Skip to main content

Kosovë: 90% e rasteve të infektimit me COVID-19 janë me variantin Delta

Kosovë: 90% e rasteve të infektimit me COVID-19 janë me variantin Delta


Kosovë: 90% e rasteve të infektimit me COVID-19 janë me variantin Delta

Posted: 30 Jul 2021 06:35 AM PDT

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90% të rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të këtij virusi.

Sipas tyre, ky variant, sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të këtij virusi. Sipas tij, arma e vetme kundër pandemisë, është vaksinimi.

"Sot kur vendi ynë ka vaksina për secilin qytetar, dhe kur qytetarët mund të zgjedhin vaksinën, dhe kur janë hequr kategoritë e vaksinimit, nuk ka arsye të vetme për të mos u vaksinuar", ka thënë Vitia. Ai deklaroi se interesim më i madh për t'u vaksinuar vërehet në Prishtinë, ndërsa ka qytete tjera që janë duke treguar më shumë hezitim.

Ministri Vitia, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka punuar për të shtrirë oksigjenimin qendror aty ku ka munguar në spitalet e Kosovës, si dhe janë bërë intervenime urgjente ku është parë se ka pasur nevojë gjatë valëve paraprake të pandemisë.

 

Kompania “Google” vendos kushtin: Pa vaksinë nuk kthehesh në punë

Posted: 30 Jul 2021 05:15 AM PDT

Nuk mund të futesh më brenda zyrave të GOOGLE nëse nuk je vaksinuar më parë. Gjiganti i teknologjisë nisi me zbatimin e politikës së vaksinimit të punonjësve dhe pret që brenda pak javësh të gjithë pjesëtarët e stafit të kthehen në kampuse të vaksinuar. Nuk bëhet fjalë për pak por për 144 mijë punonjës të Google në mbarë botën.

CEO i Google, Sundar Pichai deklaroi në postimin e tij në blog se "Ata që vijnë për të punuar në kampuset e tyre duhet të vaksinohen". Ai shtoi se procesi për këtë çështje do të ndryshojë sipas kushteve të rajonit, rregulloreve dhe mundësisë së vaksinës. Google ka shtyrë hapjen e plotë të kampuseve të saj në mbarë botën nga 1 shtatori më 18 tetor për shkak të rritjes së rasteve të reja të variantit Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Punonjësit e gjigantit të teknologjisë gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për të vazhduar punën nga shtëpia deri në fund të vitit 2021, në rast të kushteve të veçanta.

 

Studimi i fundit: Delta po përhapet po aq shpejt sa lija e dhenve

Posted: 30 Jul 2021 04:59 AM PDT

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se varianti Delta i koronavirusit përhapet me aq lehtësi sa lia e dhenve, dhe se mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, ka raportuar e përditshmja amerikane, New York Times, duke cituar një dokument të CDC-së.

Ky variant është thënë se ka më shumë mundësi të shmangë mbrojtjen e krijuar nga vaksinat, duke shtuar se vendimi për rikthim të masës për vendosje të maskës, është bazuar në këtë dokument.

Megjithatë, të dhënat e CDC-së tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të sëmurjes serioze, shtrirjes në spital, dhe vdekjeve, është thënë në raport, duke cituar ekspertët. Hulumtimi i ri tregon se personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt, ka thënë udhëheqësja e CDC-së, Rochelle Walensky për New York Times.

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa viruset që transmetojnë viruset MERS, SARS, Ebola, gripin sezonal dhe linë e dhenve, ka thënë raporti.  Hapi i parë për agjencinë është që të "kuptojë se lufta ka ndryshuar", është cituar në dokument. CDC pritet të bëjë publike më shumë të dhëna ndaj këtij varianti, ka shkruar New York Times.

 

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve sugjeron mbajtjen e maskës deri në vaksinimin e plotë të popullsisë

Posted: 30 Jul 2021 04:50 AM PDT

Kjo është këshilla e fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i ka përditësuar udhëzimet për maska këtë javë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët e CDC-së kanë njoftuar se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, duhet t'i rikthehen vendosjes së maskave në ambiente të mbyllura, nëse jetojnë në zona ku infektimi me koronavirus po rritet. Këto zona aktualisht përbëjnë pjesën më të madhe të SHBA-së, ose më shumë se 60% të qarqeve amerikane. Maskat, në përgjithësi, nuk janë të nevojshme jashtë.

Agjencia gjithashtu ka thënë se të gjithë mësuesit dhe nxënësit duhet të veshin maska në shkolla, pavarësisht nëse koronavirusi është në rritje në komunitet ose jo. CDC-ja nuk ka qenë e para që ka bërë thirrje për kthimin e maskave. Javëve të fundit, disa qytete amerikane kanë sjellë rregulla për veshje të maskave në ambiente të brendshme.

