Skip to main content

Edi Rama pas incidenteve të ditëve të fundit: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare

Edi Rama pas incidenteve të ditëve të fundit: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare


Edi Rama pas incidenteve të ditëve të fundit: Policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare

Posted: 29 Jun 2021 05:00 AM PDT

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u shpreh se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa shtoi që subjektet të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligje dhe rregull.

"I bëj thirrje që të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligj dhe me rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare. Plazhet janë të qytetarëve dhe për aq sa subjektet private janë përfshirë në garantimin e sezonit turistik janë të tyre si përgjegjësi aty ku i është njohur ligjërisht", tha Rama.

Prishtinë: 49 vjeçari goditet nga rryma, KEDS thotë se gërmimet i bëri pa leje

Posted: 29 Jun 2021 04:59 AM PDT

Një 49 vjeçar është goditur nga rryma.

Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Muslim Mulliqi" në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

E lidhur me rastin ka reaguar edhe KEDS, ku thotë se personi në fjalë i ka zbuluar kabllot e tensionit të mesëm duke gërmuar pa lejen paraprake të tyre.

Në reagim thuhet se këto raste janë të rrezikshme dhe dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

"Sot ka ndodhur një rast i paorecedan në lagjen Ulpiana të Proshtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshem kishte filluar germimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike".

"Për rrjedhojë, ka ardhë deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja. Veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike".

"Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla. Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme".

Gjykata Supreme vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj policit që vrau punëtorin në Suharekë

Posted: 29 Jun 2021 04:58 AM PDT

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale të akuzuarit Shefki Spahiu nga Suhareka, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 dhe nënpar.1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës penale manipulim me provat nga neni 397 par.1 të KPRK, duke vendosur përkitazi me ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Në seancën e kolegjit të mbajtur më 20 maj 2021, me shumicë të votave, aprovoi pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Sh.S., vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.4 dhe nënpar.1.6 të KPRK, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, ashtu që në veprimet e të akuzuarit kjo gjykatë gjen se përmbushen elementet e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni179 par.1 nënpar.1.4 të KPRK. Në pjesën tjetër aktgjykimi mbetet i pandryshuar.

Në seancën publike të kolegjit, të mbajtur me 20 maj, kanë marrë pjesë i akuzuari Shefki Spahiu, mbrojtësi i tij, avokati E.K., përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokat A.R., të dëmtuarit H.A., e A.A. Prokurori i Shtetit nuk mori pjesë në këtë seancë, por me parashtresë, propozoi që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimet të vërtetohen.

Kolegji i Gjykatës Supreme, përmes aktgjykimit PA.II.nr.3/2021, vlerësoi rrethanat rënduese, të cilat i kanë marrë në konsideratë gjykatat më të ulëta, por theksoi posaçërisht rrethanat si në vijim; se vepra penale është kryer me shkallën e lartë të dashjes, i akuzuari ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe se vepra është kryer me armë zyrtare, rrethanë e cila vlerësohet si posaçërisht rënduese nga fakti se vet pozita e të akuzuarit ka shkaktuar pasoja jo vetëm ndaj viktimës, por edhe te besimi në institucionet e sigurisë dhe të qytetarëve në përgjithësi, pastaj rrethanat nën të cilat është kryer vepra pa ndonjë motiv, viktima ka qenë person i pambrojtur dhe nuk ka pasur mundësi të mbrohet, sjellja e tij pas kryerjes së veprës penale, duke tentuar fshehjen e krimit dhe asgjësimit të provave, faktin se viktima ka qenë e moshës së re, i martuar dhe prind i fëmijëve të mitur.

Ndaj, "në rrethanat e sipër-cekura dhe në mungesë të rrethanave lehtësuese", Kolegji i Gjykatës Supreme ka vlerësuar se "nuk do të mund të justifikojë shqiptimin e ndonjë dënimi më të butë se ai që ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë".

Gruaja që pretendon se është personi më i vjetër në botë

Posted: 29 Jun 2021 04:56 AM PDT

Një grua në Turqi pretendon se të dielën festoi ditëlindjen e saj të 119-të, duke e bërë atë në këtë mënyrë personin më të vjetër në botë.

Mediat turke raportojnë se Seker Arslan e festoi ditëlindjen e saj e rrethuar nga familjarët e saj në qytetin verior të Amasya. Sipas kartës së identitetit, ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1902.

Megjithatë, duket se familjarët e saj e kanë bërë llogarinë gabim pasi i çuan gjyshes një tortë me numrin 120.

Zonja Arslan ka 6 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe mendohet ta ketë trashëguar jetëgjatësinë nga e ëma e cila jetoi gjithashtu deri 110 vjeç.

Vajza e saj, Serap Yueksel ia dedikon jetën e gjatë të nënës së saj të ushqyerit me prodhime natyrale si, gjalpë, djathë e mjaltë.

"Gjalpi, djathi dhe mjalti nuk mungojnë në tavolinë. Ajo e zë kosin vetë dhe akoma e ha një vezë të zierë çdo mëngjes".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more