Skip to main content

“Rama: Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës “Sputnik”, brenda majit arrijmë objektivin” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rama: Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës “Sputnik”, brenda majit arrijmë objektivin” plus 9 more - Gazeta Dita


Rama: Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës “Sputnik”, brenda majit arrijmë objektivin

Posted: 30 Apr 2021 02:46 AM PDT

Rama ka dhënë lajmin e mirë ditë e sotme mbi vaksinat kundër COVID-19.

Ai ka njoftuar se kanë mbërritur 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik.

"Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit", ka shkruar Rama.

j.l./ dita

Vijon protesta për dorëheqjen e tij jashtë selisë së PD, Basha shfaqet i qetë, hyn brenda duke folur në telefon

Posted: 30 Apr 2021 02:21 AM PDT

Në ambientet e jashtme të selisë demokratike po vijon protesta për dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndërkohë që qytetarët me në krye Ibsen Elezi ndodhen jashtë, Basha ka hyrë në seli i qetë.

Ai është parë duke folur në telefon, i veshur me kostum.

Nuk dihet nëse Basha do të dalë në ndonjë konferencë për shtyp në lidhje me protestën që po vijon prej ditësh për dorëheqjen e tij.

Kjo protestë ka nisur pikërisht nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili tashmë prej ditësh po proteston para selisë blu, tha se ato do të mbledhin disa firma për të kërkuar shkarkimin e Bashës. Elezi tha se ato duhet të hapin një proces zgjedhor brenda PD-së në mënyrë që të zgjidhjet kreu i ri.

 "Jemi detyruar që për shkak të festave do të ndërpresim. Nëse PD merr rrugën e LDK-së dhe përfundon me 10% është dëm të shqiptarëve. Fakti që Lulzim Basha duhet të tërhiqet të hapet procesi zgjedhor dhe në garë të fitojë ai që e meriton. Do të mbledhim firma për të treguar revoltën tonë. Do të bëjmë takime në rrethe për të mbledhur firma për të treguar se duhet shkarkuar Basha", tha Elezi.

Ndërkohë që ka ndodhur edhe një incident mes simpatizantëve të Bashës, ku një grua ka kërkuar largimin e kreut Elezit, duke i thënë se Kukësi ka votuar blu.

Demokratja: Do e bëjmë nëj dialog bashkë. Ne jemi blu në veri e jug.

Ibsen Elezi: E shikoni ça bëjnë këta. Unë vij këtu, këta marrin dhe fusin atë. Do thoni ju vjen vet, jo mor jo e fusin këto.

j.l./ dita

Pse thirrjet për një “dekret presidencial” mbi zgjedhjet janë zëra në shkretëtirë dhe pse Presidenti hë për hë, duhet të çojë poturet e veta e pastaj të shohë ato të Ramës

Posted: 30 Apr 2021 02:15 AM PDT

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Zgjedhjet përfunduan. Tashmë dihen 140 deputetët e ardhshëm të Shqipërisë. Më parë se të ketë pasur parregullsi, ka patur fitues e humbës. Me më shumë se 140 mijë vota plus ndaj opozitës, PD-AN, Edi Rama po vazhdon mandatin e tretë, një rast i rrallë ky në Shqipëri.

Si është pritur, sepse kështu ka ndodhur gjithnjë pas humbjeve, opozita, tani për tani, nuk i pranon zgjedhjet e verdiktin e dhënë, megjithëse të dielën në darkë ishte e bindur për fitoren. Zërat për lëvizje radikale do të shtohen në ditët e ardhshme, deri sa të shuhen. Edhe thirrjet për një „dekret të posaçëm presidencial", që do të çonte drejt anulimit të zgjedhjeve janë zëra në shkretëtirë. Ilir Meta, hë për hë, duhet të kujdeset të çojë poturet e veta. Pastaj të shohë poturet e Edi Ramës.

Pas 8 viteve në qeverisje dhe i konsumuar nga pushteti, ku solli jo vetëm gabime të mëdha, por edhe faje, të duket e habitshme që Edi Rama ruan të njëjtën pjesë të parlamentit.

Kopertina e Ditës, 30 prill 2021

Por, kjo ndodhi. Ajo që, nuk pranohet sot, do të pranohet nesër. Opozita do të kthehet me një këmbë në parlament, edhe pse Berisha e Mark Marku nuk duan. Nëse nuk kthehet, do të asfiksohet. Nëse kthehet me një mendim tjetër, mund të sjellë ndryshimin e saj.

Ndryshe, edhe në vitin 2025 Edi Rama do të ketë mandatin e katërt!

