Skip to main content

“Barcelona ka vetëm dy javë kohë për t’i larguar lojtarët e padëshiruar” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Barcelona ka vetëm dy javë kohë për t’i larguar lojtarët e padëshiruar” plus 9 more Telegrafi Futboll


Barcelona ka vetëm dy javë kohë për t’i larguar lojtarët e padëshiruar

Posted: 30 Jul 2021 02:55 PM PDT

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të madhe financiare.

Pandemia që ka kapluar gjithë botën vitin e kaluar e ka goditur edhe më shumë gjigantin katalunas që ka pësuar humbje të mëdha.

Tani katalunasit janë duke tentuar t’i largojnë disa nga futbollistët që kanë paga të larta, por problemi qëndron se nuk ka oferta të mira për ta.

Mediat spanjolle kanë raportuar se kataluansit kanë vetëm dy javë kohë, pra deri më 15 gusht për t’i larguar disa nga futbollistët.

Data 15 gusht është afati i fundit për të ulur faturën e pagave e cila te Barcelona është shumë e lartë.

Portieri brazilian Neto, mbrojtësit Samuel Umtiti e Clement Lenglet, mesfushori Miralem Pjanic si dhe sulmuesit Antoine Griezmann e Martin Braithwaite janë në listën e largimeve.

Të gjithë këta lojtarë kanë paga të larta dhe realisht trajnerin Ronald Koeman nuk llogarit në shërbimet e tyre për edicionin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që Barcelona të mendojë sa më parë largimin e tyre dhe po pret ofertat e duhura.

Në rast se nuk arrijnë ofertat e duhura, katalunasit synojnë t’i huazojnë këta futbollistë vetëm që ta ulin faturën e pagave vjetore. /Telegrafi/

The post Barcelona ka vetëm dy javë kohë për t’i larguar lojtarët e padëshiruar appeared first on Telegrafi.

Varane përshëndetet me tanimë ish-bashkëlojtarët, Real Madridi njofton saktësisht për shumën e largimit

Posted: 30 Jul 2021 02:49 PM PDT

Raphael Varane ka kompletuar transferimin tek gjiganti anglez Manchester United nga Real Madrid.

Mbrojtësi francez është larguar nga Reali pasi 10 viteve të kaluara në Santiago Bernabeu.

Megjithatë ka qenë e paqartë shuma e transferimit të tij nga mediat e ndryshme ndërkombëtare që shkruanin për 40 milionë plus 10 të tjera në formë bonsuesh.

Ka qenë vet klubi mbretëror, Real Madrid që ka njoftuar se ka fituar 50 milionë euro nga shitja e francezit.

Përpos 50 milionë eurove të fituara, Reali do t’i fitojë edhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, duke përfshirë ndeshje të Varanes në United, tituj të fituar e çmime të tjera individuale dhe ekipore.

Gjithsesi ka kjo shumë e paguar nga United, do të fitojë edhe ish-skuadra e francezit, Lens që kishte të drejtë të fitonte 2,5 për qind nga shitja e tij.

Ndërkohë Varane sot ka vizituar për herë të fundit Madridin, ku është përshëndetur tanimë me ish-bashkëlojtarët e tij dhe presidentin Florentino Perez. /Telegrafi/

The post Varane përshëndetet me tanimë ish-bashkëlojtarët, Real Madridi njofton saktësisht për shumën e largimit appeared first on Telegrafi.

Zbulohen detajet e marrëveshjes: Alaba u bashkua si futbollist i lirë me Realin, por do t’i kushtojë 126 milionë euro madrilenëve

Posted: 30 Jul 2021 02:07 PM PDT

Davdid Alaba javë më parë ka kompletuar transferimin te Real Madrid.

Mbrojtësi austriak është larguar nga Bayern Munichu si futbollist i lirë dhe u bashkua me Los Blancos me parametra zero.

Por përkundër se e morën si futbollistë të lirë austriakun, Real Madridit do t’i kushtojë Alaba në total 126,5 milionë euro.

Ka qenë gazeta e madhe gjermane Der Spiegel që ka zbuluar shifrat e këtij transferimi të Alabas në Madrid.

Florentino Perez ka paguar tashmë plot 29.2 milionë euro në formë bonusesh, nga të cilat 17.7 i ka marrë vetë futbollisti, 5.2 agjenti dhe ndërmjetësuesi Pini Zahavi dhe 6.3 milionë euro të tjera babai i austriakut, George Alaba.

