Skip to main content

“Skandal në Greqi, arrestohet për pedofili drejtori i Teatrit Kombëtar, Dhimitris Lignadhis” plus 9 more - Gazeta Dita

“Skandal në Greqi, arrestohet për pedofili drejtori i Teatrit Kombëtar, Dhimitris Lignadhis” plus 9 more - Gazeta Dita


Skandal në Greqi, arrestohet për pedofili drejtori i Teatrit Kombëtar, Dhimitris Lignadhis

Posted: 22 Feb 2021 03:10 AM PST

Arrestohet dhe mbahet në qeli Drejtori i Teatrit Kombëtar grek, Dhimitris Lignadhis.

Ai kauzohet për pedofili, një listë e gjatë akuzash del në dritë nga dita në ditë. Ministre e Kulturës së Greqisë, Lina Mendoni ka deklaruar se "Lignadhis është një njeri mostër, mesa duket qenka tepër i rrezikshëm".

Regjisori dhe aktori i mirënjohur grek bëhet e ditur të ketë përdhunuar në moshë të mitur një 25 vjeçar sot, si dhe mjaft djem të tjerë, ndërsa kohët e fundit rekrutonte nga një organizatë jo-qeveritare refugjatë dhe emigrantë të mitur, të pashoqëruar si dhe joshte djem të vegjël nëpër sheshet e qendrës së Athinës duke u premtuar karrierë në teatër.

Dosja që plotësohet akoma në prokurorinë e Athinës është tepër shokuese ndërsa opinioni publik në Greqi muajt e fundit ndjek i tronditur një sërë zbulimesh e akuzash për përdhunime, abuzime e trajtime të patolerueshme nga artistët më me famë në vend.

o.j/dita

Deklarata e deputetit: Mbajeni mend, do të ketë vrasje mafioze politike! Kulmi ironisë, ambasadori britanik, shok i Lulit dhe i Monës flet për integrimin

Posted: 22 Feb 2021 02:37 AM PST

Deputeti Ralf Gjoni e ka cilësuar si fabul, apo përrallë integrimin e vendit drejt BE-së, ndërkohë që rreshtoi edhe disa nga arsyet se pse kjo gjë nuk do të ndodhë.

Gjoni madje shtoi, se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70. Po ashtu Gjoni sulmoi edhe ambasadorin britanik, ku tha se ky është kulmi i ironisë që flet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

‘Ministrja Xhaçka, unë e kuptoj pozitën tënde si ministre për të folur për momentin. Ne momentin e kemi humbur prej kohësh si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.

Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit’, tha Gjoni.

o.j/dita

Demonstratat e mars-prillit 1981, vepra e Kadaresë dhe Kosova

Posted: 22 Feb 2021 02:17 AM PST

-Pjesa e dytë-

Viti 1980 do të jetë në Kosovë viti i Kadaresë. Sapo është botuar korpusi i Veprave të tij në dhjetë vëllime dhe, i ftuar nga Azem Shkreli, poeti i shquar, që i kishte kushtuar Kadaresë poezinë e tij magjike "Përshendetje me miq",

Plot fjala është me ju, plot kupa, plot gjiri i nënës,

Kudo e ngado është juaja, pos mohit,por orës së prapë,

Dhe krismës prapa shpinës, po unë me se

Të ju zbukuroj në Baladë, o mik, me se, o dega ime e epërt e Fisit….

……..

Ju falem që jeni, o të mirë, ju falem që jeni, jo falem,

Plot fjala është me ju, plot kupa, plot gjiri i nënës.

 

Pak muaj më pas ndodh njëra nga ngjarjet përcaktuese të historisë së kombit, demonstratat e marsit dhe të prillit 1981, të cilat, që në fillimin e herës do të përcaktoheshin nga shkrimtari Kadare, ashtu si nuk ishin cilësuar ende nga institucionet e shtetit "kryengritje".

Në memorien e shkrimtarit ka mbetur gjithçka që ka lidhje me Kosovën dhe, pas shumë viteve, pra që atëherë, kur "bota lis kishte ndërruar", ndodh në Shqipëri ajo që kishte qenë e zakonshme dikur: Ajo  nuk është thjeshtë hapësirë gjeografike apo reservat i disa poetëve nga Kosova, ku shquhen Agim Gjakova dhe Adem Istrefi, por realitet, diçka që duhet takuar, edhe në letërsi.

Koha e "Poemit kosovar" të Kutelit ishte e largët dhe, befasisht do të bëhet e huaj për sistemin, e po ashtu, heshtja ndaj Lasgushit përmbyll edhe mallin dhe veneracionin e tij për Kosovën.

Befas flitet se Kadare ka shkruar dhe dërguar për botim një roman të tjetërllojshëm: ai ka në themelin e tij ngjarjet e vitit 1981, të cilat sapo kanë ikur, e, si ndodh në historitë që ende janë përvëluese si llavat vullkanore është edhe tabu.

Si gjithnjë, pararendëse është një poezi. "Terrori në Kosovë". Ende nuk janë numëruar të vrarët dhe nuk dihet fati i të burgosurve politikë. Viti 1981 është në vjeshtën e tij. Kosova është nën ankthin e të nesërmes dhe të gjakut të derdhur. Mijëra e mijëra rrjeshta gazetash janë shkruar, denoncime, deklarata politike, apele intelektualësh, mbledhje të zgjatura në shtetin amë, dhe mes tyre një poezi tetëstrofëshe, 32 rrjeshta, pikërisht kur gjithçka ishte nën mjegullën e të nesërmes, kur ende enigma ishte mbi kryengritjen dhe korbët silleshin nën mantele prokurorësh, gjykatësish, denoncuesish, hetues të panumërt, kjo poezi.

Gjithçka që ka ndodhur është aty, terrori, dënimet e gjata, burgjet e rënda, njerëz me pranga, mesjeta e rikthyer në pragun e ndërrimit të një shekulli dhe mijëvjeçari, fantazmat e dalura nga koha e Dushanëve, tanket në rrugë, nata e Prishtinës e kthyer në një natë Shën Bartolomeu, masakra e planifikuar deri në detaje, mallkimet e një trupe politike dhe mes tyre, britmë dhe shpresë, ata, që viganë dhe fisnikë, me korrektesë dhe madhështi, ngrihen për të bërë Republikën e tyre dhe që, mjerisht grihen si një mesjetën e monarkëve mizorë. Ka nisur filli i një historie ndryshe, që ka zanafillë, por edhe që do i vlerësojë kryengritësit , të cilët, pasi u ngritën si monument, prekën historinë dhe u bënë vetë pjesë e saj.

Përcaktimi i fundit, bërë në vjeshtën e vitit 1981, është më i sakti që mund të jetë bërë. Ndjenja e furishme dhe e ngultë e shkrimtarit e ka dërguar drejt këtij përcaktimi, që i qëndroi kohës.

Por, nëse poezia ishte "pëllumbi" i parë i Noas – duhej një dëshmi tjetër, më solide, më e gjërë, pakrahasimisht më epokale, dhe vjen romani i njohur.

"Krushqit janë të ngrirë", është titulli i romanit më të ri dhe gjithçka është thënë në këtë titull. Ashtu si stalaktikat në shpellat e Kosovës, të ngrira, të heshtura dhe misterioze, ashtu janë edhe ndërlidhjet, mëria dhe hutimi mes dy popujve, njëri nga të cilët, sipas Agim Gjakovës " flen e nuk e di a do të zgjohet, zgjohet dhe nuk e di në do të flerë", apo, sipas Azem Shkrelit "Sa herë i vumë vetes, nekrolog mbi krye".

Ndërsa tjetri, tashmë kur fjalët janë mundur, nxjerr një Ristiç, për dreq edhe Dushan, çka të kujton dashkeqësin e Shqipërinë, Dushan Mugoshën, që, vrullshëm, rrëmbyeshëm deklaron se "Kurrë farë librash nuk na duhen nga Shqipëria".

Kadare ka prekur gjithçka me dorën e tij: jo kryengritjen, por atë përkatësi të habitshme që ndjell ndodhitë e mëpasme; ai është pjesë e asaj elite kulturore shqiptare, e cila, si shkruan Vuk Drashkoviç, në polemikën me Kadarenë "Flamujt tuaj kanë vërshuar nëpër Kosovën", dhe se, në fakt, më shumë se gjithçka është edhe një përballje mes territ, nga njëra anë, dhe kërkimit të dritës,nga ana tjetër, e cila, edhe pse e largët e më pas, e furishme, mund të jetë e vetmja mundësi për të qenë vetëdija e kombit.

Kur e kam rilexuar romanin, gjithnjë me mendimin se tashmë edhe rileximi, veç dëshirës së kahmotshme, nuk do të mund të shtonte diçka tjetër, përsëri jam ndjerë i befasuar, mes të tjerave edhe për një rastësi të veçantë.