Kush mund të largojë Edi Ramën nga pushteti? Të gjitha shpresat se kjo mund të ndodhë në prillin e vitit 2021 tani janë shuar. I futur në betejë që në shtatorin e vitit të shkuar, duke ngritur një korpus të tërë strukturash, ai shikonte se si kundërshtari i tij do të priste muajin shkurt për të bërë lëvizjen e radhës. Si përherë, i vonuar.

Qëndrimi i gjatë në pushtet sjell autokracinë e, më pas, oligarkinë. Autokracia e pushtetit është e dhimbshme, por përtej saj, e dëmshme. Por, edhe autokracia e liderëve të opozitës është njëlloj e dëmshme dhe e pa fryt.

Janë katër vite para deri në zgjedhjet e ardhshme. A do të ketë një figurë politike që do e përballojë autokracinë e Ramës, pushtetin e tij dhe strukturën e ngritur furishëm?

Kandidati i parë ishte Lulzim Basha.

A mundet ai ta bëjë këtë, qoftë edhe pas katër viteve?

E vështirë, në mos e pamundur.

Në zgjedhjet e 25 prillit Basha kishte sigurinë e verbër të shigjetës, që nuk shikon asgjë tjetër veç Nishanit.

Në politikë nuk ka gjë më të gabuar se siguria e verbër. Basha ecte para, por në mënyrë fatale. Ndryshe nga të tjerët, ai dinte gjithçka dhe mohonte gjithçka. E dinte humbjen, por e mohonte dorëheqjen. Ai e ktheu PD-në në një mishmash politik, ky është gabimi i atyre mendjeve që zëvendësojnë arsyen dhe logjikën me përkohshmërinë dhe cektësinë.

Asnjëri prej atyre që e rrethon nuk është më i aftë se sa ai; meskiniteti rrethues bëri që dishepujt e tij të ishin “revole në xhepa”, por jo mendje. E ktheu PD-në, edhe më tej, në një sallë ku është e pranishme gjithçka: padija, budallallëku, pritshmëria, zemërimi, mëria, përbuzja ndaj vlerës dhe pritja. Më tej, gjumi.

Dalja e tij nga parlamenti, duke lënë sheshin e lirë për kundërshtarin ishte budallallëku më i madh që mund të bëjë një drejtues partiak. Ende, as sot, askush nuk e di pse dolën, si lindi kjo ide një mbrëmje dhe u bë fakt në mëngjes. Basha, edhe pse më i afirmuari, nuk është njeriu që mund të prijë gjatë, pasi gjithçka e ka fituar lehtë, nga miqësia me bijën kryeministrore dhe pazaret e radhës.

Në PD ka burra të denjë për Shqipërinë, por më shumë burra të denjë për burgun. Të denjët për Shqipërinë, me përjashtime të veçanta, u braktisën, të denjët për burgun u afruan.

Basha u emërua kryetar, por nuk u bë lider. Ai mund të mbetet kryetar, por karrigen e liderit e ka dikush tjetër. Nuk mund të jesh gjithkush, kur nuk të do askush. Ai hyrë në zgjedhje për të qenë Njëshi i vetëm, por ngeli vetëm aq. Shtesa e votuesve në zgjedhjet e fundit nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i plangprishësve të katër viteve më parë. Të mburresh se t'u kthyen njerëzit në shtëpi, do të thotë se deri asaj dite ke pasur portën e mbyllur.

Basha është njeri që mendon se është i pagabueshëm, kur gabimet ia kanë zënë frymën forcës së tij politike. Jo braktisja, por të qenurit i pranishëm është vlerë. Ikja nga parlamenti e bëri atë burracak, kur mendoi se po trimërohet. Përbetimi i tij ishte i shurdhër dhe shikimi i tij ishte i mangët.

Basha nuk do e mundë asnjëherë Edi Ramën. Nuk ka stofin e njeriut që fiton, por të atij që ankohet. Nuk është virtyti, por shpirti i munguar. Viti 2017 tregoi se është lehtësisht i manovrueshëm dhe i thyeshëm. Lakmia e tij është dobësia e tij. Viti 2021 tregoi se , megjithë zërin e prerë dhe këshilltarët izraelitë, ai nuk bëhej dot Jezusi i demokratëve. Izraelitët “e vranë” që në çastin kur e mësuan të hipte mbi makinë. Ai është dendy, jo prijës. Hipja në makinë nuk të bën prijës e as lider. Idetë të bëjnë. Forca të bën. Vizioni të bën. Nuk mund të jesh i madhërishëm kur rrëzohesh dhe ai është rrëzuar katër herë.

