Skip to main content

“Konfirmohen tetë çerekfinalistët e Euro 2020, zbulohet orari” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Konfirmohen tetë çerekfinalistët e Euro 2020, zbulohet orari” plus 9 more Telegrafi Futboll


Konfirmohen tetë çerekfinalistët e Euro 2020, zbulohet orari

Posted: 29 Jun 2021 03:01 PM PDT

Kampionati Evropian është futur në një fazë mjaft interesante, pasi janë luajtur të gjithë ndeshjet e 1/8-ave dhe janë përcaktuar skuadrat çerek-finaliste.

Franca kampione bote, që cilësohej edhe si favorit kryesor për të triumfuar më 11 korrik në "Ëembley", i dha lamtumirën Kampionatit, pasi u eliminua nga Zvicra me penallti.

Është eliminuar edhe Portugalia dhe Cristiano Ronaldo, pasi u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Belgjika, në një ndeshje vërtetë të pafat për luzitanët.

Belgjikë-Itali do të jetë sfida më interesante e çerekfinaleve, me dy skuadrat që do të matin forcat më 2 korrik në "Allianz Arena" të Mynihut nga ora 21:00.

Spanja do të përballet me Zvicrën në të njëjtën datë por nga ora 18:00.

Me 3 korrik e shtunë, pra një ditë më vonë do të luhen dy sfidat e tjera Angli-Ukrainë dhe Danimarkë-Republikë Çeke.


Çiftet çerekfinale dhe orari

2 korrik

18:00 Zvicër – Spanjë

21:00 Belgjikë – Itali

3 korrik

Republika Çeke – Danimarkë

Ukrainë – Angli


/Telegrafi/

The post Konfirmohen tetë çerekfinalistët e Euro 2020, zbulohet orari appeared first on Telegrafi.

Nëna e Rabiot e zhgënjyer me eliminimin – pas ndeshjes sulmoi verbalisht prindërit e Mbappes dhe Pogbas për gabimet e djemve të tyre

Posted: 29 Jun 2021 02:50 PM PDT

Franca i ka dhënë fund aventurës në Kampionatin Evropian këtë të hënë pas humbjes kundër Zvicrës me penallti.

Duket se shqetësimi i ekipit francez nuk është vetëm në fushë por edhe jashtë tij.

Sipas mediumit francez RMC Sport, në fund të ndeshjes ka patur në tribunat një përballje verbale midis nënës së Adrien Rabiot dhe familjeve të Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, menjëherë pasi dështuan në penalltinë vendimtare.

Nëna e Adrien Rabiot pyeti, ndër të tjera, se si Paul Pogba kishte humbur topin në fund të ndeshjes, që çoi në barazimin e Zvicrës.

Ajo gjithashtu kishte kohë për t'ia kujtuar babait të Kylian Mbappes se ai duhet ta bënte djalin e tij më pak arrogant dhe kjo shkaktoi momente tensioni midis prindërve të sulmuesit të PSG dhe nënës së Rabiot.

Për rreth njëzet minuta, Véronique Rabiot u përball me familjet e pranishme në stadiumin e Bukureshtit dhe sulmoi verbalisht edhe disa gazetarë.

Tensioni nisi në fushës

I gjithë diskutimi erdhi si rezultat i humbjes së topit nga Poul Pogba që solli barazimin e rezultatit në minutën e 90. Sapo mesfushori humbi topin, Adrien Rabiot ngriti krahët.

Pastaj ai vazhdoi të ishte i shqetësuar nga goli i Mario Gavranovic, ndërsa  të dy lojtarët hynë në një diskutim të tensionuar.

Përzgjedhësi Didier Deschamps ndërhyri për ta qetësuar Paul Pogban, duke i dhënë fund bisedës mes dy lojtarëve.

“Duhet të qetësohesh pak. Ne duhet të qëndronim të qetë sepse kishte kohë shtesë për të luajtur", u kishte thënë ai. /Telegrafi/

The post Nëna e Rabiot e zhgënjyer me eliminimin – pas ndeshjes sulmoi verbalisht prindërit e Mbappes dhe Pogbas për gabimet e djemve të tyre appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Suedi 1-2 Ukrainë: Zinchenko lojtar i ndeshjes

Posted: 29 Jun 2021 02:45 PM PDT

Ukraina ka shënuar fitore ndaj Suedisë në vazhdime me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale.

Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 doli të jetë interesante, me të dyja skuadrat që sulmonin, duke gjetur golat që në pjesën e parë.

Oleksandar Zinchenko dhe Artem Dovbyk shënuan për Ukrainën, ndërsa Emil Forsberg për Suedinë.

Zinchenko me një gol dhe një asistim ishte më i miri në fushë me notën 8.9

Në anën tjetër Emil Forsberg ishte më i miri me notën 8.1.

