Skip to main content

Komiteti i Ekspertëve vendos kthimin e shkollave në normalitet: Sistemi parauniversitar të kthehet në klasa

Komiteti i Ekspertëve vendos kthimin e shkollave në normalitet: Sistemi parauniversitar të kthehet në klasa


Komiteti i Ekspertëve vendos kthimin e shkollave në normalitet: Sistemi parauniversitar të kthehet në klasa

Posted: 29 Apr 2021 05:19 AM PDT

Komiteti teknik i ekspertëve në një konferencë për shtyp dhanë detaje për situatën nga covid.

Ata thanë se situata është e qëndrueshme ndërsa rekomanduam rikthimin në klasa të ciklit parauniversitar.

Fico: Incidenca dy javore ulje , mesatarja e rasteve ka rënë në 135 , kemi folur dhe nr e bashkive të prekura, që janë 30 i, mbetet i njëjti nr fatalitetesh.

Brataj: nga monitorimi që 127 i bën situatës , ka një rritje të lehtë të vizitave në banesë 350-360 të tilla.

Shtrimet në spitale kanë një rritje të vogël, në 129 raportime për efekte anësore të vaksinës,  janë dhimbje lodhje kokë të dridhura siç është sqaruar në fletën e thënë më parë.

Rakacolli: Situata e qëndrueshme, por me tendencë të lehtë rritje. Vaksinimi ka ecur me ritme të mira, ka përfunduar vaksinimi me dy doza të grupit të riskut, si mjekët. Duke parë këtë situatë mendojmë t'i propozojmë ministrisë , ta kalojë mësimin për parauniversitarët në klasë nga i i kombinuar, beteja me covid vazhdon.

Premtimi “Shëndetësi për të gjithë”

Posted: 29 Apr 2021 03:59 AM PDT

Nga Inva Hasanaliaj

Ofrimi i shërbimit publik shëndetësor për çdo banor të Shqipërisë, një premtim i hershëm i qeverisë në 2013-n, rezulton të jetë i pamundur në shumë fshatra. Ditët e fundit Faktoje vizitoi disa prej tyre për të verifikuar përmbushjen e këtij premtimi, por konstatuam se ndërtesat e ashtuquajtura qendra shëndetësore, nuk ishin të përdorshme as si stalla. Banorët e këtyre fshatrave dhe infermierët që shërbenin pohuan kushtet skandaloze të shërbimit shëndetësor, por refuzonin të identifikoheshin.

Kujdesi shëndetësor ka qenë një ndër premtimet madhore të qeverisë aktuale që prej vitit 2013 kur fitoi mandatin e parë.

"Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare."-shkruhet në programin e vitit 2013 të qeverisjes së PS.

I njëjti premtim u ripërsërit nga ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një konferencë për shtyp në vitin 2014.

*Ish-ministri Beqaj gjatë konferencës në 2014-n

Qendrat shëndetësore në zonat rurale kanë qenë një problematikë e mbartur në vite për banorët e fshatrave të cilët nuk mund të përfitojnë as shërbimet shëndetësore bazë. Në 23 prill "Faktoje" bëri verifikime në disa zona për të parë nëse është përmbushur premtimi për një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë,

Përparimaj është një fshat në komunën Hoçisht në rrethin e Devollit. Aktualisht fshati ka 95 shtëpi dhe 330 banorë të cilët e marrin shërbimin e kujdesit shëndetësor në këtë godinë:

*Godina ku ndodhet qendra shëndetësore 22/04/2021

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Godina ku ndodhet qendra shëndetësore 22/04/2021

Sikurse duket edhe në foto, kati i parë i të ashtuquajturës ndërtesë, shërben pjesërisht edhe si hambar  apo magazinë për mjete bujqësore për banorët që jetojnë aty pranë. Edhe në brendësi qendra shëndetësore e vendosur në katin e dytë, ishte e dëmtuar nga lëkundjet e  tërmetit dhe lagështira.

"Faktoje" bisedoi me punonjës të kësaj qendre të cilët duke dashur të ruajnë edhe anonimimitetin u shprehën:

"Na është premtuar me qindra herë, gjë me sy nuk kemi parë. Kemi frikë të futemi brenda, dyshemeja është kalbur dhe thjesht i është vendosur një plasmas sipër"

*Mjediset brenda qendrës shëndetësore të  fshatit Përparimaj

*Mjediset brenda qendrës shëndetësore të  fshatit Përparimaj

*Mjediset brenda qendrës shëndetësore të  fshatit Përparimaj

Aty ku supozohej të ishte tualeti ishte një derë e mbyllur dhe pa bravë. Infermierja që shërbente në këtë qendër na informoi se tusleti ishte jashtë funksionit prej kohësh duke shtuar edhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve në periudhë pandemie.

Fshati tjetër që verifikuam ishte Buzëliqenas, po në rrethin e Devollit. Në këtë fshat banojnë rreth 160 banorë të cilët duhet të zgjedhin mes qendrës shëndetësore të fshatit të tyre ose të shkojnë në fshatin më të afërt.

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

Pamjet brenda asaj që njihej si qendra shëndetësore tregojnë një gjendje skandaloze.

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021 

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

Edhe pse godina ishte në rrezik shembjeje, në një nga faqete murit qëndronin të afishuara oraret e  punës.

*Qendra shëndetësore e fshatit Buzëliqenas 23/04/2021

Dyshemeja ishte jashtë funksionit dhe e rrezikshme për këdo që hynte.

Fshati tjetër në rrethin e Devollit ku bëmë verifikimin ishte Çeta. Qendra shëndetësore e fshatit po rindërtohej.

*Qendra shëndetësore që po rindërtohej në fshatin Çetë 23/04/2021

*Qendra shëndetësore që po rindërtohej në fshatin Çetë 23/04/2021

Pasi folëm me banorët mësuam se fshati Çetë nuk kishte aktualisht një qendër shëndetësore. Infermierja e caktuar për këtë fshat shkonte në shtëpitë e banorëve që kishin nevojë ëpr shërbim shëndetësor./ Burimi: Faktoje.al

Diabeti shkaku kryesor i dëmtimit të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave

Posted: 29 Apr 2021 02:46 AM PDT

Faktet kryesore

  • Numri i njerëzve me diabet u rrit nga 108 milion në 1980 në 422 milion në 2014. Prevalenca është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta.
  • Diabeti është një shkak kryesor i verbërisë, dështimit të veshkave, sulmeve të zemrës, goditjes në tru dhe amputimit të gjymtyrëve të poshtme.
  • Midis vitit 2000 dhe 2016, kishte një rritje prej 5% të vdekshmërisë së parakohshme nga diabeti.
  • Në 2019, rreth 1.5 milion vdekje u shkaktuan drejtpërdrejt nga diabeti. 2.2 milion vdekje të tjera i atribuohen glukozës së lartë të gjakut në 2012.
  • Një dietë e shëndetshme, aktivitet i rregullt fizik, mbajtja e një peshe normale trupore dhe shmangia e përdorimit të duhanit janë mënyra për të parandaluar ose vonuar shfaqjen e diabetit të tipit 2.
  • Diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose vonohen me dietë, aktivitet fizik, ilaçe dhe shqyrtim të rregullt dhe trajtim për ndërlikimet.

Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh ose kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk mund të përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon. Insulina është një hormon që rregullon sheqerin në gjak. Hiperglicemia, ose sheqeri i rritur në gjak, është një efekt i zakonshëm i diabetit të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të shumë prej sistemeve të trupit, veçanërisht të nervave dhe enëve të gjakut.

Në vitin 2014, 8.5% e të rriturve të moshës 18 vjeç e lart kishin diabet. Në 2019, diabeti ishte shkaku direkt i 1.5 milion vdekjeve. Për të paraqitur një pamje më të saktë të vdekjeve të shkaktuara nga diabeti, sidoqoftë, duhet të shtohen vdekjet për shkak të glukozës më të lartë në gjak se sa vlerat optimale përmes sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve kronike të veshkave dhe tuberkulozit. Në vitin 2012 (viti i të dhënave më të fundit në dispozicion), kishte edhe 2.2 milion vdekje të tjera për shkak të glukozës së lartë të gjakut.

Midis vitit 2000 dhe 2016, kishte një rritje prej 5% të vdekshmërisë së parakohshme nga diabeti. Në vendet me të ardhura të larta shkalla e vdekshmërisë së parakohshme për shkak të diabetit u ul nga 2000 në 2010 por më pas u rrit në 2010-2016. Në vendet me të ardhura më të ulëta, niveli i vdekshmërisë së parakohshme për shkak të diabetit u rrit në të dy periudhat.

Në të kundërt, probabiliteti i vdekjes nga ndonjë prej katër sëmundjeve kryesore (sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet kronike të frymëmarrjes ose diabeti) midis moshave 30 dhe 70 vjeç u zvogëlua me 18% globalisht midis 2000 dhe 2016.

Diabeti i tipit 2

Diabeti i tipit 2 (i quajtur më parë jo i varur nga insulina) rezulton nga përdorimi joefikas i insulinës në trup. Shumica e njerëzve me diabet kanë diabet tip 2. Ky lloj diabeti është kryesisht rezultat i peshës së tepërt të trupit dhe pasivitetit fizik.Simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të diabetit të tipit 1, por shpesh janë më pak të dukshme. Si rezultat, sëmundja mund të diagnostikohet disa vjet pas fillimit, pasi mund të kenë nisur komplikime.

Deri kohët e fundit, ky lloj diabeti ishte parë vetëm tek të rriturit, por tani po shfaqet gjithnjë e më shpesh tek fëmijët.

Diabeti i tipit 1

Diabeti i tipit 1 (i njohur më parë si i varur nga insulina) karakterizohet nga prodhimi i mangët i insulinës dhe kërkon administrim ditor të insulinës. Nuk dihen as shkaku i diabetit tip 1 dhe as mjetet për ta parandaluar atë. Simptomat përfshijnë sekretimin e tepërt të urinës (poliuria), etjen (polidipsia), urinë e vazhdueshme, humbjen e peshës, ndryshimet e shikimit dhe lodhjen. Këto simptoma mund të ndodhin papritmas.

Diabeti gestacional

Diabeti i shtatzënisë ndodh gjatë shtatzënisë. Gratë me diabet gestacional janë në një rrezik në rritje të komplikimeve gjatë shtatzënësisë dhe gjatë lindjes. Këto gra dhe ndoshta fëmijët e tyre gjithashtu janë në rrezik në rritje të diabetit të tipit 2 në të ardhmen.

Ndikimi në shëndet

Me kalimin e kohës, diabeti mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, sytë, veshkat dhe nervat.Të rriturit me diabet kanë një rrezik të rritur dy ose trefish të sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Kombinuar me rrjedhën e reduktuar të gjakut, neuropatia (dëmtimi nervor) në këmbë rrit mundësinë e ulcerave të këmbëve, infeksionit dhe nevojës eventuale për amputim të gjymtyrëve. Retinopatia diabetike është një shkak i rëndësishëm i verbërisë, dhe ndodh si rezultat i dëmtimit të akumuluar afatgjatë të enëve të vogla të gjakut në retinë. Diabeti është shkaku i 2.6% të verbërisë globale.

Diabeti është ndër shkaqet kryesore të dështimit të veshkave.

Parandalimi

Ndryshimi i stilit të jetesës është treguar të jetë e efektshme në parandalimin ose vonimin e shfaqjes së diabetit tip 2. Për të ndihmuar në parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe ndërlikimet e tij, njerëzit duhet të:

  • arrijnë dhe mbajnë një peshë të shëndetshme trupore;
  • jini fizikisht aktiv – duke bërë të paktën 30 minuta aktivitet të rregullt, me intensitet të moderuar, në shumicën e ditëve. Kërkohet më shumë aktivitet për kontrollin e peshës;
  • hani një dietë të shëndetshme, duke shmangur sheqerin dhe yndyrnat e ngopura; dhe
  • shmangni përdorimin e duhanit – pirja e duhanit rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Përshtati në shqip: Denisa Canameti

Burimi: WHO

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/diabetes

 

Infeksionet e veshit të mesëm shkak për uljen e dëgjimit tek fëmijët

Posted: 29 Apr 2021 01:49 AM PDT

Infeksionet e veshit të mesëm janë një ndër patologjitë kryesore që prekin fëmijët në sëmundjet e ORL dhe vegatacia adenoide ose e thënë ndryshe në gjuhën popullore mishi i huaj në hundë tek fëmijët. Këto dy patologji çojnë në uljen e dëgjimit tek fëmijët. Shkaqet që çojnë në uljen e dëgjimit mund të jenë të ndryshme. Ka edhe nga ato raste kur fëmija ka patologji të lindura, si i të qenurit shurdh-memec.

Në një intervistë për gazetën "Shëndeti onlie" mjekja e ORL Dr. Juzela Shehu tregon më shumë për kato patologji.

Doktoresha, cila është patologjia më e shpeshtë që prek fëmijët në ORL?

Infeksionet e veshit të mesit janë patologjitë më të shpeshta që prekin fëmijët dhe çojnë në uljen e dëgjimit tek fëmijët. Problemet e veshit të mesëm ose inflamacionet e veshit të mesëm mund të vijnë si pasojë e gjendjes virale, alergjive që çojnë në ulje të dëgjimit sepse duke u bllokuar hunda për shkak të sekrecioneve fillon dhe komprementohet dhe dëgjimi. Kjo për shkak se hunda dhe veshi kanë një lidhje, një komunikim që problemet e hundës ekspozohen ose reflektohen në ulje të dëgjimit tek veshët.

Cili është shkaku që çon në uljen e dëgjimit?

Kemi të bëjmë me dy shkaqe të cilat janë të brendshme ose të jashtme. Të dyja këto çojnë në uljen e dëgjimit tek fëmijët.

Të brendshme

  • Infeksionet e veshit të mesit
  • Dëmtimi si pasojë e nervit që në të shumtën e rasteve mund të jenë anomali të lindura ose defekte të lindura
  • Probleme me veshin e mesit

Të jashtme

  • Prezenca e dyllit
  • Infeksione të veshit të jashtëm e cila shoqërohet me edemë të kanaleve
  • Prezenca e sekrecioneve

Cilat janë simptomat që kanë fëmijët me ulje të dëgjimit?

  • Duken të papërqëndruar
  • Nuk kanë mbarvajtje në shkollë
  • Nuk reagojnë kur u flet
  • Nuk përgjigjen mirë kur i drejton një pyetje
  • Nuk kanë ecuri të mirë në mësime edhe kjo ndikon shumë

A është një patologji e shërueshme?

Patjetër që është e shërueshme. Mjekimet japin rezultate shumë të mira, por edhe ndërhyrjet kirurgjikale mund të jenë si mundësi.

A munden prindërit vetë ta shikojnë këtë problem tek fëmija?
Nuk e konstatojnë menjëherë si problem tek fëmija por me kalimim e kohës e vënë re që fëmija i tyre nuk dëgjon mirë dhe i drejtohen mjekut specialist. Në fazat e para janë disa ekzaminime që vendosin diganozën nëse ky fëmijë ka probleme të lindura ose jo. Mos reagimi nga zhurmat i bën prindërit ti drejtohen një mjeku ORL.

Po tek hunda cilat janë patologjitë më të shpeshta?
Tek hunda patologjitë më të shpeshta që prekin fëmijët është vegitacia adenoide ose ndryshe mishi i hundës që njihet në gjuhën popullore.

A ndikon ko patologji në uljen e dëgjimit?

Po ndikon kjo sepse duke patur hundën e blokuar nuk lejon të ajroset veshi
Shumica e fëmijëve që kanë probleme me mishin e hundës kanë dhe ulje të dëgjimit.

Cila moshë është më e prekur?
Mosha që preket më shumë ose më frekuente është nga 3-9 vjeç që shoqërohet me ulje dëgjimi nga prezenca e mishit të hundës.

Jemi në periudhën e virozave kemi shtim të fluksit të fëmijëve?

Periudha e vjeshtës, dimrit dhe pranverës ka shtim të rasteve që kanë probleme me hundët dhe veshët.
Kanë simtoma të ndryshme si :

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje veshi
  • Temperaturë herë- pas here
  • Ulja e dëgjimit

A kemi shtim rastesh të fëmijëve që vuajnë nga ulja e dëgjimit?
Nuk mund të them që ka sepse kjo varet nga stina. Periudha e verës është më e qetë ndërsa e dimrit ka më shumë fluks. Tani është periudha e pandemisë dhe prezenca në spitale është ulur dhe nuk është si vitet e kaluara por ekzistojnë probleme të tilla.

Tek fëmijët që kanë kaluar Covid-19, a ju ka shkaktuar probleme me dëgjimin?
Jo, në konsultë nuk kam patur raste të fëmijëve që kanë kaluar Covid-19 dhe të kenë patur probleme me dëgjimin.

 

Salmoni: Ja vetitë e pafundme shëndetësore që ju jep

Posted: 29 Apr 2021 12:58 AM PDT

Salmoni është një nga llojet më ushqyese të peshkut që ofron disa përfitime shëndetësore. I pasur me acide yndyrore omega-3, vitaminë B12 dhe ushqyes të tjerë esenciale, salmoni është i mrekullueshëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës. Shija e mrekullueshme dhe përfitimet e shkëlqyera shëndetësore të salmonit e bëjnë atë një nga peshqit më të dashur në botë.

Salmoni është një peshk popullor yndyror që përmban yndyrna të mira. Kjo e bën atë të mirë për shëndetin e zemrës dhe kolesterolin. Një sasi e mirë e proteinave, vitaminave, mineraleve dhe përmbajtjes së acidit yndyror omega-3 dhe -6 kontribuon në shëndetin e përgjithshëm.

Konsideruar si një superushqim, faktet ushqyese të salmonit përfshijnë elemente antioksidues si seleni dhe minerale të tjera si fosfor, zink dhe kalium, si dhe grupi i vitaminave B-riboflavin, niacin, tiamin, B6, folat dhe B12. Prandaj, salmoni ndihmon në shëndet të mirë, pasi ai plotëson shumicën e mangësive minerale dhe vitaminave në trupin tonë, nëse e bëjmë pjesë të dietës sonë.

12 Përfitimet shëndetësore të salmonit

A është salmoni i shëndetshëm? Është një pyetje e drejtë pasiqë salmoni është një peshk yndyror me një sasi të madhe yndyrash. Megjithatë, kjo yndyrë është plotësisht e shëndetshme dhe është e mirë për zemrën dhe lëkurën.

Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm ushqimor për zemrën dhe trurin. Studimet mjekësore kanë zbuluar se marrja e 0.45 deri në 4.5 gramë acide yndyrore omega-3 mund të përmirësojë ndjeshëm funksionimin e zemrës, të ulë presionin e gjakut dhe të zvogëloj inflamacionin. Peshku gjithashtu kontribuon në shëndetin njohës (kognitiv) për shkak të pranisë së DHA-një lloj acidi yndyror i omega-3.