Berisha është i vetmi që mund të krahasohet me Ramën. Ai mund ta rrëzojë Edi Ramën, ashtu si Edi Rama e rrëzoi atë.

Por Berisha ka kundër vetes dy gjëra: moshën dhe konsumimin e aktit të tij politik. Ai është i furishëm, por jo i besuar. Ai të indinjon kur mohon gjithçka dhe nuk besohet kur pohon gjithçka.

Por ai ka në anën tjetër dy gjëra që i mungojnë Bashës: është i furishëm dhe e njeh lojën e politikës me mirë se bisturinë.

Për Berishën nuk ka rrugë të mesme. Ose të gjitha, ose asgjë. Ai nuk do e kishte bërë kompromisin e vitit 2017 dhe vështirë se do e besonte se hipja mbi makinë dhe përbetimet e dhuratave të shtojnë votat.

Berisha i njeh njerëzit, ai e beson se një popull praktik e di se nga kumbullat e tharta, të mpihen dhëmbët. Ai ka një mënyrë të foluri të prerë, plot zjarr dhe pasion, theksin të vendosur dhe e gjithë fytyra e tij ka pamje të indinjuar. Edhe kur mashtron, edhe kur thotë të vërtetën, nuk skuqet.

Është i vetmi që e di se nuk mund të fitohet me Edi Ramën përmes votave, por me dhunë. E predikon dhunën tash 30 vite dhe kjo e ka bërë të pabesueshëm për shumicën, por idhull për pakicën.

Ai ishte dikur shërbëtor i gjinisë njerëzore, për t’u bërë më pas demoni i saj.

Ai e trajton partinë si fëmijën e tij, ndërsa Luli si njerkë! Berisha i sheh asaj pushtetin, Basha i sheh pasurinë! Berisha është tragjik në qëndrimin e tij, Basha anon nga komikja.

Berisha do të kishte shansin, nëse do të ishte 30 vite më i ri. Ai ende e di se në PD nuk ka asnjë tjetër më të mirë, më besnik dhe shpërbles se sa Basha. Përmes tij, tani për tani, mbron veten, fëmijët dhe të shtuarit e familjes. Nëse mendon se Basha nuk e bën më këtë, ai do e largojë dhe do të zgjedhë një tjetër, që t’i ngjajë, ta rritë vetë katër vite dhe të jetë alter egoja e tij.

Basha e sheh katastrofën në lindje,kur ajo është në perëndim. Basha, edhe në janarin e këtij viti , nuk e dinte se kush do të ishin drejtuesit politikë, ndërsa Berisha do i kishte caktuar një vit para. Edi Rama gëzohet me pleqërinë e Berishës dhe me parritjen e Bashës.

Shakun e humbjes shpesh herë njerëzit e gjejnë në mos-hapjen e opozitës. Nuk është kjo. Humbja është në filozofinë e saj, në perceptimin e së keqes si mundësi dhe afishimin e saj si rrugë qeverisje.

Një opozitë që nuk shkëputet dot nga ngjarje tragjike që ka mbjellur në qeverisjen e saj, si 21 janari, Gërdeci etj nuk mund të rivijë në pushtet, pasi është krrusur nën peshën e fajit. Aq më tepër, kur nuk shkëputet dot nga filozofia e tërheqjes pranë vetes të strukturave të dhunës dhe moskundërshtimit të së keqes, sa herë që ajo shfaqet.

Opozita mund të ketë Lulzim Bashën drejtues, ose ta largojë atë, por kjo nuk e ndryshon dhe nuk e afron me fitoren. Ai, në fakt, megjithë mëkatet, sundon mbi ato që ka pranë dhe , megjithëse do të ndjejë shpejt peshën e sulmeve kundër tij, mund t'i përballojë. Askujt nuk i vjen largimi nga mediokriteti.

Atëherë, kush do e mundë atë?

Meta tashmë kërkon shumë kohë që të merret seriozisht. Pasi përfundoi pajtimin në familje, tani do i duhet shumë kohë të gjejë rrugën për t’u menduar se ka ndryshuar.

Sa të bëhet ai i besueshëm, Rama ka marrë mandatin e katërt!

Meta iku nga trualli i rritjes së tij, nga socialistët, për të ngrënë në çanakun e të djathtëve, të cilët humbën edhe prej tij.

Askush nuk i ka sjellë më shumë dëm PD-në në këto zgjedhje, se sa ngërdheshjet politike dhe britmat çjerrëse të Metës. I rrethuar nga dallkaukë, të cilët mendojnë se të flasin brutalisht janë të fortë, ai është në pikën më të ulët të popullaritetit të tij.

