Skip to main content

“A duhet Liverpooli të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë: Nga largimi i Klopp te shitja e dy prej tre sulmuesve kryesorë dhe aktivizimi i Thiagos” plus 9 more Telegrafi Futboll

“A duhet Liverpooli të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë: Nga largimi i Klopp te shitja e dy prej tre sulmuesve kryesorë dhe aktivizimi i Thiagos” plus 9 more Telegrafi Futboll


A duhet Liverpooli të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë: Nga largimi i Klopp te shitja e dy prej tre sulmuesve kryesorë dhe aktivizimi i Thiagos

Posted: 15 Apr 2021 03:11 PM PDT

Liverpooli nuk duhet ta marr me siklet që nuk ka mundur ta mbrojë titullin e fituar në Ligën Premier sezonin e shkuar, megjithatë ndryshimi duhet në "Anfield Road", pasi gjërat mund të shkojnë më keq sesa që janë.

Lëndimet kanë qenë kryefjala në sezonin e Liverpoolit, ku më së keqi e pësoi dyshja  Virgil van Dijk dhe Joe Gomez që u përjashtuan për gjithë sezonit pas lëndimeve të ACL.

Kjo kishte detyruar Jurgen Kloppin që të përdorë një mbrojtës të improvizuar për pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa në dy ndeshjet kundër Real Madridut, dyshja e mbrojtjes së Liverpoolit ishte Ozan Kabak dhe Nat Phillips.

Dyshimet mbi Klopp dhe largimi i tij i mundshëm 

Disa herë këtë sezon Jurgen Klopp pas humbjeve shihej emocional, duke bërë që shumë të besojnë se trajneri gjerman ishte afër largimit nga Anfield.

Liverpooli disa herë e  ka përsëritur besimin që kanë tek ish-trajneri i Borussia Dortmund, por do të ishte logjike të supozojmë se ata kanë punuar dhe janë përgatitur për çdo eventualitetin nëse ndahen me Kloppin.

Duke pasur parasysh suksesin e tij të jashtëzakonshëm deri më tani në Anfield, gjermani meriton t’i jepet kohë dyshimit dhe Liverpooli nuk ka mundësi të bëjë gabimin katastrofal që bëri Daniel Levy të Tottenhami, kur e largoi Maurizio Pochettinon, ndërsa në vend të tij erdhi Jose Mourinho.

Zëvendësimi i Klopp mund të jetë aq i dëmshëm për klubin nga Merseyside dhe kryesia nga tani duhet ë mendoj për fondet që duhet t'i ndahen trajnerit gjerman që të marr disa lojtarë që skuadra e tij të rifreskohet, edhe pse ky mund të jetë një proces i dhimbshëm.

Treshja e sulmit duhet të ndahen

Kjo mund të tingëllojë ironike, por pikërisht ajo që e bëri Liverpoolin një forcë të Evropës nën drejtimin e Klopp në fakt po e kërcënon të rrëzojë skuadrën për tokë.

Forma e Roberto Firmino ka qenë e dobët dhe nuk ka shënuar gola, ndërsa pyetjet mbi partneritetin midis Sadio Mane dhe Mohamed Salah vazhdojnë të mbesin aktuale.

Treshja nuk është aq dinamike sa dikur dhe me Diogo Jota tashmë të ardhur, mund të jetë koha të lejohen dy nga këta të tre të largohen.

Mane është 29 vjeç, Salah është 28 dhe Firmino është 29. Liverpooli do të ishte në gjendje të fitonte shifra të madhe për secilin prej tyre, nëse i shesin këtë verë.

Pjesa më e madhe e rindërtimit të skuadrës fillimisht u financua nga shitja e Philippe Coutinho te Barcelona, dhe lejimi i Salah ose Mane të largoheshin, le të themi te Real Madridi, nëse Kylian Mbappe qëndron në Paris do t’i jepte Klopp para të konsiderueshme për të shpenzuar.

Jota do të bënte vetëm më mirë, por Liverpool ka nevojë për një lojtar të ndritshëm, energjik i cili mund të jetë efektiv, një Mane i ri.

Ousmane Dembele mund të jetë një përshtatje e përsosur nëse refuzon të nënshkruajë zgjatje e kontratës me Barcelonën, ndërsa edhe Jadon Sancho mund të jetë në kërkim të një klubi të ri nëse Borussia Dortmund nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, edhe pse në këtë pikë Liverpool ka gjasa.

Si të përdorni Thiagon

Thiago Alcantara është lojtari më i talentuar i Liverpool, dhe ndoshta më i talentuari në Ligën Premier, por Klopp nuk e ka kuptuar ende se si të përdorë më mirë spanjollin në ekipin e tij.

Duke qenë prej kohësh një admirues i të diplomuarit në La Masia që nga koha e tij kur ishin kundërshtarë në Bundesliga, Klopp më në fund mori njeriun që e donte verën e kaluar.

Lëndimet në mbrojtje kanë prishur mesfushën e The Reds, kësaj i kanë ndihmuar edhe sëmundjet dhe lëndimet e Thiagos.

