Skip to main content

Tjetër rast i rëndë! Covid i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe

Tjetër rast i rëndë! Covid i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe


Tjetër rast i rëndë! Covid i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe

Posted: 22 Feb 2021 05:35 AM PST

TIRANË- Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

Mësohet se 32-vjeçarja me inicialet Q.S, nga Elbasani, ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të bëjnë një ndërhyrje "prerje çezariane" për të mbajtur fëmijën në jetë.

Megjithatë 32-vjeçarja nga Elbasani nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të përkeqësimit të shëndetit nga koronavriusi.

Po ditën e sotme në spitalin "Shefqet Ndroqi" ndërroi jetë një 18 vjeçar po nga Elbasani. Sipas burimeve i mituri nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por sëmundja kishte agravuar në 100% të mushkërisë së tij duke i marrë jetën. E gjithë familja e 17-vjeçarit po ashtu është e infektuar, por mësohet se nëna e tij ka lënë spitalin ndërsa babai ndodhet ende tek Covid 2./top channel

 

Pa asnjë sëmundje, kush është 17-vjeçari që vdiq nga koronavirusi tek “Shefqet Ndroqi”

Posted: 22 Feb 2021 05:31 AM PST

Koronavirusi po i merr jetën çdo ditë një numri të madh shqiptarësh duke u kthyer në vrasësin më të madh gjatë muajve të fundit.

Sëfundmi, tek spitali "Shefqet Ndroqi" ndërroi jetë një 17-vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. I riu, i cili siç mëson abcnews.al nga burime pranë spitalit, quhet Qamil Seiti është me origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.

Mësohet se 17-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në spital dhe koronavirusi i kishtë dëmtuar tërësisht mushkëritë duke ia bërë të pamundur frymëmarrjen në mënyrë të pavarur.

Krahas 17-vjeçarit, në spitalet Covid ndërroi jetë edhe një 28-vjeçare nga Elbasani.

Propozimi i Piperos:Shkollat dhe lokalet të mbyllen deri në fund të marsit

Posted: 22 Feb 2021 05:13 AM PST

Pëllumb Pipro  në një dalje mediatike ditën e sotme rekomandon që shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme të qëndrojnë mbyllur deri në fund të marsit, për të shmangur kështu përhapjen e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, Pipero kërkon që të reduktohet dhe orari i aktiviteteve të lokaleve dhe restoranteve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

"Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por "delivery". Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë", u shpreh Pëllumb Pipero për A2CNN.

Mjeku shprehet se krahas rritjeve të infektimeve, janë shtuar shumë edhe humbjet e jetëve te moshat e reja, teksa këshillon që të mbahet maska, të shmangen kafenetë dhe ambientet e mbyllura.

"Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura", shtoi Pipero./Opinion.al

Manastirliu nga Kuvendi: Sot mbërrijnë 8190 doza të tjera nga Pfizer

Posted: 22 Feb 2021 04:06 AM PST

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka bërë me dije se sot do të mbërrijnë edhe 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

 Ajo është shprehur se qeveria ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të siguruar vaksinat, teksa ka theksuar se 70% e vaksinave janë marrë nga shtete më të mëdha për vitin 2021.

Ndër të tjera ajo ka thënë se në vend nga kontrata me Pfizer kanë mbërritur 8190 doza dhe se tani më janë më të sigurt për jetën e tyre dhe të mbrojtur nga Covid 4600 mjekë dhe infermierë dhe qindra të moshuar.

"Një studim i Lancet thotë se të gjitha shtetet me të ardhme të larta kanë siguruar 70% të dozave për vitin 2021. Tani ta imagjionojmë vete përpjekjen e jashtëzakonshme për të nënshkruar një kontratë me Pfizer. 8190 doza të tjera sot dhe duke vijuar me kalendarin e ardhshëm.

Sot ne kemi mbi 4600 jetë mjekësh dhe infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit dhe 800 të moshuar më të mbrojtur. Shumica janë qytetarë të zakonshëm. Të shpreh keqardhjen për dizinforminin për disa qytetarëve se ishin mbi 80-vjeç dhe që janë personaliteti, por ishte pjesë e procesit," tha ajo./newsbomb

Vaksinat kundër COVID-19 pritet të arrijnë në Kosovë në fiillim të marsit

Posted: 22 Feb 2021 03:38 AM PST

Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë nuk është siguruar.

Megjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.

"Siç jeni në dijeni Kosova një sasi të madhe të vaksinës do ta marrë nga mekanizmi i COVAX-it. Dëshira e të dy palëve, edhe e Kosovës edhe e COVAX-it është që vaksina të vije sa më parë, por jemi dëshmitarë të asaj që ka mungesë të vaksinës për shkak të pamundësisë së prodhimit të sasisë së nevojshme apo aq sa po kërkohet nga shtetet. Pra kapacitetet janë më të ulta", tha zonja Humolli.

Ajo tha se Kosova nuk ka ngecur prapa në këtë proces, por vonesat janë rrjedhojë e kufizimeve në prodhim si dhe e mundësive më të mëdha financiare të shteteve tjera.