E gjitha është për shkak të versionit më ngjitës të koronavirusit, Delta, ka thënë CDC. Ky variant po nxit rritjen e numrit të rasteve në pjesën më të madhe të SHBA-së dhe tani përbën më shumë se 80% të infeksioneve. Zyrtarët e CDC-së kanë thënë se informacionet e reja në lidhje me përhapjen e tij, i kanë detyruar ata të ndryshojnë qasje. Pjesa dërrmuese e infeksioneve të reja në SHBA vazhdon të jetë midis njerëzve të pavaksinuar.

Rrallë, disa njerëz të vaksinuar përfundojnë si të infektuar, megjithëse vaksina zbut goditjen dhe në përgjithësi mbron nga simptoma të rënda. Më herët, njerëzit e vaksinuar dhe të infektuar kanë pasur nivele të ulëta të virusit dhe nuk kanë pasur shumë gjasa ta përhapin atë, ka thënë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky. Por, të dhënat e reja tregojnë se ky nuk është rasti me variantin Delta. Njerëzit e vaksinuar "kanë potencial ta përhapin virusin te të tjerët", ka thënë ajo.

Udhëzimet për këdo që nuk është vaksinuar kundër koronavirusit mbeten të njëjta: Maskat rekomandohen brenda, pothuajse kudo. Të gjithë pavarësisht nga vaksinimi ose vendndodhja duhet të mbajnë maska kur janë në aeroporte ose stacione treni, ose kur hyjnë në autobusë, trena ose transporte të tjera publike. Spitalet, dyqanet dhe bizneset gjithashtu mund të kërkojnë maska.

 

COVID-19: Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, karantinë 5 ditore

Posted: 30 Jul 2021 01:30 AM PDT

Në kuadër të situatës pandemike të kohëve të fundit, Italia ka ndryshuar sërish rregullat e udhëtimit për vendet që nuk janë në BE. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka firmosur rregullat e reja për frenimin e pandemisë në shtetin fqinj.

Mediat vendase bëjnë me dije se vendet që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5 ditore. Udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes. Ky afat është zvogëluar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut.

E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit. Udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimin 5 ditor, shkruajnë mediat italiane.

Publikohet harta e re e COVID-19 në Evropë

Posted: 30 Jul 2021 01:14 AM PDT

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka publikuar një hartë të re të COVID-19. Sipas hartës, pjesa më e madhe e Greqisë dhe bregdetit mesdhetar të Francës, Siçilisë dhe Sardenjës, janë në ngjyrë portokalli. Ishujt në pjesën jugore të Detit Egje janë në "të kuqe të errët", kjo është arsyeja pse ECDC këshillon të mos udhëtoni në këto zona, përveç nëse ka një arsye thelbësore.

Rajoni është shtëpia e destinacioneve të njohura turistike, të tilla si Mykonos, Santorini dhe Rodos, të cilat tërheqin miliona turistë çdo vit. Të gjithë destinacionet kryesore turistike të Greqisë janë me të kuqe ose të kuqe të errët, përveç rajonit ku ndodhen Samos, Chios dhe Lesbos i cili është në portokalli.

Italia kontinentale është kryesisht portokalli, përveç Piedmont-it dhe Adriatikut Jugor të cilat janë me të gjelbër, ndërsa Sicilia dhe Sardenja janë me të kuqe. Qipro është shënuar me të kuqe të errët, dhe Malta me të kuqe. Bregdeti mesdhetar i Francës është i kuq, përveç Korsikës e cila është e kuqe e errët. Pjesa më e madhe e Spanjës është me ngjyrë të kuqe të errët dhe një pjesë më e vogël me të kuqe.

Shumica e Evropës Qendrore dhe e gjithë Gjermania janë në të gjelbër. Vendet skandinave janë kryesisht të gjelbra, me përjashtim të Danimarkës me ngjyrë të kuqe portokalli, ndërsa Holanda, Irlanda dhe një pjesë e Belgjikës janë me të kuqe.

E gjelbër në hartën e ECDC janë rajonet në të cilat shkalla e infeksionit 14-ditor për 100,000 popullsi është më pak se 50, dhe përqindja e numrit pozitiv të testuar nga COVID-19 është më pak se 4%, ose incidenca 14-ditore është më pak se 75, dhe përqindja pozitive më pak se 1%.

E kuqja do të thotë një normë 14-ditore prej 75-200, me një proporcion pozitiv më të madh se 4%, dhe zonat ku norma 14-ditore është e infektuar është 200 deri në 500, dhe zonat e kuqe të errët nënkuptojnë një normë 14-ditore më të madhe se 500.

ECDC vlerëson rrezikun e COVID-19 nga rajonet kryesore statistikore brenda vendit (NUTS 2). Bregdeti kroat mbeti në "portokalli" në hartën e fundit, që do të thotë se incidenca e rasteve të konfirmuara është më pak se 50, por pjesa e pozitivëve është më shumë se 4% ose norma 14-ditore është midis 75 dhe 200, dhe pjesa e pozitivëve në mesin e të testuarve më pak se 4%.

Po ashtu në këtë hartë nuk janë përfshirë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Maqedonia Veriore, Zvicra, Britania e Madhe dhe Rusia.