Në romanin e Kadaresë personazhi kryesor është Teuta Shkreli dhe bashkëshorti i saj shkrimtar, Martin Shkreli. Në memorien e shkrimtarit, në fakt të jetësuar, janë dy miq të tij, mjekja kirurge Sahadete dhe poeti Esat Mekuli.

Në vorbullën e pafund të ngjarjeve të vitit 1981, të cilat do të përsëriten edhe në vitet e mëpasme, sidomos 1988 dhe 1989, me 21 të vrarë nga policia serbe, të parathëna në romanin e Kadaresë, pra, ata ec e jaket e netëve të fundmarsit dhe fillim prillit, burgosjet, ditët e netët e diferencimit, të cilat për një komb të lidhur me Fisin dhe Familjen janë të ububushme, pyetjet që sëmbojnë jo vetëm shpirtin, por krijojnë klimën e ndarjes, të gjitha janë aty, të detajuara, solide, përçuese, si në një kor antik të tragjedive të vjetra, apo, si gjëmë e bjeshkëve të Veriut.

Më pas, kur jam njohur nga afër me pranveruesit e vitit 1981 dhe dëgjoja rrëfimet e tyre, besimin që kishin pasur se shteti amë nuk do i braktiste kurrë, sido që të ishte ai, monarki apo republikë, më trokisnin te unë vargjet e Kadaresë, për ata që kërkuan republikë dhe u vranë si në monarki, pasi hijet e knjazëve dhe kralëve ishin ende në vetëdijen e një populli që, edhe pse shpesh herë i mundur, nuk kishte ditur të mësonte nga historia dhe që, padija e madhe do i kthehej në fundin e shekullit, në tragjedi.

Njeriu që ua kishte thënë këtë, jo me mburrjen tipike ballkanase, por mjeshtrisht dhe herë herë duke vuajtur shpirtërisht për moskuptimin e madh që kishte derdhur gjak të parrëfyeshëm, do të jetë shkrimtari Kadare, i cili nga shqiptarët thuajse ishte shenjtëruar, ndërsa nga serbët pasi ishte krahasuar me Hitlerin – cilën armatë kishte nën urdhërat e tij Kadare-, pasi ishte kërkuar linçimi i tij, më parë se i Enver Hoxhës, pasi ishte akuzuar zyrtarisht dhe kudo që kishin mundur të depërtonin, si nacionalist i çartur, ëndërrues i Shqipërisë së Madhe, se nuk ishte asgjë tjetër, veçse përçuesi fantast i një populli që kishte qenë mbrojtësi më i madh i sundimit osman, pra, pasi e kishin nëmur në të gjitha format e mënyrat, që nga disfata e qershorit 1389 e deri tek bombardimet e Natos, pra, kur po mendonin se i kishin larë hesapet me të, pikërisht asaj kohe e kishin kuptuar se ishte e pamundur të vritej e vërteta, duke sulmuar lajmësin e saj.

Mjafton vetëm të kthehesh te romani "Krushqit janë të ngrirë"  dhe të vendosësh përballë vetes si në përballimet e mëdha, qetësinë dhe dinjitetin e mjekes Teuta Shkreli, përballë një lukunie që etshëm, zvarritshëm dhe dhunisht në të njëjtën kohë, kërkojnë e kërkojnë të zhbëjnë një popull, tashmë jo vetëm përmes burgosjeve, megjithëse në katër dekada e gjysmë rreth 400 mijë vetë do të jenë të burgosur politik e do të hapen më shumë se 45 mijë varre të reja plumbi, torture apo mbytje në mesnatë, por edhe përmes linçimit tjetër, ndarjes brenda vetes, spiunimit masiv, krijimit të psikozës vrasëse se, ja, pas gardhit do të jetë fqinji yt, do të vijë pas darkës një mik apo një djalë i fisit dhe ai, mos o Zot!, është i lidhur me pushtetin. Kamat e dikurshme janë rimarrë nga arkivat dhe tanket kanë zaptuar rrugët, e përsëri, një kirurge, bijë, grua, nënë dhe motër rrezaton qetësinë dhe e gjithë kjo është fat për së mbari të njërit popull ndaj një mizorie pa kuptim, urrejte të tërbuar dhe të verbër, që ka zënë vend deri te akademikët e njohur serbë, të cilët, edhe pse ditën quhen humanistë dhe evropianë, natën përgatitin planet makabre për zhdukjen e shqiptarëve, të cilët përbuzshëm i quajnë shiftari.

Dhe, kur të gjitha këto nuk i mjaftojnë, pra, pasi e kanë krahasuar me gjithçka të prapshtë që ka ndodhur, me socialnacionalistë gjermanë, pasi e kanë shpallur si bartës i idesë së Shqipërisë së madhe dhe përçues të urrejtjes, fantast, nacionalist dhe irredentist, pasi ia kanë përmendur "fiset shqiptare", si përfaqësues i një populli primitiv, pra, pasi kanë namun e mallkuar gjithçka, kudo që kanë mundur, që nga fletushkat e panjohura dhe deri tek "Le Mond diplomatic", pasi kanë vënë në lëvizje një brezni shkrimtarësh, disa shkretanë e ndonjë i njohur, dhe e kanë parë se asgjë nuk ka ndryshuar, jo vetëm tek pikëpamjet e autorit për ngjarjet dhe të vërtetën ndaj tyre, por nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Perëndimit ndaj shkrimtarit, çka i tremb vazhdimisht, bëjnë gjetjen e fundit dhe e hedhin në pazarin e medias dhe të politikës, duke e quajtur Kadarenë si oborrtar i sistemit tiranik në Shqipëri, e pra, edhe i pabesueshëm. Mendojnë se shashka e fundit ngjiz më shumë në Perëndim, në rrethet politike e botën letrare të tij, duke pritur me padurim që perëndimi ta bëjë "hasha", ta linçojë, ta  nxjerrë jashtë gardhit , ose, ta gardhëzojë krijimtarinë e tij, ta heshtojë atë. Dhe dihet që mosbesimi i parë nis nga enigma e së të kaluarës.

Çuditërisht, por jo rastësisht, me këtë kor të dirigjuar shtriganësh, që edhe Gjergj Kastriotin e sllavizojnë dhe e quajnë Gjuro, pra me nënë serbe, që nxisin dhe financojnë botues kosovarë "modernë" të shkruajnë e botojnë libra kundër Skënderbeut dhe thurin Epikën e popullit serb, pra, me këto shtriganë, përballë të cilëve vetmia e shtrigave makbethiane duket e varfër dhe pa imagjinatë fatthënëse, bashkohet edhe një krijues shqiptar.

Askush nuk e di pse ka gjithë këtë mllef ndaj sivëllait të tij, që, po ashtu si shkrimtarët nacionalistë serbë, e quan "oborrtar" dhe mobilizon një zyrë shtypi për të shkruar kundër shkrimtarit të njohur. Nuk e zgjodha rastësisht fjalën "mobilizon", sepse gjithçka e ngritur prej tij i ngjan një kazerme ushtarake.

Askush nuk e di pse Sabri Hamiti ngjesh shpatën kundër shkrimtarit t shquar, pikërisht në kulmin e debatit, për më tepër në një kohë kur dhjetra fantaztë serbë, grumbulluar rreth një Instituti, duan të thyejnë domosdo mitin Kadare të lidhur me Kosovën.

I njohur më shumë si kritik letrar, ai që tani është gjysëm i harruar nga grigja e përbashkët krijuese dhe, po të mos kishte qenë njeri i politikës dhe i lidhur me Rugovën, përmes krushqisë, do të ishte edhe më tej i harruar.

Ai nuk e sjell ndër mend se shkrimtari që sulmon, njëjtë si miqtë e tij në shtetin serb, është pikërisht ai që ka ndërhyrë në njerën nga shtëpitë botuese më serioze të Francës për të bërë përkthimin e botimin dinjitoz të Veprës së Rugovës mbi Bogdanin, e, për më tepër, ka bërë edhe parathënien e librit me intervista të doktor Rugovës, ku shpalos virtytet e një populli që, përmes Buzukut, Budit e Bogdanit u bë Populli i Librit!

Është i natyrshëm revoltimi i Kadaresë, pasi nuk është prekur aftësia e tij si krijues; për këtë nuk ka pasur kurrë merak, por është synuar të shkelet Ëndrra e tij për Kosovën e mosvarme dhe të lirë. Ai vetë, Kadare, është një shkrimtar, i cili bën çmos për të mbrojtur Kosovën dhe çështjen e saj, kur befasisht sulmohet nga një klan dhe një zyrë e Kosovës. Çfarë është ky sulm përvers, pyet shkrimtari? Nga cili shkak vjen?

"Unë jam qënie njerëzore dhe është normale të revoltohem nga e keqja. Ata që nuk e kanë këtë cilësi, mendoj se janë të gjymtë. Mosrevoltimi nga e keqja, pranimi i fyerjes, i robërimit bëjnë pjesë në psiqikën e skllavit."

Le të kthehemi te "Krushqit janë të ngrirë", përkthimi i të cilit tejet mjeshtërisht nga Robert Elsie, në Shtetet e Bashkuara, në gjuhën angleze, sipas origjinalit të parë, është ndër më të arrirët.

Teuta Shkreli, për shumë kohë ka qenë tek unë, e jo vetëm tek unë, përfytyrimi i njeriut të ditur, të lidhur fort me Kosovën, me qetësinë karakteristike të grave shqiptare në Kosovë dhe virtytin e heshtjes.

Kur filloi Lufta e Kosovës unë njoha një mjeke tjetër, kirurge edhe ajo, e furishme dhe pjesë e lëvizjes çlirimtare, e burgosur politike dhe nga një familje e njohur gjakovare.

Quhet Teuta Hadri. Mbesa e historianit të shquar Ali Hadrit.

Teuta Hadri ka shkuar një libër të mrekullueshëm, në dy vëllime "Krimi që pashë me sytë e mi", ditari i saj i luftës, që nga dita e parë dhe deri në çastin e fundit të saj. Është një libër i mrekullueshëm. Si kam shkruar, sëbashku me librin monumental "Mashtrimi i Madh" të politologut të shquar Bardhyl Mahmuti, janë ndër dëshmitë më autentike të krimit, para, gjatë e pas luftës.

Kur Teuta Hadri u arrestua për herë të parë dhe milicët serbë vajtën në shtëpinë e saj, mes të tjerave atë e akuzuan edhe se, në shtëpinë e saj, kishin gjetur librat e Kadaresë, botuar në Tiranë. Është në akuzën e saj zyrtare dhe e pyesin gjatë për të. Një inkuzicion i pamatshëm për librat e një shkrimtari, i cili edhe pse një vit më parë është botuar zyrtarisht në Prishtinë dhe vetë autori ka patur takime në institucionet e Krahinës, përsëri vazhdon të mbetet i rrezikshëm.

Dëshmitë në librin e Teuta Hadrit do të jenë tronditëse. Shpesh herë, kur lexoja librin e saj, më vërvitej në memorie personazhi kaderian, Shpend Brezftohti, studenti që synoi të shkrinte krushqit e ngrirë, pastaj toka e lagësht, më saktë, nëntoka dhe dherat mbi shtatin e tij, ku hëna, sado e bardhë të ishte, nuk arrinte dot;  pastaj ajo rrëkezë e nëndheshme, që ia shtrinte një pjesë të flokëve përpara, në drejtim të rrjedhës së vet, sikur dora e nënës ia përkdhelte dhe ia krihte vazhdimisht, ndërsa rrëzë maleve të Sharrit, aty ku dëbora e paktë e fundprillit mbi shkëmbinjtë dukej vërtet si krushqit e ngrirë. Teuta Hadri do i përjetonte nga afër skenat e krimitq ë nga mbyllja e syve të grave, fëmijve dhe burrave të familjes Jashari , deri tek të afërmit e saj.

Do të ishte njëra nga gratë intelektuale, poete njëkohësisht, mjeke e shquar, që do të dënohej edhe për adhurimin e saj ndaj një poeti të shquar të kombit.

Kadare në Kosovë nuk është trajtuar kurrë veçse si një shkrimtar i madh; mbi të gjitha ai është parë, ashtu si ishte, një atdhetar i madh.

Pak vite më vonë Kadare do të shkruajë përsëri për një ngjarje reale, vrasjen e poetit militant, Jusuf Gërvalla, i cili në mesnatën e 17 janarit 1982, do të vritej nga shërbimi sekret serb, sëbashku me mikun e tij, gazetarin Kadri Zeka dhe të vëllain, Bardhoshin.

Romani, me titullin më të mirë të mundshëm që do i përshtatej Jusuf Gërvallës "Baladë për J.G." është në fakt vazhdimi i denoncimit të krimit që ka ndodhur në Kosovë.

Jusuf Gërvalla ishte poet, gazetar, muzikant, njëri ndër njerëzit më shpirt hapur dhe botëformues, prania jetësore e të cilit po bëhej përherë e më e rrezikshme. Për të gjitha shtetet totalitare një shkrimtar i madh është edhe një i rrezikshëm i madh.

Stendal ka shkruar se "Meriton të hidhet ne letër vetëm ajo që është interesante dhe pasi historia e ka thënë fjalën e saj".

