Skip to main content

Kosovari u ankua se vaksina Anti Covid i shkaktoi magnet, i përgjigjen fizikantët

Kosovari u ankua se vaksina Anti Covid i shkaktoi magnet, i përgjigjen fizikantët


Kosovari u ankua se vaksina Anti Covid i shkaktoi magnet, i përgjigjen fizikantët

Posted: 31 May 2021 03:14 AM PDT

Disa video të shpërndara në rrjetet sociale kanë krijuar pasiguri tek shumë qytetarë edhe në Kosovë.

Po supozohet se përmbajtja e vaksinës po krijon përmbajtje magnetike, njofton Klan Kosova.

Për fizikantin Jahja Kokaj dicka e tillë është tërësisht e pamundshmë të ndodhë në realitet.

"Po them me përgjegjësinë ma të madhe se ato fotografi janë të rreme, qëllimkëqija".

Edhe fizikantët ndërkombëtarë thonë se këto foto e video janë krijuar përmes trukeve të ndryshme.

29 vjet pa e parë Kosovën, mërgimtari shpërthen në vaj kur takon familjen (VIDEO)

Posted: 30 May 2021 01:41 PM PDT

Nuk ishte në Kosovë gati tre dekada.

E pas plot 29 vjetësh, Xhafer Idrizi, erdhi nga Neë York-u për ta vizituar familjen dhe vendlindjen.

Atë po e prisnin familjarët në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari".

Emocione të shumta, lot dhe përqafime shpërthyen kur ai u takua me familjen e tij.

Familjarët kanë dërguar në redaksinë e klankosova.tv pamje nga momenti i takimit.

Sipas familjarëve arsyeja pse Xhafer Idrizi, nuk kishte mundësi të vinte në vendlindje ishte për shkak të rregullimit të dokumentave, njofton klankosova.tv.

Të gjitha masat që do të hyjnë në fuqi nga ora 00:00

Posted: 30 May 2021 01:28 PM PDT

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Këto masa do të hyjnë në fuqi sonte nga ora 00:00. Indeksonline ka siguruar vendimin e plotë.

Sipas këtij vendimi, bartja e maskës nuk do të jetë e obligueshme për të qytetarët që janë të vetëm gjatë ecjes nëpër ambiente të jashtme.

Të hënën qytetarët mund edhe të dalin pas orës 22:30 meqë s'do të ketë orë policore, por nga mesnata e deri në orën 05:00 të mëngjesit nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë vetave.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në ora 22:45.

Më poshtë vendimi i plotë:

Jeta e Ferdonije Qerkezit do bëhet film, nga sot filluan xhirimet

Posted: 30 May 2021 10:31 AM PDT

Kanë filluar xhirimet e filmit 'Pritja', që do bazohet në jetën e nënës Ferdonije Qerkezi nga Gjakova.

Filmi 'Pritja' me regji dhe skenar të Artan Korenicës trajton një realitet të hidhur të të gjithë atyre që akoma presin më të dashurit e tyre.

Aktorja që luan në këtë film është Arta Muçaj kurse producent është Edi Kastrati.

Lajmin e bëri të ditur vet Edi Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Filmi është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe DKRS-Gjakovë.

Ndryshe, nëna Ferdonije vuan ende mungesën e bashkëshortit dhe 4 djemëve të zhdukur nga forcat serbe më 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nga nesër nis lehtësimi i masave kufizuese kundër koronavirusit në Kosovë

Posted: 30 May 2021 10:29 AM PDT

Në Kosovë nga nesër pritet të fillojë lehtësim i masave kufizuese kundër përhapjes së COVID-19.

Qeveria e Kosovës vendosi të premten lehtësimin e masave kufizuese pas vlerësimeve se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme dhe është shënuar rënie e rasteve të reja të të prekurve nga COVID-19.

Nga nesër hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe zgjatet deri në orën 23:00 orari i punës së kafeneve dhe restoranteve. Po ashtu, mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme kur një person është vetëm në mjedise të jashtme.

Megjithatë, nga mesnata deri në orën 05:00, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, qoftë në mjedise të hapura, qoftë në mjedise të tjera, përveç në mjediset familjare, shkruan Zëri i Amerikës.

Krahas lehtësimit të masave ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e 1 milion e 213 mijë e 290 dozave të vaksinës për COVID-19.

Deri tani Kosova nuk ka pasur asnjë vaksinë të blerë por ka filluar procesin e vaksinimit me dhurimet nga programi COVAX dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë pesë ditëve të fundit, në vend janë regjistruar 124 raste me koronavirus dhe tre viktima.

Që nga marsi i vitit të kaluar Kosova ka regjistruar 107 mijë e 382 raste të të prekurve nga koronavirusi. Prej tyre 2 mijë e 243 veta kanë humbur jetën.

Parashikimi i motit për pesë ditë, ja deri kur do të ketë reshje shiu

Posted: 30 May 2021 07:57 AM PDT

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell. Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik.

 

Rrahja mes shqiptarëve në aeroplan vazhdoi edhe në parkingun e aeroportit, policia arrestoi dy persona

Posted: 30 May 2021 03:24 AM PDT

Një përleshje e pazakontë dhe shumë e rëndë ka ndodhur në mes disa shqiptarëve të cilët po udhëtonin në një aeroplan të linjës Prishtinë-Basel gjatë pasdites së djeshme.

Në një video të publikuar mbrëmë shihej se rrahja kishte vazhduar për një kohë mjaftë të gjatë.
Por sipas raportimit të blick.ch, përleshje ka vazhduar edhe pas uljes së aeroplanit pasi dy familjarët patën një përleshje tjetër edhe në parkingun e aeroportit.

Rasti është konfirmuar nga policia teksa u bë e ditur se dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar.

Policia e kantonit të Zvicrës ka njoftuar se tashmë është në dijeni të incidentit, por sipas këtyre të fundit kjo gjë është përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.

Aeroplani në fjalë ishte nisur në orën 16:00 nga Prishtina për në Basel.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more