rreth mos sigurimit të qasjes nga ana e Gjykatës Speciale në materiale me përmbajtje pornografike për të paraburgosurit në Hagë.

Në përgjigjen e Speciales thuhej se ky institucion nuk siguron materiale të tilla për të paraburgosurit.

Ndërkaq gjatë kësaj jave, Reporteri.net ka shkruar rreth mundësisë që të paraburgosurit kanë për të lexuar literaturë në gjuhë të ndryshme në bibliotekën e Njësisë së Paraburgimit, e cila sipas Speciales posedon qindra libra dhe e cila përditësohet vazhdimisht.

Por, Specialja, nën arsyetimin e privatësisë, nuk ka ofruar informata lidhur me atë se çfarë saktësisht lexojnë të paraburgosurit në Hagë.

Javën që shkoi, Reporteri.net ka shkruar rreth mungesës së fshehtësisë së korrespondencës të të paraburgosurve në Hagë.

Në përgjigjen e Speciales thuhej se për shkak të rrethanave të sigurisë, zyrtari kryesor i paraburgimit hap, inspekton dhe lexon letrat e marra dhe të dërguara prej të paraburgosurve.

Por, ky veprim i DHSK-së u kritikua nga juristët kosovarë duke nënvizuar se me një qasje të tillë po u mohon të drejtën e konfidencialitetit të korrespondencës, të cilën e garanton Kushtetuta e Kosovës.

Kujtojmë që ish-komandantët e UÇK-së, Thaçi dhe të tjerët, po mbahen të paraburgosur në Hagë nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkaq, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshinë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen dhe shkeljen e fshehtësisë së procedurës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i drejtohet Kosovës – Ky është mesazhi i tij!

Posted: 30 Jul 2021 11:56 AM PDT

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përmendur Republikën e Kosovës në një video-paraqitje.

Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

"Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka shkruar presidentja, Vjosa Osmani.

Mbytet një person në plazhin e Tales

Posted: 30 Jul 2021 11:54 AM PDT

Një person ende i paidentifikuar është mbytur sot në plazhin e Tales në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Po punohet për shkakun e kësaj tragjedie në bregdet.

Ende nuk dihet gjeneralitetet e viktimës, deri në një sqarim të plotë të ngjarjes.

70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Posted: 30 Jul 2021 06:40 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 70 persona, raporton Gazeta Blic.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.

Në total numri i rasteve aktive është 366.

Njoftimi i plotë:

Kaos në Antalia të Turqisë – turistët ikin nga vendi, zjarri u afrohet ndërtesave

Posted: 30 Jul 2021 06:37 AM PDT

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në fshatrat dhe resortet në brigjet Mesdhetare dhe Egjeut të Turqisë, në rajonin e Antalias.

Katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar janë dërguar në spital.

Për këtë, autoritetet kanë nisur një hetim për të parë nëse disa nga zjarret ishin rezultat i zjarrvënies.

Gjatë një vizite në Manavgat, Ministri i Bujqësisë i Turqisë, Bekir Pakdemirli, tha se vënia nën kontroll e zjarreve mund të marrë kohë.

Disa nga turistët e resorteve u detyruan të lënë hotelet për shkak të frikës.

Deri tash janë përhapur afër 60 zjarre dhe kanë që tri ditë që kanë nisur.

Lladrovci sebep që pjesa më e madhe e Kryesisë së Drenasit të dalin me iniciativë qytetare

Posted: 30 Jul 2021 04:54 AM PDT

Partia Demokratike është tronditur në njërin nga dy bastionet e fundit që i kanë mbetur. Shumica e anëtarëve të Kryesisë së Degës së kësaj partie në Drenas do të garojnë me një iniciativë qytetare, pasi niveli qendror e shpërfilli kërkesën e tyre që Ramiz Lladrovci të mos rikandidohej për kryetar komune. Në qendër nuk folën për këtë zhvillim, e në Drenas thanë se gara ndaras është punë e kryer

Partia Demokratike (PDK) është çarë në palcë. Pjesa më e madhe e Kryesisë së Degës së kësaj partie në Drenas do të themelojë një iniciativë qytetare dhe do të garojnë me të në zgjedhjet lokale, pasi strukturat qendrore shpërfillën propozimin e Degës për kandidatin për kryetar komune.

Bekim Nika është nënkryetar dege. Ai tregon se përpjekja e fundit për një zgjidhje nuk dha rezultat, në një takim triorësh që Kryesia e Degës e pati të hënën me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe me bashkëpunëtorë të tij.

"Të gjitha temat u diskutuan dhe nuk ka mbetur hapësirë aty", thotë Nika. "Qendra po insiston me qitë kryetar Lladrovcin. Kryesia e Degës dhe Këshilli Drejtues, afro 70 për qind ose mos të them edhe më shumë, janë kundër kryetarit Lladrovci dhe ne ia kemi bërë të qartë edhe kryetarit Memli Krasniqi se kjo punë nuk mund të vazhdojë më. Kryetari Lladrovci nuk e gëzon autoritetin tek Kryesia e Degës dhe te Këshilli Drejtues, prandaj i treguam se do të dalim me kandidatin tonë".

Në fillim të qershorit Dega e propozoi Driton Ajazin kandidat për kryetar komune.

Erdhi kjo, disa kohë pasi kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, e vetëshpalli kandidaturën. E pati bërë këtë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.

Deri tash organet qendrore të PDK-së nuk e kanë formalizuar ndonjërin emër, me të cilin në zgjedhjet e 17 tetorit do t'i drejtohen elektoratit të Drenasit. Megjithëkëtë, në takimin me strukturat lokale e kanë bërë të qartë se Lladrovcin do ta rikandidojnë.

Driton Ajazi konfirmoi se do të garojë edhe nëse strukturës partiake i duhet të transformohet në iniciativë qytetare.

"Dega e Partisë Demokratike në Drenas tanimë ua ka bërë të qartë vendimin e saj për kandidaturën time për zgjedhjet që do të mbahen për kryetar komune. Ne jemi të vendosur që garës t'i shkojmë deri në fund, pavarësisht cili do të jetë formati i garës", thotë Ajazi. "Ky është vullnet i strukturave të Degës së Partisë Demokratike, është vullnet edhe i elektoratit të Partisë Demokratike në Drenas, i cili elektorat kërkon që të ketë ndryshim në kandidaturën për kryetar të komunës".

Për këtë zhvillim nuk pranuan të flasin kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i degës, Sejdi Hoxha, dhe as kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

E nënkryetari Bekim Nika thotë se përgjegjësinë për këtë zhvillim në degë duhet ta marrë qendra e partisë.

"Në procesin e fundit të zgjedhjeve të brendshme të partisë kanë marrë pjesë afro 10 mijë njerëz dhe i kemi zgjedhur të gjitha strukturat: Këshillin Drejtues, kryetarët e nëndegëve dhe Kryesinë e kryetarin. Tash derisa Kryesia e Qendrës, në këtë rast Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, vendos që ai ta caktojë kandidatin për kryetar të Drenasit, atëherë le të vijë qendra – Memli Krasniqi me të gjithë Kryesinë atje. Le të vijnë e ta zgjedhin, meqë ne s'po pyetemi si Kryesi e Degës", thotë Nika. "Le të vijnë ta zgjedhin ata. Ok. Është punë e tyre. Ne do të vendosim për kandidatin tonë. Do të punojmë maksimalisht që garën ta fitojmë ne. Thashë më herët se listën për asamble veç e kemi gati. Shumë shpejt do të bëhet publike. Rrugët i kemi ndarë. Kjo temë është e mbyllur për ne".

E Driton Ajazi thotë se duke e pasur kundërkandidat Lladrovcin, do ta ketë më të lehtë garën.

"Kjo do të jetë shumë favorizuese për vetë faktin se z. Lladrovci, përveç batutave ai nuk ka bërë ndonjë punë të mirë në Drenas. Ai gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij nuk shquhet për ndonjë projekt konkret. Keqqeverisja e tij i ka irrituar qytetarët e Komunës së Drenasit, e cila ka mbetur komuna më e pazhvilluar dhe këtë e thonë edhe raportet më kredibile, prandaj qytetarët dhe strukturat e Degës së Partisë Demokratike po kërkojnë një qeverisje ndryshe dhe një kryetar që ka një vizion e projekte konkrete", thotë Ajazi. "Profili im është shumë i ndryshëm prej profilit të z. Lladrovci dhe besoj fuqishëm që profili im do të gjejë mbështetje te elektorati".

