Skip to main content

“Operacioni fshesa te Real Madridi, këta janë pesë lojtarët e parë që do të largohen” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Operacioni fshesa te Real Madridi, këta janë pesë lojtarët e parë që do të largohen” plus 9 more Telegrafi Futboll


Operacioni fshesa te Real Madridi, këta janë pesë lojtarët e parë që do të largohen

Posted: 16 Apr 2021 02:58 PM PDT

Shumë ndryshime pritet të ketë te Real Madridi për edicionin e ardhshëm, pasi disa nga lojtarët do të largohen në fund të këtij edicioni.

Klubi spanjoll ende është në garë për dy trofe të rëndësishëm, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, por që këtë edicion nuk e kanë pasur shkëlqimin e mëparshëm.

Largime të mëdha pritet të ketë nga skuadra mbretërore, por të paktën pesë emra janë të sigurt se do të largohen të parët nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mediat spanjolle kanë publikuar emrat e pesë futbollistëve të parë që do të largohen.

Të parët në listë janë dy mbrojtësit braziliani Marcelo dhe anësori i djathtë Alvaro Odriozola që këtë edicion nuk kanë pasur shumë hapësira, por edhe kur kanë luajtur nuk kanë shfaqur potencialin e tyre.

Në repartin e mesfushës i sigurt është largimi i mesfushorit spanjoll Isco, që nuk pëlqehet fare nga trajnerin Zinedine Zidane.

Ndërkohë edhe nga reparti ofensivë pritet të largohen së paku dy futbollistë, sulmuesi Mariano Diaz dhe uellsiani Gareth Bale.

Reprezentuesi uellsian aktualsiht është në huazim te Tottenham Hotspur, por duket se klubi londinez do të shfyrtëzoj opsionin për blerjen përfundimtare.

Pesë emrat e lartëpërmendur janë të sigurt se do të largohen nga Los Blancos, por mund të ketë edhe largime të tjera.

Kapiteni Sergio Ramos ende nuk e ka vazhduar kontratën dhe largimi i tij nga klubi është mëse i mundur.

Nga klubi mund të largohen edhe mbrojtësit si Nacho Monreal dhe Eder Militao.

Por në të njëjtën situatë si Ramos është edhe Lucas Vazquez që i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka marrëveshje për vazhdimin e saj.

Në anën tjetër ende mbetet në dyshim e ardhmja e sulmuesit Luka Jovic (i huazuar te Frankfurt), nëse do ta mbajë Zidane në skuadër apo do ta largojë edhe atë.

Gjithsesi, Los Blancos përveç largimeve të shumta pritet të bëjë edhe disa transferime të rëndësishme, ku emra si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Eric Garcia, Jules Kounde e Fabian Ruiz janë në listën e madrilenëve. /Telegrafi/

The post Operacioni fshesa te Real Madridi, këta janë pesë lojtarët e parë që do të largohen appeared first on Telegrafi.

Juventusi dëshiron ta mbajë Moratan, por i kërkon ulje të çmimit Atleticos

Posted: 16 Apr 2021 02:37 PM PDT

Alvaro Morata është ribashkuar me Juventusin përsëri, kur në verën e vitit 2020 erdhi si huazim nga Atletico Madrid.

Zonja e Vjetër pagoi 10 milionë euro për huazimin e lojtarit, por që ka dy opsione në fund të marrëveshjes.

Opsioni i parë është që ta vazhdojnë huazimin e lojtarit edhe për një vit tjetër ku duhet të paguajë 10 milionë euro të tjera.

Ndërkohë opsioni i dytë është që ta blejnë lojtarin përfundimisht për shifrën e 45 milionë eurove.

Megjithatë Zonja e Vjetër nuk dëshiron ta blejë përfundimisht këtë vit spanjollin, por duan ta shfrytëzojnë të drejtën për ta huazuar edhe për një vit tjetër.

Por çmimi prej 10 milionë eurove po konsiderohet si i lartë nga bardhezinjtë.

Gazzeta dello Sport ka raportuar se Juventusi ka kontaktuar Atletico Madridin dhe i ka kërkuar të ulë çmimin për huazimine  lojtarit.

Kampioni në fuqi i Italisë pretendon të ulë në shtatë milionë euro huazimin e Moratas për një tjetër edicion, me të drejtë blerje.

Gjithsesi klubi spanjoll ende nuk i ka kthyer përgjigje dhe mbetet të shihet nëse Morata do të vazhdoj qëndrimin te Juventusi ose jo. /Telegrafi/

The post Juventusi dëshiron ta mbajë Moratan, por i kërkon ulje të çmimit Atleticos appeared first on Telegrafi.

Reali nuk do ta shes përfundimisht Odegaardin

Posted: 16 Apr 2021 02:21 PM PDT

Martin Odegaard është bashkuar me ARsenalin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori ofensivë norvegjez kishte pak hapësira te Real Madrid dhe gjiganti spanjoll vendosi ta huazojë atë tek londinezët.

Përkundër dëshirës së Arsenalit që ta blej përfundimisht futbollistin, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin, pasi kështu së paku ka njoftuar mediumi i afërt me ta Marca.

Drejtuesit e klubit madrilen do ta rikthejnë në skuadër norvegjezin dhe Zidane pastaj do të vendos nëse do ta mbajë në skuadër ose jo.

Në rast se trajneri francez nuk e ka në plane, atëherë Real Madridi do ta huazojë përsëri lojtarin.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës beson në aftësitë e tij dhe nuk dëshiron ta humbas atë.

22-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje me Arsenalin ku ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/

The post Reali nuk do ta shes përfundimisht Odegaardin appeared first on Telegrafi.

UEFA pritet ta ndryshojë formatin në Ligën e Kampionëve, do të ketë më shumë skuadra

Posted: 16 Apr 2021 01:56 PM PDT

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, pritet të ndryshojë formatin në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s nëmbledhjen e radhës do ta miratojë ndryshimin e ri, që ka të bëjë me numrin e skuadrave në fazën e grupeve në ‘Champions’.

Aktualisht në fazën e grupeve janë 32 skuadra, por me formatin e ri do të jenë 36 ekipe.

Secila skuadër aktualisht luan nga gjashtë ndeshje, por me formatin e ri do të luajnë nga 10 ndeshje, me kundërshtarë të ndryshëm sipas një programi bazuar mbi kokat e serive.

Ky format i ri do të hyjë në fuqi në sezonin 2024-2025 në Ligën e Kampionëve.

Propozimi i formatit të ri zgjeron edhe Ligën e Evropës me tetë raunde, por më një klasifikim të vetëm të 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Sezonin e ardhshëm nis një turne i tretë europian, UEFA Conference League, që duhet të ketë gjashtë raunde gjithmonë me 32 skuadra dhe një renditje të vetme, me play off nga faza e 1/8-ave.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të miratohet edhe mënyra e re e ndarjes së të ardhurave për të tre kompeticionet nga vitit 2021 deri më 2024. /Telegrafi/

The post UEFA pritet ta ndryshojë formatin në Ligën e Kampionëve, do të ketë më shumë skuadra appeared first on Telegrafi.

Kimmich vepron si De Bruyne, mbetet pa agjent: Mund ta përfaqësoj vetën më mirë se tjerët

Posted: 16 Apr 2021 12:52 PM PDT

Joshua Kimmich ka marrë vendim që tani e tutje ta përfaqësojë vetën e tij.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, ka mbetur i lirë sa i përket agjensisë menaxhuese.

Gjermani ka ndjekur hapat e Kevin de Bruyne i cili muaj më parë u nda nga agjenti i tij Patrick De Koster, pasi u akuzua për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Ndryshe nga De Bruyne, Kimmich ka arsyeje të tjera, pasi këtë vendim e ka marrë ka një vit.

