Skip to main content

Mos bëni panik me mbyllje në vjeshtë, gjejini mënyrat për t’i bindur njerëzit që të vaksinohen! Telegrafi Opinione

Mos bëni panik me mbyllje në vjeshtë, gjejini mënyrat për t’i bindur njerëzit që të vaksinohen! Telegrafi Opinione


Mos bëni panik me mbyllje në vjeshtë, gjejini mënyrat për t’i bindur njerëzit që të vaksinohen!

Posted: 31 Jul 2021 04:54 AM PDT

Ka disa muaj që varianti Delta i Covidit-19, ka shënuar rritje të rasteve nëpër botë. Natyrisht, Kosova nuk mund të rri e paprekur nga kjo, sidomos tash kur ka lëvizje më të madhe të njerëzve – si përbrenda vendit, ashtu me vendet tjera.

Por, pse janë shpeshtuar thirrjet për mbyllje në vjeshtë, nëse nuk vaksinohen njerëzit – thirrje këto që vijnë sa nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ashtu edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)?

A duhet të frikësohen njerëzit me thirrje të tilla? Me panik të tillë?

Natyrisht që po, ndaj apelet e tilla janë të gabuara në aspektin strategjik, në atë të komunikimit me publikun edhe në atë që njihet si PR-i i shtetit për të stimuluar njerëzit që të vaksinohen.

Por, cila është gjendja dhe faktet në terren në Kosovë dhe në vendet e rajonit? Ku qëndron shteti ynë, në këtë aspekt.

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë (statistikat e 30 korrikut 2021) në vend janë vaksinuar 12 832 banorë. Me dozën e parë, deri tash janë vaksinuar mbi 275 633 persona, me dozën e dytë janë vaksinuar 137 445. Pra, totali me dozën e parë dhe të dytë, deri më 30 korrik, është 413 078 qytetarë.

E, si qëndron Kosova në krahasim me shtetet e rajonit?

Sipas faqes www.ourworldindata.org, Kosova është vendi me përqindjen më të vogël të të vaksinuarve nga shtetet e rajonit (në bazë të përqindjes në popullatë). Vendi ynë është në pozitën e fundit me vetëm gjashtë për qind të të vaksinuarve deri në fund të korrikut; Bosnja e Hercegovina me shtatë për qind, Shqipëria  e Maqedonia e Veriut me 17 për qind, pastaj Mali i Zi me 24 për qind, Kroacia me 34 për qind e Serbia me 40 për qind (nga numri total i popullatës).

Në anën tjetër, prejse ka filluar vaksinimi në Kosovë, ka pasur një lloj hezitimi edhe nga vet stafi shëndetësor dhe nga institucione publike në vend. Vetëm një e treta e punonjësve të arsimit, në nivel vendi, janë vaksinuar. Edhe nëse sot ata vaksinohen, nuk do të arrijnë t'i marrin të dy dozat deri në fillim të vitit të ri akademik – pra në fillim të muajit shtator.

Njerëzit nuk është që nuk duan të vaksinohen; ata duhet të informohen, të stimulohen dhe të ketë një plan konkret për thirrje të vaksinimit. Kjo thirrje nuk duhet te jetë vetëm me fjalitë "CAPS LOCK" e veç me rrjetin Facebook. Pra, mungon strategjia e komunikimit me publikun; mungon PR-i dhe stimulimi.

Një sondazh i publikuar në muajin mars tek Telegrafi nga kompania Pyper, thotë se 42.52 për qind e qytetarëve janë të gatshëm ta marrin vaksinën anti-Covid, nëse do u ofrohej këtë javë.

Çfarë duhet të bëjë Ministria e Shëndetësisë e IKShPK-ja në ditët e javët e ardhshme në mënyrë më urgjente? Cila është zgjidhja?

Duhet të bëjë fushatë pozitive e stimuluese për t’u vaksinuar, e jo panik se do të mbyllet vendi; duhet t'i përdorin të gjitha platformat e komunikimit publik – mediat, rrjetet sociale, fushatat klasike senzibilizuese me fytyra publike që tashmë janë vaksinuar me të dy dozat. Pra, të bëjë një komunikim planifikues me njerëz të fushës, sepse nuk është marre të kërkosh ndihmë për të mirën e shëndetit publik e të shtetit.

 

 

The post Mos bëni panik me mbyllje në vjeshtë, gjejini mënyrat për t'i bindur njerëzit që të vaksinohen! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more