Ndërkohë vetë mbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 19.2 milionë eurosh bruto në sezon, ose diçka më tepër se 11 milionë euro neto, një shifër kjo më e ulët sesa merrte Sergio Ramos te Reali deri në fund të sezonit që lamë pas.

David Alaba do të duhet të bëjë liderin e prapavijës te Reali i Madridit, pasi nga ekipi janë larguar tashmë si Sergio Ramos, ashtu edhe Raphael Varane, të cilët kanë udhëhequr repartin në sezonet e fundit. /Telegrafi/

The post Zbulohen detajet e marrëveshjes: Alaba u bashkua si futbollist i lirë me Realin, por do t’i kushtojë 126 milionë euro madrilenëve appeared first on Telegrafi.

Locatelli shumë i shtrenjtë, Juventusi ka dy alternativa të tjera për mesfushën

Posted: 30 Jul 2021 01:26 PM PDT

Manuel Locatelli është objektivi kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës.

Megjithatë gjiganti italian nuk po arrin marrëveshje me Sassuolon për transferimin e futbollistit.

Sassuolo nuk po heq dorë nga 40 milionë eurot për futbollistin, derisa Zonja e Vjetër ofron vetëm 30 milionë.

Duke parë se nuk po arrijnë gjuhë të përbashkët me Sassuolon, Juventusi ka dy alternativa të tjera për mesfushën.

Tiemoue Bakayoko dhe Denis Zakaria janë dy alternativat e Zonjës së Vjetër në rast se nuk arrihet transferimi i Locatellit.

Ka qenë vet trajneri Massimiliano Allegri që i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit, se në rast se nuk arrihet Locatelli të provohet njëri mes Bakayokos dhe Zakarias.

Bakayoko vlerësohet nga Chelsea rreth 25 milionë euro, derisa zvicerani Zakaria ka një kosto prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Locatelli shumë i shtrenjtë, Juventusi ka dy alternativa të tjera për mesfushën appeared first on Telegrafi.

Milani përgatitë ofertë për Iscon

Posted: 30 Jul 2021 01:01 PM PDT

Isco Alcoron pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll prej dy vitesh nuk është një startues te Los Blancos dhe pritet të largohet.

Edicioni i fundit ishte ndër më të dobëtit për të, pasi nuk luante shumë dhe kishte rënie forme.

Megjithatë Milani vazhdon të besoj në aftësitë e spanjollit dhe dëshiron ta transferojë gjatë verës.

Rossonerët kanë bërë gati 18 milionë euro për transferimin e fantazistit, edhe pse Los Blancos synojnë rreth 25 milionë nga shitja e tij.

Gjithsesi sipas mediave italiane, marrëveshja mund të arrihet për 18 milionë plus tre të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/

 

The post Milani përgatitë ofertë për Iscon appeared first on Telegrafi.

Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier

Posted: 30 Jul 2021 12:38 PM PDT

Martin Braithwaite pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi danez ka bërë paraqitje shumë të mira në Kampionatin Evropian dhe ofertat nuk po mungojnë në drejtim të tij.

Barcelona ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze West Ham United për shitjen e sulmuesit.

West Ham është pajtuar të paguajë 15 milionë euro në drejtim të gjigantit katalunas për t’i marrë shërbimet e Braithwaite.

Megjithatë klubi anglez vazhdon të negociojë me agjentin e lojtarit për kushtet personale të tij.

Ditë më parë agjenti i tij tha se Braithwaite është i lumtur në Barcelonë dhe nuk e mendon largimin.

Por vet klubi katalunas është gati ta shes atë pasi është në nevojë për të hyra financiare. /Telegrafi/

The post Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

Posted: 30 Jul 2021 11:34 AM PDT

Sulmuesi brazilian, Willian është i vendosur të qëndrojë te Arsenali, së paku për momentin.

Anësori ishte bashkuar me Topçinjtë një vit më parë nga Chelsea, por nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij.

Arsenali është gati ta largojë futbollistin dhe po pret ofertat e duhura, por lojtari ka refuzuar një shumë të majme.

ESPN ka raportuar se Willian ka marrë një ofertë shumë të mirë financiare nga Al-Ahly, por që e ka refuzuar atë.

Detajet financiare televizioni nuk i ka bërë të ditura, por ka raportuar se ka qenë një ofertë që është më e mirë financiarisht se sa fiton lojtari te Arsenali.