"Në rastin konkret Serbia ka ecur shumë përpara edhe shumë shteteve tjera, jo vetëm shteteve të rajonit, Shqipëria është duke vaksinuar me donacion me një numër jashtëzakonisht të vogël të vaksinave, Maqedonia dhe shtetet tjera jemi në fazën e njëjtë. Pra nuk mund të themi se Kosova ka ngecur por duhet ta kemi parasysh edhe një gjë tjetër, që shtetet të cilat janë më të pasura ato kanë zotuar miliona për vaksinat në kohën kur vetëm ka filluar prodhimi i vaksinave", thotë ajo.

Sipas planit kombëtar për imunizim, në Kosovë së pari do të vaksinohen disa kategori më të rrezikuara, ndërkaq pritet që deri në fund të këtij viti të vaksinohet më shumë se 60 për qind e popullsisë.

"Grupet që kanë përparësi janë fillimisht punëtorët shëndetësorë, por jo të gjithë, punëtorët shëndetësor të cilët drejtpërsëdrejti janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid, pastaj personat të cilët marrin strisho dhe mostra nga rastet e dyshimta me Covid dhe në të njëjtën kohë janë kategorizuar edhe personat 80 vjet me sëmundje kronike, pastaj personat 70 vjet me sëmundje kronike dhe kështu gradualisht do të arrihet të përfshihet popullata", tha ajo.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se çdo vonesë në këtë proces është rrezik për zgjerim infektimesh dhe humbje të mjekëve në vend. Deri tash afro katër mijë punonjës shëndetësor janë prekur nga COVID-19, dhe 18 kanë humbur jetën, thotë ai.

"Ky mund të thuhet se nuk është numër i madh, por kur shikojmë se cili është kapaciteti jonë, flasim për rreth 40 përqind të mjekëve. Jemi në pritje, është e vërtetë që kemi shpresuar mjaft shumë në ardhjen e vaksinës pak më herët, së paku një kontigjent i cili do të siguronte që kapacitetet tona njerëzore të sistemit shëndetësor të jenë të vaksinuar dhe të jenë të përgatitur për valë të re nëse është e projektuar apo nëse ndodhë", thotë ai.

Bashkimi Evropian tha se për të lehtësuar procesin e vaksinimit në Ballkanin Perendimor, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milionë euro.

Pfizer dhe AstraZeneca janë dy vaksinat e autorizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim kundër COVID-19. COVAX ndërkaq është nismë e kësaj organizate që synon të furnizojë me vaksina vendet e varfra.

Në Kosovë rastet e para me koronavirus u regjistruan në muajin mars të vitit të kaluar dhe që nga atëherë janë regjistruar 66 mijë e 380 të infektuar, 58 mijë e 169 të shëruar si dhe një mijë e 572 persona që kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

Gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 690 të infektuar me COVID-19, ndërkaq katër persona kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje./syri

OBSH hodhi poshtë teorinë, habit shkencëtari gjerman: Jam 99.9% i sigurt që pandemia doli nga laboratori në Whan

Posted: 22 Feb 2021 01:38 AM PST

Një shkencëtar gjerman thotë se ai është '99.9 përqind i sigurt' se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku shpërthyen edhe infektimet e para, për tu përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

Dr Roland Wiesendanger, një fizikan nga Universiteti i Hamburgut, ka botuar një shkrim 100-faqëshe që paraqet ato që ai pretendon se janë prova që tregojnë një rrjedhje infeksioni në Institutin e Virologjisë Wuhan, në qytetin ku filloi pandemia.

Profesori thotë se fakti që nuk është gjetur asnjë strehë kafshësh, shqetësimet për sigurinë në lidhje me laboratorin dhe fakti që studiuesit ishin të përfshirë në hulumtimet e diskutueshme për t'i bërë viruset më infektive ndaj njerëzve, të gjitha konfirmojnë pikëpamjen e tij.

Megjithatë shumë të tjerët e kanë kritikuar 'kërkimin' e tij – duke thënë se është joshkencor, mbështetet në raportet e gazetave dhe videot YouTube si burime, dhe theksojnë se ai nuk është një ekspert i viruseve.

Shkrimi i tij u botua vetëm 10 ditë pasi shkencëtarët e OBSH-së duke hetuar origjinën e Covid në Wuhan u kërkuan shkencëtarëve të hidhnin poshtë teoritë e rrjedhjeve të laboratorit, duke thënë se mundësia është "jashtëzakonisht e pamundur".

Dr Wiesendanger pranoi hapur për mediat gjermane se ai nuk ka asnjë "bazë shkencore" për të besuar se virusi u arratis nga laboratori i Wuhan.

Por ai këmbënguli se ka mjaft 'prova rrethanore' që sugjerojnë se një rrjedhje laboratori është shpjegimi më i mundshëm.

"Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori," i tha ai gazetës gjermane ZDF.

Ndër provat që Dr Wiesendanger paraqet është fakti që, përkundër këmbënguljes së Kinës që janë kryer kërkime të hollësishme, ende nuk është gjetur ndonjë strehim natyror për virusin.