Thiago është një lojtar që mund të bëjë një skuadër të shënojë, ai e bëri këtë me Bayern Munich për vite me radhë.

Tifozët janë zhgënjyer nga mungesa e tij këtë sezon, por nëse Liverpool do të kthehet përsëri në edicionin tjetër, ata kanë nevojë për të në zemër të mesfushës së tyre edhe nëse kjo do të thotë zhvendosjen e Jordan Henderson në një pozicion në të djathtë të mesfushës.

Kjo kishte ndodhur me Steven Gerrard për të akomoduar Xabi Alonso kur kishte arritur. /Telegrafi/

The post A duhet Liverpooli të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë: Nga largimi i Klopp te shitja e dy prej tre sulmuesve kryesorë dhe aktivizimi i Thiagos appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Manchester United 2-0 Granada, paraqitje solide e Djajve të Kuq

Posted: 15 Apr 2021 02:49 PM PDT

Manchester Unitedi e fitoi edhe ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Granadas.

Djajtë e Kuq shënuan dy gola në udhëtim duke mos pranuar asnjë dhe me të njëjtin rezultat fituan edhe në Old Trafford.

Paraqitja më e mirë e skuadrës angleze ka bërë që të marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me ekipin spanjoll.

Përveç Mason Greenwood, të gjithë lojtarët tjerë të Unitedit kanë pasur vlerësim solid, derisa te Granada janë vlerësuar dy mesfushorët qendrorë, Angel Montoro dhe Maxime Gonalons.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester United 2-0 Granada. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Manchester United 2-0 Granada, paraqitje solide e Djajve të Kuq appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Roma 1-1 Ajax, vlerësohen Martinez dhe Dzeko

Posted: 15 Apr 2021 02:41 PM PDT

Roma dhe Ajaxi janë ndarë baras në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Evropës që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Falë rezultatin në takimin e parë, Giallorossët siguruan pjesëmarrjen në gjysmëfinale të kësaj gare, ku do të ndeshen me Manchester Unitedin.

Meqenëse rezultati ishte i barabartë, të përafërta janë edhe notat mesatare të të dyja skuadrave.

Roma eliminon Ajaxin dhe kualifikohet në gjysmëfinale Roma eliminon Ajaxin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Edin Dzeko ka qenë njëri ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë te Roma, kurse te Ajaxi është vlerësuar Lisandro Martinez.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Roma 1-1 Ajax. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Roma 1-1 Ajax, vlerësohen Martinez dhe Dzeko appeared first on Telegrafi.

Villarreal 2-1 Dinamo Zagreb, notat e lojtarëve: Ademi prej më të mirëve tek kroatët

Posted: 15 Apr 2021 02:27 PM PDT

Villarreali ka arritur të shënojë fitore ndaj Dinamo Zagrebit edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 2-1.

Spanjollët kishin arritur të fitonin edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në 'Maksimir' me rezultat 1-0.

Paco Alcacer dhe Gerard Moreno  i shënuan golat për Villarrealin, ndërsa golin e vetëm për kroatët e shënoi Mislav Orsic.

 

Samuel Chukueze doli si lojtari më i mirë i takimit me notën 8.1.

Arijan Ademi që luajti 90 minuta u vlerësua me notën 7.0 prej më të mirëve të Dinamo.

Notat e lojtarëve të Villarreal dhe Dinamo Zagreb

/Telegrafi/

The post Villarreal 2-1 Dinamo Zagreb, notat e lojtarëve: Ademi prej më të mirëve tek kroatët appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Slavia 0-4 Arsenal: Vlerësimi për Granit Xhakën dhe të tjerët

Posted: 15 Apr 2021 02:20 PM PDT

Arsenali ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Slavia Pragës në ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Evropës me rezultat 4-0.

Ndeshja e parë ishte e barabartë dhe u mbyll 1-1, duke bërë që shumë të mendonin se ndeshja kthyese do të jetë më e fortë.

Alexandre Lacazette shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa nga një herë e gjetën rrjetën Nicolas Pepe dhe Bukayo Saka.

 

Granit Xhaka luajti si mbrojtësi i majtë për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.0.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Lacazette që u vlerësua me notën 8.1.

Te Slavia më i miri ishte ish sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka me notën 7.3.

Notat e lojtarëve të Slavia dhe Arsenal

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Slavia 0-4 Arsenal: Vlerësimi për Granit Xhakën dhe të tjerët appeared first on Telegrafi.

Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës: Manchester United përballet me Romën, Arsenali do të ketë punë me Villarrealin

Posted: 15 Apr 2021 02:06 PM PDT

Pasi janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinale.

Manchester United që mposhti Granadan në të dyja ndeshjet do të përballet me Romën që ishte më e mirë se Ajaxi.

Ndeshja mes italianëve dhe holandezeve doli të jetë më konkurruesja, ku Roma me rezultat të përgjithshëm 3-2 kaloi tutje.

 

Në anën tjetër Arsenali do të luajë me Villarrealin në gjysmëfinalen tjetër.