Ka shumë që mendojnë se lista e përbashkët e opozitës, PD-LSI do u sillte fitoren. Do të kishte ndodhur e kundërta. LSI ishte në këto zgjedhje „delja e zezë" dhe humbja do të kishte qenë më e madhe. Ata që votuan PD-në, duke u kthyer në traditën e tyre, do të kishin munguar , nëse lista do të kishte qenë e përbashkët. Është e vështirë t'ia mbushësh mendjen një demokrati se votimi i Kryemadhit është vlerë.

Po sjell shembullin e mëposhtëm : një institucion tejet i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili monitoroi me kudes fushatën zgjedhore, në fillimin e nëntorit vuri re rritje të besimit ndaj PD-së në një qark të njohur si bastion i së majtës, në Vlorë. Përqindja luhatej nga 32 deri në 34 përqind dhe, në tri javët e mbetura do i duheshin edhe rreth 2200 vota plus që të arrihej mandati i pestë. Ndërhyrja e Ilir Metës, takimet e tij me drejtuesin politik të opozitës në Vlorë, shpallja e tyre hapur, nuk e di nëse kjo ndodhte me dëshirë të dyanshme, loja e fjalëve etj, bëri që përqindja të ulej, dhe balanca të kthehej aty ku kishte qenë. Po të kishte ndodhur kjo në gjithë vendin, abstenimi do të kishte qenë i ndjeshëm.

Meta ,megjithë përbetimet, ndihmën e Petrit Vasilit dhe deklaratat e forta, nuk e mund Edi Ramën.

Atëherë kush?

E para gjë që mund të sjellë ndryshimin e duhur dhe të bëjë që edhe Edi Rama të jetë më i përgjegjshëm është një lëvizje e re politike, brenda sistemit. Është e domosdoshme të ndodhë, por jo në çastin e fundit dhe me frymëzim qeveritar.

Shenjat e para janë dhënë. Shumë deputetë të rinj , thuaj në të gjitha qarqet , u votëbesuan me më shumë vota se sa brezi i vjetër. Njerëzit janë lodhur prej tyre.

Kjo është një shpresë.

Një mundësi.

A mund të ketë një lëvizje të furishme politike, e cila, edhe pse duket tani për tani e pafuqishme, mund të jetë opozita e vërtetë, ose, më saktë, krahu i domosdoshëm i opozitës. Por, jo të kësaj që kemi, kështu si e kemi, e cila është në fakt opozita e vilave dhe resorteve luksoze.

Një opozitë e dhunshme nuk sjell mendim e as vizion të ri. Nuk mund të jesh qeverisës duke shkallmuar dyer qeverish, si bëri dhjetë herë rrjesht Basha e dështoi dhjetë herë.

Një komb prosperon përmes mendjes dhe qytetërimit. Përmes të tërës dhe jo pjesës!

Nëse do të luftojmë për Krahinën, do të harrojmë Atdheun!

Mendimi e çon shpirtin tek idetë e përgjithshme; mbyllja dhe aneksimi i ideve pjellin vizione shtatanike.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Greqia përgatitet për hapjen e madhe, zbulohet se kur do të hapet për shqiptarët

Posted: 30 Apr 2021 01:56 AM PDT

Në një lidhje direkte për "Wake Up", gazetari i Top Channel, Artur Bibe bëri të ditur se ditën e martë në Greqi do të ndodhë hapja e madhe.

Gjithashtu shtoi se më 14 maj do hapet vendi për turistët, ndërsa pritet që deri në fund të muajit maj Greqia të hapet për gjithë botën.

"Greqia përgatitet të bëjë hapjen e madhe. Të martën fillojmë hapjen e madhe, fillojmë me restorantet dhe gradualisht të gjitha bizneset.

Në 14 maj hapet turizmi, një super lajm, sepse jemi më shumë se një vit të mbyllur, më shumë se një vit të izoluar. Më në fund tani jemi mirë, plot shpresë. Vaksinat po ecin goxha mirë dhe ardhja e ilaçit të ri EXO-CD24, besoj është në drejtimin e duhur.

Kemi 60-100 mijë vaksinime në ditë në këtë periudhë dhe besoj deri në shtator vaksinat e Covid do jenë edhe në farmaci", tha Bibe.

Ndërkohë, ai tha se për Shqipërinë Greqia do hapë doganat më 29 maj.

j.l./ dita

EMRAT: Përfundon numërimi i votave në të gjithë vendin, ja politikanët më të votuar. Xhafaj kryeson në Tiranë, Basha merr më shumë vota se Rama

Posted: 30 Apr 2021 01:36 AM PDT

Numërimi i votave preferenciale për kandidatët ka përfunduar në të gjithë vendin, ndërsa kanë mbetur vetëm disa kuti pa u hedhur në sistemin e KQZ.

