Skip to main content

“Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së” plus 9 more Ekonomia Online

“Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së” plus 9 more Ekonomia Online


Abelard Tahiri emërohet kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së

Posted: 31 Mar 2021 09:44 AM PDT

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka emëruar sot me vendim unanim kryetarin e Grupit Parlamentar, deputetin Abelard Tahiri. Në këtë mbledhje të cilën e udhëheqi kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u diskutua edhe për ndarjen e përgjegjësive të depuetëtve të PDK-së në legjislaturën e tetë. Pas diskutimeve të deputetëve, u caktuan edhe udhëheqësit e Komisioneve Parlamentare me të cilat...

Source

Spanjollët para lojës me Kosovën: Një ndeshje për histori

Posted: 31 Mar 2021 09:43 AM PDT

Ekipi kombëtar i Kosovës ka qenë temë diskutimi sot në Spanjë. Mediat e atjeshme kanë shkruar vazhdimisht për përballjen e sontme në mes të "Stuhisë së Kuqe" me "Dardanët". Madje, mediumi spanjoll "Diario AS" e ka quajtur këtë si "Një ndeshje për histori", përcjell Gazeta Express. Kjo për arsye se Spanja nuk është përballur kurrë më parë me Kosovën në futboll. Verdhekaltrit do të jenë kundërshtari...

Source

Rusia krijon vaksinën e parë në botë kundër Covid-19 te kafshët

Posted: 31 Mar 2021 09:37 AM PDT

Derisa shumë qeveri në botë po luftojnë që të sigurojnë dozat e parë të vaksinës kundër COVID-19 për popullatën e tyre, Rusia ka shënuar rastin e parë të vaksinimit të kafshëve kundër virusit. Vaksina është quajtur Carnivak-Cov, ka njoftuar mediumi publik TASS duke cituar Konstantin Sanvenkov, nënkryetar i Shërbimit Federal të Rusisë për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare. "Carnivak-Cov...

Source

Kurti: Krenar me ekipin tonë

Posted: 31 Mar 2021 09:36 AM PDT

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i ngazëllyer për lojën e sotme Kosovë-Spanjë. Kurti ka shkruar se është i ngazëllyer për ekipin që përfaqëson Republikën e Kosovës, duke ju thënë që të kthen në shtëpi fitimtarë. "Dy shtete, Kosova dhe Spanja do të luajnë për kualifikimet për Kupën e Botës sonte dhe unë jam i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqëson Republikën e Kosovës.

Source

I mbijetuari i Izbicës: I varrosëm të vrarët pas tre ditësh, fjetëm tek varret deri i përfunduam

Posted: 31 Mar 2021 09:30 AM PDT

Milazim Thaçi, i mbijetuari i masakrës së Izbicës ka rrëfyer për masakrën që kanë kryer serbët në këtë fshat të Skenderajt. Ai tha se ka pasur një numër të madh të policëve dhe të paramilitarëve serbë që kanë marr pjesë në kryerjen e kësaj masakre. "I kam ni tu fol po se kom dit çka. Nuk e di a kanë fol shqip. Njëherë ne nuk e ditëm që po na vrasin. Mua më thoshin se pse nuk kceve me ja marr...

Source

Pajtim Kasami rezulton pozitiv me Covid-19

Posted: 31 Mar 2021 09:26 AM PDT

Mesfushori kosovar, Pajtim Kasami është infektuar me virusin, Covid-19. Klubi ku luan kosovari, FC Basel përmes rrjeteve sociale dha lajmin se Kasami ka rezultuar pozitiv në testet e fundit të bëra, shkruan IndeksOnline "Kasami është në izolim dhe ende nuk ka treguar ndonjë simptomë", shkruhet në njoftimin e klubit zviceran.

Source

Një grua therret me thikë nga burri i saj në Gjakovë

Posted: 31 Mar 2021 09:24 AM PDT

Një grua është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur në Gjakovë rreth orës 15:30. Viktima është dërguar për trajtim një Spitalin "Isa Grezda". Kështu për Klan Kosova Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës. "Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr.

Source

Milazim Thaçi rrëfen për përballjen me Millosheviqin në Hagë: Më pyeti çfarë e ke Hashimin

Posted: 31 Mar 2021 09:20 AM PDT

I mbijetuari i masakrës së Izbicës, Milazim Thaci ka rrëfyer për ballafaqimin me Sllobodan Millosheviqin në Hagë. Ai tha se me Millosheviqin janë ballafaquar sy me sy në Hagë dhe tregoi se ai ka ditur më shumë gjëra për territorin e Skenderajt sesa që kanë ditur ata. Thaçi më tutje deklaroi se për inat të Millosheviqit ai ka hyrë në seancën e gjykimit me plis të bardhë.

Source

Kusari-Lila emërohet ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit të VV-së

Posted: 31 Mar 2021 09:18 AM PDT

Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton partia e Albin Kurtit. Sipas njoftimit të LVV-së, Kusari-Lila në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. "Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e...

Source

Kosnett për ndeshjen e Kosovës: Krenari të luash nën hijen e flamurit që valvitet në stadium

Posted: 31 Mar 2021 09:14 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla. Kosnett ka shkruar se është gjithmonë moment krenar kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium. "I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more