Skip to main content

“Kina ndryshon rregullat e planifikimit familjar nga frika e plakjes së popullsisë, lejon nga tre fëmijë për çift” plus 9 more - Gazeta Dita

“Kina ndryshon rregullat e planifikimit familjar nga frika e plakjes së popullsisë, lejon nga tre fëmijë për çift” plus 9 more - Gazeta Dita


Kina ndryshon rregullat e planifikimit familjar nga frika e plakjes së popullsisë, lejon nga tre fëmijë për çift

Posted: 31 May 2021 03:09 AM PDT

Kina do i lejojë çdo çifti të ketë deri në 3 fëmijë. Ky është fundi i politikës së rreptë që Kina ka ndjekur prej vitesh për mos lejuar çiftet të kishin më shumë se dy fëmijë.

Politika e Kinës ishte si një parandalim i problemeve me popullatën duke qenë së është vendi më i populluar i botës me 1 miliardë e 444 milion e 390 mijë e 177 banorë, teksa kjo shifër vijon të rritet.

Gjithsesi censusi i fundit në Kinë tregoi se dekadën e fundit popullsia u rrit më ngadalë se çdo dekadë tjetër. Tashmë Kina i frikësohet jo më mbipopullimit, por mplakjes së popullsisë.

o.j/dita

Luhet sot finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia kërkon trofeun, Skënderbeu tenton surprizën

Posted: 31 May 2021 03:05 AM PDT

Luhet sot në orën 19:00 në ''Air Albania Stadium" finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë së Shkodrës e Skënderbeut të Korçës.

Vllaznia kërkon të kurorëzojë sezonin e suksesshëm me një trofe. Shkodranët nuk arritën dot të fitojnë kampionatin pasi e mbyllën sezonin në vend të parë bashkë me Teutën, por durrsakët rrëmbyen trofeun falë golavarazhit.

Nga ana tjetër qëndron një kundërshtar i lehtë në letër, por surprizues si Skënderbeu i Korçës. Juglindorët në rrugëtimin e tyre në Kupë eliminuan Dinamon dhe Teutën për të arritur në finale.

Edhe pse dukej sikur korçarët do të rrëzoheshin nga Superliga, ''ngjallja'' në fund bëri që të kapnin vendin e 7-të në tabelë për të evituar edhe vendin e ''Play-Off''.

Tashmë Skënderbeu kërkon surprizën edhe në finalen ndaj Vllaznisë. Shpërblimi i FSHF për fituesin do të jetë 5 milion lekë të reja.

o.j/dita

Konferenca e kryetarëve cakton datën dhe orën, ja kur mblidhet Kuvendi për shkarkimin e Presidentit Meta

Posted: 31 May 2021 03:00 AM PDT

Konferenca e Kryetarëve e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka caktuar sot datën, kur do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 9 qershor, në orën 10:00.

Kujtojmë se pas disa javësh mbledhje provash e faktesh, Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët miratoi raportin për shkarkimin e Metës.

Sipas këtij komisioni, Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Për disa javë, Komisioni Hetmor mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkeljet e Presidentit.

o.j/dita

Nën hetim për videot në “Tik-Tok”, reagon kryegjyqtarja e Elbasanit: S’publikoj asgjë në rrjete sociale, është skenar për të prishur imazhin tim. Do ndjek rrugën ligjore

Posted: 31 May 2021 02:34 AM PDT

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, reagon pas publikimit të videove në rrjetin social "Tik-Tok", të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Lidhur me videot e publikuara në "Tik-Tok", Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për kryegjyqtaren. Kryegjyqtarja Kapedani është shprehur se nuk ka "Tik-Tok", ndërsa kërkon hetim të rastit për zbulimin e të vërtetës.

"Nuk disponoj "Tik-Tok". Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere here ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes , por vetem familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët. Dikush ka përdorur emrin dhe fotot e mia. Është skenar për të prishur imazhin tim. I bëj thirrje organeve të hedhin dritë për personat që kanë keqpërdorur imazhin tim.", ka thënë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit.

o.j/dita

I dyshuar për vrasjen e babë e bir/ Florenc Çapja i ndaluar në Dubai! Avokati i familjes: Ka kërkuar azil, autoritetet shqiptare s’kanë asnjë provë

Posted: 31 May 2021 02:24 AM PDT

Florenc Çapja, autori që dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit ka kërkuar azil në Dubai. Lajmin e ka dhënë avokati i familjes Çapja, Neshat Fana per mediat.

Fana thotë se prej disa ditësh Florenc Çapja është i ndaluar dhe kanë nisur procedurat e dërgimit të kërkesës për ekstradim nga Shqipëria.

