Skip to main content

“Analizë fantastike se si Tuchel taktikisht e mposhti Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Analizë fantastike se si Tuchel taktikisht e mposhti Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Analizë fantastike se si Tuchel taktikisht e mposhti Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve

Posted: 30 May 2021 02:56 PM PDT

Pak kush e kishte menduar se Chelsea do e fitonte Ligën e Kampionëve në një sezon që dukej se po fundosej nën menaxhimin e Frank Lampard.

Por, The Blues reaguan shpejt për të shkarkuar legjendën e klubit të tyre, duke emëruar Thomas Tuchelin si trajnerin e tyre të ri.

Përzgjedhja e gjermanit në krye të skuadrës doli të ishte e qëlluar, pasi ai u solli trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Publikohen pamje nga një bashkëbisedim i ashpër mes Mahrez dhe Stones para fillimit të pjesës së dytë Publikohen pamje nga një bashkëbisedim i ashpër mes Mahrez dhe Stones para fillimit të pjesës së dytë

Chelsea arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve dhe siguroi madje edhe pozitën e katërt në Ligën Premier, duke u kualifikuar automatikisht në garën më të madhe për klube në Evropë.

Kur jemi te kjo e fundit, gjermani u tregua një strateg i vërtetë, ku me gjakftohtësi arriti të mposhte miliardat e Guardiolës që i ka investuar ndër vite te Citizens.

As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale

Një video tregon më së miri se si gjermani ia doli të mposhte spanjollin në finale, e që thjeshtë është e mahnitshme.

Goli i Kai Havzert e vendoi takimin edhe pse u shënua në pjesë të parë, gjersa Tuchel ia doli të menaxhonte mjaftë mirë edhe 45 minutat e dytë, duke triumfuar taktikisht ndaj homologut të tij. /Telegrafi/

The post Analizë fantastike se si Tuchel taktikisht e mposhti Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Kosova fton katër lojtarë të Prishtinës, spikat ftesa për Gledi Micin

Posted: 30 May 2021 02:36 PM PDT

Kosova do t'i zhvillojë katër ndeshje në muajin qershor, por dy prej tyre janë rezervuar për lojtarët e Superligës.

Dardanët gjatë muajit qershor do t'i zhvillojnë katër ndeshje miqësore, por për dy ndeshjet në Antalia kundër kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, përzgjedhësi Bernard Challandes do ta publikojë listën e futbollistëve javën e ardhshme.

Telegrafi nga burimet e saj brenda FFK-së ka mësuar se tashmë kanë shkuar ftesat për shumicën e lojtarëve që do të jenë prezent.

Nga Prishtina janë ftuar katër lojtarë: Endrit Krasniqi, Lumardh Dellova, Leonit Abazi dhe Gledi Mici, shkruan Telegrafi.

Ky i fundit është nga Tirana, ndërsa ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë U19 dhe U21.

Në anën tjetër edhe Leoni Abazit ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, ndërsa ka qenë i tubuar edhe tek ekipi A.

Lumbardh Dellova dhe Endrit Krasniqi kanë luajtur në grupmoshat e Kosovës.

Prishtina e ka fituar titullin e kampioni këtë sezon, duke bërë një rikthim sensacional nga (-14) pikë dhe duke i mposhtur rivalët direkt për titull Dritën dhe Ballkanin si brenda ashtu edhe jashtë.

Lojtarët e ftuar të Prishtinës kanë qenë ndër më të mirët këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Në anën tjetër na Ballkani janë ftuar Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi. /Telegrafi/

The post Ekskluzive: Kosova fton katër lojtarë të Prishtinës, spikat ftesa për Gledi Micin appeared first on Telegrafi.

“Koha ime te Tottenham ka kaluar dhe duan të transferohem te PSG” – Aurier bën të qartë të ardhmen e tij

Posted: 30 May 2021 02:14 PM PDT

Serge Aurier ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspuri në  këtë verë.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk e sheh më vetën te SPurs, derisa lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain, Milan dhe disa klube nga Spanja.

Aurier ka thënë se koha e tij te Tottenham ka mbaruar dhe dëshiron të kalojë te skuadra franceze në afatin kalimtar veror.

"Të gjithë janë të vetëdijshëm se nëse do të dëshiroja të zgjas marrëveshjen time në Tottenham, do ta kisha bërë tashmë. Nuk do ta bëj për gjashtë muaj", ka thënë ai për L'Equipe .

"Kam arritur në fund të një cikli dhe është koha të shoh diku tjetër. Të dy palët, bordi i Tottenhamit dhe agjentët e mi, kanë rënë dakord mbi kushtet. Do të shohim pas kësaj".

"Asnjëherë nuk jam fshehur nga dëshira për t’u kthyer në PSG një ditë. Është klubi i zemrës sime, ai që unë mbështes dhe ndjehem i lirë të flas për të".

