Skip to main content

Pas sherrit me Julin, Elvisi i del në mbrojtje Sindit dhe shpërthen kundër produksionit

Pas sherrit me Julin, Elvisi i del në mbrojtje Sindit dhe shpërthen kundër produksionit


Pas sherrit me Julin, Elvisi i del në mbrojtje Sindit dhe shpërthen kundër produksionit

Posted: 16 Apr 2021 02:40 AM PDT

Sindi u përball diten e djeshme me Julin, pasi e akuzoi këtë të fundit se i kishte ofenduar familjen gjatë një lidhje direkte në "Instagram". Për të vërtetuar fjalët e saj, Sindi kishte sjellë në studio edhe videon, në të cilën Juli dëgjohej duke sharë.

Pas transmetimit të videos, Sindi u shpreh se familja e saj e kishte përjetuar shumë keq këtë gjë dhe se madje e ëma kishte marrë qetësues të fortë.

"Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë. Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time", u shpreh Sindi.

Juli nga ana e tij e pranoi që kishte sharë, por tha se e kishte me telefonin dhe jo me Sindin. Kjo e fundit nuk e pranoi këtë gjë, duke u shprehur se këto janë justifikime dhe i kërkoi Julit që t'i kërkonte falje familjes së saj.

Mirëpo, Juli nuk e bëri këtë gjë, deri në momentin që Sindi la mikrofonin dhe u largua mes lotësh nga studioja. Pas gjithë kësaj situate Sindi ka marrë mbështetje nga ish-konkurrenti, Elvisi "Loco".

Ky i fundit ka ndarë në "Instagram" momentin e largimit të Sindit dhe iu ka kërkuar llogari konkurrentëve të "Për'puthen" se pse nuk reaguan pas asaj videoje të rëndë.

Madje, ai shprehet se është e neveritshme që produksioni justifikon ofendimet dhe përkrah antivlerat.

"E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare", shkruan Elvisi në postim.

Reagon Gjermania e Merkelit: Vizatimi i kufijve të rinj në Ballkanin Përëndimor është rrugë e rrezikshme

Posted: 16 Apr 2021 02:37 AM PDT

Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, ka reaguar pas publikimit të një letre nga mediumi slloven "necenzuriano.si" në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e "Republika Srpskas" së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë.

Roth ka thënë se rivizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

"Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme", ka shkruar Roth, raporton Gazeta Express.

Gjermania e kancelares Angela Merkel ka qenë në vazhdimësi kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kjo, meqë ekziston frika se një lëvizje e çfarëdo kufiri në rajon, mund të hap kutinë e Pandorës dhe të prodhojë efekt zingjiror.

Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë Kosovë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Posted: 16 Apr 2021 02:34 AM PDT

Një 28 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë në orët e para të ditës së sotme në një parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Ahmeti ka bërë me dije se bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme.Megjithatë, sipas policisë së Kosovë, forenzika po ekzaminon vendin e ngjarjes që do të ndihmonte në hetimin dhe sqarimin e plotë të rastit.

Trupi i pajetë i viktimës A.T është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore."Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hap një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës A.T (mashkull) 28 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.", thotë Ahmeti.

Ndahen Ana dhe Arsimi, ish-konkurrenti i Përputhen bën veprimin e papritur

Posted: 16 Apr 2021 02:30 AM PDT

Ana dhe Arsimi, të dy ish-konkurrentë të "Përputhen", ndonëse nuk e pranuan publikisht marrëdhënien e tyre na lanë të kuptonim se ata ishin në një lidhje.

Por mesa duket me ikjen e Arsimit ne Zvicër marrëdhënia mori fund. Ana është pyetur nga një ndjekës ne Instagram nëse është e dashuruar dhe ajo ka thënë:

"Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë".

Pas kësaj Arsimi ka publikuar një foto te çmimeve Oscars, ku shkruan:

"Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)".

Këto janë akuzat e Gjykatës Speciale, për ish-ushtarin e UÇK-së

Posted: 15 Apr 2021 03:50 PM PDT

Më 19 prill 2021, në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ("DHSK") në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

"Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet këtu", thuhet në njoftimin e tyre.

