Skip to main content

“Studentja kishte qëlluar numrat e lotarisë prej 210 milionë euro – por kishte harruar të blinte biletën” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Studentja kishte qëlluar numrat e lotarisë prej 210 milionë euro – por kishte harruar të blinte biletën” plus 1 more Telegrafi Dështime


Studentja kishte qëlluar numrat e lotarisë prej 210 milionë euro – por kishte harruar të blinte biletën

Posted: 02 Mar 2021 01:37 PM PST

Një studente 19-vjeçare mendoi se ajo kishte fituar një çmim të parë të madh prej 182 milionë funtesh (210 milionë euro) derisa e kuptoi se kishte harruar të blinte biletën e saj javore.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rachel Kennedy nga Hertfordshire – Angli, e cila tha se ishte gati të çmendej nga entuziazmi kur të gjithë numrat e saj u gjenden në shortin e së premtes.

Studentja e Universitetit Brighton thotë se ajo luan me të njëjtët numra çdo javë dhe ishte në ekstazë me fitoren.

Por kur ajo thirri për të konfirmuar fitoren e saj, asaj iu tha se kishte harruar të blinte një biletë atë javë.

Rasheli tha se ishte shumë e zënë me punën e saj universitare, saqë i kishte rënë në mendje për të hyrë bërë një gjë të tillë.

I dashuri i saj Liam ndau zhgënjimin e tyre në Twitter, duke shkruar: ‘Kur Zonja juaj vendos të mos luajë në EuroMillons … dhe të 7 numrat e saj të zakonshëm dalin në dritë’.

Liam tregoi fotografitë e një bilete që Rachel kishte blerë javën e kaluar me numrat që përputheshin me shortin e fundit.

Rasheli i tha LadBible: "Gjithçka ndodh për një arsye megjithatë, ne nuk jemi më të pasur ose më të varfër se sa ishim këtë mëngjes".

"Shpresojmë që të kenë shkuar tek dikush që ka shumë nevojë për to".

Jackpoti i së premtes së fundit i Euromillions thuhet se ishte "rrotulluar" pesë herë dhe është fituar nga një njeri në Zvicër. /Telegrafi/

The post Studentja kishte qëlluar numrat e lotarisë prej 210 milionë euro – por kishte harruar të blinte biletën appeared first on Telegrafi.

Gruaja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentë shofer

Posted: 02 Mar 2021 09:46 AM PST

Maskat e fytyrës janë bërë natyrale kohët e fundit, saqë disa njerëz e kanë të vështirë të mbajnë mend kur t’i heqin ato.

Kur Lesley Pilgrim, 25 vjeç, kishte nevojë për një fotografi të re për patentën e shoferit, ajo erdhi në zyrën e ID e mbuluar në mënyrë të përshtatshme për t’u mbrojtur nga virusi.

Por ajo kishte harruar të heqë maskën teksa u fotografua.

Fotografi e vuri re dhe i kërkoi asaj ta hiqte para se të bënte një foto të dytë, transmeton Telegrafi.

Vetëm një javë më vonë, kur dokumenti i ri mbërriti, Lesley kuptoi se ata kishin shtypur foton e parë.

ID-ja mund të jetë e vlefshme, por autoritetet në Orange County, California, i kanë kërkuar asaj të kthehet për një foto tjetër falas.

Lesley tha: “Në fillim, thjesht e shikoja. U desh pak kohë për tu përpunuar. Pastaj fillova të mendoj, oh zot, si studente e drejtësisë kjo nuk mund të jetë e ligjshme. Nëse unë ia jap këtë një oficeri policie ai do të mendojë se është e rremë dhe unë do të kem telashe”.

Pavarësisht se ishte i shqetësuar se dokumenti i saj mund të mos ishte i ligjshëm, Lesley e ka përdorur atë me sukses dy herë ndërsa pret një të ri. /Telegrafi/

The post Gruaja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentë shofer appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more