“Kujdes”! Skënder Brataj: Nëse infektohemi mes dy dozave të vaksinës, rreziku është i lartë! Ja kur krijohen antitrupat
“Kujdes”! Skënder Brataj: Nëse infektohemi mes dy dozave të vaksinës, rreziku është i lartë! Ja kur krijohen antitrupat |
- “Kujdes”! Skënder Brataj: Nëse infektohemi mes dy dozave të vaksinës, rreziku është i lartë! Ja kur krijohen antitrupat
- 31-vjeçarja humbi jetën në sallën e lindjes, bashkëshorti: Mjekët hynin e dilnin, Elisabeta nuk kishte asnjë problem, faji i mjekut!
- Mund të infektohesh edhe pas vaksinimit!/ Qytetarja: 12 ditë pasi mora vaksinën kineze u infektova me Covid
- “Mund të vaksinohemi çdo vit”- CEO i Pfizer: Qytetarëve mund t’i duhet edhe një dozë e tretë për t’u mbrojtur nga covid
- Shkon në mbi 1 milion numri i viktimave nga Covid-19 në Evropë
Posted: 16 Apr 2021 07:18 AM PDT Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shkruan në "Facebook" se ka pasur raste të infektimit me koronavirus në vendin tonë, edhe pasi personat kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Brataj sqaron se nuk e shkakton vaksina sëmundjen e Covid-19, por infektimi me këtë virus, ndërsa shton se antitrupat kundër koronës fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Mesazhi i Bratajt: KUJDES! Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore. |
Posted: 16 Apr 2021 05:18 AM PDT Elisabeta Lamaj humbi jetën në sallën e lindjes, në 10 prill, në maternitetin e Fierit. 31-vjeçarja, nga fshati Drenovë Mallakastër ndërroi jetë ndërsa mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën. Sipas tij, Elisabeta kishte ndërruar jetë rreth një orë para njoftimit. "Në 12 e 5 më dhanë njoftimin zyrtar të vdekjes. Eduarti i ka thirrur mjekët për të mbrojtur veten. Unë mendoj se gruaja ndërroi jetë më herët, hyra e pashë në sallë. Mjekët na dhanë dy versione, në fillim se pësoi trompozë dhe më pas atak". |
Posted: 16 Apr 2021 04:19 AM PDT Jeta Asqeriu tregon në "Breaking", në Top News se u infektua disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti Covid. "Bëra vaksinën kineze në 2 prill. Nuk pata asnjë shqetësim. Edhe tani nuk kam asnjë problem. U infektova 12 ditë pas marrjes së vaksinës, kontaktova menjëherë mjekun e familjes dhe bëra testin, dola pozitive". Laboranti mikrobiolog, Vasil Bashari shpjegon se duhet të jemi të kujdesshëm. "Nuk duhet ta ulim vigjilencën. Duhet patjetër të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Këtu, ka pasur disa raste infektimi pas marrjes së dozës së parë. Nuk do të thotë se virusi nuk të zë, por thjesht kanë simptoma më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë. Vaksina ul pozitivitetin, efektet anësore dhe fatalitete. Sidomos pas dozës së parë, patjetër 10 ditëshin e parë, që organizmi të krijojë antitrupat". |
Posted: 16 Apr 2021 02:06 AM PDT "Është e mundur që qytetarët do të duhet të vaksinohen me një dozë të tretë brenda 12 muajve nga e dyta", tha CEO i Pfizer, Albert Burla, ndërsa shtoi se vaksinimi kundër covid-it të ri me siguri mund të bëhet çdo vit. Më tej ai shtoi se: "Një skenar është mundësia e një doze të tretë, diku pas gjashtë ose 12 muajsh pas marrjes së dozës së dytë, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet. Përsëri mutacionet do të luajnë një rol kryesor në vijueshmërinë dhe vendimet që do të merren për pandeminë." Sidoqoftë, CEO i Johnson & Johnson Alex Gorski, në shkurt ka deklaruar se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër covid-19 çdo vit, siç është edhe ajo e gripit. Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit kur një qytetar i merr të dyja dozat e vaksinës, shkruajnë mediet e huaja. Pfizer tha në fillim të këtij muaji se vaksina ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër mundësisë së sëmundjes serioze deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme me Pfizer, gjithashtu është treguar e efektshme për gjashtë muaj. Në shkurt, Pfizer dhe BioNTech thanë se po testonin një dozë të tretë të vaksinës për të kuptuar më mirë përgjigjen imune ndaj llojeve të reja të virusit. Në fund të muajit të kaluar, Institutet Kombëtare të Shëndetit filluan testimin e një vaksine të re Covid nga Moderna e krijuar për t'u mbrojtur nga mutacioni i Afrikës së Jugut. |
Shkon në mbi 1 milion numri i viktimave nga Covid-19 në Evropë Posted: 15 Apr 2021 11:46 PM PDT Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, duke theksuar se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) javën e kaluar numri i të vdekurve në Evropë ka tejkaluar shifrën 1 milion, tha se situata është serioze. Kluge organizoi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës, me pjesëmarrjen e ministrit të Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias. Ai tregoi se në Evropë deri më sot janë administruar 7 vaksina të COVID-19 prej 171 milionë dozash, duke deklaruar se 13 për qind e popullatës së Evropës janë vaksinuar me një, ndërsa 6 për qind me dy doza vaksinë. Kluge tha se në rajon vdekja e personave të moshës mbi 80-vjeçare nga COVID-19 që nga muaji shkurt ka shënuar rënie graduale dhe ka arritur në 30 për qind, nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Ai theksoi se në Evropë përfshirë në Greqi pranojnë raportime se janë tejkaluar kapacitet e kujdesit intensiv, ndërsa edhe shtrimet në spital kanë mbetur në nivelet e larta. Kreu i OBSH-së për Evropën njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 në kontinent javën e kaluar ka tejkaluar shifrën 1 milion. "Situata në rajonin tonë është serioze. Çdo javë raportohen 1,6 milion raste. Pra, 9.500 raste në orë, 160 persona në minutë", u shpreh Kluge duke shtuar se edhe mbi 100 mijë refugjatë në Greqi janë pjesë e strategjisë së vaksinimit. |
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: