Skip to main content

“Një shkollë e re në Qytetin Studenti merr emrin e ish-kryeministrit Bashkim Fino, Veliaj: Edhe një rruge në Njësinë 2 do i japim emrin e të ndjerit Sokol Olldashi” plus 9 more - Gazeta Dita

“Një shkollë e re në Qytetin Studenti merr emrin e ish-kryeministrit Bashkim Fino, Veliaj: Edhe një rruge në Njësinë 2 do i japim emrin e të ndjerit Sokol Olldashi” plus 9 more - Gazeta Dita


Një shkollë e re në Qytetin Studenti merr emrin e ish-kryeministrit Bashkim Fino, Veliaj: Edhe një rruge në Njësinë 2 do i japim emrin e të ndjerit Sokol Olldashi

Posted: 31 Mar 2021 06:34 AM PDT

Njësisë 2 në kryeqytet do i shtohet një kopësht dhe një shkollë e re 9-vjeçare e cila po ndërtohet nga e para dhe do jetë gati brenda këtij sezoni asrsimor për afro 1000 fëmijë.

Shkolla e cila po ngrihet në afërsi të Qytetit Studenti, në zonën e njohur si ish-"Kaldaja e vjetër" do të marrë emrin e ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta këtë të hënë pasi e humbi betejën me Covid 19.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me kandidatin socialist për deputet Arben Pëllumbi vizituan kantierin e kësaj shkolle pjesë e projektit të 17 shkollave të reja në kryeqytet.

"Është një ditë shumë e mirë kjo për Njësinë 2. Ka qenë një kërkesë e administratorit, por edhe e banorëve të cilët shkojnë deri te shkolla "Mihal Grameno", tek shkolla "Labinoti", apo shkolla "Kosova" për të çuar fëmijët e tyre, duke harxhuar nga dy orë në ditë, ndaj unë besoj që jo vetëm iu kursejmë kohë, por i japim kësaj zone një nga shkollat më cilësore. Këtu ka qenë kaldaja e vjetër e Qytetit Studenti, kështu që ishte e vetmja hapësirë shtet që ne mund të shfrytëzonim për të ndërtuar një shkollë. Ndërkohë po ndërtohen edhe dy shkolla tek Fresku, aty ku ka qenë Shërbimi Informativ i Ushtrisë, projekt i 17 shkollave. Besoj se do hyjmë në histori si viti ku janë hapur më shumë shkolla se kurdoherë në qytetin e Tiranës", tha Veliaj.

Kryebashkiaku zbuloi se shkolla do marrë emrin e deputetit socialist, Bashkim Fino, ndërsa një rrugë në po këtë zonë do mbajë emrin e deputetit tjetër të ndjerë Sokol Olldashi.

"Do të ketë një emër dinjitoz, emrin e  Bashkim Finos, të një kryeministri që na bashkoi në ditët më të vështira dhe në një zonë ku është bashkuar edhe veriu, edhe jugu, edhe Tropoja, edhe Tepelena, ku janë bashkuar edhe realitetet rurale edhe ato urbane emri i Bashkim Finos i bën realisht nder. Ne në fakt duam të vlerësojmë jo vetëm figura të majta, por edhe nga e djathta, për ata që kanë lënë një gjurmë në komunitetin tonë. Kemi marrë gjithashtu një propozim për një rrugë në këtë zonë, në Njësinë numër 2, me emrin Sokol Olldashi, ndaj duam që edhe atë koleg e mik ta respektojmë gjithashtu dhe besoj që Tirana do të jetë më dinjitoze me rrugë dhe shkolla cilësore, por edhe me emra dinjitozë të atyre që i kanë shërbyer këtij vendi. Përtej bindjeve politike, kush ka qenë shërbëtor publik i këtij atdheu dhe i këtij qyteti meriton të vlerësohet, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta," tha Veliaj.

Edhe deputeti Pëllumbi vlerësoi faktin që kjo shkollë do marrë emrin e ish-kolegut Fino.

"Dua t'ju falënderoj që kësaj shkolle do t'i vendosni emrin e mikut tonë Bashkim Fino i cili kontribuoi aq shumë në përbashkimin dhe në filozofinë e të qenit bashkë, që kjo zonë ka aq shumë nevojë edhe në zhvillimin e saj të vazhdueshëm. Të gjithë bashkë do bëjmë të mundur zhvillimin e saj të mëtejshëm dhe të mos mbyllen brenda kufijve dhe gardheve të gjithsecilit," tha Pëllumbi.

j.l./ dita

Punonjësja e fasonerisë i dhuron një tufë me lule, Rama: Më ra goja duke ju thënë, lulet nuk shkojnë tek ferrat

Posted: 31 Mar 2021 06:23 AM PDT

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës.

Rama është ndalur në fasonerinë e këtij qyteti, por nuk ka munguar një tufë me lule për kryeministrin.

Kjo surprizë u prit me batuta nga ana e Ramës, i cili ia ktheu mbrapsht duke i thënë se "nuk i jepen lule burrave".

"Më ra goja duke thënë nuk i jepen lule burrave. Lulet shkojnë te lulet jo te ferrat", tha Rama.

Më pas, ia ka dhuruar lulet një prej punonjëseve që iu gjend afër, e cila kërkoi të bëjë dhe një foto me kryeministrin.

j.l./ dita

Kosova regjistron 14 viktima në 24 orët e fundit, rritet numri i rasteve të reja me COVID

Posted: 31 Mar 2021 06:10 AM PDT

Numri i rasteve të reja në Kosovë është rritur në 923 krahasuar me 752 raste të reja që ishin një ditë më parë.

Për sa i përket numrit të pacientëve që humbën jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, janë 14 persona që nuk ia dolën dot përballë virusit të rrezikshëm, me numrin total të viktimave tashmë në 1872.

Njoftimi:

771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.

 

j.l./ dita

Ambasada ruse: Rusia do të monitorojë zgjedhjet shqiptare të 25 prillit

Posted: 31 Mar 2021 05:57 AM PDT

Rusia do të monitorojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ambasada ruse, e cila njofton një takim me të ambasadorit rus Mikhail Afanasiev me Shefen e Misionit të OSBE / ODIHR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek dhe Zëvendëskryetaren e misionit, Polyna Lemos.

“Gjatë takimit u shqyrtuan çështjet e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri nën dritën e përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe, në veçanti, të OSBE-së për të dhënë ndihmesën e nevojshme në organizimin e duhur të të gjitha fazave të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse.

Më tej bëhet e ditur se “u vu në dukje rëndësia e pranisë së monitoruesve ndërkombëtarë, mendimi i të cilëve do të ketë një rëndësi vendimtare për certifikimin e zgjedhjeve nga pikëpamja e përputhshmërisë së tyre me standardet ndërkombëtare të OSBE-së. U theksua nevoja që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje të veprojnë sipas normave të legjislacionit kombëtar dhe të praktikave më të mira ndërkombëtare. Palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për të siguruar mbarëvajtjen e punës së grupeve të vëzhguesve afatshkurtër dhe afatgjatë të misionit monitorues, midis anëtarëve të të cilëve ka përfaqësues të Federatës Ruse”.

j.l./ dita

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, mbeten në fuqi masat ekzistuese dhe mbyllja e vendit në orarin 20:00-06:00. Maturantët rikthehen në shkolla

Posted: 31 Mar 2021 05:37 AM PDT

Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid.

Mbledhja e Komitetit Teknik u zhvillua këtë mesditë dhe la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, por maturantët i lejoi të shkonin në shkolla.

"Duke u bazuar në shifrat e infeksionit në grupmoshat 15-20 vjeç, në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë në vijimësi, e cila do të monitorohet nga shifrat. Maturat siç ka qenë shkolla nëpër klasa duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë", tha Rakacolli.

Në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor, maturantët në zonat e kuqe janë lejuar që të kthehen në shkolla.

Deri tani nuk ka asnjë vendim për kthimin e të gjithë nxënësve në shkolla, ndërsa anëtarët e Komitetit thanë se situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2227 viktima, 31 mijë e 879 të sëmurë aktive dhe 90 mijë e 617 të shëruar. Ndërsa numri i të vaksiniarve, sipas ministres Ogerta Manastirliu ka shkuar në 119 mijë e 123 në total.

“Është bërë një ritual vlerësimi i masave. Sot do të shqyrtojmë periudhën nga 17-30 mars. Incidence dy javore ka pësuar një zbritje. Mesatarja gjithashtu. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje gjithashtu. Ne akoma nuk jemi të kënaqur sepse për të gjithë ata që ndjekin nga afër situatën, objektivi është të shkojmë shumë më poshtë. Numri i bashkive të prekura ka pësuar rritje, e cila ka shkuar në 40. Mesatarja e shtrimeve në spitale ka pësuar ulje. Numri i të intubuarve ka pësuar ulje. Një numër më i pakët është ai i vdekjeve. Kjo situatë në krahasim me atë çfarë ne vlersuam herës së kaluar, ka disa ndryshime që mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet, ne mendojmë se mbetet një situatë me numra të kontrolluar, por sërish delikate. Ne kemi një shkak për tu ndjerë më mirë, atë të nisjes së vaksinimit masiv. Deri dje janë kryer 21 mijë e 536 vaksina dhe numri ka arritur në total në 100 mijë. Që prej fillimit të fushatës janë janë kryer në total 119 mijë e 321 vaksinime”, tha Fico.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00.

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

 

j.l./ dita

Rama në Shkodër: Pas të moshuarve mbi 70-vjeç, fillojmë vaksinimin e grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri

Posted: 31 Mar 2021 05:29 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, se pas mbarimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, do të fillojë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.

Deklaratat Rama i bëri gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër.

“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në vend vijon prej katër ditësh tashmë në vend dhe po ecën me ritme mjaft të shpejta, ku deri tani janë vaksinuar në total 100 mijë persona.

Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

j.l./ dita

“Pfizer/BioNTech” bëjnë njoftimin e rëndësishëm: Vaksina ndaj COVID, 100% efektive për këto mosha

Posted: 31 Mar 2021 05:17 AM PDT

Rezultatet e testeve klinike të vaksinës anti-COVID nga Pfizer/BioNtech kanë treguar se është 100 për qind efikase si dhe tolerante në moshat e reja nga 12 deri në 15 vjeç.

Pfizer/BioNtech po planifikon të përditësojë të dhënat në Agjencinë Amerikane për Ushqim dhe Barna, me qëllim që të zgjatet autorizimi për përdorim emergjent të dy dozave.

Në fazën e tretë të testimit, nga 2,260 pjesëmarrës të moshës 12 deri në 15 vjeç në Shtetet e Bashkuara, vaksina ka nxitur prodhimin e antitrupave vetëm një muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Pfizer/BioNtech ka shtuar se efektet anësorë tek adoleshentët ishin të ngjashme me ato të 16-25-vjeçarët.

Efektet më të shpeshta anësore përfshijnë dhimbje në vendin ku është marrë vaksina, temperaturë dhe lodhje.

j.l./ dita

Sulmoi zyrën e PS në Berat, procedohet penalisht 17-vjeçari, djali i kryetares së “Gruas Demokratike”

Posted: 31 Mar 2021 05:06 AM PDT

Një 17-vjeçar është identifikuar si autori i ngjarjes së ndodhur 1 javë më parë në Berat.

Ai sulmoi me gurë zyrën e Partisë Socialiste, ndaj do të proçedohet penalisht për veprën penale të "shkatërrimit të pronës".

Autori i ngjarjes është minoreni me inicialet Z.M,17-vjeç, djali i Kryetares së “Gruas Demokratike në Berat”, Këze Muska.

Ngjarja ndodhi 1 javë më parë në Berat, akoma pa nisur fushata elektorale.

j.l./ dita

Hiqet kufizimi për tifozët në stadium, UEFA ia kalon në dorë autoriteteve lokale

Posted: 31 Mar 2021 04:56 AM PDT

Komiteti Ekzekutiv i UEFAS ka hequr kufizimin që në stadiume të jenë të pranishëm 30% e tifozëve.

Lajmi jepet nëpërmjet një njoftimi për shtyp nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, si? është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare”, thuhet në këtë njoftim.

Deklarata e plotë e FSHF-së

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, nga grumbullimi i Kombëtares në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila si zakonisht vitin e fundit u zhvillua përmes video-konferencës. Në këtë mbledhje u diskutuan shumë ?ështje të rëndësishme të futbollit europian, ndikuar nga pandemia Covid-19, për të ndihmuar futbollin drejt kthimit në normalitet.

Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, si? është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë eksluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrace që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth ëorld Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Holanda.

o.j/dita

A do të ulet numri i të infektuarve me Covid? Mezini: Janë dy faktorë që ndikojnë

Posted: 31 Mar 2021 04:50 AM PDT

Mjeku neurolog Arjan Mezini ka deklaruar se në dhjetëditëshin e ardhshëm pritet një ulje e numrit të viktimave si pasojë e virusit në vend.

Në studion e ABC, mjeku tha se vijon të jetë shqetësuese vonesa e shkuarjes në spital. Mezini theksoi se të sëmurët kanë ende frikë nga spitali dhe kërkojnë të kenë ngrohtësinë familjare.

Gjithashtu, ai tha se variantet e reja mund të jenë shkaktar që virusi ka qenë më agresiv javët e fundit.

"U pranua që ka hyrë varianti britanik. Ajo që vihet re është se duhet pranuar që rastet që kemi pasur kanë qenë më agresive. Më të rënda dhe kohëzgjatja e tyre që kanë mbijetuar ka qenë më e madhe. Flasim edhe për persona që nuk kanë sëmundje të tjera, mund të ketë edhe një lidhje me variantet e reja. Suksesi me të intubuarit në vendin tonë ka qenë më i ulët se në BE. Ka të bëjë kryesisht se tek ne rastet paraqitet në gjendje shumë të rëndë," tha mjeku .

I pyetur nëse do të vijojmë me uljen e shifrave dhe a do të ketë ndikim vaksinimi apo temperaturat, Mezini tha se vaksina ende nuk ka sjellë rezultat, ndërsa shton se avantazh më i mirë është përqindja e atyre që e kanë kaluar natyralisht virusi.

"Vaksina nuk ka krijuar akoma ndikim. Në periudhën e pranverës temperaturat janë disi më favorizuese. Një përqindje jo e vogël kanë kaluar virusin. Diku te 40% duhet të jetë", deklaroi mjeku.

Mezini thekson më tej se nëse ecet me ritme të shpejta vaksinimi do të kemi një verë më të relaksuar.

"Me shifrat që ne kemi 40-% të infektuar në mënyrë natyrale dhe nëse realizohet ajo që thotë kryeministri që të vaksinohen 500 mijë vete do të kemi një periudhë vere më të relaksuar. Dhënie fund është shpejt për të folur. Nëse realizohet të vaksinohen 500 mijë veta do të ishte një gjë shumë e mirë për një verë të relaksuar. Parë pak me optimizëm mesi i 2022 do të bënte ta ndjenim shumë pak. Sot jemi në kohën moderne nëse ka sukses vaksinimi masiv besoj do të jetë një kohë më e shkurtër," deklaroi mjeku.

O.J/DITA

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more