Paraqitja e parë e Pjetër Shala do të mbahet në seancë publike.

Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake siguron respektimin e të drejtave të të akuzuarit, përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor dhe se i akuzuari i kupton akuzat kundër tij ose saj.

Nga kjo ditë fillojnë reshjet e shiut e borës në Kosovë

Posted: 15 Apr 2021 03:49 PM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe vende-vende kushte për reshje bore.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë celsius.

Gjithashtu, gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s.

Kosovarja që hapi biznes të suksesshëm në Berlin – VIDEO

Posted: 15 Apr 2021 03:08 PM PDT

E vecantë është se ndërmarrësja shqiptare e krijoj këtë kompani për të mbrojtur pyjet e shiut, një vend magjik me jetën e egër që lë pa frymë, larminë e saj bimore, e cila mbron klimën tonë dhe u jep një shtëpi njerëzve të mrekullueshëm që punojnë për për përfitimin e këtij produkti.

Pra prej vitit  2015 vizioni ishte mbrojtja e pyjeve të shiut duke u dhënë banorëve lokalë një nxitje ekonomike për të shitur manaferrat açaí. Në të njëjtën kohë, duke i dhuruar një pjesë të të ardhurave partnerëve të OJQ-ve që operojnë në ripyllëzimin.

Sipas Albanës: Vetëm duke punuar dorë për dore mund të fitojmë betejën kundër ndryshimit të klimës.

E mira është se Kompania Rainforest u siguron këtyre fermerëve në malet e Amazonës një të ardhme të sigurt në mënyrë që ata të mund të i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Rrëfimin e saj të jashtëzakonshëm mund ta ndiqni në llinkun më poshtë:


Rrëfim Suksesi" është një emision javor, në të cilin shpalosën rrëfimet frymëzuese të mërgimtarëve prej momentin kur janë larguar nga vendlindja e deri më sot.

Cdo të diel duke filluar  nga ora 18:20, në Kana10

Po shkonte për të realizuar dokumentarin për “Mollën e Kuqe”, Marin Mema ndalohet për 40 minuta nga serbët në Merdare

Posted: 15 Apr 2021 02:57 PM PDT

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka realizuar një dokumentar për "Mollën e Kuqe" në Sanxhakun e Nishit.

Mema i cili njihet për dokumentarët e tij që në thelb kanë çështjet e pazgjidhura kombëtare, vazhdimisht ka hasur në pengesa për të lëvizur në Greqi, Serbi apo territore tjera të banuara me shqiptarë.

Edhe kësaj radhe për të realizuar punën e tij profesionale për xhirimin e dokumentarit gazetari me bashkëpunëtorët e tij janë penguar me t'u futur në Serbi.

Në pikën doganore të Merdares, Mema ndalet nga autoritetet doganore serbe, derisa bashkëpunëtori i tij lejohet të kalojë.

Autoritetet serbe të dhënat e gazetarit i referojnë te shërbimet tjera duke mos lejuar gazetarin të kalojë në Serbi për më tepër se 40 minuta.

"Është urdhër nga lartë se nuk mund të largoheni nga objekti. Çfarë keni bërë?", e pyet polici serb gazetarin Marin Mema.

Pas kontrolleve të imtësishme të gazetarit dhe automjetit ata kalojnë kufirin dhe vijojnë punën e tyre profesionale.

Parashikimi i motiti, borë e shi në dy ditët në vazhdim

Posted: 15 Apr 2021 02:54 PM PDT

Reshje shiu e bore, parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe vende-vende kushte për reshje bore.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë celsius.

Gjithashtu, gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s.

Dhjetë futbollistë të Gjilanit agjërojnë muajin e Ramazanit (VIDEO)

Posted: 15 Apr 2021 02:51 PM PDT

Dhjetë futbollistë të ekipit Gjilani që garon në Superligën e Kosovën agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Në mesin e këtyre janë edhe dy vëllezërit nga Bregu i Fildishtë.

Se si është një ditë mes stërvitjeve dhe ndeshjeve gjatë këtij muaji ata tregojnë për Klan Kosovën.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more