Skip to main content

“Kujdes”! Skënder Brataj: Nëse infektohemi mes dy dozave të vaksinës, rreziku është i lartë! Ja kur krijohen antitrupat

“Kujdes”! Skënder Brataj: Nëse infektohemi mes dy dozave të vaksinës, rreziku është i lartë! Ja kur krijohen antitrupat


“Kujdes”! Skënder Brataj: Nëse infektohemi mes dy dozave të vaksinës, rreziku është i lartë! Ja kur krijohen antitrupat

Posted: 16 Apr 2021 07:18 AM PDT

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shkruan në "Facebook" se ka pasur raste të infektimit me koronavirus në vendin tonë, edhe pasi personat kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Brataj sqaron se nuk e shkakton vaksina sëmundjen e Covid-19, por infektimi me këtë virus, ndërsa shton se antitrupat kundër koronës fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës.

Mesazhi i Bratajt:

KUJDES! Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.
Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!

31-vjeçarja humbi jetën në sallën e lindjes, bashkëshorti: Mjekët hynin e dilnin, Elisabeta nuk kishte asnjë problem, faji i mjekut!

Posted: 16 Apr 2021 05:18 AM PDT

Elisabeta Lamaj humbi jetën në sallën e lindjes, në 10 prill, në maternitetin e Fierit.

31-vjeçarja, nga fshati Drenovë Mallakastër ndërroi jetë ndërsa mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.
Bashkëshorti i së ndjerës, Leonard Lamaj tregon për emisionin "Shqipëria live". "Shtatzënia ka shkruar mirë. Doktoresha na la një ditë, datën 10 për të bërë lindjen. Nuk pati asnjë shqetësim, para se të kryhej operacioni. 3-4 ditë më parë i bëmë të gjitha analizat.
Eduart Kapaj, ishte mjeku, më tha që çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Pasi Elisabeta hyri në sallë, pashë që diçka ka ndodhur, pyeta, askush nuk më jepte përgjigje. Në atë kohë shoh dhe doktoreshën që ka ndjekur nusen, që u fut në sallën e operacionit.
Diku te ora 11:37 doli vetë Eduarti dhe më tha që po bën të pamundurën. Kanë dalë pastaj të gjithë mjekët nga salla e operacionit. E pyeta a është arrest kardiak, ngritën supet, nuk më thanë gjë".

Sipas tij, Elisabeta kishte ndërruar jetë rreth një orë para njoftimit. "Në 12 e 5 më dhanë njoftimin zyrtar të vdekjes. Eduarti i ka thirrur mjekët për të mbrojtur veten. Unë mendoj se gruaja ndërroi jetë më herët, hyra e pashë në sallë. Mjekët na dhanë dy versione, në fillim se pësoi trompozë dhe më pas atak".

Mund të infektohesh edhe pas vaksinimit!/ Qytetarja: 12 ditë pasi mora vaksinën kineze u infektova me Covid

Posted: 16 Apr 2021 04:19 AM PDT

Jeta Asqeriu tregon në "Breaking", në Top News se u infektua disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti Covid.

"Bëra vaksinën kineze në 2 prill. Nuk pata asnjë shqetësim. Edhe tani nuk kam asnjë problem. U infektova 12 ditë pas marrjes së vaksinës, kontaktova menjëherë mjekun e familjes dhe bëra testin, dola pozitive".
Zonja thotë se ka qenë e kujdesshme, edhe pasi mori vaksinën. "Para se të bëja vaksinën nuk kam pasur asnjë kontakt me persona të infektuar. Kam qenë shumë e kujdesshme".

Laboranti mikrobiolog, Vasil Bashari shpjegon se duhet të jemi të kujdesshëm. "Nuk duhet ta ulim vigjilencën. Duhet patjetër të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Këtu, ka pasur disa raste infektimi pas marrjes së dozës së parë. Nuk do të thotë se virusi nuk të zë, por thjesht kanë simptoma më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë. Vaksina ul pozitivitetin, efektet anësore dhe fatalitete. Sidomos pas dozës së parë, patjetër 10 ditëshin e parë, që organizmi të krijojë antitrupat".

“Mund të vaksinohemi çdo vit”- CEO i Pfizer: Qytetarëve mund t’i duhet edhe një dozë e tretë për t’u mbrojtur nga covid

Posted: 16 Apr 2021 02:06 AM PDT

"Është e mundur që qytetarët do të duhet të vaksinohen me një dozë të tretë brenda 12 muajve nga e dyta", tha CEO i Pfizer, Albert Burla, ndërsa shtoi se vaksinimi kundër covid-it të ri me siguri mund të bëhet çdo vit.

Më tej ai shtoi se: "Një skenar është mundësia e një doze të tretë, diku pas gjashtë ose 12 muajsh pas marrjes së dozës së dytë, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet. Përsëri mutacionet do të luajnë një rol kryesor në vijueshmërinë dhe vendimet që do të merren për pandeminë." 

Sidoqoftë, CEO i Johnson & Johnson Alex Gorski, në shkurt ka deklaruar se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër covid-19 çdo vit, siç është edhe ajo e gripit.

Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit kur një qytetar i merr të dyja dozat e vaksinës, shkruajnë mediet e huaja. 

Pfizer tha në fillim të këtij muaji se vaksina ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër mundësisë së sëmundjes serioze deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme me Pfizer, gjithashtu është treguar e efektshme për gjashtë muaj.

Në shkurt, Pfizer dhe BioNTech thanë se po testonin një dozë të tretë të vaksinës për të kuptuar më mirë përgjigjen imune ndaj llojeve të reja të virusit.

Në fund të muajit të kaluar, Institutet Kombëtare të Shëndetit filluan testimin e një vaksine të re Covid nga Moderna e krijuar për t'u mbrojtur nga mutacioni i Afrikës së Jugut.

Shkon në mbi 1 milion numri i viktimave nga Covid-19 në Evropë

Posted: 15 Apr 2021 11:46 PM PDT

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, duke theksuar se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) javën e kaluar numri i të vdekurve në Evropë ka tejkaluar shifrën 1 milion, tha se situata është serioze.

Kluge organizoi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës, me pjesëmarrjen e ministrit të Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias. Ai tregoi se në Evropë deri më sot janë administruar 7 vaksina të COVID-19 prej 171 milionë dozash, duke deklaruar se 13 për qind e popullatës së Evropës janë vaksinuar me një, ndërsa 6 për qind me dy doza vaksinë.

Kluge tha se në rajon vdekja e personave të moshës mbi 80-vjeçare nga COVID-19 që nga muaji shkurt ka shënuar rënie graduale dhe ka arritur në 30 për qind, nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Ai theksoi se në Evropë përfshirë në Greqi pranojnë raportime se janë tejkaluar kapacitet e kujdesit intensiv, ndërsa edhe shtrimet në spital kanë mbetur në nivelet e larta.

Kreu i OBSH-së për Evropën njoftoi se numri i vdekjeve nga COVID-19 në kontinent javën e kaluar ka tejkaluar shifrën 1 milion. "Situata në rajonin tonë është serioze. Çdo javë raportohen 1,6 milion raste. Pra, 9.500 raste në orë, 160 persona në minutë", u shpreh Kluge duke shtuar se edhe mbi 100 mijë refugjatë në Greqi janë pjesë e strategjisë së vaksinimit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more