Nga të dhënat e KQZ rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21.604 vota në qarkun e Elbasanit, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16.738 vota në Tiranë.

Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16.186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15.871 vota.

Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakipi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi.

Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate.

j.l./ dita

Albin Kurti: “Non-papers” mund ta kenë prejardhjen në Beograd dhe Moskë

Posted: 30 Apr 2021 01:12 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendon se dokumentet "non paper" të publikuara në ditët e fundit nga mediat në Ballkan, mund ta kenë prejardhjen nga Beogradi dhe Moska.

"Nuk besoj që autorët e këtyre janë kryeqytetet perëndimore, sigurisht që jo SHBA-ja dhe as ato evropiane. Besoj që kjo vjen nga Beogradi dhe verilindja. Është interes i Federatës Ruse ta përdor Ballkanin Perëndimor për të sulmuar Bashkimin Europian dhe NATO-n", tha Kurti në një intervistë për një grup gazetarësh të cilët po e përcjellin vizitën e tij në Bruksel.

Kujtojmë se që nga mesi i muajit prill në media janë publikuar dy të ashtuquajtur "non-paper", si dokumente të pretenduara, në të cilat flitet për qasje të ndryshme për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi.

"Non-paperi" i parë, i publikuar më 15 prill, pretendohet të jetë i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, i dërguar për Këshillin e Evropës. Ai përmban propozimin e supozuar për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon. Mikrëpo, ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Më 27 prill, në disa media në Kosovë është publikuar një "non-paper" tjetër, i cili është pretenduar të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca dhe i cili flet për themelimin e të ashtuquajturit "distriktit autonom të Kosovës së Veriut" dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjermania e ka hedhur poshtë vërtetësinë e "non-paperit".

I pyetur lidhur me këto dokumente, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ai nuk punon me "non paper" dhe i quajti dokumente fantazmë.

j.l./ dita

INTERVISTA / Zgjedhjet në Shqipëri, drejtuesja e ODIHR: Shqetësues keqpërdorimi i burimeve të administratës, qytetarët duhet të edukohen që të mos e shesin votën

Posted: 30 Apr 2021 01:02 AM PDT

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Ambasadorja Urszula Gacek në intervistën për DW e quan shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit.

DW: Znj. Ambasadore, çfarë ju ka bërë përshtypje deri tani në zhvillimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare, 2021, që u zhvilluan të dielën e kaluar, më 25 prill, në Shqipëri?

Urszula Gacek: Besimi në sistemin zgjedhor që ka filluar të rikthehet. Partitë politike dhe votuesit morrën pjesë. Ajo çfarë do të ndodhë pas ditës së votimit është shumë e rëndësishme. Ne po ndjekim numërimin e votave për të parë, nëse njerëzit mendojnë që shifrat janë një reflektim i ndershëm i realitetit në kutitë e votimit. Do të shikojmë me shumë vëmendje çdo ankim apo rinumërim në ditët në vijim.

DW: Cilat janë sfidat kryesore që misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it ka përballuar deri tani në vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare, 2021?

Urszula Gacek: Kemi pasur dy sfida kryesore: të parën pandeminë Covid -19, që na u desh ta merrnim parasysh për numrin e vëzhguesve, që do sillnim në Shqipëri, vendin se ku do t'i vendosnim, mënyrën sesi do të lëviznim. Për fat të mirë, në Shqipëri, nuk ka kufizime për udhëtimet brenda vendit. Natyrisht, pandemia ndikoi në mënyrën e punës sonë. Kemi realizuar shumë intervista ballë për ballë sidomos në rajone, ku njerëzit nuk përdorin platformën ZOOM. Por ia kemi dalë mbanë duke respektuar masat kufizuese dhe distancimit social. Sfida e dytë lidhet me përmbajtjen e punës sonë dhe ka të bëjë me numrin e madh të amendimeve dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u bënë shumë vonë, në tetorin e kaluar dhe prandaj ka pasur shumë mospërputhje dhe paqartësi në raportin mes ligjit zgjedhor dhe rregulloreve.

DW: A ka prekur shit-blerja e votës besueshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor?

Urszula Gacek: Ne kemi pasur një shqetësim më të madh sesa shit-blerja e votës: keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore, qëndrimin e turbullt ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit. Lidhur me shit -blerjen e votës, është një dukuri për të cilën në zgjedhjet e mëparshme janë bërë rekomandime sesi të trajtohet. Duhet vënë në dukje që shit-blerja e votës nuk i përket një partie të veçantë. Nëse i referohemi informacioneve të besueshme, kemi 33 hetime për shit-blerje votash, që janë hapur para ditës së votimit. Pra nuk ka vetëm një fajtor. Dëmi që sjell shit-blerja e votës në perceptimin dhe besueshmërinë tek sistemi zgjedhor është i dyfishtë. ODIHR ka bërë rekomandime në zgjedhjet e mëparshme lidhur me shit-blerjen e votës. Njëri prej tyre është edukimi i njerëzve që nuk duhet ta shesin votën e tyre. Kemi parë një përpjekje të madhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) në këtë drejtim, komuniteti ndërkombëtar i pranishëm në Shqipëri, Këshilli i Europës, Ambasadat, shoqëria civile. Rekomandmi tjetër, është trajtimi i shkelësve të ligjit, që po e ndjekim me shumë vëmendje. Nëse dikush kapet që shet dhe blen votën ka rëndësi mënyra sesi e trajtojnë autoritetet rastin. Çdo rast duhet trajtuar me drejtësi dhe paanshmëri, që në të ardhmen njerëzit mos ta bëjnë këtë. Nuk është një dukuri që mund të zhduket vetëm në një proces zgjedhor, pra ka dy elemente: edukimin e votuesve dhe ndjekjen penale.

DW: Ambasadore Gacek, më lejoni të rikthehem tek shqetësimi për keqpërdorimin e burimeve të administratës publike nga forca politike qeverisëse. A mund të ketë ndikuar në besueshmërinë dhe integritetn e procesit?

Urszula Gacek: Kur një forcë politike është në pushtet, ka gjithmonë një sërë avantazhesh natyrore, pasi mund ta tregojë veten më shumë. Nga ndjekja e fushatës në 12 qarqet e Shqipërisë me vëzhguesit tanë ndërkombëtarë kemi konstatuar që të gjithë aktorët politikë mbanin fjalime. Nisur nga përmbajtja e tyre, askush nuk mund të hedhë poshtë që biznesi i qeverisë vazhdoi psh. kur dikush shkon hap spitale apo përuron shkolla. Ka patur vizitata inspektuese, të shpeshta nga ministra në objekte të caktuara dhe përdorur ato për fushatë elektorale. Media shqiptare, nga vëzhgimet tona, e ka parë këtë si pjesë të fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Por kur ke logon e partisë në maskën anti-Covid , nëse je duke mbajtur fjalim dhe  thua "Më votoni" atëhere kjo nuk është e lejueshme, e kapërcen kufirin e së lejueshmes. Pra, është fakt që partia në pushtet ka disa avantazhe. Çështja është nëse mund ta përmbash, kufizosh veten që t'i përdorësh këto avantazhe brenda kufirit të lejueshëm. Misioni ynë po analizon pikërisht këtë, nëse ligji zgjedhor e ndalon këtë praktikë, pasi ligji është më strikt sesa rregulloret dhe udhëzimet. Ka paqartësi në ligjin e ri zgjedhor që do t'i shikojmë në detaje.

DW:Çfarë mund të thoni për pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim?

Urszula Gacek: Nuk kemi qenë kaq shumë të interesuar për përqindjen e pjesëmarrjes së zgjedhësve në votime. Për dy arsye: Së pari shifrat zyrtare të pjesëmarrësve në votim mund të jenë më të ulëta se 3.6 milionë zgjedhës që figurojnë në listat e zgjedhësve. Kemi të dhëna zyrtare që jashtë Shqipërisë jetojnë rreth 1.6 milionë shqiptarë. Nëse heqim nga kjo shifër fëmijët dhe njerëzit që për arsye të ndryshme nuk kanë të drejtën e votës, atëherë mbeten 1 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë me të drejtë vote që janë në listat e zgjedhësve. Për shkak të kufizimeve për udhëtim nga pandemia Covid-19, që janë kufizime ndërkombëtare, ata nuk vinin për të votuar. Ndërkohë nuk ka ende dispozita për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të tyre, gjë që nuk përbën një standard ndërkombëtar. Në qendrat e votimit, ku isha të dielën e kaluar, njerëzit ishin të interesuar për të votuar, ndërkohë që mendoj se shqiptarët jashtë vendit nuk kanë të njëjtin interes.

Arsyeja e dytë është që fokusi ynë pas mbylljes së votimit është tek procesi i numërimit, që këtë vit është më i komplikuar pasi në fillim duhen numëruar sesa mandate ka marrë secila parti dhe pastaj duhet vendosur, se cili kandidat duhet të marrë mandatin duke patur parasysh opsionin e votës preferenciale që aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Një tregues interesant janë votat e pavlefshme që mund të na dëshmojnë sesa  të informuar kanë qenë zgjedhësit sesi do të votonin nga pikëpamja teknike. Ka pasur disa programe për edukimin e votuesve që u zbatuan me vonesë. Pyetja që ngrihet është nëse këto programe kanë qënë të mjaftueshme apo jo. Votat e pavlefshme janë tregues i problemeve që do të përfshihen në rekomandimet tona në raportin përfundimtar.

