Skip to main content

“Grenell merr mesazh kërcënues: Kur të vini në Shqipëri do t’iu presim kokën! Ish i dërguari i SHBA-së në Kosovë: Do ju denoncoj” plus 9 more - Gazeta Dita

“Grenell merr mesazh kërcënues: Kur të vini në Shqipëri do t’iu presim kokën! Ish i dërguari i SHBA-së në Kosovë: Do ju denoncoj” plus 9 more - Gazeta Dita


Grenell merr mesazh kërcënues: Kur të vini në Shqipëri do t’iu presim kokën! Ish i dërguari i SHBA-së në Kosovë: Do ju denoncoj

Posted: 30 Jun 2021 04:02 AM PDT

Ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka denoncuar ditën e sotme kërcënimet që i kanë dërguar disa shqiptarë.

Mesazhet sipas tij përmbajnë gjuhë urrejtje e cila e ka trembur ish të dërguarin special të SHBA, ndërkohë ky i fundit ka thënë se mesazhet e dërguara drejt tij do të përfundojnë në prokurori.

Mesazhi në inbox: Kur të vish në Shqipëri do të të presim kokën, po të presim të gjithë. Nuk të harrojmë.

Richard Grenell: Ky nuk përfaqeson popullin shqiptar. Ky person duhet të denoncohet tek Policia lokale.

o.j/dita

“Ndikoi në vendimin e Gjykatës”/ Delegacioni i BE në Tiranë i përgjigjet Aleancës për Teatrin: Shpifjet që do ndiqen ligjërisht

Posted: 30 Jun 2021 03:38 AM PDT

Pas akuzave që Aleanca për Teatrin ka hedhur për Ambasadorin Luigi Soreca se po ndikon në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Delegacioni i BE i ka cilësuar shpifje të ulëta që do të ndiqen në rrugë ligjore.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare.

Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media”, thuhet në njoftim.

 

o.j/dita

Shkencëtarët nxjerrin shifrat tronditëse të mutacionit “Delta” të koronavirusit: Bota rrezikon sërish

Posted: 30 Jun 2021 03:24 AM PDT

Varianti Delta i koronavirusit është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekspertëve për shkak të shqetësimit global që ka shkaktuar. Athanassios Exadaktylos, president i Panhellenic duke folur për MEGA solli në vëmendje shkallën e lartë të transmetimit të këtij varianti dhe nevojën për të përshpejtuar programin e vaksinimit.

"Nëse transmetueshmëria e gripit është 1 në 1.1 për shembull 10 infektojnë 11 të tjerë. Me koronavirusin në fillim ishte një infekton katër, katër infektonin 16, me rastin e variantit britanik transmetueshmëria u rrit me 50 për qind."

Kurse, në rastin e variantit Delta, kemi 50 për qind më shumë transmetueshmëri se varianti anglez ose alfa.

"Një infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81," tha Exadaktylos duke shtuar se ata që janë të vaksinuar nuk rrezikohen nga format e rënda të sëmundjes apo vdekja, raportojnë mediat greke.

Kujtojmë se varianti Delta po konfirmohet thuajse në të gjithë botë, përfshirë këtu edhe në Kosovë, Greqi dhe Itali dhe po monitorohet afër nga ekspertët që janë të shqetësuar për përhapjen e tij.

OBSH ka paralajmëruar se deri në fund të vjeshtës ky variant mund të përbëjë mbi 90 për qind të rasteve me Covid-19.

O.J/DITA

Zyrtari i lartë i DASH Philip Reeker përfundon takimin me Ramën

Posted: 30 Jun 2021 03:11 AM PDT

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Philip Reeker. E pranishme në këtë takim ka qenë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka shoqëruar Reeker në takimin me Ramën të zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë.

Mësohet se fokusi i këtij takimi, kanë qenë zhvillimet e fundit, si integrimi i Shqipërisë, marrëveshjet se ka Shqipëria me SHBA si dhe stërvitja "Defender Europe".

Menjëherë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Philip Reeker i shoqëruar nga Yuri Kim pas Ramës shkon në Selinë blu për të takuar Bashën.

Pas Shqipërisë Reeker do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

o.j/dita

Vijon mosdakortësia/ Leli në Itali, nis mbledhjen online, Këshilltarët e Bashkisë vendosin karrige në oborrin e Teatrit në Vlorë, nisin mbledhjen pa kryetarin

Posted: 30 Jun 2021 03:05 AM PDT

Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës janë mbledhur ditën e sotme përpara teatrit "Petro Marko", në pritje të mbledhjes me kryebashkiakun Dritan Leli, i cili i ka lajmëruar që nuk do të jetë i pranishëm.

Sot këshilltarët kanë shkuar pranë Teatrit, aty ku kanë vendosur karrige përballë institucionit që qëndron i mbyllur. Këshilltarët kanë vendosur një tavolinë ku është shënuar dhe emri i Lelit, edhe pse kanë qenë në dijeni se kryetari i bashkisë nuk do të jetë i pranishëm. Vetë ai ka hapur një mbledhje online, aty ku ndodhet.

Leli ndodhet për një vizitë pune në Itali. Ai është shprehur se ka pritur online të diskutonte mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk është paraqitur.