Arsenali e mposhti Slavian me rezultat të përgjithshëm 5-1, ndërsa Villarreali ishte më i mirë se Dinamo Zagreb që e mposhti 3-1 me rezultat të përgjithshëm.

 


Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 29 prill dhe 6 maj. /Telegrafi/

The post Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës: Manchester United përballet me Romën, Arsenali do të ketë punë me Villarrealin appeared first on Telegrafi.

Roma eliminon Ajaxin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Posted: 15 Apr 2021 01:55 PM PDT

Roma e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas barazimit ndaj Ajaxit (1-1).

Giallorossët e fituan ndeshjen e parë në Amsterdam (2-1) dhe pas takimit në Stadio Olimpico, kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa në gjysmën e dytë rezultatin e zhbllokuan mysafirët përmes Brian Brobbey (49').

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Në vazhdim, Edin Dzeko u gjend më së miri në zonë pas një topi të devijuar për ta barazuar rezultatin (72').

Në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kundërshtar i Romës do të jetë Manchester Unitedi që eliminoi Ajaxin. /Telegrafi/

The post Roma eliminon Ajaxin dhe kualifikohet në gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Unitedi kryen detyrën në ndeshjen kthyese ndaj Granadas dhe vazhdon në gjysmëfinale

Posted: 15 Apr 2021 01:52 PM PDT

Manchester Unitedi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar Granadan me rezultat të përgjithshme prej 4-0.

Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 2-0 ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa pas sfidës në Old Trafford (2-0) vazhdojnë tutje në këtë garë.

Rezultati u zhbllokua shumë herët që në minutën e gjashtë, me golin e Edinson Cavani, i cili pranoi një top nga Paul Pogba dhe shënoi gol të bukur me vole.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Rastet vazhduan edhe në gjysmën e dytë, ndërkohë që mysafirët përpiqeshin që të ktheheshin në lojë.

Megjithatë, në minutën e fundit të kohës së rregullt (90'), Jesus Vallejo ishte i pafat duke realizuar autogol.

Në gjysmëfinale, Manchester Unitedi do të luajë kundër Romës që eliminoi Ajaxin. /Telegrafi/

The post Unitedi kryen detyrën në ndeshjen kthyese ndaj Granadas dhe vazhdon në gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Arsenali i pamëshirshëm ndaj Slavias, fiton si mysafir dhe kalon në gjysmëfinale

Posted: 15 Apr 2021 01:52 PM PDT

Arsenali ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Slavia Pragës në ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Evropës me rezultat 4-0.

Ndeshja e parë ishte e barabartë dhe u mbyll 1-1, duke bërë që shumë të mendonin se ndeshja kthyese do të jetë më e fortë.

Por të besuarit e Mikael Artetas e nisën shumë mirë takimin. Emile Smith Rowe shënoi, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i rregullt. Rowe asistoi te Nicolas Pepe i cili shënoi për 1-0 në minutën e 18-të.

Në minutën e 20-të Arsenali rriti epërsinë në 2-0, pasi fituan një penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Alexandre Lacazette.

Pas vetëm katër minutash topçinjtë larguan edhe dilemën e fituesit dhe gjysmëfinalistit.

Bukayo Saka shënoi për 3-0 në minutën 24-të të ndeshjes.

Në pjesën e parë nuk kishte më raste, ndërsa edhe në pjesën e dytë Arsenali ishte më i rrezikshëm.

 

Fillimisht rrezoi Lacazette në minutën e 59-të por pa sukses.

I njëjti lojtar në minuan e 77-të nuk gaboi më dhe shënoi për 4-0.

Deri në fund më gola nuk kishte dhe Arsenali siguron gjysmëfinalen ku do të takohet me Villarealin. /Telegrafi/

The post Arsenali i pamëshirshëm ndaj Slavias, fiton si mysafir dhe kalon në gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Villarreal më i mirë se Dinamo Zagreb edhe në ndeshjen e dytë, futet në mesin e katër më të mirave

Posted: 15 Apr 2021 01:50 PM PDT

Villarreali ka arritur të shënojë fitore ndaj Dinamo Zagrebit edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 2-1.

Spanjollët kishin arritur të fitonin edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në 'Maksimir' me rezultat 1-0.

Samuel Chukëueze rrezikoi i pari në minutën e 18-të, por gol nuk kishte.

I njëjti në minutën e 36-të asistoi për Paco Alcacer i cili shënoi për 1-0.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli Gerard Moreno  që shënoi për 2-0.

https://www.youtube.com/watch?v=jWtL6lG333M

Në pjesën e dytë krejt çka bëri Dinamo ishte një gol me lojtarin e tyre më të mirë Mislav Orsic që e shfrytëzoi asistimin e Bruno Petkovic për 2-1.

Rastet e fundit në këtë ndeshje i takuan Villarrealit, por Chukwuese, dy herë nuk ishte i saktë.

https://mobile.twitter.com/EuropaLeague/status/1382786893260148739

Villarreali pas fitores futet në mesin e katër ekipeve më të mira në Ligën e Evropës./Telegrafi/

The post Villarreal më i mirë se Dinamo Zagreb edhe në ndeshjen e dytë, futet në mesin e katër më të mirave appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more