Vlen të theksohet se salmoni i egër përmban më shumë vlera ushqyese sesa ai  kultivuar. Salmoni i kultivuar rritet me dietë artificiale të bazuar në pelete, në vend të dietës së tyre natyrore që përbëhet nga krustace, mizat dhe peshqit më të vegjël të cilët përndryshe do të konsumonin në habitatin e tyre natyral. Si rezultat, ngrënia e salmonit nga një rezeruar, nuk do t'ju sjellë dobi aq sa konsumimi i  salmonit të egër të kapur.

  1. Përmirëson shëndetin kardiovaskular

Salmoni është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 (EPA dhe DHA) dhe kaliumit. Acidet yndyrore omega-3 dhe -6 të kombinuara me kalium në masë të madhe kontribuojnë në shëndetin e zemrës, pasi zvogëlojnë inflamimin e arterieve, ulin nivelet e kolesterolit dhe mbajnë nivelet e presionit të gjakut. Kaliumi ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe parandalimin e mbajtjes së tepërt të lëngjeve. Kështu, marrja e rregullt e salmonit mund të zvogëlojë ndjeshëm problemet mjekësore të lidhura me zemrën, duke përfshirë sulmet në zemër, goditjet, aritminë, presionin e lartë të gjakut dhe triglicerideve të larta.

  1. Riparon indet e dëmtuara

Salmoni është burim i mirë i proteinave. Përveç lëndëve ushqyese esenciale, trupi ynë kërkon proteina pasi është blloku ndërtrues për eshtrat, muskujt, kërcin, lëkurën dhe gjakun. Ndihmon trupin për të ndërtuar dhe riparuar indet pas një dëmtimi, mbron shëndetin e kockave dhe mban masën e muskujve gjatë humbjes së peshës. Ajo gjithashtu ruan një normë të shëndetshme metabolike dhe përmirëson dendësinë dhe forcën e kockave.

  1. Burim i shkëlqyeshëm i vitaminës B kompleks

Salmoni është i pasur me të gjithë grupin e vitaminës B-B3, B5, B7, B6, B9, B12 dhe kështu me radhë. Kompleksi i Vitamina B luan rol kryesor në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të të gjitha funksioneve trupore. Grupi B i vitaminave punon në mënyrë të pavarur për ta kthyer ushqimin e konsumuar në energji, për të krijuar dhe riparuar ADN-në, dhe për të zvogëluar inflamacionin. Ndër të gjitha vitaminat B, salmoni është më i pasur me vitaminë B3 (niacin) dhe vitaminë B6. Vitamina B3 ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, ndërsa vitamina B6 përmirëson shëndetin e trurit. Salmoni gjithashtu ka një sasi të mirë të B12 e cila është jetike për funksionimin e trurit dhe sistemit nervor, ekuilibrin hormonal dhe disa funksione metabolike.

  1. Ndihmon në funksionimin e duhur të tiroides

Një nga funksionet e rëndësishme të selenit është ruajtja e funksionit të duhur të tiroides. Një pjesë e mirë e salmonit mund të sigurojë një sasi të konsiderueshme të selenit. Ky mineral thelbësor në gjurmë mbron gjëndrën tiroide nga dëmtimet oksiduese të shkaktuara gjatë sintezës së hormonit tiroide. Qelizat e gjëndrës tiroide prodhojnë peroksid hidrogjeni që përdoret për të bërë hormonin tiroide.

  1. Promovon shëndetin e trurit

Nivelet e larta të DHA punojnë në bashkëpunim me vitaminën A, vitaminë D dhe selenin në salmon për të rritur dhe përmirësuar funksionin e trurit. Në fakt, shtojcat e acidit yndyror omega-3 përdoren për të trajtuar çrregullime psikologjike, si sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Ngrënia e salmonit gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë në përmirësimin e zhvillimit të trurit të fetusit dhe shëndetit.