Sipas Lelit, vijohet në mënyrë të çuditshme kërkesa për mbledhje fizike në një kohë kur janë akoma aktive rregullat anticovid për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

"Faleminderit që jeni pjesë e kësaj mbledhje online pavarësisht në një mënyrë të çuditshme vijohet me kërkesa që të zhvillohet mbledhja në një vend tjetër. Në shkresat u është kërkuar që të caktohet data 29 e keni refuzuar pa shpjeguar arsyet e këtij postimi. për arsye të angazhimit nuk mund të marrë pjesë administrata do të jetë prezent në mbledhjen . Nuk mund të zhvillohet pasi janë në fuqi masat dhe nuk ka ndryshuar asnjë kontekst. Përgjegjësia e organizimit i takon organizatorëve të këtyre eventeve. Datat duhet të përcaktohen me dakordësinë paraprake për të qenë prezent. Duke ju falënderuar për prezencën, theksoj se gatishmëria për të bërë punë të mira për qytetin e Vlorës është dhe jemi të gjithë duke u përpjekur për të bërë më të mirën", tha Leli.

Përplasja për mbledhjen ka nisur tashmë prej afro një muaji, ku Leli refuzon që të mbajë mbledhje me dyer të mbyllura, pasi sipas tij kjo bie ndesh me rregullat e pandemisë.

O.J/DITA

Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi, KQZ e shtyn për 48 orë vendimin

Posted: 30 Jun 2021 02:37 AM PDT

Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton se ka qenë i dënuar nga gjykata greke në mungesë, me 3 vite burgim për shkak të një sherri me pronarin grek.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton aktin e Prokurorisë mbi fshihjen e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria ishte vënë në lëvizje pas kërkesës së PD-së për të kryer një verifikim të thelluar ndaj kryebashkiakut socialist të Mallakastrës.

Në mbledhjen e sotme, avokati i kryebashkiakut socialist, kërkoi më tepër kohë për t'u njohur me materialet dhe mbi të gjitha për të përgatitur mbrojtjen me shkrim. Kjo pasi vetëm ditën e sotme kishte marrë prokurorën për të përfaqësuar kryebashkiakun që rrezikon t'i hiqet mandati për mos deklarim të saktë të së shkuarës së tij.

Kërkesa është pranuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili i la më tepër se 24 orë afat për t'u përgatitur. "Të premten ne ora 11:00 zhvillojmë seancën e radhës, duke ju lënë kohë dhe ju për paraqitjen me shkrim të mbrojtjes së suaj", tha Celibashi.

o.j/dita

“BREGDETI YNË”/ Nis aksioni për lirimin e bregdetit në gjithë vendin. Në Golem evidentohen 11 parcela pa leje, hiqen 550 shezlongë me rreth 280 çadra

Posted: 30 Jun 2021 02:23 AM PDT

Policia ka dhënë detaje nga nisja e operacionit ''Bregdeti Ynë'' në Golem të Kavajës. 11 parcela pa leje janë evidentuar dhe janë hequr 550 shezlongë e 280 çadra.

Kontrolli filloi tek Përroi i Agait në drejtim të Karpenit dhe do të vijojnë në gjithë vijën bregdetare.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Golem, Kavajë

Në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit "Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania", Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem.

Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

Aleanca për Teatrin akuza ambasadorit Soreca: Ndikoi te gjykata, do kërkojmë shpalljen e tij “non grata”

Posted: 30 Jun 2021 02:05 AM PDT

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur akuza ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Aleanca për Teatrin e akuzon ambasadorin Soreca se ka pasur një takim me gjyqtaren Vitore Tusha, ditën e seancës për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca ka ngritur dyshime se ambasadori i BE ka ushtruar ndikim te gjykata. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë se do të kërkojë shpalljen "non grata" të ambasadorit Soreca.

o.j/dita

VIDEO/ Joachim Low e bën sërish, kapet mat duke bërë gjeste të pahijshme

Posted: 30 Jun 2021 01:55 AM PDT

Joachim Low nuk i ka shpëtuar sërish syrit kritik, teksa është filmuar duke bërë gjeste të pahijshme dhe të çuditshme gjatë ndeshjes Angli-Gjermani.

Trajneri gjerman u shfaq duke futur gishtat në hundë dhe duke i lëpirë më pas.

Trajneri ka qenë në krye të ekipit kombëtar gjerman që nga viti 2006, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014, por e dinte para turneut se ai do të largohej nga posti pavarësisht performancës në Euro 2020.

I vlerësuar për kontributin e tij, Low është gjithashtu i njohur për zakonet e këqija, pasi ai shpesh është kapur mat duket futur gishtat në hundë.

Dje, aventura e tij si trajner i ekipit kombëtar përfundoi, ndërsa Gjermania humbi në Wembley ndaj Anglisë në fazën e 1/8-ve në Euro 2020.

O.J/DITA

Kanadaja shënon temperatura rekord, dhjetëra të vdekur

Posted: 30 Jun 2021 01:26 AM PDT

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada, në kohën kur ky vend po përballet me një valë të paparë të nxehtësisë.

Policia në zonën Vankuver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura qysh të premten.

Shumica e viktimave kanë qenë njerëz të moshuar ose me probleme shëndetësore.

Sipas policisë, nxehtësia besohet se ishte faktor kontribues në vdekjen e 65 personave.

Të martën, Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj: 49.5 gradë Celsius në qytezën Liton.

Përpara kësaj jave, temperaturat në këtë vend nuk kanë kaluar 45 gradë Celsius.

"Vankuver nuk ka përjetuar kurrë nxehtësi si kjo dhe, fatkeqësisht, dhjetëra njerëz po vdesin për shkak të saj", tha rreshteri i policisë, Steve Addison.

Me valë të nxehtësisë po përballen edhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Të hënën, temperatura në Portllend të Oregonit ka arritur në 46.1 gradë Celsius, ndërsa në Sietëll të Uashingtonit ka shënuar 42.2 gradë.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë./REL

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more