7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit |
- 7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit
- Vëzhgimi / Riciklimi akullores nga tregtarët, rrezik serioz për helmim
- 4 shkaqe që çojnë në dëmtimin e lëkurës
7 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, katër qarqe dalin nga harta e infeksionit Posted: 30 Jun 2021 07:58 AM PDT Vetëm shtatë raste të reja janë konfirmuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit nga 3138 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë zbuluar 4 raste të reja në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan. Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", apelon MSH. Statistika (30 Qershor 2021) Testime totale 804,762 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 25 |
Vëzhgimi / Riciklimi akullores nga tregtarët, rrezik serioz për helmim Posted: 30 Jun 2021 03:11 AM PDT Emisioni Fiks Fare solli fakte nga mënyra sesi tregtarët abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës është një nga produktet që konsumohet me shumë. Kamera e Fiks fare ka zbuluar sesi prodhohet dhe riciklohet akullorja, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Duke qenë se ky është një produkt që konsumohet shumë në ditët e verës, gazetarët mblodhën fakte tronditëse për atë ç'ka konsumohet nga qytetarët. Akullorja e përftuar nga qumështi është e ndjeshme ndaj temperaturave të larta, ndaj edhe ruajtja e saj është një problem më vete. Po si ruhet ajo nga tregtarët? Në bisedat me prodhues të akullores, por edhe të shitësve në pika të ndryshme në kryeqytet, kuptohet se tregtarët e akullores në Tiranë e riciklojnë akulloren e mbetur nga prodhimi i disa ditëve më parë, akullore e cila nuk duhet të konsumohet, pasi është e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nuk ka rëndësi se kur është prodhuar akullorja , nëse mbetet pa shitur ajo ripërpunohet për t'u hedhur sërisht në treg. Në bisedat me shitësit e akullores kuptohet se tregtarët në Tiranë e mbajnë akulloren për një kohë tepër të gjatë në vitrinë, edhe pse baza e saj përbëhet nga qumështi dhe veza, dy produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta të cilat çojnë në helmim. Tregtarët pohojnë se ata mund t'i mbajnë nga një javë deri në një muaj në vasketa dhe nëse shohin që përbërja apo ngjyra e saj ndryshon, ata e shtojnë, ose e "rregullojnë", në mënyrë që të mos kuptohet nga klienti. Janë të shumta pamjet që tregojnë akullore të shkrira, si pasojë e zhvendosjes nga frigoriferi i ngrirjes tek ai i vitrinës. Madje njëra nga shitëset e pyetura shprehet: " Kisha harruar frigoriferin fikur mbrëmë, prandaj janë si të shkrira. Po nuk kanë problem për konsumim. Nëse nuk më shiten për dy ditë kështu, do t'i hedh pastaj". Fiksi: Sa mund ta mbash? |
4 shkaqe që çojnë në dëmtimin e lëkurës Posted: 30 Jun 2021 12:19 AM PDT
Përshtati në shqip: Anxhela Cami Dëshironi ta trajtoni lëkurën në mënyrë që të duket sa më mirë. Por janë disa zakone që shpesh i bëni në përditshmëri që mund të jenë shumë të dëmshme për të. Në këtë postim do t'ju tregojmë 4 shkaqet kryesore që çojnë në dëmtimin e lëkurës: Flini pa pastruar fytyrën: ky zakon mund të bllokojë poret dhe të sjellë një sërë problemesh për lëkurën. Mos harroni të pastroni lëkurën edhe nëse jeni të lodhur. Duhani: Nikotina zvogëlon rrjedhën e gjakut në lëkurë, që do të thotë se nuk merr oksigjen dhe lëndë ushqyese të mjaftueshme. "Kimikatet në duhan dëmtojnë kolagjenin dhe proteinat e elastinës që i japin strukturën lëkurës", thotë dermatologia Yoon-Soo Cindy Bae. “Lëkura e një duhanpirësi është e hollë, më e rrudhur dhe ka më pak gjasa të shërohet”, thotë ajo. Mospërdorimi i kremit të diellit. Kremi i diellit është thelbësor për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe për të shmangur hiperpigmentimin. Sigurohuni që të përdorni kremin e diellit çdo ditë, përpara se të ekspozoheni në diell. Konsumoni më shumë fruta dhe perime dhe shmangni sheqerin: Disa studime kanë zbuluar se ushqimet me sheqer si ëmbëlsirat dhe akulloret mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Hulumtimet tregojnë se frutat dhe perimet e freskëta mund të ndihmojnë në parandalimin e plakjes së lëkurës./ shëndeti.com.al/ WebMD
|
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: