Skip to main content

“Klopp: Do kemi probleme nëse nuk sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve” plus 9 more Ekonomia Online

“Klopp: Do kemi probleme nëse nuk sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve” plus 9 more Ekonomia Online


Klopp: Do kemi probleme nëse nuk sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Posted: 30 Apr 2021 10:16 AM PDT

Klopp paralajmëron probleme të mëdha për Liverpoolin nëse nuk sigurohet kualifikimi në Ligën e Kampionëve Jurgen Klopp pranon që dështimi për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve do të kishte implikime masive financiare për Liverpoolin para se ata të përballen me Manchester Unitedin në këtë fundjavë.

Source

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, deri në 70 metra kolona në Vërmicë-Morinë

Posted: 30 Apr 2021 10:07 AM PDT

Turistët nga Kosova kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në Shqipëri. Radhë deri në 70 metra janë krijuar sot gjatë ditës në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë. Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e '1 Majit'.

Source

Specialja refuzon kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm

Posted: 30 Apr 2021 10:03 AM PDT

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë apelet në çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, raporton Demokracia.com. "Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori...

Source

Konjufca: Të rënët shkruan historinë me pushkë dhe sakrificë

Posted: 30 Apr 2021 10:01 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot bëri homazhe dhe vendosi lule pranë kompleksit memorial në Vërboc dhe Shtuticë të Drenasit, në nderim të mbi 170 shqip​tarëve të vrarë e masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe. Gjatë homazheve, i pari i Kuvendit, takoi disa prej familjarëve të të rënëve dhe u shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë dhe për sakrificën që ata...

Source

37 të vdekur dhe 365 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Posted: 30 Apr 2021 09:55 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.820 testime për coronavirus, ndërsa 365 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-166, Kumanovë – 27, Manastir – 19, Strumicë – 17, Prilep dhe Veles – 15 secili qytet, Kavadari – 12, Tetovë – 11, Kërçovë – 10, Ohër, Shën Nikollë dhe Vinicë – nga 9, Shtip – 8, Resnjë – 6, Gostivar – 5, Strugë – 4, Koçani...

Source

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje

Posted: 30 Apr 2021 09:48 AM PDT

Sot, në ambientet e zyres së Ministrisë së Drejtësisë, u mbajt takimi i parë i Grupit Koordinues Ndër-Ministror, Kundër Dhunës në Familje, i thirrur nga znj. Nita Shala, Zëvendës Ministre dhe Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje. Grupin e përshëndeti dhe përgëzoi me fjalë hyrëse Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu. Në takim u paraqitën aktivitetet e parapara nga Ministria e...

Source

Më 8 qershor merret vendimi përfundimtar për Mlladiqin

Posted: 30 Apr 2021 09:41 AM PDT

Shpallja e vendimit përfundimtar për ish-udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, do të bëhet më 8 qershor të këtij viti përpara Mekanizimit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë. Në vitin 2017, Mlladiq është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-1995.

Source

Pfizer/BioNTech kërkojnë dritën jeshile nga BE-ja për përdorimin e vaksinës te fëmijët

Posted: 30 Apr 2021 09:35 AM PDT

Dy kompanitë farmaceutike, Pfizer dhe BioNTech, i kanë paraqitur një kërkesë Rregullatorit Evropian të ilaçeve për miratimin e vaksinës së tyre anti-COVID që të përfshihet edhe te fëmijët 12 deri në 15 vjeç, në një lëvizje që mund t’u ofrojë popullatave më të reja dhe më pak të rrezikuara në Evropë akses për të marrë dozat e para. Në një deklaratë të premten, të dy farmaceutikët kanë thënë...

Source

Për tre vjet, 40 milionë euro humbje të energjisë në veri

Posted: 30 Apr 2021 09:29 AM PDT

Kompania energjetike "Elektrosever D.O.O" që nga 28 dhjetori i vitit 2020, ka dorëzuar kërkesë në zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për marrjen e licencës për të furnizuar me energji elektrike katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Por, në mungesë të bordit funksional, ky aplikacion nuk mund të procesohet më tutje, thuhet në një përgjigje të kësaj zyreje për Radion...

Source

Zëdhënësi i Merkelit për ndryshimin e kufijve: I rrezikshëm, mund të krijojë tensione të reja

Posted: 30 Apr 2021 09:20 AM PDT

Pas ministrit Maas, edhe zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten, 30.04.21. në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor. I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more