"Por, unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë jam mbërthyer tek ata dhe nuk po ia mbyll derën askujt".

“Nëse klubi do të bënte një ofertë këtë verë, është i sigurt se PSG do të ishte zgjedhja ime e parë”, ka shtuar më tej mbrojtësi i krahut. /Telegrafi/

The post “Koha ime te Tottenham ka kaluar dhe duan të transferohem te PSG" – Aurier bën të qartë të ardhmen e tij appeared first on Telegrafi.

Publikohen pamje nga një bashkëbisedim i ashpër mes Mahrez dhe Stones para fillimit të pjesës së dytë

Posted: 30 May 2021 01:47 PM PDT

Janë publikuar pamjet se si Riyad Mahrez dhe John Stonës kishin një bisedë të ashpër në prag të fillimit të pjesës së dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat.

Citizens u mposhtën 1-0 nga The Blues në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, me golin e vetëm të realizuar nga Kai Havertz.

De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger - belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger - belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej

Gjermani arriti të linte mbrapa në pjesën e parë Stones dhe Ruben Dias, për të shënuar përballë Edersoni në Estadio do Dragao në Potugali.

Në tunel, para pjesës së dytë, Mahrez dhe Stones kishin një përplasje të ashpër, me tifozët e Cityt që ishin të acaruar me dy lojtarët.

Evra thumbon ashpër Manchester Cityn, pasi këta të fundit dështuan në finalen e Ligës së Kampionëve Evra thumbon ashpër Manchester Cityn, pasi këta të fundit dështuan në finalen e Ligës së Kampionëve

Kjo bëri që algjeriani dhe anglezi mos të kishin kontakt të mirë gjatë takimit edhe pse tentuan të barazonin shifrat deri në sekondat e fundit.

Megjithatë, Chelsea arriti të ruante epërsinë, duke fituar trofeun e dytë në histori. /Telegrafi/

The post Publikohen pamje nga një bashkëbisedim i ashpër mes Mahrez dhe Stones para fillimit të pjesës së dytë appeared first on Telegrafi.

Allegri nuk e do, Ronaldo e sheh Manchester Unitedin si opsion të vetëm

Posted: 30 May 2021 01:11 PM PDT

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të largohet qysh në këtë verë nga Juventusi.

Massimmiliano Allegri është rikthyer te Zonja e Vjetër dhe sipas Cadena Ser, italiani nuk e do portugezin në skuadër.

Lojtari 36-vjeçar thuhet se e shikon Manchester Unitedin si opsion të vetëm dhe t'i kalojë atje së paku dy sezone.

Ronaldo cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave, para 'gjeniut' Messi - me portugezin që theu edhe një rekord Ronaldo cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave, para 'gjeniut' Messi - me portugezin që theu edhe një rekord

Djajtë e Kuq janë të gatshëm që ta rikthejnë pesë herë fituesin e Topit të Artë në Old Trafford, mirëpo Juventusi kërkon para.

Mediumi bën të ditur se Biankonerët duan ta rimarrin Paul Pogban, por që anglezët duan edhe para për ta realizuar operacionin.

Ronaldo ka opsionin e rikthimit te Sporting Lisbona, mirëpo fillimisht dëshiron të kalojë te skuadra angleze më pas të pensionohet në Portugali. /Telegrafi/

The post Allegri nuk e do, Ronaldo e sheh Manchester Unitedin si opsion të vetëm appeared first on Telegrafi.

“Nuk është për këdo” – tifozët e Unitedit ngacmojnë Cityn pas humbjes në finale nga Chelsea

Posted: 30 May 2021 12:29 PM PDT

Tifozët e Manchester Unitedit nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë i kanë ngacmuar rivalët e qytetit, Manchester City, pas humbjes në Finale të Ligës së Kampionëve.

Kai Havertz shënoi golin e vetëm në sfidën ndërmjet Citizens dhe Chelsea duke sjellë zhgënjim te kampioni i Anglisë në rrugëtimin për trofeun e madh evropian.

Pas triumfit në Carabao Cup dhe Ligën Premier, skuadra e Pep Guardiolas ishte në kërkim të tripletës këtë sezon.

Megjithatë, sezoni përfundoi në mënyrë të hidhur, pasi nuk zhvilluan një mbrëmje histori në Porto, ashtu që duhet t'i durojnë talljet e tifozëve të Unitedit.

Në vitin 1999, Djajtë e Kuq e kishin kompletuar tripletën duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Ligën Premier – gjë që City nuk arriti ta bënte.

Ngacmimi i tifozëve të Unitedit është mbështetur në faktin se klubi i tyre është i vetmi nga Mançesteri që e ka fituar treshen e trofeve.

