Skip to main content

Ja kur pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit!

Ja kur pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit!


Ja kur pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit!

Posted: 30 Mar 2021 02:26 PM PDT

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se seanca për zgjiedhjen e presidentit do të thirret sapo të bëhet certifikimi i deputetëve të rinj që i zëvendësuan ministrat, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Gërvallës, të gjitha këto çështje janë teknike."Ne jemi duke pritur teknikisht që pas vendimit të Gjyktatës Kushtetuese për deputet, të mos flejë më çështja e gjinisë. Presim që KQZ-ja të bëjë çertifikimin në frymën e Gjykatës Kushtetuese dhe presim që pas kësaj të thirret seanca për president".

"Pra janë parakushte teknike. Meqenëse KQZ-ja në seancat e kaluara kishte zëvendësuar deputetet femra me femra dhe meshkuj me meshkuj. Këtë e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese duke thënë se nuk shkon sipas gjinisë por sipas personit që është në radhë", shtoi ajo në Rtv Dukagjini.

Ndodh dhe kjo: Tre persona bëhen llom për shkak të bindjeve politike për Thaçin dhe Kurtin

Posted: 30 Mar 2021 01:52 PM PDT

Rast i rrallë.

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici tre persona për t'i intervistuar pas një rrahje që ka ndodhur mes tyre.

Rasti ka ndodhur tek hoteli "Swiss Diamond" në Prishtinë, ndërsa zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje nga kjo rrahje.

"Ka qenë një intervenim i patrullës policore në një rrahje, tre persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor", ka thënë Krasniqi.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë për Periskopin se zënka mes tre personave ka ardhur si pasojë e bindjeve të tyre politike.

"Përleshja nisi se njëri e shajti Hashimin (Thaçin) kur e pa në foto, e tjetri ia shajti Albinin (Kurtin)", ka thënë një dëshmitar.

Edhe një drenicak i ofron shtëpinë Albin Kurtit!

Posted: 30 Mar 2021 12:48 PM PDT

Sokol Halili ishte bërë i njohur kur duke gjiruar një video "live" në rrjetet sociale kishte goditur një qen me veturën e tij.

I njëjti është shfaqur përsëri, tani i përfshirë në debatin për shtëpinë e Albin Kurtit që është përfolur ditëve të fundit.

Halili është i gatshëm të ofroj shtëpinë e tij 550 m2 me 12 ari truall për kryeministrin e Kosovës.

Ky është njoftimi i tij:

Pas nje publikimi dhe propagande kunder Albin Kurtit per shtepin me Qira une i baje thirrje publike ALBIN KURTIT sa her qe ki nevoje une SOKOL HALILI jam ne mbeshtetje Tane personale por jo atu ku jane gjithe ata sahan elpirsa qe tukan rroke si Miza kali ne Prapanic.gjate gjithe jetes time une kame qene i pavarur dhe i tille jam edhe sot.

Te gjithe para ardhesit e Albin Kurtit kane nga 300.hektar toke minimum dhe jane multi milionera duke vjedhur popullin e Kosoves.

Une i Baje thirrje publike Albin Kurtit qysh sot jam i gatshem te ja fali shpin 550m² me 12.ari trull ne Hajvali ose 126.metra Banes ne Dardani. Vetem qe ti themi Banditve se Populli e ka votuar Albin Kurtin dhe populli e ngrite.

Dhe doti qendron mbrapa.

Keta ja kane bere per Shtepin qe paska marr Albin Kurti sikur mue kur e pata shkel Ate Qenin e Deges se?

Kryminister Albin Kurti Godit mos tanin se pasha zotin per LDK.PDK.AAK.NISMA.AKR.

Edhe 20.vite nuk e kishin leshu shtetin mu qkap.S.H

E thërret Turqia për herë të parë, futbollisti fluturon nga gëzimi

Posted: 30 Mar 2021 12:22 PM PDT

Kur të thërret kombëtarja për herë të parë, normalisht që emocioni dhe lumturia janë të shumta.

Ndonjëherë nuk përmbahesh, ashtu si bëri edhe Ozturk, futbollisti i Goztepe Izmir, i cili sapo mori thirrjen nga Turqia, shpërtheu në një reagim të hapur, që kamera ka regjistruar.

Oztürk ka lindur në Antwerp, Belgjikë, dhe është me origjinë turke.

Ai ishte pjesë e sistemit të të rinjve në Berchem Sport para se të bashkohej me Beerschot në moshën 12 vjeç, dhe më pas u transferua në Angli për t'u bashkuar me Akademinë e Birmingham City në 2009.

https://www.facebook.com/prishtinamallofficial/photos/pcb.269076524876586/269076241543281/

May be an image of 3 njerëz dhe tekst

Luajti rregullisht në ekipet nën moshën 18 dhe rezervë, dhe në mars 2011, iu dha mundësia në ekip të parë.

Kasimpasa, Eskisehirspor dhe Elazigspor, përpara se në vitin 2018 të kalonte te ekipi aktual, Goztepe Izmir.

Komuna e Skenderajt merr vendim, 100 euro për secilën lindje

Posted: 30 Mar 2021 11:42 AM PDT

Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari, ka bërë të ditur se sot kanë ekzekutuar pagesat e para për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje.
Jashari i ka ftuar të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin që të marrin sa më shpejtë subvencionin.

'Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni"

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot kemi ekzekutuar pagesat e para të subvencionit për fëmijët e posalindur për 70 aplikimet që janë bërë nga data 04.01.2021 e deri me 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje.

Aplikimi për të marrë këtë subvencion po vazhdon për çdo ditë pune, andaj i ftoj të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin në menyrë që të marrin sa më shpejtë subvencionin.

Të dashur qytetarë, jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën në veçanti duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës sonë nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.

Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve.

Uroj që të kemi sa më shumë lindje!

Këta 4 deputetë të LDK-së nuk dihet nëse do të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Posted: 30 Mar 2021 11:39 AM PDT

Nga dita e premte proceduralisht hapet rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

LDK ka vendosur të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, mirëpo Emir Abrashi nga Demokracia Plus thotë se ende duhet punë për t'u arritur numri prej 80 deputetëve që nevojiten për kuorum.

"Aktualisht LVV ka 58 deputetë ndërsa LDK 15 deputetë. Nëse tre deputetë të LDK-së nuk marrin pjesë dhe duke pasur parasysh se 10 deputetët e minoriteteve jo serbe marrin pjesë në seancë atëherë do të kishte kuorum prej 80 deputetëve. LVV dhe zonja Osmani ende duhet të punojnë me katër deputetët e LDK-së të cilët tashmë kanë mendime të pavaruara nga partia në raport me zgjedhjen e presidentit. Në këtë rast janë deputetët Agim Veliu, Driton Selmanaj, Avdullah Hoti dhe Behgjet Pacolli, i cili nuk dihet nëse do të jetë në Kosovë kur të votohet presidenti", deklaroi Emir Abrashi për RTV Dukagjinin.

Analisti Xhevdet Pozhari thotë se Abdixhiku sot vendosi interesin e vendit para atij të LDK-së.

"Zoti Abdixhiku është duke dëshmuar se më tepër se fatin e tij personal, më të rëndësishëm e ka fatin e shtetit dhe të ardhmen e vendit. LDK ka dëshmuar se është parti që kontribuon në themelimin e institucioneve të vendit".

Ditën e premte është seanca e radhës në Kuvend, ku pritet të betohen deputetët e rinj që do të zëvendësojnë ata që janë bërë ministra.

Me 40 nënshkrime mund të thirret seanca për votimin e presidentit të ri të vendit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Sot, 300 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar

Posted: 30 Mar 2021 11:36 AM PDT

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se rreth 300 persona – që janë kryesisht personel shëndetësor – janë vaksinuar gjatë ditës së sotme.

"Sot vaksinimi është zhvilluar në dy qendra të vaksinimit – në Sallën 1 Tetori ku janë vaksinuar punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Prishtinës dhe qendra e dytë e vaksinimit ka qenë Klinika Infektive ku janë vaksinuar personeli shëndetësor i Klinikës Infektive dhe një numër i konsideruar i shërbimeve të tjera që kryejnë punë në Klinikën Infektive. Deri në ora 14:00 në Klinikën Infektive kanë qenë rreth 100 persona të vaksinuar, derisa deri në orën 14:00 në Sallën 1 Tetori mbi 100 persona. Mund të themi se sot diku nga 250-300 persona, kryesisht personel shëndetësor, i janë nënshtruar procesit të marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19".

Ish-presidenti i Kosovës shërohet nga COVID-19

Posted: 30 Mar 2021 11:18 AM PDT

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, që kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë shëruar nga COVID-19.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka falënderuar mjekët dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor që janë kujdesur për shërimin e tyre.

"Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK. Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë".

Sejdiu ka falëndëruar edhe të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes, njofton Klan Kosova.

"Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit. Zoti ju bekoftë!".

Armend Zemaj: Mbi 100 mijë vaksina Pfizer pritet të vijnë në qershor

Posted: 30 Mar 2021 11:05 AM PDT

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se COVAX i ka konfirmuar se në Kosovë do të arrijnë 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor.

Zemaj falenderoj të gjithë ata që u angazhuan për sigurimin më të shpejtë të vaksinave, shkruan IndeksOnline.

"Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.

Ju faleminderit të gjithëve", tha ai./IndeksOnline/

Qytetarja që ia ofroi shtëpinë Kurtit: Nuk e kam bërë për show, do ta bëja edhe për të tjerët

Posted: 30 Mar 2021 11:01 AM PDT

Mira Zeqiraj është një kosovare që jeton në Irlandë dhe që u shpreh e gatshme që ta dhurojë shtëpinë e saj për Albin Kurtin. Në një deklaratë për emisionin "Frontal", ajo tha se është e gatshme që shtëpinë t'ia jap Albin Kurtit me qira pa asnjë cent.

"Unë jam në gatishmëri që me ia dhënë pa as një cent me qira shtëpinë Albin Kurtit. Ai është kryeministër. Albin Kurtin e kam takuar për herë të parë në 2004 këtu në Irlandë. Unë do ja u lëshoja shtëpinë edhe të tjerëve", ka thënë Zeqiraj.

E këtë veprim ajo e ka bërë edhe më parë. Në "Frontal", ajo tregoi se si banesën qe e ka në Kosovë e ka lëshuar falas me qira për një shoqe të saj.

"Unë në Kosovë kam edhe banesë edhe shtëpi. Banesën ia kam lëshuar fal një shoqeje sepse jetojë në Irlandë", ka deklaruar ajo.

E lëshimin e shtëpisë me qira ajo tha se nuk do ta bënte vetëm për kryeministrin Kurti. Zeqiraj deklaroi se këtë veprim do ta bënte edhe për kryeministrat e tjerë në rast se të njëjtit nuk do të kishin shtëpi të tyre.

"Unë do të kisha bërë për të gjithë kryeministrat tjerë. Por të tjerët kanë shtëpia. Ai ishte me qira në një banesë 60 metra katrorë. Për çdo kryeministër do të veproja njëjtë. Nuk e kam bërë vetëm për show, por do ta kisha bërë për çdo kryeministër që do të jetonte me qira si Albin Kurti. Kam jetuar edhe unë me qira gjatë tërë jetës dhe e di se çfarë është ajo ndjenjë. Të kesh kryeministër dhe të jetojë në një banesë 60 metra katrorë kjo ndodh vetëm në Kosovë. Unë nuk jam pjesë e asnjë partie politike por jam qytetare e devotshme e Kosovës", ka thënë ajo.

Zeqiraj tash e 18 vite jeton në Irlandë dhe është me profesion mjeke.

"Unë që 18 vite jetojë në Irlandë. Kam ardhur si refugjate këto për shkak të luftës. Jam profesion mjeke".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more