Gjithsesi vet Willian e ka hedhur poshtë mundësinë për të shkuar në elitën e futbollit arab.

32-vjeçari synon që të mbetet tek Arsenali ose ndonjë skuadër tjetër në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite appeared first on Telegrafi.

Werder Bremen me një tjetër përpjekje për transferimin e Lirim Kastratit

Posted: 30 Jul 2021 10:43 AM PDT

Werder Bremen është duke bërë përpjekje të mëdha për ta transferuar Lirim Kastratin.

Sulmuesi i Kosovës është i gatshëm të transferohet në futbollin gjerman, ku po shihet si zëvendësuesi adekuat i Milot Rashicës te Werderi.

Por marrëveshja mes dy klubeve, Werderit dhe Dinamo Zagrebit ende nuk është arritur.

Gjermanët e duan huazimin e Kastratit me detyrim blerje pas një viti, por që negociatat kanë stagnuar tek çmimi i tij.

Edhe pse mediat gjermane nuk kanë bërë të ditur shumën, thuhet se Werder ka rritur ofertën.

Gjithsesi klubi gjerman përveç që duhet ta bind Dinamon e Zagrebit, duhet të gjejë marrëveshje personale edhe me futbollistin.

Kastrati ka dalë nga futbolli i Kosovës, derisa fillimisht në Kroaci kishte luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, para se të bashkohej me Dinamon dy vite më parë. /Telegrafi/

The post Werder Bremen me një tjetër përpjekje për transferimin e Lirim Kastratit appeared first on Telegrafi.

Arsenali refuzon ofertën e Romës, i ofron kontratë të re Granit Xhakës

Posted: 30 Jul 2021 10:02 AM PDT

Granit Xhaka ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij, pasi mbetet në dyshim për të vazhduar në Londër apo të transferohet në Romë.

Mesfushori shqiptar shkëlqeu në Kampionatin Evropian me Zvicrën dhe është bërë prioritet i Jose Mourinhos për ta transferuar te Roma.

Por oferta e Giallorosëve është larg nga ajo që kërkon Arsenali për ta lënë të lirë prishtinasin.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano sapo ka lajmëruar se Arsenali i ka ofruar një kontratë të re Xhakës.

Topçinjtë i kanë ofruar kontratë të re Xhakës deri në verën e vitit 2025, ku do të ketë edhe rritje page.

Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, oferta e Arsenalit është shumë më e mirë se ajo që i ka ofruar Roma.

Ndërkohë oferta e fundit e Romës në drejtim të Arsenalit për Xhakën ishte 12 milionë plus tre të tjera bonuse, ofertë që është refuzuar. /Telegrafi/

 

The post Arsenali refuzon ofertën e Romës, i ofron kontratë të re Granit Xhakës appeared first on Telegrafi.

Trent Alexander-Arnold i qëndron besnik Liverpoolit, nënshkruan kontratë të re afatgjate

Posted: 30 Jul 2021 09:24 AM PDT

Trent-Alexander-Arnold ka vazhduar t’i qëndrojë besnik Liverpoolit edhe për shumë vite.

Mbrojtësi i djathtë anglez ka nënshkruar kontratë të re me The Reds, kontratë e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në verën e vitit 2025.

22-vjeçari ka shkëlqyer me Liverpoolin që nga dalja në ekipin e parë dhe është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Jurgen Klopp.

“Jam i nderuar që më është dhënë mundësia dhe besimi nga klubi për të më dhënë një kontratë afatgjate. Kjo kontratë ishte si një medalje për mua”, tha Alexander-Arnold.

“Gjendja në të cilën ndodhet klubi dhe ku jam unë në karrierën time është gjithmonë një opsion i mirë për mua. Ta zgjasësh kontratën për një kohë të gjatë dhe ta di se jam edhe për shumë vite këtu është një gjë shumë e mirë për mua”.

Anësori debutimin e tij me Liverpoolin e bëri në Kupën e Ligës në tetor të vitit 2016 ndaj Tottenham Hotspur në Anfield.

Alexander-Arnold ka bërë gjithsesj 179 paraqitje me Liverpoolin ku ka realizuar edhe 10 gola, derisa ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën e Evropës. /Telegrafi/

The post Trent Alexander-Arnold i qëndron besnik Liverpoolit, nënshkruan kontratë të re afatgjate appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more