Dëmtimi i veshkave nga diabeti, ja trajtimi

Posted: 30 Jul 2021 12:52 AM PDT

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Hipoglicemia është e shpeshtë dhe e rrezikshme në pacientët me sëmundje kronike të veshkave.

Diabeti është shkaku më i zakonshëm i sëmundjeve të veshkave në të gjithë botën dhe është një fenomen i shpeshtë te pacientët me nefropati jo-diabetike . Një synim kryesor për trajtimin me diabet në pacientët me sëmundje kronike të veshkave (CKD) është kontrolli rigoroz i glukozës për të parandaluar ESRD.

Sidoqoftë, trajtimi i diabetit në popullatën me CKD kërkon kujdes të veçantë. Për shkak se insulina pastrohet nga veshkat, pacientët që kanë diabet dhe kanë CKD me GFR të reduktuar (<60 ml / min për 1.73 m2) shpesh kanë kërkesa më të ulëta për insulinë. Për më tepër, degradimi i insulinës në indet periferike është ulur në pacientët me CKD. Pacientët me CKD dhe uremi gjithashtu mund të kene mungesë oreksi nga ushqimi suboptimal, duke çuar në pakësimin e depove të glikogjenit.

Për më tepër, me një rënie të masës renale, pacientët me CKD mund të pësojnë ulje të glukoneogjenezës renale. Më në fund, ilaçet antidiabetikë të përdorur zakonisht ekskretohen nga veshkat dhe kanë një gjysmë jete të zgjatur tek pacientët me CKD, duke i predispozuar ato për episodet e hipoglicemisë. Përfshirja e këtyre faktorëve mund të kontribuojë në një rrezik më të madh për hipogliceminë në mesin e pacientëve me CKD dhe kjo mund të jetë një pasojë e padëshiruar e terapisë për të trajtuar hipergliceminë.

Hipoglicemia mund të konsiderohet një ngjarje serioze për sigurinë e pacientit me komplikime të rënda shëndetësore, duke përfshirë marramendje, çorientim, të folur të crregulltë, konvulsione dhe vdekje. Përveç kësaj, hipoglicemia akute mund të coje në një rritje të aktivitetit adrenergjik, i cili mund të rezultojë në isheminë koronare, aritmi kardiake serioze dhe vdekje të papritur. Pasoja të tilla negative të hipoglicemisë mundet të paktën pjesërisht të shpjegojnë rrezikun më të madh për sëmundje kardiovaskulare (CVD) të vërejtura në disa studime të fundit nga ulja intensive e glukozës në pacientët me diabet.

Si përfundim, CKD është një rrezik për hipoglicemi, tek pacientët me ose pa diabet. Vdekshmëria e tepërt e lidhur me hipogliceminë e bën këtë ndërlikim një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë e pacientëve me CKD.

 

Të dhënat e Pfizer sugjerojnë: Një dozë e tretë e vaksinës rrit “fuqishëm” mbrojtjen kundër variantit Delta

Posted: 30 Jul 2021 12:23 AM PDT

Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer mund të forcojë fuqishëm mbrojtjen kundër variantit Delta, përtej mbrojtjes së ofruar nga dy doza standarde, sugjerojnë të dhënat e reja të publikuara nga Pfizer.

Të dhënat tregojnë se niveli e antitrupave kundër Deltës mund të rritet pesëfish te njerëzit 18 deri në 55 vjeç, nëse marrin një dozë të tretë të vaksinës. Në grupmoshën 65-85 vjeç, niveli i antitrupave kundër Deltës rritet 11 herë më shumë sesa pas një doze të dytë.

Nuk është e qartë nëse nivelet e rritura të antitrupave në fakt lidhen me mbrojtjen më të mirë, ose nëse kjo mbrojtje shtesë është e nevojshme. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se vaksinat aktuale i mbrojnë njerëzit mirë nga të gjitha variantet e zakonshme. Të dhënat tregojnë gjithashtu se nivelet e antitrupave janë shumë më të larta kundër variantit origjinal të koronavirusit dhe variantit Beta, të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut, pas një doze të tretë.

Pfizer dhe partneri i saj BioNtech publikuan të dhëna shtesë që lidhen me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së tyre të koronavirusit dhe thanë se mbrojtja zgjat të paktën gjashtë muaj, por mund të fillojë të dobësohet pak drejt fundit të kësaj periudhe.

Të dhënat tregojnë se efikasiteti i vaksinës arriti kulmin në më shumë se 96% nga një javë në rreth dy muaj pas marrjes së një doze të dytë të vaksinës, dhe më pas duket se bie gradualisht në 83.7% katër deri në gjashtë muaj më vonë./ CNN

Mbërrijnë në Shqipëri 20 mijë doza AstraZeneca, Manastirliu: Të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit

Posted: 29 Jul 2021 11:56 PM PDT

20.000 doza vaksine AstraZeneca kanë mbërritur në Shqipëri falë qeverisë kroate. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në Facebook thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë.

Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari, ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vend.

Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja të Covid.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more