“Këtë vendim e kam marrë vitin e kaluar, dua të jem i vetëm”, ka deklaruar Kimmich.

Mesfushori gjerman thotë se ka marrë këtë vendim pasi beson se mund ta përfaqësoj vetën e tij më mirë se sa e bëjnë të tjerët.

"Kam vendosur të mos përfaqësohem nga askush, por nga vetja ime, sepse dua të mbroj vlerat e mia dhe pikëpamjet e mia edhe më shumë dhe të mbaj lart përgjegjësinë time personale. Jam gjithashtu i bindur mund ta përfaqësoj më mire veten para të tjerëve",tha Kimmich.

Ish-menaxherët e lojtarit tanimë kanë nisur negociatat me Bayernin për rinovimin e kontratës së lojtarit, e cila i skadon në vitin 2023.

Mirëpo tani e tutje bisedimet me klubin do t’i vazhdojë vet Kimmich i cili kërkon një pagë vjetore prej 15 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/

The post Kimmich vepron si De Bruyne, mbetet pa agjent: Mund ta përfaqësoj vetën më mirë se tjerët appeared first on Telegrafi.

Gati zyrtarizimi, javët e fundit në Serie A do të zhvillohen me tifozë

Posted: 16 Apr 2021 12:17 PM PDT

Kanë kaluar tanimë më shumë se një vit kur tifozët po i mungojnë shkallëve të stadiumeve, shkaku i pandemisë COVID-19.

Në disa vende të Evropës po luhet me një pjesë të tifozëve, derisa Serie A vazhdon të mbetet e mbyllur.

Por në javët e fundit të kampionatit italian Serie A, pritet që të ketë tifozë në shkallët e stadiumeve, edhe pse në numër të limituar.

Mediat italiane kanë raportuar se qeveria pritet të marrë vendim që të rikthehen tifozët në zonat e verdha dhe të gjelbërta.

Kësisoj në stadiumet e hapura do të lejohen 1000 tifozë në stadium, derisa në ato të mbyllura deri në 500 tifozë.

Ky vendim edhe pse ende nuk është zyrtar, pritet të futet në fuqi nga muaji i ardhshëm, 1 maji.

Kësisoj tifozët e futbollit do të mund të shohin ndeshjet vendimtare në fund të sezonit të skuadrave të tyre të zemrës. /Telegrafi/

The post Gati zyrtarizimi, javët e fundit në Serie A do të zhvillohen me tifozë appeared first on Telegrafi.

Barcelona po konsideron rikthimin e Dani Olmos

Posted: 16 Apr 2021 11:12 AM PDT

Dani Olmo është njëri nga mesfushorët më në formë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfshori i talentuar spanjoll ka shkëlqyer këtë edicion me RB Leipzig ku në 40 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Në Gjermani ditë më parë u raportuar se Leipzig e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe po pret oferta mbi 45 milionë euro për të.

Barcelona po tenton ta rikthejë përsëri në Camp Nou lojtarin, pasi ai kishte dal nga akademia e klubit ku kishte kaluar shtatë vite.

Mundo Deportivo ka raportuar se drejtuesit e Barcelonës duan rikthimin e lojtarit dhe presidenti Joan Laporta është i gatshëmt ë shpenzojë për transferimin e tij.

Qëllimi i Laportës është të ketë sa më shumë lojtarë vendas në skuadër prandaj dëshiron transferimin e Olmos dhe të mbrojtësit Eric Garcia, pasi që të dy më parë kanë qenë pjesë e akademisë së Barcelonës.

Gjithsesi transferimi i lojtarit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi shumë klube tjera e duan atë.

Real Madrid e Atletico Madrid gjithashtu e duan spanjollin, derisa interesim kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool. /Telegrafi/

The post Barcelona po konsideron rikthimin e Dani Olmos appeared first on Telegrafi.

Chelsea ka gati një ofertë të ‘çmendur’ për Bellingham

Posted: 16 Apr 2021 10:51 AM PDT

Chelsea është duke bërë gati një ofertë të frikshme për transferimin e Jude Bellingham.

Drejtuesit e skuadrës londineze janë të mahnitur me aftësitë e talentit të madh anglez që po shkëlqen te Borussia Dortmundi.

17-vjeçari ka impresionuar këtë sezon me paraqitjet e tij në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve dhe është bërë dëshira kryesore e Chelseat për mesfushën.

Eurosport ka raportuar se londinezët janë gati të bëjnë një ofertë të ‘çmendur’ prej 100 milionë funteve për transferimin e anglezit.

Reprezentuesi anglez ka shkëlqyer këtë edicion, ku në 38 ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, edhe pse luan si mesfushor defensivë.

Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i Declan Rice dhe prioritet i tyre tani është ta ofrojnë talentin e madh anglez në skuadër.

Në rast se do të ndodhte ky transferim, atëherë Bellingham do të futbollisti më i shtrenjtë në botën në moshën 17-vjeçare.

Gjithsesi londinezët duhet të kenë kujdes, pasi lojtari po monitorohet edhe nga dy gjigantët e Manchesterit, City e United. /Telegrafi/

The post Chelsea ka gati një ofertë të ‘çmendur’ për Bellingham appeared first on Telegrafi.

Juventus të bindur se do të transferojnë Aouar, gati ta ofrojnë edhe një lojtar për francezin

Posted: 16 Apr 2021 09:24 AM PDT

Houssem Aouar vazhdon të jetë prioriteti kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës.

Mesfushori i talentuar francez prej dy vitesh kërkohet nga Zonja e Vjetër, por që për vitin tjetër duket se transferimi i tij do të kompletohet.

22-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë të mirë, teksa ka realuzar gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Lyon e vlerëson yllin e saj rreth 65 milionë euro, por Juventusi ka një plan për ta zbritur çmimin e tij.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati të ofrojë 50 milionë euro si dhe shërbimet e Mattia De Sciglio për transferimin e Aouar në Torino.

De Sciglio aktualisht është i huazuar te Lyon ku ka shfaqur formë shumë të mirë dhe klubi francez janë të kënaqur ta kenë në skuadër edhe për vitet e tjera.

Sipas mediave italiane dhe atyre franceze, Juventus mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me Aouar, edhe pse konkurrenca mbetet e madhe.

Real Madrid, Manchester City, Manchester United, PSGdhe Arsenal janë skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e mesfushorit. /Telegrafi/

The post Juventus të bindur se do të transferojnë Aouar, gati ta ofrojnë edhe një lojtar për francezin appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Besa do të luaj vetëm futboll

Posted: 16 Apr 2021 09:13 AM PDT

Besa e Pejës ka pësuar një tjetër humbje, kur kësaj radhe është mposhtur 1-2 nga Drenica.

Skuadra pejane edhe pse thuajse e përshëndetur nga elita e futbollit kosovar, ka luajtur futboll të bukur dhe nuk ka bërë kalkulime në asnjë ndeshje.

Trajneri i kësaj skuadre, Leotrim Krasniqi thotë se skuadra e tij do të vazhdojë të luaj futboll dhe të angazhohet ndaj të gjitha ekipeve të tjera.

"Ne do të luajmë futboll deri në xhiron e fundit, sepse vetëm këtë gjë dijmë ta bëjë. Nuk futemi në të tjera gjëra që opinioni tashmë i di", deklaroi shkurtimisht Krasniqi.

Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t'u zhvilluar deri në fund, tashmë mund të konstatohet se Besa e Pejës është skuadra e parë që do largohet nga Superliga në këtë edicion.

/Telegrafi/

The post Krasniqi: Besa do të luaj vetëm futboll appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation Posted: 24 Jul 2022 11:17 AM PDT The Genesis Communications Network built a lucrative business alongside the radio host, whose show the company has syndicated for more than two decades. Why Big Tech Is Making a Big Play fo
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more