Skip to main content

Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë: Përtej kuotave Telegrafi Opinione

Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë: Përtej kuotave Telegrafi Opinione


Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë: Përtej kuotave

Posted: 29 Jun 2021 11:51 PM PDT

Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave për ta arritur këtë, nuk është vetëm e drejtë themelore njerëzore dhe cak zhvillimor kudo. Fuqizimi grave dhe një mori mekanizmash të tjerë për arritjen e barazisë gjinore, janë të domosdoshëm për zhvillim përfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm, dhe rrjedhimisht me rëndësi themelore për mirëqenien socio-ekonomike të shoqërisë. Pjesëmarrja politike e grave është kyçe për këto qëllime, dhe partitë politike janë ndër institucionet më të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e një pjesëmarrjeje të tillë.

Megjithatë, gjatë këtyre dy dekadave të zgjedhjeve të lira e demokratike, sa kanë arritur gratë e komuniteteve egjiptian, rom dhe ashkali të gëzojnë këtë të drejtë?

Kushtetuta garanton pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave, ndërsa edhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës parasheh respektimin e kuotës minimale për të mbrojtur barazinë gjinore në listat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, neni 27.1 i këtij ligji kërkon: ''Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë (30 %) për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë (30 %) për qind janë gra''.

Fatkeqësisht, kjo kuotë nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në përfaqësimin e grave të këtyre komuniteteve në pozita vendimmarrëse. Partitë politike që përfaqësojnë këto komunitete nuk janë treguar mjaft të gatshme për t'i përkrahur gratë në ngritjen e kapaciteteve për të marrë dhe mbajtur pozita publike në cilindo nivel të qeverisjes. Ato as nuk janë treguar të interesuara të tërheqin më tepër gra nga komunitetet e tyre, qoftë në lista zgjedhore, qoftë përmes programeve për udhëheqje ose të ngjashme të dedikuara për fuqizimin politik të grave.

Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, organizata ''Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve'' ka ndërmarrë një vlerësim për pjesëmarrjen e grave në politikë në zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, në kuadër të programit të fuqizimit të gruas. Vlerësimi bazohet në gjetje të mbledhura përmes hulumtimeve në terren me gra dhe vajza që janë aktive në jetën politike, ato që kanë që pjesë e politikës dhe nuk janë më, dhe me partitë politike nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Fokusi i këtij studimi ishte identifikimi i sfidave dhe boshllëqeve në pjesëmarrjen e grave kandidate, numri i grave të këtyre komuniteteve në pozita vendimmarrëse, emërim i tyre nga partitë politike për pozita vendimmarrëse brenda tyre, roli i grave në fushata zgjedhore, dhe mbështetja financiare në mënyrë të barabartë me burrat për këtë qëllim.

Ky hulumtim ka gjetur një sërë barrierash që pengojnë përfshirjen e grave rome, ashkali dhe egjiptiane në jetë politike. Këto barriera ndërlidhen me faktorët institucionalë, partiakë dhe shoqërorë. Gratë nuk janë aftësuar për të garuar si kandidate për pozita udhëheqëse, prandaj ato duhet të punojnë për këtë më shumë se burrat.

Të qënët të paafta është një nga përgjigjet që gratë e marrin kur u jepen pozita të cilat u garantohen bazuar në votat e qytetarëve. Një tjetër barrierë është se grave të këtyre komuniteteve nuk u jepet mbështetje e barabartë si kandidatëve burra. Kjo pamundëson arritjen e një pjesëmarrjeje kuptimplote të grave në politikë, pasi që kërkon ndërtimin e kapaciteteve të grave kandidate dhe që atyre t'u jepet më tepër hapësirë brenda partive politike në fushata dhe jo vetëm.

Gratë e këtyre komuniteteve të margjinalizuar të cilat arrijnë të bëhen pjesë e jetës politike përballen edhe me barriera institucionale e shoqërore. Ky studim ka identifikuar dhjetë barriera të tilla kryesore:

1. Fuqia politike (nuk kanë elektorat/vota që të rrisin forcën vendimmarrëse brenda partive, dhe janë pjesë e listave zgjedhore vetëm sa për të përmbushur kotat e kërkuara me ligj);

2. Kultura dhe traditat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (paragjykimet e llojit "një grua duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për burrin, fëmijët, prindërit, të ruajë moralin dhe nderin e familjes" etj.);

3. Diskriminimi, gjuha ofenduese në politikën ditore, kërcënimet dhe shantazhet e shumta;

4. Mungesa e besimit në mesin e elektoratit se ato kanë zë për t'i mbrojtur interesat e tyre qytetare;

5. Mungesa e vetëbesimit që t'u drejtohen qytetarëve gjatë fushatave elektorale;

6. Martesat dhe largimi nga partitë;

7. Largimi nga partitë (pas avokimit dhe lobimit që partitë politike bëjnë që këto gra të fuqizohen, ato largohen nga partitë për arsye personale apo sepse marrin një kontratë pune afatgjatë);

8. Mungesa e stabilitetit politik (zgjedhjet e shpeshta dhe qeveritë jostabile janë ndër faktorët që ndikojnë që gratë të refuzojnë pozita vendimmarrëse);

9. Refuzimi i pozitave si këshilltare politike të kryeministrit, ministrave e zëvendësministrave në ministri të ndryshme, siç ja garantojnë ligjet e Kosovës, në bazë të votave të marra (në këtë pikë ka kundërthënie në interpretim nga gratë dhe udhëheqësit e partive politike);

10. Kontratat mbi vepër (marrëveshjet politike që ofrojnë kontrata për gjashtë muaj dhe më së shpeshti ato gra mbesin të papuna pas gjashtë muajsh.

Këto gjetje dhe argumente për fuqizimin politik të grave rome, ashkalike e egjiptiane duhet të shërbejnë si udhëzues pune për ne si shoqëri në përpjekjet tona për të arritur fuqizimin e gruas në politikë. Në shkallë më të gjerë, me barazi gjinore përfiton shoqëria në përgjithësi, meqë ajo promovon diversitet dhe kreativitet, si dhe një demokraci të hapur, transparente ku çdo zë mund të dëgjohet dhe ku çdo qytetar ka të drejta të barabarta për të përmbushur potencialin e tij/saj.

Promovimi i gjithëpërfshirjes, si dhe të sigurohemi që partitë politike të arrijnë progres të konsiderueshëm në përfshirjen e sa më shumë grave, janë të domosdoshme.

(Autorja është zyrtare për fuqizimin e gruas në organizatën ''Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve'')

The post Gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në politikë: Përtej kuotave appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more