Notat e lojtarëve të Suedisë dhe Ukrainës

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Suedi 1-2 Ukrainë: Zinchenko lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Ukraina në çerekfinale, mposht Suedinë pas 120 minutash

Posted: 29 Jun 2021 02:34 PM PDT

Ukraina ka shënuar fitore ndaj Suedisë në vazhdime me rezultat 2-1, duke kaluar në çerekfinale.

Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 doli të jetë interesante, me të dyja skuadrat që sulmonin.

Ukrainasit kishin rastin e parë në ndeshje me Andriy Yarmolenko, por që portieri ishte në vend.

Alexander Isak rrezikoi për Suedinë në minutën e 19-të, por as ku nuk ishte i saktë.

Në minutën e 28-të erdhi edhe goli. Yarmolenko asistoi në zonë për Oleksandar Zinchenkon, i cili gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-0.

Suedia u lëshua për të gjetur golin e barazimit dhe krijoi dy raste të mira.

Në minutën e 43-të ishte Emil Forsberg që me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë premtoi shumë pasi nisi furishëm me dy raste të mira për të dy skuadrat nga një.

Në minutën e 55-të, Sergiy Sydorchuk, kishte rast të mirë, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Menjëherë pas një minute, Emil Forsber gjuan bukur në një kundërsulm por topi sërish ndalet në shtyllë.

Sërish Forsberg kishte rast në minutën e 69-të, por gjuajtja e tij shkoi lart mbi portë.

Rast të mirë për të mbyllur ndeshjen kishte edhe Dajan Kulusevski, por u vonua të gjuaj dhe topi u blloku nga mbrojtja.

Skuadrat shkuan në vazhdime për ta kërkuar fituesin.

Suedia nga minuta e 98-të mbeti me 10 lojtarë pasi që Marcus Danielson u ndëshkua me karton të kuq.

Vetëm një rast i mirë ishte në 30 minuta, ai i minutës së 120+1, ku Artem Dovbyk gjuajti me kokë për të shënuar për 2-1.

Ukraina mori një fitore të madhe duke kaluar në çerekfinale, ku do të takohet me Anglinë. /Telegrafi/

The post Ukraina në çerekfinale, mposht Suedinë pas 120 minutash appeared first on Telegrafi.

Ancelotti do t’i bllokohet paga, ka borxhe ndaj shtetit spanjoll

Posted: 29 Jun 2021 02:18 PM PDT

Carlo Ancelotti është rikthyer në Spanjë për të drejtuar sërish Real Madridit, por që në fillim të aventurës do t'i duhet të përballet me telashe.

Sipas organeve tatimore spanjolle, trajneri italian i detyrohet shtetit spanjoll rreth 1.5 milionë euro.

Ky borxh vjen kryesisht prej taksave të papaguara dhe kamatë-vonesat, nga kontrata që pati më herët me Real Madridin.

Pikërisht për këtë arsye, organet tatimore kanë lëshuar një urdhër ndalese të pagës së trajnerit italian, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit prej 1.2 milion eurosh.

Për këtë arsye paga e parë e Ancelottit duket se do të vonojë disa muaj.

Edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit kanë pasur probleme me sistemin fiskal spanjoll, duke përfshirë emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinh.

Të gjithë kishin gjetur marrëveshje me organet tatimore vetëm pasi kanë shkuar në gjykatë. /Telegrafi/

The post Ancelotti do t'i bllokohet paga, ka borxhe ndaj shtetit spanjoll appeared first on Telegrafi.

Thorgan Hazard: Shpresoj që Eden të luajë ende në këtë Kampionat Evropian

Posted: 29 Jun 2021 02:11 PM PDT

Anësori belg Thorgan Hazard shpreson që vëllai i tij Eden të vazhdojë të luajë në Euro, pasi tij për lojtarin e Reali Madridit nuk ishte një sezon i lehtë.

Eden Hazard u zëvendësua në minutat e fundit të fitores ndaj Portugalisë, ndërsa Roberto Martinez konfirmoi se ai nuk do të jetë gati të përballet me Italinë të premten.

Thorgan, i cili shënoi golin e vetëm kundër Portugalisë, beson se stafi mjekësor belg do të ndihmojë Eden Hazard që të luajë në ndeshjet e radhës, nëse Belgjika kalon tutje.

“Nuk ishte një sezon i lehtë për të. Por ne mund të shihnim se ai dha gjithçka".

"Ai nuk kurseu asgjë. Ai luftoi për të gjitha topat, fitoi duelet".

"Shpresoj se ai mund të vazhdojë kështu, por i takon stafit mjekësor që ta ngrejë përsëri në këmbë dhe mendoj se kemi një nga stafet më të mirë mjekësor në botë", deklaroi Thorgan Hazard. /Telegrafi/

The post Thorgan Hazard: Shpresoj që Eden të luajë ende në këtë Kampionat Evropian appeared first on Telegrafi.