Pos kësaj, kanë qenë pikërisht Djajtë e Kuq që e kishin mposhtur Chelsean në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2008 në Moskë. /Telegrafi/

The post "Nuk është për këdo" – tifozët e Unitedit ngacmojnë Cityn pas humbjes në finale nga Chelsea appeared first on Telegrafi.

As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale

Posted: 30 May 2021 12:28 PM PDT

N'Golo Kante ishte në një veprim tejet qesharak të shtunën e 29 majit, ku tentoi të përfitonte minuta nga fundi i finales së Ligës së Kampionëve.

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester Cityt, duke e fituar trofeun e dytë në histori të klubit, me francezin që në fund u shpall lojtari i ndeshjes.

Por, para se të përfundonte takimi, Knte gjendej në një situatë ku mund të fitonte minuta, mirëpo ai u ngrit ngadalë.

Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

Veprimi mesfushori shkaktoi të qeshura në rrjetet sociale, pasi ai njihet si një lojtar që bën lojë korrekte dhe që është modest.

Natyrisht se bashkëlojtarët e tij do të dëshironin që ai të qëndronte më shumë i shtrirë në tokë, pasi City në ata minuta bënte presion të lartë. /Telegrafi/

 

The post As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Thierry Henry rikthehet te Belgjika

Posted: 30 May 2021 12:00 PM PDT

Thierry Henry është rikthyer edhe zyrtarisht te kombëtarja e Belgjikës.

Belgët po përgatiten për Kampionatin Evropian që fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik.

Roberto Martinez i ka besuar sërish legjendës së Arsenalit, duke e rikthyer sërish në stafin e tij.

Henry do të jetë në stafin e trajnerit si ndihmës i tij, derisa para më shumë se tre muajsh po drejtonte skuadrën nga MLS, Montreal Impact.

Por, nën arsyetimin se kishte disa punë familjare, francezi dha dorëheqje, duke u rikthyer tani te belgët. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Thierry Henry rikthehet te Belgjika appeared first on Telegrafi.

De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger – belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej

Posted: 30 May 2021 11:45 AM PDT

Kevin De Bruyne ka konfirmuar se ai theu hundën dhe pësoi një frakturë orbitale në përplasjen e tij me Antonio Rudiger gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Ylli i Manchester Cityt dhe mbrojtësi i Chelsea u përplasën gjatë pjesës së dytë, duke lënë belgun të shtrirë në fushë.

Ai më pas u zëvendësua ndërsa u largua nga fusha me lot në një moment emocional.

Guardiola kritikohet për veprimin që bëri pasi mori medaljen e Ligës së Kampionëve Guardiola kritikohet për veprimin që bëri pasi mori medaljen e Ligës së Kampionëve

De Bruyne ka konfirmuar diagnozën e tij pasi ishte kthyer nga spitali lokal.

Ai shkroi në Twitter: “Përshëndetje, sapo u ktheva nga spitali".

Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t'i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat Një nga momentet e rralla: Mateu Lahoz nuk arriti t'i ndalte lotët pas finales mes Cityt e Chelseat

“Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe thyerje e orbitës së majtë. Ndihem mirë tani. Ende i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”.

De Bruyne u tërhoq me rezultatin 1-0 dhe qëndroi në bankinë – me Chelsean që në fund fitoi trofeun.

"Guardiola nuk do të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve për shkak të mallkimit afrikan" - Seluk tregon se çfarë nuk shkon me spanjollin

Kai Havertz shënoi golin e vetëm të takimit, pasi Thomas Tuchel siguroi një fitore të tretë ndaj Pep Guardolas këtë sezon. /Telegrafi/

The post De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger – belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej appeared first on Telegrafi.

Në praninë e Ibrahimovic, lojtari shqiptar feston kupën Svenska në Suedi

Posted: 30 May 2021 11:28 AM PDT

Astrit Selmani është treguar vendimtar për Hammarby, në duelin e zhvilluar me Hacken në Kupën Svenska.

Takimi i zhvilluar për më shumë se 120 minuta nuk dhuroi gola, duke bërë që takimi të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Hammarby u tregua më i saktë nga 11-metrshat e ekzekutuar, pasi shënuan pesë, për dallim nga kundërshtari që realizoi katër.

Selmani e mori përgjegjësinë që të gjuante i fundit, duke realizuar me sukses, e që trofeu kaloi në duart e tyre.

Lojtari shqiptar festoi me bashkëlojtarët trofeun e fituar, derisa me ta ishte edhe pronari i klubit, Zlatan Ibrahimovic.

Anëtari i Milanit ka pothuajse dy vite që është pronar i klubit dhe ishte i pranishëm në këtë fitore të Hammarby. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Astrit Selmani (@astritselmanii)

The post Në praninë e Ibrahimovic, lojtari shqiptar feston kupën Svenska në Suedi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more