Skip to main content

“La Liga tani është në zjarr – katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje” plus 9 more Telegrafi Futboll

“La Liga tani është në zjarr – katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje” plus 9 more Telegrafi Futboll


La Liga tani është në zjarr – katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje

Posted: 29 Apr 2021 02:59 PM PDT

Barcelona pësoi një gabim të papritur në shtëpi ndaj Granada të enjten me rezultat 2-1.

Si rezultat i kësaj humbjeje, gara për titull është më e ngushtë sesa kishte qenë më parë, pasi katër skuadra kanë vetëm tre pikë dallim.

Secili prej katër pretendentëve për titullit kanë edhe katër ndeshje për të luajtur, por të gjithë sytë janë tashmë në fundjavën e 8 dhe 9 majit, kur të katërtat do të përballen të gjithë kundër njëra-tjetrës.

Barcelona pret Atletico Madrid pasditen e së shtunës, më 8 maj. Skuadra e Diego Simeone ka bërë shumë gabime duke i hapur derën për titull Barcelonës, ​​Real Madridit dhe Sevillës.

Real Madrid e mirëpret Sevillan në Valdebebas ditën tjetër, duke bërë që ethet të vazhdojnë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Real Madrid është duke pritur

Los Blancos do të jenë gati për ndeshjen kundër Osasuna këtë fundjavë dhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që do të vijë në mesjavë.

Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu, kampionët janë dy pikë prapa rivalëve të qytetit dhe liderëve Atletico Madrid.

Skuadra e Zinedine Zidane e di se edhe një barazim i Atletico Madridit do tua mundësojë që ta mbrojnë titullin e tyre duke i fituar të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura.

Në anën tjerët, vendi i katërt Sevilla e ka ëndrrën më gjallë se kurrë dhe ata janë vetëm tre pikë larg vendit të parë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post La Liga tani është në zjarr – katër ekipet e para kanë vetëm tri pikë dallim kur kanë mbetur edhe katër ndeshje appeared first on Telegrafi.

Vlerësimet e lojtarëve në ndeshjen Villarreal 2-1 Arsenal: Xhaka prej më të mirëve në fushë

Posted: 29 Apr 2021 02:34 PM PDT

Villarreal ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Manuel Trigueros dhe Raul Albiol shënuan golat për Villarrealin, ndërsa Nicolas Pepe shënoi për Arsenalin.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes doli të jetë Raul Albiol më notën 7.6.

Granit Xhaka ishte prej më të mirëve në fushë duke u vlerësuar me notën 7.0 për paraqitjen e sotme.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, ku pritet të jetë e fortë.

Notat e lojtarëve të Villarreal dhe Arsenal

/Telegrafi/

The post Vlerësimet e lojtarëve në ndeshjen Villarreal 2-1 Arsenal: Xhaka prej më të mirëve në fushë appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Manchester United 6-2 Roma: Bruno Fernandes merr vlerësimin maksimal

Posted: 29 Apr 2021 02:12 PM PDT

Manchester United ka shënuar fitore në "Old Trafford" me rezultat 6-2 ndaj Romës, duke bërë një hap gjigant drejt finales në Ligën e Evropës.

Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes shënuan nga dy gola, ndërsa Paul Pogba dhe Mason Greenëood shtuan nga një gol për Manchester Unitedin.

Lorenzo Pellegrini dhe Edin Dzeko gjetën golat për Romën.

Fernandes ka marr notën maksimale 10-të për paraqitjen e sotme. Pas tij është vlerësuar Edin Cavanio me notën 9.5.

Te Roma më i miri ishte Pellegrini me notën 7.7.

Notat e lojtarëve të Manchester United dhe Romës

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Manchester United 6-2 Roma: Bruno Fernandes merr vlerësimin maksimal appeared first on Telegrafi.

Villarreal mposht Arsenalin, por gjithçka mbetet e hapur

Posted: 29 Apr 2021 02:02 PM PDT

Villarreal ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Spanjollët në këtë pjesëlojë janë treguar të pamëshirshëm duke realizuar rastet që kishin.

Që në minutën e pestë "Nëndetësja e verdhë" kaloi në epërsi më golin e shënuar nga Manuel Trigueros.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 29-të Villarreali e shënoi edhe golin e dytë.

Ishte Raul Albiol që gjeti rrjetën për 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e tensionuar dhe më shumë ndërhyrja nga të dyja palët.

Dani Ceballos u largua nga loja me karton të kuq, në minutën e 57-të.

Arsenali u kthye ne lojë nga penallti me golin e Nicolas Pepe  në minutën e 73-të.

Etienne Capoue po ashtu u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë në fundin e ndeshjes Villarrealin me 10-të lojtarë.

Ndeshja kthyese pritet të jetë e fortë, pasi ky rezultat nuk garanton asgjë.  /Telegrafi/

The post Villarreal mposht Arsenalin, por gjithçka mbetet e hapur appeared first on Telegrafi.

Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës

Posted: 29 Apr 2021 01:57 PM PDT

Manchester United ka shënuar fitore në "Old Trafford" me rezultat 6-2 ndaj Romës, duke bërë një hap gjigant drejt finales në Ligën e Evropës.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Evropës doli të jetë e bukur dhe me shtatë gola të shënuar, ku Roma e mbylli në epërsi me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi më mirë për anglezët që gjetën golin që në minutën e nëntë. Edinson Cavani pasoi te Bruno Fernandes që gjeti rrjetën për 1-0.

Por në minutën e 14-të Roma fitoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lorenzo Pellegrini që shënoi për 1-1.

Italiani i ri ishte vendimtar edhe në minutën e 34-të kur asistoi te Edin Dzeko që shënoi për 2-1.

Goal! Lorenzo Pellegrini feeds Edin Dzeko (AS Roma), who taps the ball into an empty net. He makes it 1:2.

Pjesa e dytë ishte krejt tjetër, duke bërë që Manchester United ta shkel Romën, si me lojë ashtu edhe me gola.

Më të filluar pjesa e dytë Bruno Fernandes pason te Edinson Cavani që shënoi për 2-2.

Goal! Edinson Cavani (Manchester United) fires the rebound low into the middle of the goal after the ball breaks to him in the box. The score is 3:2.

Në minutën e 64-të ishte sërish i njëjti lojtar që gjeti rrjetë për 3-2. Ky ishte goli i dytë i Cavanit në këtë ndeshje.

Bruno Fernandes gjeti rrjetën në minutën e 71-ti për 4-2, duke larguar dilemën e fituesit.

Në minuën e 75 ishte radha e Paul Pogbas që shënoi për 5-2, duke i dhënë një hap të madh Unitedit drejt finales.

Krejt në fund, Mason Greenwood shënoi për 6-2, duke konfirmuar ditën e mirë të Mancheste United.

Mason Greenwood (Manchester United) converts a killer cross with a curling shot inside the left post! What a perfect finish!

Manchester United ka bërë një hap të madh me këtë rezultat drejt finales. /Telegrafi/

 

 

The post Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për javën e 31-të

Posted: 29 Apr 2021 01:45 PM PDT

Superliga e Kosovës po futet drejt fundit, ku ndeshjet interesante nuk po mungojnë.

Java e 31-të solli përballje shumë të forta dhe rezultatet befasuese, ku Besa e rrëzoi nga pozita e parë Dritën që barazoi 1-1.

Ballkani mposhti Llapin me rezultat 1-0, ndërsa Prishtina triumfoi përballë Trepçës '89 me rezultat 3-1.

Arbëria mori fitore të madhe ndaj Feronikelit si mysafir 1-0, ndërsa Gjilani dhe Drenica luajtën baras 0-0.

Më poshtë formacioni më i mirë i javës së 31-të i zgjedhur nga paraqitja e lojtarëve.

Damir Ljuljanovic – portieri më i mirë i javës është ai i Ballkanit. Malazezi bëri disa pritje të mira në ndeshjen e tensionuar ndaj Llapit. Fal pritjeve të tij suharekasit morën tri pikë të arta për tu kthyer lider.

Zyrtare: Ballkani prezanton dy përforcimet e mëdha të janarit

Armend Thaqi – mbrojtësi i djathë i Ballkanit kishte paraqitje të mirë ndaj Llapit. Ai asistoi te goli i fitores që i solli tri pikë ekipit. Thaqi bëri edhe harkime, të bukura në zonë dhe depërtime, por që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët.

Ky është urimi më i veçantë i një klubi kosovar për futbollistin e tyre

Diar Halili – mbrojtësi i ri i Besës, kishte paraqitje bravoroze ndaj Dritës. Pejanët morën një pikë në këtë ndeshje, ndërsa Halili ishte prej më të mirëve në fushë.

Eglantin Gjoni – shtatlarti i Drenicës ishte në element ndaj Gjilanit. Ai largoi shumë topa nga zona dhe fitoi disa duele. Drenica mori një pikë të madhe në Gjilan fal tij.

Drenica barazon me Arbërinë, mbetet e parafundit | FUTBOLLI.INFO

Franc Veliu – mbrojtësi i Gjilani ishte prej më të mirëve në fush ënë përballje me Drenicën që u mbyll pa gola. Si zakonisht ai bëri punën e tij në mbrojtje.

Besar Musolli – mesfushori ishte në element në ndeshje ndaj Drenicës. Ai ishte dominant në mesfushë, duke bërë shumë pasime të sakta.

Debutimi "emergjent" i Musollit te Gjilani, Mezani e vlerëson mesfushorin  një vlerë për Superligën

Endrit Krasniqi – kur Prishtinës po i nevojiten pikët, në skenë ka dal mesfushori që po shënon në çdo ndeshje. Ai shënoi dhe asistoi në  fitoren e skuadrës së tij ndaj Trepçës '89 me rezultat 3-1.