DW: Znj. Ambasadore, ju po flisni për rekomandime. Ju lutem a mund të ndalemi tek rekomandimet e misioneve vëzhguese të OSBE / ODIHR-it për zgjedhjet e mëparshme që nuk janë adresuar dhe që kanë ndikuar në procesin e tanishëm zgjedhor dhe sidomos tek votuesit?

Urszula Gacek: Kam parërekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR-it. Shumë prej tyre janë adresuar plotësisht apo pjesërisht. Por dy prej tyre nuk janë adresuar fare dhe sigurisht do të jepen përsëri. Rekomandim i parë, i paplotësuar, është ai për të patur një raport të ndërmjetëm para ditës së zgjedhjeve lidhur me burimet e financimit për fushatën dhe kandidatët. Votuesi mund të mësojë pas fushatës elektorale nga kush u financuan kandidatët për deputetë. Por do të ishte e preferueshme dhe dëshirueshme që këtë informacion votuesit ta kishin para ditës së votimit, që të merrnin vendimin e tyre se për kë do të votojnë. Votuesit duhet të dinë paraprakisht cili qëndron pas kandidatit para se të hedhin votën dhe jo pas hedhjes së saj.

Rekomandimi i dytë, shumë i rëndësishëm, që nuk është adresuar, është përdorimi i vazhdueshëm i materialeve të partive politike në garë në edicionet e lajmeve. Nuk është fjala për reklama, por edicion lajmesh. Kemi rekomanduar që kjo nuk duhet të ndodhë, por nuk është marrë parasysh. Në raportin tonë përfundimtar do të përfshijmë këto dy rekomandime dhe të tjera që nuk janë plotësuar nga zgjedhjet e kaluara si edhe rekomandime te reja, që dalin nga zbatimi i Kodit të reformuar elektoral, ku ka risi të tila si identifikimi elektronik i zgjedhësve apo votimi elektronik.

Rekomandimet do të përfshijnë edhe ꞔfarë ndryshimet duhen bërë në disa fusha të veçanta. Për këte lypset një diskutim publik përfshirës. Shqipëria si gjithë 57 vendet e tjera, anëtare të OSBE, ka marrë zotime për t'i zbatuar rekomandimet, por kjo në fund të fundit varet nga qeveria. Rekomandimet jepen për t'u zbatuar, kur kjo nuk ndodh ka sanksione. Në përgjithësi konstatojmë që Shqipëria ka zbatuar disa rekomandime në të shkuarën dhe ka parë përfitime prej zbatimit të tyre. Besojmë që rekomandimet tona do të pranohen nga administrata e re, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

DW: A po shënon Shqipëria progres demokratik me zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2021, mbështetur në raportin tuaj paraprak dhe sesi po ecën deri tani procesi i numërimit të votave?

Urszula Gacek: ProgresDemokratik? Zgjedhjet janë një pjesë shumë e rëndësishme e progresit demokratik, por jo i gjithë progresi demokratik. Mendoj që pjesë shumë e rëndësishme për progres demokratik, sidomos këtu në Shqipëri, është reforma gjyqësore. Nuk jemi këtu për të gjykuar, nëse refoma në gjyqësor është sipas, le të them, standarteve të Këshillit të Europës ose nëse ligji për mbrojten e të dhënave është konform me standartet e BE. Ne jemi të fokusuar tek zgjedhjet parlamentare 2021, por kjo nuk do të thotë që gjërat që po ndodhin, në periferi të misionit tonë nuk ndikojnë tek zgjedhjet.

DW: A ka gjasa që këto zgjedhje të vlerësohen të lira dhe të ndershme? Nga përvoja ime në pasqyrimin  e zgjedhjeve të mëparshme parlamentare ka ndodhur që në raportin përfundimtar të misionit të OSBE/ODIHR-it vlerësimi ka qenë  "këto zgjedhje janë më të mira se të kaluarat" vlerësim që nuk ka lidhje me përcaktimin", të lira , të ndershme apo sipas standarteve ndërkombëtare".

Urszula Gacek: Ne nuk krahasojmë një zgjedhje me një tjetër në analizat tona. Nuk përdorim të dhëna krahasuese. Ajo që marrim nga raportet e zgjedhjeve të mëparshme janë rekomandimet për të parë nëse janë adresuar ose jo. Jemi shume të kujdesshëm të mos bëjmë krahasime për të  treguar një lloj trendi.

