Skip to main content

“I ndodh edhe Ronaldos, humbi një shans i vetëm me portierin – më pas iu anulua goli për pozitë jashtë loje” plus 9 more Telegrafi Futboll

“I ndodh edhe Ronaldos, humbi një shans i vetëm me portierin – më pas iu anulua goli për pozitë jashtë loje” plus 9 more Telegrafi Futboll


I ndodh edhe Ronaldos, humbi një shans i vetëm me portierin – më pas iu anulua goli për pozitë jashtë loje

Posted: 30 Mar 2021 02:49 PM PDT

Portugalia fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e Grupit A si mysafir Luksemburgut, e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, 'Katar 2022'.

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ishte njëri nga golashënuesit në këtë takim, mirëpo statistikat e tij kanë mundur të jenë shumë më të mira.

Kur zhvillohej minuta e 78-të e takimit, derisa 36-vjeçari kishte mbetur përpara, lojtarët vendas gabuan duke dashur t'ia kthenin topin portierit, pasuan te CR7.

Krejt i vetëm dhe shumë larg mbrojtësve, Ronaldo shkoi përpara dhe ndodhej vetëm përballë portierit, mirëpo Anthony Moris ia mbrojti të dy goditjet e tij.

Portugalia kryen detyrën ndaj Luksemburgut Portugalia kryen detyrën ndaj Luksemburgut

Aksioni vazhdoi dhe një bashkëlojtar ia pasoi sërish topin Cristianos, i cili këtë herë e futi në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë të dyshimtë jashtë loje.

Kujtojmë që Ronaldos iu mohua një gol në minutat e fundit të ndeshjes kundër Serbisë, edhe pse topi e kishte kaluar vijën fatale. /Telegrafi/

The post I ndodh edhe Ronaldos, humbi një shans i vetëm me portierin – më pas iu anulua goli për pozitë jashtë loje appeared first on Telegrafi.

Artikulli i Marca: Te Kosova mungon Rrahmani, skuadra do të mbështetet te Muriqi dhe Rashica

Posted: 30 Mar 2021 02:24 PM PDT

Spanja dhe Kosova do të përballen të Mërkurën në stadiumin La Cartuja në Sevilla në një duel që korrespondon me ditën e ndeshjes tretë të fazës së kualifikimeve për në Kupën e Botës. Katar 2022.

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka lëshuar një artikull ku i bën një analizë Kombëtares së Kosovës një ditë para kësaj ndeshje, përcjell KosovaPress. Në artikullin e fundit të saj Marca shkruan se Spanja do të ballafaqohet "me ekipin më të dobët në grup".

Spanja është në vendin e dytë në Grupin B pasi mori një barazim kundër Greqisë dhe arriti një fitore të vonshme ndaj Gjeorgjisë. Tani ata do të kërkojnë tri pikë të tjera kundër ekipit më të dobët në grup, numrit 117 në renditjen e FIFA-s, shkruan gazeta Marca.

Pavarësisht dyshimeve me të cilat Spanja ka filluar rrugën për në Katar 2022, ata marrin lajmin e mirë se Gerard Moreno, sulmuesi i Villarrealit i cili po kalon një moment të shkëlqyeshëm, do të jetë në gjendje të kthehet këtë të mërkurë.

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës

Në fund kjo gazetë i bënë një analizë ekipit të Kombëtares së Kosovës ku cek mungesën e Amir Rrahmanit dhe prezencën e Milot Rashicas dhe Vedat Muriqit me anë të të cilëve konsiderojnë se Spanja mund ta befasojë Kosovën.

"Ndërkohë, Kosova, e cila është në vendin e fundit në Grupin B, do të kërkojë të befasojë në Sevilje, edhe pse lajmi i keq është se kapiteni i tyre Amir Rrahmani, i cili luan për Napolin, është jashtë për shkak të shqetësimit në muskuj".

"Sidoqoftë, ekipi kosovar do të përpiqet ta avancojë këtë ndeshje me figura të tjera të tilla, si Vedat Muriqi, i cili luan për Lazion dhe Milot Rashican i cili luan për Werder Bremen", thuhet në artikullin e këtij mediumi spanjoll.

(Foto: ffk-kosova.com)

The post Artikulli i Marca: Te Kosova mungon Rrahmani, skuadra do të mbështetet te Muriqi dhe Rashica appeared first on Telegrafi.

Rodri për ndeshjen ndaj Kosovës: Askush nuk po fiton lehtë

Posted: 30 Mar 2021 02:18 PM PDT

Mesfushori i Spanjës, Rodrigo Hernandez i njohur si Rodri, ka folur për mediat një ditë përpara ndeshjes ndaj Kosovës.

Lojtari i Manchester Cityt është shprehur para ndeshje, duke thënë se nuk ka kundërshtar të lehtë.

"Ne e dimë që skuadrat mund të kenë një emër më të vogël, por realiteti është se ata dinë të garojnë shumë mirë dhe askush nuk po fiton lehtë".

"Ne jemi të sigurt për atë që bëjmë dhe për nivelin tonë konkurrues, i cili është shumë i lartë ".

Mesfushori kërkoi vetëm besim nga tifozët dhe më pas do t'ia kthejnë këtë gjë, pasi Spanja nuk e ka nisur mirë.

"Unë vetëm kërkoj nga tifozët qetësi shpirtërore dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Grupi është i mirë dhe dinamika e ekipit është e mirë. Ne do të garojmë për të bërë më të mirën", deklaroi ai.

Të mërkurën nga ora 20:45, do të luhet sfida mes Kosovës dhe Spanjës. /Telegrafi/

The post Rodri për ndeshjen ndaj Kosovës: Askush nuk po fiton lehtë appeared first on Telegrafi.

Belgjika nëpërkëmb Bjellorusinë, Januzaj asiston në golin e fundit

Posted: 30 Mar 2021 01:57 PM PDT

Belgjika i ka shënuar plot tetë gola në portën e Bjellorusisë në sfidën e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, 'Katar 2022', në kuadër të Grupit E.

Michy Batshuayi e hapi serinë e golave (14'), për të vazhduar me Hans Vanaken që e shënoi golin e dytë (17').

Leandro Trossard shënoi golin e tretë (38'), kurse Jeremy Doku e vendosi rezultatin e pjesës së parë (42').

Katër gola të tjerë belgët i shënuan edhe në fraksionin e dytë, me anë të Dennis Praet (49'), Christian Benteke (70'), Leandro Trossard (76') me golin e dytë personal dhe Hans Vanaken (89′) që po ashtu e realizoi të dytin në këtë takim.

Anësori shqiptar, Adnan Januzaj, hyri në lojë në minutën e 77-të dhe asistoi në golin e fundit të Belgjikës që kryeson Grupin E me shtatë pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Belgjika nëpërkëmb Bjellorusinë, Januzaj asiston në golin e fundit appeared first on Telegrafi.

Holanda ashtu siç pritej fiton me goleadë ndaj Gjibraltarit

Posted: 30 Mar 2021 01:43 PM PDT

Holanda ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit me rezultat 7-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror "Katar 2022"

Rezultati në pjesën e parë ishte e ngushtë, pasi holandezët arritën të shënon vetëm në minutën e 42-të me Steven Berghuis.

Në pjesën e dytë Holanda shënoi edhe gjashtë herë të tjera.

Mephis Depay shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e shënuan Donyell Malen, Gio Wijnaldum, Luke De Jong dhe Donny van de Beek.

Holanda me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq na kanë edhe Mali i Zi dhe Norvegjia.

Lider mbetet Turqia që barazoi në shtëpi 3-3 ndaj Letonisë. /Telegrafi/

The post Holanda ashtu siç pritej fiton me goleadë ndaj Gjibraltarit appeared first on Telegrafi.

Portugalia kryen detyrën ndaj Luksemburgut

Posted: 30 Mar 2021 01:42 PM PDT

Me rezultat 3-1, Portugalia e ka mposhtur Luksemburgun në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Botëror, 'Katar 2022'.

Vendasit shënuan të parët përmes Gerson Rodrigues, mirëpo në fund të pjesës së parë Diogo Jota e barazoi rezultatin (45'+2).

I asistuar nga Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo e ktheu epërsinë në favor të ekipit mysafir (51').

(Foto: twitter/B/R Football)

Një harkim nga këndi të Pedro Neto e shfrytëzoi Joao Palhinha (80') për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Portugalia është në krye të Grupit A me shtatë pikë, aq sa ka edhe përfaqësuesja e renditur në vend të dytë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Portugalia kryen detyrën ndaj Luksemburgut appeared first on Telegrafi.

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës

Posted: 30 Mar 2021 01:30 PM PDT

Skuadra e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Spanjës. Dardanët janë stërvitur pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike në stadiumin "La Cartuja" të Sevillas, aty ku nesër (e mërkurë) do të vihen përballë La Roja që drejtohet nga Luis Enrique.

Atmosfera te futbollistët para kësaj ndeshje është shumë e mirë, derisa motivi maksimal. Valon Berisha në stërvitjen e sotme ka bërë ushtrime më të lehta i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media ka thënë se Kosova do të jetë shumë e motivuar për këtë ndeshje, para së gjithash për shkak të vlerave që ka ekipi spanjoll, që padyshim është një ndër Kombëtaret më të mira në botë.

(Foto: ffk-kosova.com)

"E dimë që nuk do të jetë lehtë as ndaj Spanjës, por për ne do të jetë nder të luajmë ndaj një ekipi kaq të madh. I kam parë ndeshjet e Spanjës. Jemi këtu për rezultat pozitiv, por për të arritur këtë duhet të shënojmë. Unë menaxhoj një ekip shumë të mirë me lojtarë shumë të motivuar që duan të japin më të mirën për vendin e tyre. Gjatë tërë kësaj kohe kemi bërë progres dhe ndeshja kundër Spanjës është një mundësi e mirë për të treguar progresin konstant", ka thënë ndër të tjera Challandes.

Ndërkaq, mesfushori Hekuran Kryeziu theksoi se tashmë e kanë lënë pas shpinës humbjen e pësuar nga Suedia dhe i gjithë fokusi është te sfida e nesërme.

(Foto: ffk-kosova.com)

"Ka qenë një lojë shumë e vështirë me Suedinë por tani shikojmë përpara. Është kënaqësi me qenë në Spanjë dhe të luajmë kundër një prej Kombëtareve më të mira në botë dhe pa dyshim do ta japim maksimumin tonë në fushë".

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

The post Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit në Sevilla, para sfidës ndaj Spanjës appeared first on Telegrafi.

Mesfushori i Spanjës, Canales: Duhet të jemi të përgatitur, kundër Kosovës me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë

Posted: 30 Mar 2021 12:54 PM PDT

Mesfushori spanjoll Sergio Canales, ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp së bashku me përzgjedhësin Luis Enrique.

Ai foli për ndeshjen me Kosovën, duke thënë se në futbollin e sotëm nuk është e lehtë të fitosh ndaj asnjë kundërshtari.

“Në ditët e sotme është e vështirë të mposhtësh ndonjë rival. Jo vetëm ne, por edhe ekipet e tjera të shkëlqyera. Ne duhet të jemi të përgatitur për cilëndo skuadër me të cilën përballemi. Nëse ata mbyllen pas esh, është e vështirë për ne të krijojmë shanse".

” Unë e shoh grupin me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë dhe kjo më jep besim përballë Kosovës”, ka thënë mesfushori i Real Betis.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet në Sevilla nga ora 20:45. /Telegrafi/

The post Mesfushori i Spanjës, Canales: Duhet të jemi të përgatitur, kundër Kosovës me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Hysaj: Të mos e nënvlerësojmë San Marinon

Posted: 30 Mar 2021 12:05 PM PDT

Kapiteni i Shqipërisë Elseid Hysaj ishte në krah të trajnerit Edy Reja në konferencën e sotme (e martë) për shtyp para ndeshjes së të mërkurës në udhëtim kundër San Marinos, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, "Katar 2022".

Mbrojtësi i krahut u shpreh se skuadra është gati për ndeshjen e të mërkurës mbërma dhe nuk lejohet nënvlerësimi.

"Jemi gati për këtë ndeshje. Kemi përballë një skuadër që qëndron në mbrojtje, kemi folur me trajnerin dhe do të luajmë për të gjetur sa më shumë hapësira".

(Foto: fshf.org)

"Kemi një skuadër të fortë dhe në të ardhmen do te jemi akoma më të fortë. Duhet të jemi më të përqendruar se ndaj Anglisë".

Reja flet për sfidën ndaj San Marinos dhe për situatën me Florian Kamberin Reja flet për sfidën ndaj San Marinos dhe për situatën me Florian Kamberin

"Në letër duket një ndeshje e lehtë, por skuadrat që qëndrojnë mbrapa janë gjithmonë të sikletshëm".

"Jemi në një grup ku do të luajmë shanset tona me të gjithë. Me përqendrim maksimal mund të bëjmë shumë mirë Me Anglinë luajtëm ndeshjen tonë, me pak fat dhe disa elementë në favor mund të kishim marrë një barazim", ka deklaruar Hysaj.

The post Hysaj: Të mos e nënvlerësojmë San Marinon appeared first on Telegrafi.

Kryeziu: E kemi harruar humbjen ndaj Suedisë, maksimumin kundër Spanjës

Posted: 30 Mar 2021 12:00 PM PDT

Mesfushori Hekuran Kryeziu theksoi se tashmë e kanë lënë pas shpinës humbjen e pësuar nga Suedia dhe i gjithë fokusi është te sfida e nesërme.

Sipas tij është kënaqësi që të luajnë kundër Spanjës, një prej më të fortave në botë.

"Ka qenë një lojë shumë e vështirë me Suedinë por tani shikojmë përpara".

"Është kënaqësi me qenë në Spanjë dhe të luajmë kundër një prej Kombëtareve më të mira në botë dhe pa dyshim do ta japim maksimumin tonë në fushë", ka thënë Kryeziu.

Spanja e pret Kosovën në Sevilla nesër (e mërkure) nga ora 20:45. /Telegrafi/

The post Kryeziu: E kemi harruar humbjen ndaj Suedisë, maksimumin kundër Spanjës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more