Drenasi është një prej dy bastioneve që PDK-ja vazhdon t'i mbajë.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, kjo parti shënoi fitoi vetëm në dy komuna: në Skenderaj siguroi 70.1 për qind të votave e në Drenas 63 për qind.

Ministri Vitia flet për vendosjen e masave të reja anti-Covid në Kosovë

Posted: 30 Jul 2021 04:45 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për mundësinë e përhapjes së variantit Delta në Kosovë.

Vitia ka thënë se varianti Delta tashmë është përhapur në shumë vende të Evropës dhe nuk përjashtohet edhe Kosova, shkruan Reporteri.net.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, ngase siç është shprehur Vitia, jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë.

Vitia ka folur edhe për mundësinë e vendosjes së masave të reja. Ai ka thënë se për një vendim të tillë do të përcjellin situatën epidemiologjike në vend.

"Ky është një proces dinamik, ne do të përcjellim trendin siç bëjnë edhe shtetet tjera. Në momentin kur kemi situatë të qetë epidemiologjike ne do të zbusim masat, por në momentin kur situata rëndohet do të shohim për veprime të tjera", u shpreh Vitia në konferencë për media. /Reproetri.net

Sami Lushtaku: Bekimin, s’dua me ja përmend mbiemrin, nuk e shoh rival për Skenderaj

Posted: 30 Jul 2021 04:43 AM PDT

Sami Lushtaku i PDK'së po thotë se nuk sheh askënd rival në politik, pavarësisht për kënd bëhet fjalë. Lushtaku ka folur me letra hapur për përplasjen që ka me Bekim Jasharin dhe përkrahjen që e mori nga Daut Haradinaj. Ai tregon pse ju fut garës për të parin e Skenderajt, kush i kërkoi të dal sërish para qytetarëve për të marr besimin e tyre.

Polemika të shumta janë krijuar ditëve të fundit për shkak të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në tetor nëpër komunat e Kosovës.

Komuna e cila po ngjall reagimet më të mëdha është ajo e Skenderajt. Sami Lushtaku, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Bekim Jashari, si kandidat i pavarur, tashmë kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për të qenë në krye të kësaj komune.

Sami Lushtaku nuk sheh konkurrencë në garën zgjedhore që pritet ta ketë sfidën e radhës në tetor të këtij viti. Ai mendon se të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë.

"Unë nuk e shoh asnjë rival realisht, kam punu dhe jam angazhu, e PDK me ka nominuar për kandidatë për kryetar komunë. Çdo individ e parti ka të drejtë shpall kandidaturën dhe të hyjë në garë, pra secili që ka ambicie mund t'i shfaqë përmes fushate dhe të marr besimin e qytetarit", ka thënë Lushtaku në një intervistë për Syri.net Kosova.

Në pyetjen tonë se a e sheh rival kryesor në këto zgjedhje, kryetarin aktual të Skenderajt, Bekim Jasharin. Lushtaku heziton ta thërras edhe në mbiemër Jasharin kur përgjigjet.

".. Vallahi për mu… mu, Bekimi, jo far Jashari, as mbiemrin s'po du me ia përmend. Bekimi nuk është rival që mu ma rrezikon marrjen e komunës".

Lushtaku në pyetjen tonë se çfarë ka ndodhur që ka ardhur deri të kjo krisje e marrdhënieve me Bekim Jasharin, ai thotë se nuk është iniciator e kësaj përplasje dhe gjuan 'topin' tek Jashari.

"Nashta u tregu zotri Bekimi i ashpër, unë jo, jo valla absolut. PDK- ja ka jap një madatë z.Bekimi dhe mendoj që është jo korrekte me ia jep edhe një mandat z.Jashari për faktin që jemi parti politike e nuk jemi organizatë ndërkombëtare. Do më thanë kur t'i teket e kujt t'i teket na me ja jep këtë mundësi. Na ja kemi jap, ka shfaq dëshirën, të unë mundësi të dytë nuk ka, as ai, as dikush tjetër.