Sipas avokatit, Florenc Çapja ka leje qëndrimi nga autoritetet e Dubait dhe ka kërkuar statusin e azilantit politik.

“Ai ka paraqitur arsye të besushme se kërkesa e shtetit shqiptar për arrestim janë të paligjshme sepse ai ka 12 vjet që hetohet dhe s’ka asnjë prove qe e implikon atë dhe se kërkesa është arbitrare. Ai do paraqesë prova që e vërtetojnë pozicionin e pafajshëm te tij në këtë çështje në Dubai”, tha avokati i familjes Çapja.

Dy ditët e fundit është dhënë në media të ndryshme lajmi se Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, ishte arrestuar në Dubai.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në 'arrest shtëpie' dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen "Sporti i vjetër" në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për "Shpërdorim detyre". Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

 

o.j/dita

ANKIMIMET/ KAS rrëzon kërkesat e PD dhe LSI, nuk ka ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun e Korçës dhe Elbasanit

Posted: 31 May 2021 02:07 AM PDT

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Qarkun e Korçës.

"KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor", tha Çefa.

Gjithashtu, një vendim i tillë është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit.

"Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit" , deklaroi KAS.

Kujtojmë që PD dhe LSI, ankimuan rezultatin e zgjedhjeve në këto dy qarqe, me arsyetimin, se Partia Socialiste i ka manipuluar ato, përmes shumë mënyrash e formash. Por, kjo kërkesë e tyre është rrëzuar nga KAS, ndërsa pritet që të merret vendimi edhe për Qarkun e Fierit.

 

o.j/dita

Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh mbi 13 milionë lekë shkon në Fushë-Krujë, fitohet edhe makina “Mitsubishi”

Posted: 31 May 2021 01:44 AM PDT

Një tjetër makinë është fituar ditën e djeshme në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, ndërkohë që me mijëra kanë qenë edhe fituesit e tjerë të dalë nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura zarfe, ruletën e fatit, "100 sekondave në supermarket", si dhe shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Sikundër është bërë traditë tashmë, përzgjedhja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku fillimisht janë përzgjedhur 10 lojtarë që do të luajnë sërish në datën 6 qershor për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërkohë që dje kanë luajtur me ruletën e fatit dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 23 maj të cilët kanë siguruar afro 4 milionë lekë (të vjetra). Konkretisht në ruletën e fatit dje, Bukuria ka siguruar 23,000 lekë, Ike 26,000 lekë, Elda 25,000 lekë, Sofia 24,000 lekë, Monika 103,000 lekë, Hyseni 26,000 lekë, Feriti 101,000 lekë, Sokoli 21,000 lekë, Hekurani 23,000 lekë, Ariani 27,000 lekë.

Të shumtë kanë qenë fituesit e lojës telefonike që kanë luajtur për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke tentuar të gjejnë tre çmimet më të preferuara, siç janë: makina "Mitsubishi" e cila është fituar dje, "Rroga Telebingo" fituesi i të cilës për dy vite me radhë do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, çmimi prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe "100 sekondat në supermarket" që po ashtu është fituar gjatë ditës së djeshme Të gjitha këto çmime do të jenë sërish në lojë edhe në shorteun e radhës që do të hidhet të dielën, ndaj duke blerë një biletë që kushton vetëm 200 lekë ju mund të bëheni fitues i tyre.

Zamiri në Korçë ishte fituesi i parë i dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin këto çmime të mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë prej tij në fund të lojës, ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh.

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Mirandën në kryeqytet, e cila krahas shumës prej 40,000 lekësh, ka fituar edhe makinën "Mitsubishi".  Me shumë fat ishte edhe fituesi i radhës, Yqmeti që në lojën telefonike ka siguruar plot 1 milionë lekë (të vjetra). Më tej Seiti ka siguruar nga Telebingo shumën prej 65,000 lekësh. Ndërsa Bashkimi nëpërmjet lojës telefonike ka fituar 85,000 lekë.

Mjaft mirë loja ka vijuar edhe për Sadërin në qytetin e Shkodrës, që në lojën telefonike ka fituar shumën prej 60,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën e "100 sekondave në supermarket", kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Qefserja  ishte një tjetër fituese që ka fituar në Telebingo Shqiptare shumën prej 55,000 lekësh. Kjo shumë është fituar në vijim edhe nga Klevisi në Elbasan. Manushqja ishte fituesja e fundit e lojës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, e cila ka fituar po ashtu 1 milionë lekë (të vjetra).

Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës, që ka mbërritur në shumën e 1,328,200 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në Fushë-Krujë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, nga hedhja e goglave  janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 18920 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 401 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,250 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Emocione të veçanta në Telebingo Shqiptare ka sjellë edhe fituesja e çmimit të madh të dy javëve më parë, e cila është paraqitur për të marrë shumën mbi 12.5 milionë lekë të vjetra.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. "Qamil Guranjaku", Vila 9/1.

Studentët ekselentë/ Rama: 349 shprehje interesi nga jashtë dhe brenda vendit, që duan të na bashkohen

Posted: 31 May 2021 01:23 AM PDT

Kryeministri Edi Rama shkruan në "Facebook" se kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë.

Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Mesazhi i Ramës:

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t'u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
gatipershqiperine@kryeministria.al
Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës "Gati për Shqipërinë"

Sot nis kolaudimi i mjeteve, DPSHTRR: Të parët mjetet e institucioneve shtetërore dhe kamionët

Posted: 31 May 2021 01:04 AM PDT

Pas pezullimit prej disa muajsh  DPSHTRR ka njoftuar se ka nisur prej ditës së sotme shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve.

Njoftim për rinisjen e shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit njofton që shërbimi i Kontrollit Teknik do të rinisë sipas një kalendari të mirëorganizuar sipas kategorive më prioritare për transportin rrugor, përkatësisht:

Nga data 31 maj 2021 rinis shërbimi i Kontrollit Teknik sipas një grafiku të planifikuar për:

Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar Certifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS;

Të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Pas një njoftimi të dytë nga DPSHTRR me data të përcaktuara për muajin qershor dhe me mundësi rezervimi të datës dhe orës për kryerjen e shërbimit të Kontrollit Teknik në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, do të vijohet me:

Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë nga data 1 janar 2021 të cilat nuk janë pajisur ndonjëherë me Certifikatë të Kontrollit Teknik;

Të gjitha mjetet të cilave u ka përfunduar Certifikata e Kontrollit Teknik deri në datën 23 dhjetor 2020 (nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ) ose nuk e kanë kaluar Kontrollin Teknik dhe duhet të riparaqiteshin brenda datës 31 dhjetor 2020;

Mjete të tjera rrugore për transport mallrash të rrezikshme;

Mjete rrugore për transportin e udhëtarëve ndërkombëtar dhe ndërqytetës (lloji autobus);

Taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve.

Të gjitha autoveturat të cilat janë pajisur me Certifikatë të Kontrollit Teknik gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2020, do të njoftohen nga DPSHTRR në një moment të dytë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë nga 1 vit në 2 vjet, për shkak të ndryshimeve të përcaktuara në Kodin e Ri Rrugor. Gjatë kësaj periudhe pritjeje, të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëjnë pjesë në këtë kategori, nuk do të penalizohen nga organet e kontrollit në rrugë. Sigurohuni që gjatë udhëtimit me mjet, të keni me vete Certifikatën e Kontrollit Teknik të lëshuar në vitin 2020, si dhe vërtetimin e pagesës së taksave vjetore brenda afatit të përcaktuar:

VINI RE: Të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e këtij shërbimi, duhet të vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

Mjetet e reja me 0 km:

Të gjitha mjetet e reja të llojit autoveturë, ATP dhe motomjete, përjashtuar ambulancat dhe taksitë, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat tre vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë!

Të gjitha mjetet e tjera të reja të ndryshme nga sa më lart, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat një vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë!

*Mjet i ri quhet çdo mjet, i cili nuk është regjistruar në asnjë shtet më parë.

 

o.j/dita

VIDEO/ “Rrethi im është mafia”, Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit bën “modeling” në TikTok, ankohet për punën të shtunën. ILD nis hetimin disiplinor

Posted: 31 May 2021 12:53 AM PDT

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani.

Mësohet se ky urdhër ka ardhur pas disa videove të shpërndara në rrjetet sociale nga vetë kryetarja e gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila shihet teksa bën sfilatë në ambientet e gjykatës.

"Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E. K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin", thuhet në njoftimin e ILD.

Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është tepër aktive në rrjetin social 'Tik Tok'. Dhe pse qyteti i Elbasanit ndodhet nën sundimin e krimit, Kapedani gjen kohë që të modelojë dhe të këndoj nën ritmet e muzikëve më të fundit.

Një ndër to është dhe kënga e Don Xhonit 'Mafia'. 'Rrethi im o Mafia' është një pjesë e këngës, të cilën gjyqtarja duket se e ka shumë përzemër dhe e këndon më së miri.

Sikur mos të mjafonin këto, ajo ndan dhe video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfiladë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.

Mirëpo, punën kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq qejf fundjavën. 'Kjo ndodh kur del në punë të shtunën' shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more