Suedia dhe Ukraina barazojnë, shkojnë në vazhdime

Posted: 29 Jun 2021 01:50 PM PDT

Suedia dhe Ukraina kanë mbyllur 90 minutat baras me rezultat 1-1.

Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 po del të jetë interesante me të dyja skuadrat që po sulmojnë.

Ukrainasit kishin rastin e parë në ndeshje me Andriy Yarmolenko, por që portieri ishte në vend.

Alexander Isak rrezikoi për Suedinë në minutën e 19-të, por as ku nuk ishte i saktë.

Në minutën e 28-të erdhi edhe goli. Yarmolenko asistoi në zonë për Oleksandar Zinchenkon, i cili gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-0.

Suedia u lëshua për të gjetur golin e barazimit dhe krijoi dy raste të mira.

Në minutën e 43-të ishte Emil Forsberg që me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë premtoi shumë pasi nisi furishëm me dy raste të mira për të dy skuadrat nga një.

Në minutën e 55-të, Sergiy Sydorchuk, kishte rast të mirë, por goditja e tij qëlloi shtyllën.

Menjëherë pas një minute, Emil Forsber gjuan bukur në një kundërsulm por topi sërish ndalet në shtyllë.

Sërish Forsberg kishte rast në minutën e 69-të, por gjuajtja e tij shkoi lart mbi portë.

Rast të mirë për të mbyllur ndeshjen kishte edhe Dajan Kulusevski, por u vonua të gjuaj dhe topi u blloku nga mbrojtja.

Skuadrat shkojnë në vazhdime për të gjetur fituesin.  /Telegrafi/

The post Suedia dhe Ukraina barazojnë, shkojnë në vazhdime appeared first on Telegrafi.

Suedia dhe Ukraina gjejnë golin në pjesën e parë që mbyllet baras

Posted: 29 Jun 2021 12:49 PM PDT

Suedia dhe Ukraina e kanë mbyllur pjesën e parë baras me rezultat 1-1.

Ndeshja e fundit e 1/8 në Euro 2020 po del të jetë interesante me të dyja skuadrat që po sulmojnë.

Ukrainasit kishin rastin e parë në ndeshje me Andriy Yarmolenko, por që portieri ishte në vend.

Alexander Isak rrezikoi për Suedinë në minutën e 19-të, por as ku nuk ishte i saktë.

Në minutën e 28-të erdhi edhe goli. Yarmolenko asistoi në zonë për Oleksandar Zinchenkon, i cili gjuan fuqishëm dhe shënon për 1-0.

Suedia u lëshua për të gjetur golin e barazimit dhe krijoi dy raste të mira.

Në minutën e 43-të ishte Emil Forsberg që me një goditje të bukur shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë premton të jetë edhe më e mirë. /Telegrafi/

The post Suedia dhe Ukraina gjejnë golin në pjesën e parë që mbyllet baras appeared first on Telegrafi.

Low pas humbjes: Duhet të shfrytëzohen rastet, kishim pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër

Posted: 29 Jun 2021 12:03 PM PDT

Joachim Low dhe Gjermania e tij ka pësuar humbje ndaj Anglisë me rezultat 2-0 në kuadër të 1/8.

Trajneri që do të largohet nga Gjermania, ka thënë se rastet në këto ndeshje duhet të shfrytëzohen.

“Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ne shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë turne dhe besimi në këtë ekip ishte i lartë".

"Në ndeshje si kjo është e domosdoshme të përdoren rastet si ato me Timo Werner dhe Thomas Müller që fatkeqësisht nuk mundën të shënojnë nga mundësitë e tyre, kështu që ndihet shumë keq që jemi jashtë"

Në vendin e Joachim Low do të vije Hansi Flick, që ka nënshkruar kontratën. /Telegrafi/

The post Low pas humbjes: Duhet të shfrytëzohen rastet, kishim pritshmëri të mëdha nga kjo skuadër appeared first on Telegrafi.

Sterling: Paraqitje e madhe, Rice dhe Phillips ishin fantastik

Posted: 29 Jun 2021 11:51 AM PDT

Raheem Sterling ka folur pas ndeshjes me Gjermaninë ku Anglia fitoi 2-0, duke kaluar në çerekfinale.

Sterling realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën 75, ndërsa pas ndeshjes shtoi se ishte paraqitje e madhe e skuadrës.

"Ne e dinim që duhej të bënim një paraqitje fantastike ndaj një kundërshtari tejet të vështirë sonte, dhe në fund ia arritëm".

"Ne e dinim se me çfarë intensiteti mund të luajmë, jo shumë skuadra mund ta përballojnë atë".

"Rice dhe Phillips ishin fantastikë në mesfushë, ata fituan terren, thjeshtë ishin të mahnitshëm", ka thënë Raheem Sterling. /Telegrafi/

The post Sterling: Paraqitje e madhe, Rice dhe Phillips ishin fantastik appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more