Blend Baftiu – njëri prej lojtarëve më të mirë në Superligë, ka filluar ta gjejë formën në fazën vendimtare të kampionatit. Ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen me Llapin, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të mëdha.

Kreshnik Bahtiri – heroi i Arbërisë kundër Feronikelit. Ai shënoi golin e  vetëm që ia solli tri pikë të arta skuadrës së tij. Me këto tri pikë Arbëria mbetet fuqishëm në garë për mbijetesë.

Ardit Tahiri – enigma e pazgjidhur e mbrojtjes së Dritës. Sulmuesi i ri shënoi golin e Besës që i solli një pikë. Ai krijoi edhe raste të tjera, por në disa raste fati nuk ishte me të.

Leotrim Kryeziu – pa dyshim sulmuesi më i mirë i javës. I riu gjeti dy herë rrjetën në ndeshje me Trepçës '89 duke e ndihmuar Prishtinën drejt fitores. Ai kishte rast që të kompletonte het-trikun, por fati nuk ishte më të.

Trajner i javës – ky epitet shkon për Leotrim Krasniqin, i cili i ndali Dritën, duke barazuar 1-1. Skuadra e tij jo vetëm që shënoi, por kishte edhe raste të tjera, ku lehtë ka mundur ta fitojë edhe ndeshjen.

Formacioni i javës

/Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë në Superligën e Kosovës për javën e 31-të appeared first on Telegrafi.

Pjesa e parë, Manchester United 1-2 Roma: Pellegrini e Dzeko po i dërgojnë italianët drejt lavdisë

Posted: 29 Apr 2021 12:52 PM PDT

Roma e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Manchester Unitedit në "Old Trafford" me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi më mirë për anglezët që gjetën golin që në minutën e nëntë.

Edinson Cavani pasoi te Bruno Fernandes që gjeti rrjetën për 1-0.

Por në minutën e 14-të Roma fitoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lorenzo Pellegrini që shënoi për 1-1.

Italiani i ri ishte vendimtar edhe në minutën e 34-të kur asistoi te Edin Dzeko që shënoi për 2-1.

Roma është duke marr një rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë. /Telegrafi/

The post Pjesa e parë, Manchester United 1-2 Roma: Pellegrini e Dzeko po i dërgojnë italianët drejt lavdisë appeared first on Telegrafi.

Pjesa e parë, Villarreal 2-0 Arsenal: Spanjollët tregojnë forcën

Posted: 29 Apr 2021 12:49 PM PDT

Villareali e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Arsenalit me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Evropës.

Spanjollët në këtë pjesëlojë janë treguar të pamëshirshëm duke realizuar rastet që kishin.

Që në minutën e pestë "Nëndetësja e verdhë" kaloi në epërsi më golin e shënuar nga Manuel Trigueros.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 29-të Villarreali e shënoi edhe golin e dytë.

Ishte Raul Albiol që gjeti rrjetën për 2-0 me një goditje nga afër.

Me këtë rezultat Villareali është në rrugë të mirë që bëjë një hap drejt finales. /Telegrafi/

The post Pjesa e parë, Villarreal 2-0 Arsenal: Spanjollët tregojnë forcën appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Granada: Machis e Diaz shkëlqejnë te mysafirët

Posted: 29 Apr 2021 12:12 PM PDT

Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Lionen Messi, ndërsa për Granadan shënuan Darëin Machis e Jorge Molina.

Machis e Victor Diaz morën notat më të mira te Granada duke u vlerësuar me 7.5.

Te Barcelona ishte Lionel Messi që u vlerësua me notën 7.6.

Barcelona mbetet në vendin e tretë në renditje me 71 pikë.

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Granadas

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Barcelona 1-2 Granada: Machis e Diaz shkëlqejnë te mysafirët appeared first on Telegrafi.

Granada trondit Barcelonën, e mposht me rikthim në Camp Nou

Posted: 29 Apr 2021 11:55 AM PDT

Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Pjesa e parë i takoi Barcelonës si me raste, ashtu edhe me rezultat.

Golin e vetëm në këtë pjesëlojë e ka shënoi Lionen Messi në minutën e 23-të të takimit.

Argjentinasi bashkëveproi bukur me Antoine Griezmann, i cili me një pasim të bukur ia kthen topin Messin që shënoi golin e parë të ndeshjes.

Por pjesa e dytë nuk shkoi si e kishte menduar Ronald Koeman dhe lojtarët e tij.

Pas dy rasteve të humbura të Barcelonës, pasoi dënimi nga Granada.

Darwin Machis shënoi në minutën e 63-të për 1-1.

Kur pritej që Barcelona të kthehej në lojë, Adrian Marin harkon në zonë ku e gjen Jorge Molinan që shënon për 2-1.

Barcelona provoi deri në fund, por nuk ia doli të marr të paktën një barazim që do ta ngjiste në vendin e tretë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Granada trondit Barcelonën, e mposht me rikthim në Camp Nou appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more