Skip to main content

BE miraton vaksinën “Pfizer” për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

BE miraton vaksinën “Pfizer” për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç


BE miraton vaksinën “Pfizer” për përdorim te fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Posted: 29 May 2021 10:07 AM PDT

Vaksina Pfizer/BioNTech është vaksina e parë kundër COVID-19 që miratohet për përdorim tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç nga Bashkimi Evropian.

Deri më tani, vaksinat kundër COVID-19 kanë qenë në dispozicion vetëm për persona të moshës 16 vjeç e lart.

"Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar sot përdorimin e vaksinës nga Pfizer/BioNTech të quajtur Comirnaty, për adoleshentë nga 12 deri në 15 vjeç," tha Marco Caveleri, përfaqësues i EMA-s.

"Vaksina ishte e autorizuar për përdorim nga mosha 16 vjeç e lart dhe tani kemi të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt në moshën 12 deri në 15 vjeç", shtoi ai.

BE nuk është fuqia e parë e madhe perëndimore që lejon të rinjtë të marrin vaksinën. Më parë këtë muaj, Shtetet e Bashkuara miratuan Pfizer/BioNTech për përdorim emergjent në moshat 12 deri në 15 vjeç, ku Administrata e Barnave në atë vend, tha se përfitimet tejkalonin rreziqet e mundshme.

Sidoqoftë, në mes të muajit maj, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendet që tashmë po vaksinojnë të rinjtë duhet të ndalojnë së bëri këtë gjë, pasi ata janë më pak të rrezikuar nga sëmundja.

Ai shtoi se këto doza duhet t'u dhurohen vendeve më të varfra përmes iniciativës së organizatës COVAX, që synon qasje të barabartë në vaksinat COVID-19.

Kompania Moderna gjithashtu pritet të nisë procedurat për aprovimin e përdorimit të vaksinës së saj tek adoleshentët.

Përfundimet e EMA-s tani do t'i kalohen Komisionit Evropian, i cili më pas do të lëshojë një vendim zyrtar që do të zbatohet ligjërisht për të 27 vendet anëtare.

Drejtori i OBSH në Evropë: I frikshëm mutacioni indian i COVID-it, fushatat e vaksinimit shumë të ngadalta

Posted: 29 May 2021 03:26 AM PDT

Mes varianteve të reja që janë edhe më shumë të transmetueshme, fushatat e vaksinimit në Evropë janë akoma shumë të ngadalta, kjo ishte deklarata e drejtorit rajonal europian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Hans Kluge tha në një intervistë për AFP se "pandemia do të mbarojë kur të arrijmë një vaksinim minimal të 70% të popullsisë".

Sipas ECDC (Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve), Europa ka rritur sasinë e vaksinimit gjatë muajve të fundit, me të paktën një dozë të vaksinës COVID që u është injektuar përafërsisht 41% të të rriturve në Europë. Kishte një mesatare prej 18.6% të të rriturve të vaksinuar plotësisht, sipas deklaratës së ECDC.

N

Në një pandemi, shpejtësia është thelbësore, tha Kluge, duke theksuar se shpejtësia është pikërisht ajo që ka munguar që prej fillimit të pandemisë.

"Edhe kur OBSH shpalli pandeminë, shumë vende ishin ende në pritje, pa marrë asnjë masë. Ne humbëm kohë të çmuar," shtoi Kluge.

Gjatë intervistës për AFP, drejtori i OBSH në Europë paralajmëroi se varianti indian është edhe më i transmetueshëm se ai britanik.

Kluge shprehu shqetësimin se njerëzit e lënë kujdesin dhe vigjilencën pas në momentin që kanë marrë dozën e parë ose edhe të dytë të vaksinës, duke harruar se pandemia nuk ka mbaruar.

Mos i jepni kohë shtesë, le ti japim kartonin e kuq COVID-19, le të kemi kujdes, ishte thirrja e Hans Kluge, teksa apeloi për përshpejtim të fushatës së vaksinimit duke sjellë në vëmendje gjithashtu se OBSH po vijonte studimin e vaksinës kineze dhe asaj ruse.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more