DW:Znj. Ambasadore, gjithsesi a mund t'i shihni këto zgjedhje si një ndikim pozitiv që Këshili Europian të vendosë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Ministrore, lidhur me hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

Urszula Gacek: BE ditët e fundit doli me një deklaratë lidhur me këto zgjedhje parlamentare, ku përmend raportin tonë paraprak. Kjo është shumë e kënaqshme për misionin tonë pasi ajo që kemi bërë i jep komunitetit ndërkombëtar një informacion të besueshëm për të marrë vendime të mëdha strategjike. Ndërkohë që ne jemi në Shqipëri për të dhënë një vlerësim të bazuar në të dhëna dhe të paanshëm. Ne nuk mund të ndikohemi nga presioni prej asnjë pale, psh. që mund të thotë, se për Shqipërinë duhet të jepen këto apo ato konkluzione, se duhet të hapen negociatat e anëtarësimit. Puna jonë përfundon me raportin përfundimtar me rekomandime. Pastaj administrata e re, shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar mund ta përdorë raportin tonë për qëllimet që u duhen atyre./ DW

 

j.l./ dita

Rindërtimi, Rama në Fushë-Krujë batuta me punëtorin: Demokratët mbaji se mos na hidhen

Posted: 30 Apr 2021 12:51 AM PDT

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur nga Fushë-Kruja.

Rama ka monitoruar procesin në këtë zonë në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 2019.

"Fushë Krujë – Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen "Rilindja", ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t'i gjejë gati", shkruan Rama.

Ndërkohë gjatë inspektimit ai përshëndet disa punëtorë në orarin e punës, ku një prej tyre i thekson se kolegët e tij janë demokrat.

Biseda:

Punëtori: Si ka mundësi që të kanë dalë gjithë demokratë

Rama: Si?

Punëtori: Këtu janë të gjithë demokratë,  demokratë të çmendur

Rama: Demokrat, mbaji se mos na hidhen.

 

j.l./ dita 

Edhe një kuti pa numëruar në Tiranë: Xhafaj dhe Rakipi kryesojnë listën e PS, nga PD kryeson Basha

Posted: 30 Apr 2021 12:34 AM PDT

Ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar në kryeqytet, nga 1243 qendra votimi për kandidatët për deputetë.

Nga të dhënat e deritanishme, të publikuara nga KQZ, në listën e kandidatëve të PS-së, kryeson Fatmir Xhafaj me 16738  vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 15697 vota. Në vend të tretë nga radhët e PS është Belinda Balluku, e ndjekur nga.

Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16186 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13852 vota dhe Belind Këlliçi me 11581 vota.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3420 vota, Monika Kryemadhi me 2446 vota dhe Floida Kërpaçi me 1644  vota. KQZ ka konfirmuar tashmë deputetët që dalin nga lista e PD, PS dhe LSI në kyeqytet.

j.l./ dita

EMRAT: U lanë jashtë listës, cilët janë 34 deputetë të PS-së që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit

Posted: 30 Apr 2021 12:19 AM PDT

Listat e hapura në zgjedhjet e 25 prillit bënë të mundur që qytetarët të shikonin në kohë reale se kush do futej në Kuvend dhe kush jo.

Kështu në Partinë Socialiste u lanë jashtë 34 deputetë, mes tyre dhe emra të njohur.

Më poshtë lista me 34 deputetë të PS-së  që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit:

 

  1. Adelina Rista
  2. Adnor Shameti
  3. Alket Hyseni
  4. Almira Xhembulla
  5. Anastas Angjeli
  6. Anduel Xhindi
  7. Arben Kamami
  8. Bashkim Fino
  9. Besnik Baraj
  10. Ditmir Bushati
  11. Dritan Bici
  12. Edlira Bode
  13. Edmond Leka
  14. Eglantina Gjermeni
  15. Elona Hoxha (Gjebrea)
  16. Fatmir Velaj
  17. Fidel Ylli
  18. Ilir Beqaj
  19. Mimi Kodheli
  20. Musa Ulqini
  21. Pandeli Majko
  22. Robert Bitri
  23. Rolant Xhelilaj
  24. Sadi Vorpsi
  25. Sadri Abazi
  26. Senida Mesi
  27. Spartak Braho
  28. Vasilika Hysi
  29. Vilma Bello
  30. Xhevit Bushaj
  31. Ervin Bushati
  32. Ardit Konomi
  33. Ardiana Jaku
  34. Artemis Malo

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more