  1. Mund të parandaloj kancerin

Bazuar në përmbajtjen e mahnitshme të acidit yndyror omega-3, salmoni konsiderohet si një superushqim. Medikalisht, është vërtetuar se acidet yndyrore omega-3 mund të kenë një efekt të thellë në qelizat e kancerit dhe të vrasin tumoret. Disa nga  kanceret si kanceri i lëkurës, kanceri i prostatës, kanceri kolorektal, kanceri i mëlçisë, kanceri i lëkurës i shkaktuar nga UVB dhe tumoret e trurit mund të trajtohen dhe parandalohen me acide yndyrore omega-3.

  1. Lufton inflamacionin e nyjeve

Përsëri, acidet yndyrore omega-3 në salmon ndihmojnë në reduktimin e kushteve të ndryshme inflamatore të nyjeve duke përfshirë osteoartritin. Salmoni përmban një grup proteinash të vogla të quajtur peptide bioaktive. Një peptid i tillë bioaktiv, i quajtur kalcitonin, dihet të rrisë, rregullojë dhe stabilizojë sintezën e kolagjenit në kërcetin osteoartritik të njeriut.

  1. Ndërton inteligjencën njohëse tek fëmijët

Meqenëse salmoni është i mirë për shëndetin e trurit, nënat shtatzëna duhet të hanë salmon për të ndërtuar aftësi njohëse dhe aftësi për të mësuar tek fëmijët. Salmoni gjithashtu duhet të përfshihet në dietën e fëmijëve në rritje, pasi salmoni gjithashtu mund të ndihmojë të frenoj ADHD dhe për të rritur performancën akademike.

  1. Vetitë antioksiduese

Ngjyra rozë e salmonit vjen nga prania e astaksantinës, një anëtari të familjes karotenoide të antioksidantëve. Ndryshe nga karotenet dhe karotenoidet e tjera, astaksantini nuk kthehet në retinoid në trupin e njeriut. Ky është një antioksidant nga natyra dhe është i mirë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, imune, inflamatore dhe neurodegjenerative.

  1. Përmirëson shikimin

Pabesueshmërisht i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë A, salmoni është një burim i mrekullueshëm ushqimor për sytë. Konsumi i rregullt i salmonit mund të ndihmojë në shërimin e sindromës të syve të thatë dhe simptomave të degjenerimit makular (AMD) që lidhen me moshën.

A mund të hani lëkurën e salmonit?

Ky peshk është një paketë e përgjithshme ushqyese. Lëkura e salmonit është e ngrënshme dhe është po aq ushqyese sa mishi i peshkut. Në të vërtetë, lëkura e salmonit është më e pasur me përmbajtjen e acidit yndyror omega-3 sesa mishi i peshkut. Ajo gjithashtu përmban një sasi të mirë të fosforit dhe kaliumit.

Mishit të salmonit i mungon vitamina D. Por lëkura e salmonit, dhe veçanërisht kockat, janë të mbushura me vitaminë D. Prandaj, konsumimi i lëkurës së salmonit ndihmon në thithjen e kalciumit dhe si pasojë nxit zhvillimin e kockave të shëndetshme.

Lëkura e salmonit nuk ka ndonjë efekt anësor. Ngrënia e lëkurës salmonike vetëm do të rrisë nivelin e furnizimit me acid yndyror omega-3 nga peshku. Sa më shumë acide yndyrore omega-3 shtohen në dietën tonë, aq më mirë është për shëndetin tonë. Kjo është për shkak se rrit aftësitë anti-inflamatore të trupit dhe përmirëson shëndetin e trurit duke riparuar dëmtimin e qelizave të trurit.

Megjithatë, është e këshillueshme të hani lëkurën e salmonit të egër të kapur në vend të salmonit nga fermat e ngritura. Kjo është për shkak se lëkura e salmonit të kultivuar mund të ndotet me ndotës si bifenilet e poliklorinuara (PCB), pesticidet, dioksinat dhe zhiva. Një studim i kryer nga Universiteti i Indianas zbuloi se salmoni i kultivuar ka përqendrim më të lartë të ndotësve sesa ai i egër. Një tjetër gjë e rëndësishme për të vënë në dukje në lidhje me lëkurën e salmonit është se procesi i gatimit nuk ndikon në vlerën ushqyese të lëkurës. Kështu, ju mund t'a pjekni në skarë, skuqni, pjekni, ose cilëndo mënyrë që ju dëshironi, lëkura e salmonit është e shijshme dhe e shëndetshme në çfarëdo mënyre.

