Skip to main content

Këta janë disa nga faktorët që ndikojnë në infertilitetin mashkullor

Këta janë disa nga faktorët që ndikojnë në infertilitetin mashkullor


Këta janë disa nga faktorët që ndikojnë në infertilitetin mashkullor

Posted: 30 Apr 2021 10:09 AM PDT

Shumë çifte tashmë po preferojnë planifikimin e familjes, meqë rast mjekët po vlerësojnë fertilitetin e çiftit.

Shpesh supozohet nga të tjerët se infertiliteti është vetëm çështje e grave shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Mirëpo, edhe burrat mund të përjetojnë infertilitet ashtu sikurse gratë.

Çfarë ndikon në fertilitetin mashkullor?

Ramy Abou Ghayda, thekson se fertilitetit mashkullor vlerësohet duke parë parametra të caktuar si numërimi i spermës, formës dhe strukturës së tyre.

Nga këta parametra, hulumtimet tregojnë se deri në 90 përqind të rasteve, infertiliteti mashkullor është i lidhur me numrin e spermës.

Këta parametra mund të ndikohen nga një numër faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm të tillë si mosha, stresi, sëmundjet kronike, infeksionet, pirja e duhanit, përdorimi i tepërt i alkoolit dhe pasiviteti fizik.

Nga moshat 30 deri në 40-vjeçare, burrat zakonisht kanë një rënie të cilësisë së spermës prej 52 përqind./GazetaShneta/

Top 5 arsyje që nuk duhet shmangur ngrënien e akullores

Posted: 30 Apr 2021 09:01 AM PDT

Shumë nga ju ndjeheni fajtor pas ngrënies së akullores pasi mendoni që mund t'ju sjell efekte anësore në trupin tuaj.

Por, do të habiteni nga këto benefite të akullores dhe pas leximit do e shijoni ende më shumë shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Përmban vitamina dhe minerale

Meqenëse akullorja përmban qumësht, trupi juaj do të fitojë të mirat e vitaminës D, vitaminës A, kalciumit dhe fosforit.

Ju jep energji

Mes tjerash, pas ngrënies së akullores ju do të jeni më produktiv.

Ndihmon për të rritur imunitetin tuaj

Akullorja i takon një lloj ushqimi të fermentuar, i cili është i dobishëm për shëndetin tuaj të frymëmarrjes dhe gastrointestinal.

Ndihmon në stimulimin e trurit tuaj

Akullorja mund të ndihmojë në stimulimin e trurit tuaj.

Ju bën të lumtur

Në momentin që ju konsumoni akulloren, trupi juaj prodhon hormonin serotonin, e cila është e njohur edhe si hormoni i lumturisë./GazetaShneta/

Studim: Konsumimi i kërpudhave ul rrezikun e kancerit për 45 përqind

Posted: 30 Apr 2021 08:05 AM PDT

Studimi i botuar në Advances in Nutrition ka treguar se ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun e kancerit për 45 përqind.

Deri më tani, studimet kanë konkluduar se konsumimi i perimeve ka lidhshmëri me uljen e rrezikut ndaj kancerit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Së fundmi, studimi i botuar në Advances in Nutrition ka treguar se ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun e kancerit.

Pasi vlerësuan rezultatet e 17 studimeve përmes një meta-analize dhe rishikimi sistematik i mbi 19 mijë pjesëmarrësve, studiuesit zbuluan se konsumimi i kërpudhave shoqërohet me një rrezik më të ulët të kancerit.

Pjesëmarrësit që konsumuan 18 gram kërpudha çdo ditë kishin një rrezik prej 45 përqind më të ulët për të pasur kancer.

Lisa R.Young, dietologe, ka thënë për VeryËell, se rezultatet ishin të pritshme pasi "ka pasur kërkime dhe diskutime në lidhje me konsumimin e kërpudhave dhe uljes së rrezikut për të pasur kancerit".

Benefitet nga kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.Sipas Young, ato kanë përmbajtje të lartë të aminoacidit ergotioninë, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe në uljen e inflamacionit.

Mes tjerash, kërpudhat janë të pasura me:

Kalium: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionin e zemrës, muskujve dhe nervave.

Selen: Kërpudhat janë gjithashtu një burim natyral i mineralit të selenit.

Vitamina B: Sipas dietologut Nichole Andreës, "kërpudhat janë të pasura me vitaminat B, riboflavin, niacin dhe acid pantotenik – një kombinim që ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës".

Vitamina D: Hulumtimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D ka lidhshmëri me disa kushte shëndetësore si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.Ushqimet që përmbajnë vitaminën D janë të mëse të nevojshme në dietën tuaj./GazetaShneta/

Nuk egziston lidhshmëri mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19, tregon studimi

Posted: 30 Apr 2021 07:21 AM PDT

Studimi i ri i botuar në Journal of the American Medical Association Network Open ka hedhur poshtë pretendimet se egziston lidhshmëri mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19.

Studimet e mëparshme nga Kina, Spanja, Italia, Danimarka kanë treguar se individët me grupin e gjakut A kishin më shumë gjasa të infektohen me Covid-19 shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Global coronavirus medical staff social background

Mirëpo, studimi i ri i botuar në Journal of the American Medical Association Network Open ka hedhur poshtë pretendimet se egziston lidhshmëri mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19.

Studiuesit në Intermountain Healthcare vëzhguan mbi 107 mijë pjesëmarrës që nga 3 marsi deri më 2 nëntor të vitit 2020.

Nga 107 mijë rezultate të testimit për Covid-19, 11 mijë prej tyre rezultuan pozitive, prej të cilëve 2 mijë persona u hospitalizuan, pasi gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.

"Ne konfirmuam një rrezik më të lartë të pacientëve të gjinisë mashkullore, kryesisht të moshuar", tha Jefrrey Anderson, autor i studimit.

Very Well Health

Megjithatë, së bashku me të gjitha pikat e trajtuara, studiuesit nuk gjetën asnjë korrelacion mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19.

Anderson tregoi disa nga pikat që e bënte studimit e tyre të dallonte nga ato hulumtimet e mëparshme.

"Sa më shumë të përpiqesh të kërkosh diçka në një grup më të vogël, aq më shumë ka të ngjarë ta gjesh atë".

Sipas tij, studimet që kishin numrin e vogël të pjesëmarrësve ishin të predispozuar që të konkludonin rreth hipotezave të tyre, duke mos-kontrolluar moshën, prejardhjen apo mjedisin.

Në anën tjetër, Anderson tregoi për paragjykimet e botimit të studimit.Kjo pasi gjasat që shumë revista të refuzonin botimin e një studimi i cili nuk gjeti asnjë korrelacion mes grupit të gjakut A,B,O  dhe Covid-19, veçanërisht nëse nuk egzistonte ndonjë hulumtim i mëparshëm që mbështet gjetjet, ishte i lartë.

"Rezultatet tona duhet të zbatohen në një popullsi me racë të bardhë, kryesisht në Evropën Veriore.Mendoj se do të ishte mrekulli që ky studim të përsëritej në një rajon ku mbizotëron popullsia afrikano-amerikane për të parë nëse rezultatet ndryshojnë apo janë të njejta", tha Anderson.

Së fundmi, Anderson theksoi se pavarësisht grupit të gjakut, është e rëndësishme që të respektohen masat mbrojtëse./GazetaShneta/

Rezultatet e fundit: 11 viktima dhe 202 raste pozitive me covid-19

Posted: 30 Apr 2021 06:02 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.

A është stresi kronik një nga faktorët ndikues të lindjes së parakohshme?

Posted: 29 Apr 2021 10:05 AM PDT

Përgjatë periudhës së shtatzënisë, ekspertët sugjerojnë që të përpiqeni t'ju qëndroni larg situatave stresuese.

Kjo pasi, stresi, veçanërisht stresi kronik, mund të rrisë rrezikun tuaj për të pasur një lindje të parakohshme shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Ndryshimet që stresi kronik i shkakton trupit tuaj mendohen të ndikojnë në lindjen e parakohshme.

Stresi kronik shkakton ndryshime afatgjate në sistemin vaskular të trupit, nivelet e hormoneve dhe aftësinë për të luftuar infeksionin.

Këto ndryshime të gjitha mund të ndikojnë potencialisht që ju të përjetoni lindje të parakohshme./GazetaShneta/

Ja çfarë duhet të dini para se të ngeleni shtatzënë

Posted: 29 Apr 2021 08:56 AM PDT

Shumë çifte tashmë po përzgjedhin planifikimin e krijimit të familjes, gjë për të cilën rriten shanset për të kaluar një shtatzëni të shëndetëshme.

Më poshtë, zbuloni disa nga sugjerimet para se të përpiqeni të ngeleni shtatzënë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Bëni një kontroll paraprake. Kjo ju ndihmon të merrni çdo gjendje kronike të diagnostikuar dhe / ose nën kontroll para se të mbeteni shtatzënë;

Filloni të merrni një vitaminë prenatale me acid folik. Vitamina prenatale mund të ndihmojë në zvogëlimin e llojeve të caktuara të defekteve të lindjes, të quajtura defekte të tubit nervor;

Filloni të eleminoni rreziqet nga jeta juaj.Duke filluar nga stresi e gjërat tjera me të cilat rrethoheni, ekzistojnë rreziqe që mund të ndikojnë negativisht në konceptimin tuaj;

Mësoni rreth procesit të konceptimit dhe si të mbeteni shtatzënë. Kjo sigurisht e bën më të lehtë të mbeteni shtatzënë kur të dy kuptoni se si funksionon procesi./GazetaShneta/

Top 5 ushqimet që ju sigurojnë energji përgjatë ditës

Posted: 29 Apr 2021 08:12 AM PDT

Mungesa e energjisë përgjatë ditës mund të ndikojë në aktivitetet tuaja të përditshme, gjë për të cilën mund të ndiheni më pak produktiv.

Për këtë arsyje është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të shëndetëshme dhe pije, të cilat ju sigurojnë energji përgjatë ditës shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Disa nga këto ushqime/pije janë:

-Bananet: Janë një burim i shkëlqyeshëm i energjisë.Ato janë të pasura me karbohidrate, kalium dhe vitaminë B6.

-Orizi i kaftë: Orizi i kaftë është mjaft ushqyes dhe ruan vlerat ushqyese në formë të fibrave, vitaminave dhe mineraleve.

-Patetet e ëmbla: Janë mjaft të shijshme dhe burim i shkëlqyeshëm i energjisë.

-Kafja: Kafja mund të jetë pija e parë që do të mendoni të konsumonit në mëngjes.Është e pasur me kafeinë, e cila pengon aktivitetin e adenozinës.

Vezët: Dietës suaj nuk duhet t'i mungojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina.

-Çokollata e zezë: Ka një përmbajtje më të lartë të kakaos sesa llojet tjera.Antioksidantët në kakao kanë treguar se kanë shumë benefite, kështu duke ndihmuar në shpërndarjen e oksigjenit në tru dhe muskuj, gjë që përmirëson funksionin e tyre./GazetaShneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more