Versioni më i afërt i Covid që gjendet në natyrë është një koronavirus i gjetur në lakuriqët e natës që jetojnë në një minierë në Mojiang në 2012 – etiketuar RaTG13 nga studiuesit.

Dr Wiesendanger tregon se këta lakuriqë jetojnë rreth 1,200 milje nga Wuhan, që do të thotë se nuk ka gjasa që ata ta mbartnin virusin në qytet.

Shkencëtarët e OBSH-së gjithashtu theksuan në raportin e tyre se kontakti midis qytetarëve të Wuhan dhe lakuriqëve të natës është i pamundur.

Ai argumenton se mënyra më logjike që koronavirusi të ketë arritur në Wuhan ishte përmes mostrave të mbledhura në Institutin e Virologjisë Wuhan për kërkime.

Ai thotë se virusi më pas u adaptua nga njerëzit në të ashtuquajturën hulumtim 'fitim-i-funksionit', i krijuar për ta bërë atë më infektues dhe potencialisht më vdekjeprurës.

Dr Wiesendanger tregon për prova që tregojnë se Covid është përshtatur mirë për të infektuar qelizat njerëzore . Ai thotë se shqetësimet e sigurisë të ngritura në lidhje me laboratorin para fillimit të pandemisë tregojnë se një rrjedhje infektimi do të ishte e mundur dhe më tej pretendimet se shkencëtarët që punonin në institut ishin ndër disa nga të infektuarit e parë.

Ai argumenton se punimi i tij nuk ka për qëllim komunitetin shkencor, por për të ndezur debat publik – veçanërisht rreth hulumtimit se si erdhi virusi.

Përfundimet e Dr. Wiesendanger pajtohen me disa zyrtarë amerikanë, të cilët kanë argumentuar se një rrjedhje laboratorike është shpjegimi 'më i besueshëm' për pandeminë.

Por studiuesit e OBSH-së të udhëhequr nga Dr Peter Embarek, një ekspert se si viruset kërcejnë nga kafshët tek njerëzit, nuk pajtohen.

Duke vizituar Institutin Wuhan në qendër të teorive të rrjedhjes së virusit, Dr Embarek tha se është 'jashtëzakonisht e pamundur' që virusi të dalë në shesh dhe bëri thirrje për asnjë studim të mëtejshëm të kësaj teorisë.

Ky qëndrim është ndjekur që nga shefi i OBSH-së Dr Tedros i cili këmbënguli që të gjitha teoritë të mbesin në tryezë, megjithëse është e paqartë nëse ai propozon të studiojë më tej rrjedhjet laboratorike./Top Channel

Dr Blerta Brati: Ja pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me COVID-19

Posted: 22 Feb 2021 12:57 AM PST

Blerta Brati, mjeke mirkobiologe

Në përgjithësi, para çdo lloj vaksinimi, ju nuk duhet të keni një infeksion në zhvillim, dhe sidomos të mos keni një temperaturë.

Sepse kur keni koronavirus, ose një infeksion tjetër, trupi juaj do të përpiqet të luftojë dhe do të krijojë antitrupa për të hequr qafe infeksionin.

Pra, nëse shtojmë një vaksinë, e cila gjithashtu do të prodhojë një reagim imunitar, trupi do të jetë në një lloj “stuhie imuniteti” që mund të shkaktojë shfaqjen e më shumë simptoma dhe efekte anësore.

Por, deri më tani, vaksina Covid-19 nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.

Kështu që ekspertet nuk e kane ne protokoll një test PCR para vaksinës, madje edhe duke e menduar se mund të jenë asimptomatike personat.

Thjesht duhet të jeni të sigurt se nuk keni ethe në atë kohë. Pra nqs keni temperature ne ate moment ose dhe 24 h para, prisni.

Ne protokolle gjithashtu, personi pyetet nese ka qene COVID pozitiv gjate 3 muajve te fundit. Nqs po vaksina do te shtyhet per nje etape te dyte.

Gjithashtu, nje person me hunde qe rrjedhin, nuk perben kundra indikacion per vaksinim..Pas vaksinimit personi survejohet gjate 15 deri 30 min.

Duhet thene se xhestet barrierë dhe maskat do jene pergjate gjithe 2021, pavaresisht vaksinimit!

Beneficet e vaksinimit!

Falë vaksinimit, një person i vaksinuar me një vaksinë mARN ka 20 herë më pak të ngjarë të sëmuret se sa një person i pavaksinuar nëse është i ekspozuar ndaj virusit.

Ky është një efikasitet i shkëlqyeshëm për një vaksinë (efikasiteti i vaksinës 95%).

Ju filloni të mbroheni dy javë pas dozës së parë të vaksinës, mbrojtja maksimale do të merret pas dozës së 2-të të vaksinës.

Rezultatet tregojnë se kemi 20 raste të Covid-19 të vërejtura në popullatën e pavaksinuar, perkundrejt vetem 1 rasti Covid-19 në popullatën e vaksinuar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more