A ndikon salmoni në shtuarje të peshës?

Përkundër besimit popullor, salmoni nuk ndikon në shtuarje peshe. Në fakt, salmoni në të vërtetë ndihmon në humbje peshe. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë që të përfshini një sasi të mirë të perimeve, proteina si nga peshku dhe mishi i pulës, dhe frutat në një plan diete për humbjen e peshës. Salmoni përmban një sasi të mirë të proteinës së ligë, e cila punon në favor të humbjes së peshës. Kjo është për shkak se proteinat kanë tendencë për të i'u mbajtur të ngopur për një periudhë më të gjatë, duke e mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të ekuilibruar. Si rezultat, ju mban të kënaqur, duke reduktuar marrjen e ushqimit gjatë gjithë ditës. Ju mund të hani në mënyrë të sigurt dy pjesë të salmonit në javë për të marrë sasinë e kërkuar të ushqyesve.

Sipas studimeve të publikuara nga Gazeta Ndërkombëtare e Shëndoshësisë dhe Gazeta e Ushqyerjes klinike (Maj 2007), një dietë me peshk (me proteina të liga) me stërvitje të rregullta do t'ju ofrojë rezultate më të mira dhe më të shpejta se sa vetëm duke ushtruar në palester. Për më tepër, salmoni është i ulët në përmbajtje kalorike. Një shërbim (porcion) prej 198 gram salmon do të sigurojë 14% të vlerës ditore (DV) të kalorive. Një shërbim prej 85 gramësh  salmon coho ose sockeye ka vetëm 118 dhe 144 kalori, respektivisht./nutricione

Merkel kërkon që OBSH të rishqyrtojë vaksinat kineze kundër COVID-19

Posted: 29 Apr 2021 12:23 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që të konsiderojë në mënyrë transparente vaksinat kundër COVID-19.

"Pandemia ka shkaktuar shumë vdekje. Shoqëritë dhe ekonomitë përballen me një sfidë të madhe. Ne mund ta vëmë nën kontroll pandeminë vetëm me përpjekje të përbashkëta. Kina dhe Gjermania mund të luajnë role të rëndësishme këtu", tha Merkel në një takim konsultativ online midis qeverive gjermane dhe kineze.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e fitores së dëshiruar në luftën kundër koronavirusit, Merkel tha se është e nevojshme që nën kujdesin e OBSH-së të diskutohet haptas dhe në mënyrë transparente për vaksinat kineze kundër koronavirusit dhe njohjen e mundshme të ndërsjellë të vaksinave të tilla.

Merkel më tej tha se partneriteti me Kinën përfshin bisedime të mundshme dhe tema të vështira, veçanërisht në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe situatën në Hong Kong. "Deri më tani, gjithmonë i kemi zgjidhur këto probleme dhe do të doja të shihja se është e mundur të rihapim temën e të drejtave të njeriut", tha Merkel.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, tha se nuk është sekret që Kina dhe Gjermania kanë mosmarrëveshje për disa çështje, por që është e rëndësishme të respektohen interesat dhe frika që njëra palë ka në disa tema. "Nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme, kurse komunikimi forcon besimin dhe zvogëlon pasigurinë. Ne mund të krijojmë një atmosferë për të zvogëluar mosmarrëveshjet dhe për të forcuar bashkëpunimin", tha Lee.

Vitin e ardhshëm, Kina dhe Gjermania do të shënojnë pesë dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa kryeministri kinez tha se është e nevojshme të hiqen disa bllokada dhe të ndërtohen marrëdhënie mbi bazën e interesave të ndërsjella.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more