I pyetur se si e komentoni deklaratën e Daut Haradinajt, se e përkrah Bekim Jasharin në këtë garë, e jo ju? Lushtaku shprehet se ka mik të mirë por si politikan nuk ia mbush syrin.

Na jemi në politikë, na jemi shok dhe e respektoj zotrin Haradinaj si bashkëluftetarë, kurse si politikan…se di se shoh shumë.

Si duket Lushtakut i kanë mbetur në gjysmë dy projekte gjigante për të cilat ka synim t'i realizoj në këtë mandat të ri, që pretendon ta marr.

"Me kanë mbet dy projekte të mëdha, që janë njëra ndërtimi i kompleksit për familje të dëshmorëve që nuk është qitë asnjë tull që 4 vjet dhe qendra e Skenderajt, që është sfida më ë madhe. Na ja kemi nis këtyre projekteve, por na ja dham mundësin Bekim Jasharit që të zhvilloi këto projekte, po nuk ndodhi. Prandaj besoj me qeverisjen e PDK-së, këto dy projekte gjigante do t'i realizojë. Qytetarët kanë me vlerësu punën e secilit përfshirë edhe kryetarin aktual por edhe neve si subjekt e qeveri lokale që kemi udhëheq me Skenderaj. Skendaraj është një qytet që kur vijnë njerëzit për herë të parë e dytë, befasohen me zhvillimin që ka ndodh në Skenderaj" – shprehet Lushtaku për Syri.net

Ai ka synime të qarta se kë do ta fus edhe në ekipin e tij për asamble komunale në Skenderaj.

"Unë mendoj që nuk mundem t'i largoj ata që kanë dhënë kontribut por 70% do të jenë të rinj. Një grup i të rinjve që do të shkëlqejnë. Nuk kam ndërmend të flas tani. Jemi duke u pregatitë dhe besoj që kur ta keni në dorë edhe ju si media programin e Partisë Demokratike do ta shini një program i mirë, i detajum dhe jo megallomi me fjalë të mëdha dhe mos me mujt m'i realizu. Gjithçka ka m'u llogaritë mirë që të realizohet" thotë Lushtaku.

Në pyetjen se ishte kërkesë nga PDK, apo dëshirë e Lushtakut për të qenë sërish kandidatë për kryetar të Skenderajt, ai thotë se nuk ka qenë dëshirë e tij po partia kishte nevojë për të.

"Dëshirë e jemja nuk ka qenë me kanë kryetar i Komunës, absolut jo! Unë kam vendos për shkak të PDK-së, për shkak të dy miqve të mi që sot padrejtëisht janë në Hagë. Dhe PDK-ja ka nevoj edhe për mu edhe për shumë qytetarë që mendojnë se PDK-ja është e fortë është unike dhe ka me fillu me ju kthy nami që e ka pas më herët. Sepse gjitha projektet jo veç Skenderaj, po në gjithë Kosovën projektet më të mëdha kanë ndodhur në qeverisjen e PDK-së. Këta që sot janë në pushtet janë demagogë dhe asnjë punë nuk e kanë bërë".

Si duket kandidatit të PDK-së, për të parin e Skenderajit, po i pengojnë edhe raportimi i medieve për zhvillmet atje, ai ka një porosi për shtypin.

"Unë po lexoj nëpër media se në Drenicë ka veç luftë. Unë mendoj që Drenica është një qytet shumë e qetë, dhe mbizotëron një situatë tepër e qetë dhe gjithçka ka me shku siç e mendoj unë. Juve medieve ju kisha lut mos bëni propagand nga Prishtina. Po hajdi me kamera dhe pyetni qytetarët ma shumë".

Lushtaku ka një dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 2020 personat që kanë një dënim të tillë, u ndalohet garimi në zgjedhje.

Në këtë pyetje, Lushtaku nuk preferon të flas, por në fund thotë se është konsultuar me juristë dhe se është i bindur që ka të drejt të jetë kryetar i Skenderajt.

"A ki naj pyetje tjetër gazetare… Unë kam fol me shumë jurista dhe ekspert ligjor dhe unë jam i bindur që kam drejt të jem kryetar i komunës".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more