Skip to main content

Vëllau i Tayson Fury e nokauton keq kundërshtarin

Vëllau i Tayson Fury e nokauton keq kundërshtarin


Vëllau i Tayson Fury e nokauton keq kundërshtarin

Posted: 28 Feb 2021 01:51 AM PST

Tommy Fury, vëllai i Tyson Fury, ka triumfuar me nokaut mbrëmjen e sontme.

Një grusht i djathtë në fytyrën e kundërshtarit doli të jetë vendimtar në këtë takim.

21-vjeçari ka një seri prej 5 fitoreve dhe zero humbjeve deri më tash.

Siç duket Tommy po ec sigurt drejt hapave të vëllait të tij Tayson.

Më poshtë mund të shikoni pamjet:

Kurti takon Robin Krasniqin: E bëri krenar një komb të tërë

Posted: 28 Feb 2021 01:41 AM PST

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar sot Robin Haxhi Krasniqin, të cilin e ka uruar sërish titullin e kampionit.

Kurti përmes një postimi në Instagram thotë se përkushtimi i Robinit ndaj sportit shërben si model për sportistët tanë të rinj, kurse karriera e tij e suksesshme si cak për ta, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Kurtit:

Fitoren e tetorit të vitit kaluar, për çka në bëri krenar një komb të tërë, Robinit ia urova sot edhe një herë në takimin tonë miqësor.

Përkushtimi i tij ndaj sportit shërben si model për sportistët tanë të rinj, kurse karriera e tij e suksesshme si cak për ta.

Sportistët janë dëshmuar si ambasadorët më të mirë të vendit dhe kombit tonë.

Atyre ju duhet mbështetje institucionale gjatë dhe pas karrierës.

Qeveria jonë e re do ta trajtojë sportin me prioritet shtetëror.

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Llapushnik

Posted: 28 Feb 2021 01:34 AM PST

Një mjet i pashpërthyer është gjetur brenda oborrit të një shtëpie në Llapushnik të Drenasit.Një person njoftoi policinë se derisa ishte duke punuar e kishte gjetur mjetin e dyshimtë.

Vendi ngjarjes është siguruar nga ana e njësiteve policore, ndërkaq Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me KFOR-in, e kanë larguar mjetin e dyshuar rreth orës 12:35.

"Llapushnik ,Gllogoc, 27.02.2021-08:49. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij, kishte vërejtur një mjetë të dyshimtë. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, në ora 12:35 njësia për deminim e FSK-së me njësinë e KFOR-it mjetin e dyshuar granat dore e kanë e mare me vete. Rasti është duke u hetuar", thuhet nga Policia e Kosovës.

Drenasi nesër do të jetë 10 orë pa ujë

Posted: 28 Feb 2021 01:31 AM PST

Ujësjellësi Rajonal "Prishtina" ka bërë të ditur se ditën e hënë, komuna e Drenasit do të mbetet pa furnizim me ujë.

Sipas Ujësjellësit, kjo do të ndodh për shkak të punimeve teknike që do të kryhen nga Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër Lepenc" në Bivolak.

"Si shkak i punimeve të serishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër Lepenc " në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë", thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.

“Vetëvendosje mbi 50%”, Abrashi jep lajmin e fundit nga numërimi i votave

Posted: 28 Feb 2021 01:25 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50% të votave në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga kjo parti Artan Abrashi.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se numërimi i votave po vazhdon.

"Vetëvendosje! mbi 50% Numërimi vazhdon", ka shkruar Abrashi.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është thënë se sot në mesnatë do të përfundojë procesi i numërimit të votave.

Burri nga Skënderaj i ngacom seksualisht tri të mitura

Posted: 28 Feb 2021 01:18 AM PST

Në komunën e Skënderajt, të shtunën ka ndodhur një sulm seksual.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se tri të mitura janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.

I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe rasti mbetet nën hetime.

"Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime", thuhet në raport./Express/

Ngacmim seksual në Skenderaj

Posted: 28 Feb 2021 01:09 AM PST

Një ngacmim seksual ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, ku tri femra janë ngacmuar seksualisht nga një person mashkull, shkruan Drenica Press.

Lidhur me këtë ngjarje Policia e Kosovës thotë se: Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime./DRENICA PRESS/

Lajmi i Fundit: Vidhet një veturë në fshatin Polluzhë

Posted: 28 Feb 2021 01:04 AM PST

Një veturë është vjedhur gjatë natës në fshatin Polluzhë, shkruan Drenica Press.

Sipas informatave nga vet policia, thuhet se ngjarja ka ndodhur kur hajnat kanë hyrë në oborrin e një banori të fshatit Polluzhë dhe kanë vjedhur në garazhdën e tij makinën VW Pasat me targa vendore, përcjellë Drenica Press.

Lidhur më këtë rast Policia e Kosovës thotë se: në fshatin Polluzhë , Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të dyshuar të pa njohur i është vjedhur vetura VW Pasat me targa vendore të cilën e kishte të parkuar në garazhdë në oborrin e tij. Rasti është duke u hetuar./DRENICA PRESS/

PAMJE: Ndodh edhe kjo, burri gjuan me shqelma dhe grushta gruan, kjo është arsyeja

Posted: 27 Feb 2021 07:57 AM PST

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në spitalin e Fierit.

Një burrë ka dhunuar me shkelma dhe grushta një qytetare, e cila, sipas një dëshmitari nuk i ka bërë asgjë, thjesht i ka thënë disa fjalë.

Siç shihet nga pamjet një grua tjetër përpiqet të qetësojë situatën por është e pamundur. Ngjarja është e rëndë dhe pritet një reagim i policisë.

Dëshmitari shkruan:

"Prsh joq, Ka ndodhur dje tek spitali i fierit. zotëria dhe zonja nuk njiheshin me njëri-tjetrin. zotëria edhe pse ishte në gabim për dicka që kishte bërë, dhunoi edhe zonjën vetem per një fjalë që i tha. Ju lutem anonim".

Sipas komentuesve në rrjetet sociale, personi në fjalë është një biznesmen i njohur në qytet, i cili ka në pronësi një hotel në afërsi të spitalit të Fierit.

Pandemia zbeh gjasat për liberalizim të vizave, Franca e Holanda shtetet më kundërshtuese

Posted: 27 Feb 2021 07:54 AM PST

Në kohën kur Gjermania është duke rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë për shkak të pandemisë, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve për vendet e treta është e paimagjinueshme, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

Disa shtete evropiane, në mesin e të cilave Franca dhe Holanda, mendojnë se ende nuk është momenti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Këshillin e Bashkimit Evropian, kanë thënë se shumica e vendeve anëtare pajtohen me vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Por, sipas burimeve diplomatike, Franca dhe Holanda, kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën, thirren në mungesën e dëshmive të mjaftueshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë.

Ato mendojnë se Komisioni në raportin për Kosovën, ka bërë vlerësimin "në mënyrë tepër formale", por këto shtete, siç kanë thënë burimet diplomatike, duan më shumë dëshmi "përfshirë edhe përmes verdikteve finale të gjykatave" për dënimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera të korrupsionit, si dhe dëshmi për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Në rastin e Francës, disa burime në Bruksel thonë se ekziston edhe frika nga rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova, në rast të heqjes së vizave.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha shprehet tejet skeptik se gjatë vitit 2021 do të ketë lëvizje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave. Në këtë, sipas tij, ndikon edhe mjedisi politik i krijuar pas pandemisë së koronavirusit.

"Disa vende anëtare të BE-së vazhdojnë të mendojnë se Kosova nuk ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, respektivisht në luftë kundër korrupsionit të niveli të lartë dhe krimit të organizuar. Që nga vendosja e këtij kriteri para pesë vjetësh, Kosova ende ka zero raste të suksesshme në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë", tha ai.

Shasha tha se edhe gjatë votimit të Rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën më 23 shkurt, është vërejtur se kishte kundërshtime dhe se eurodeputetët nga radhët e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron, "kundërshtuan çfarëdo gjuhe që do vlerësonte se Kosova ka përmbushur kriteret dhe çfarëdo gjuhe që bënte thirrje për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën".

Jehona Lushaku, profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka mbetur te vendimi i Këshillit të ministrave të BE-së, ku shtetet e kanë fuqinë vendimmarrëse.

Ajo shton se shumë shtete anëtare të BE-së, janë skeptike se Kosova duhet të ketë liberalizimin e vizave dhe se skepticizmi bazohet te kriteri me rendin dhe ligjin dhe luftimin e korrupsionit.

"Këto shtet do të mund ta ndryshonin mendimin e tyre nëse Kosova do të vazhdonte të dërgonte mesazhe e statistika të sakta se si është lufta kundër korrupsionit, cili është procesi i reformimit dhe de-fakto i sistemit të drejtësisë. Me gjasë, Kosova nuk po arrin që t'i bindë këto shtete me të dhëna se këto dy kritere janë përmbushur plotësisht", thekson Lushaku.

Lushaku thotë se edhe pse Parlamenti Evropian e ka bërë rekomandimin për liberalizimin e vizave, ende vetë ky institucion i BE-së ka hezitime lidhur me atë nëse Kosovës duhet t'i liberalizohen vizat.

"Parlamenti Evropian ka skepticizmin e vetë sa i përket pavarësisë së drejtësisë, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit të drejtësisë. E dimë se kërkesa është të ketë hetime sa më shumë, të ketë vendime sa më shumë. Korrupsioni të jetë prioritet institucional i institucioneve të rendit dhe ligjit, pa u përzier politika, por ku edhe njerëzit e politikës do të ishin subjekt i hetimeve dhe vendimeve", tha Lushaku.

Raporti për Kosovën, i miratuar të martën, më 23 shkurt, në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian ka vërejtje se në Kosovë rastet kryesore gjyqësore kanë shkuar tepër ngadalë dhe shpesh dënimet, nëse kanë ardhur, kanë qenë të buta.

Por, shumica e vendeve anëtare të BE-së janë të mendimit se Kosova duhet ta fitojë liberalizimin sepse dukuria e korrupsionit dhe krimit të organizuar është e pranishme edhe në vende tjera që tashmë kanë liberalizim. Po ashtu, me mosliberalizimin e vizave, po vlerësohet se po dënohem më shumë qytetarët sesa ata që vërtetë janë përgjegjës për situatën e krijuar.

Autoritetet në Kosovë vitin e kaluar janë kritikuar nga BE-ja për mbylljen e Departamentit Special Anti-Korrupsion, i cili ishte pjesë e Policisë dhe kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Ky departament ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me misionin e BE-së në Kosovë për sundimin e ligjit, EULEX.

Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian ka përmendur se Kosova është "në fazën e hershme" në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke shtuar se "nuk ka vullnet të fortë politik për të adresuar në mënyrë efektive çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin si dhe një përgjigje të fuqishme të sistemit juridik ndaj korrupsionit të nivelit të lartë".

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020, i organizatës ndërkombëtare Transparency International, ka thënë se Kosova është radhitur e 104-ta me 36 pikë, duke shënuar përkeqësim në luftën e korrupsionit, meqë ka rënë për tri pozita më poshtë sesa vitin paraprak.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more