Mirëpo, ndodh edhe ndryshe. Jo gjithnjë dhe jo nga të gjithë. Ndodh që shkrimtarët e mëdhenj gjejnë forcën për të skalitur atë pjesë historie që mund të jetë e denjë si e tillë. Bëhen pararendës të saj. Përçues. Lajmës. Skalitës, më në fund.

Mjeshtrat e vërtetë nuk kanë nevojë që historia të ngurtësohet përfundimisht, pra, kur ajo të jetë e ftohtë, e pandryshueshme dhe solide. Ata, me subkoshiencën e tyre, nganjëherë verbuese, risjellin atë që është më qëndruese në jetën e një kombi: njerëzoren, të vyeshmen, si është në këtë roman portreti i Jusuf Gërvallës; ku shpirti ka dalur mbi uniformat, flamujt e egërsisë, ngërçet e vdekjes, shtrëngimin e dhëmbëve, çmendurinë e përgjithshme. Ai është njerëzor deri në çastin e fundit, i vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur me të dhe, në një mënyrë a në një tjetër, mund të quhej edhe ai Shpend Brezftohti , ripërsëritje, i rivrarë, përsëri në një kohë të ngrirë, jo vetëm se është mesi i janarit; për më tepër në një dhe të huaj, ku do të rrijë shumë e shumë vite, deri në rikthimin e tij në Kosovë.

Për të shkruar një roman të tillë nuk është e mjaftueshme të jesh shkrimtar i madh, si është Kadare ndër më të mëdhenjtë. Të gjitha do të ishin të mangëta, të shprishura, do të ishte gjithçka si në ato çastet e qeta të historisë, kur ajo është ngurtësuar; e bukur, por pa atë ndjenjën e mirëbesimit, pjesë e një statuje me sy të ftohtë, nëse nuk ke në vete atë ndjenjën e veçantë të mirëkuptimit të aktit sublim të një njeriu–poet e luftëtar, që, edhe pse e di se erdhi çasti i ikjes, nuk do të lërë sherr pas vetes, nuk do të jetë pjesë e diferencimit, ndarjes, mërisë, egërsisë dhe, belbëzon si fjalët e fundit të një jete të urtësishme, se, nëqoftë se dorasit janë shqiptarë, kurrë mos u zbulofshin. E vrasësi dihet, i dyfishtë, i kundërti i Teuta Shkrelit, mjekes kirurge që mjekon plagët e kujtdo. Një mjek praktikant serb, në fakt më shumë ushtar se njeri human, do të jetë pjesë e vrasjes së poetit. Pjesa e dytë e vrasjes së tij.

Më parë se në letër, Jusuf Gërvalla është në zemër, është simbioza e poetit, vëllai i tij, e ndoshta edhe fati i tij.

Duhet të jesh edhe guximtar për të thënë një të vërtetë nga e cila, mund të kthehesh në orakull i vetvetes.

Shpesh herë kam menduar se sa vite përmbahen në një të vetëm: vitin 1981.

Jo të gjithë e kuptuan menjëherë atë. Disa, edhe sot, ende nuk e kanë kuptuar se sa i madhërishëm ishte ai.

Kadare ishte ndër të parët që, jo vetëm e kuptoi, por edhe e rroku atë. Në fakt, të gjitha momentet madhore të historisë së Kosovës, pra vitet e shndërrimeve të saj, ai , jo vetëm i kuptoi, por me qetësinë shpirtërore të pazakontë, u bë pjesë e tyre, e shpesh herë pararendës.

Nga secili krijim i tij që lidhet me këto periudha të veçanta, sidomos në trekëndëshin 1981 – 1989 – 1998 , pra pranverën e madhe të vitit 1981, lëvizjet e mëdha për republikën dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zbulohet një galeri personazhesh, përmes të cilëve mund të kuptohet realisht ajo që ka ndodhur në Kosovë, e jo vetëm aq, e fuqishme në hapësirën e krijuar, e pamatshme nga vizioni, afërsi njerëzore dhe njëkohësisht ndjesi përkushtimi – vetëm përmes tyre mund të konceptohet hapësira e Kadaresë e krijuar nga vetë ai dhe e përqafuar nga njerëzit.

Asnjë shkrimtar tjetër nuk ka qenë më i lidhur me Kosovën, se sa vetë ai; askush nuk është kuptuar më qartësisht dhe nuk është dashur, nganjëherë çmendurisht. Kjo vepër bëhet gjithnjë e më e pamatshme, sa herë që synojmë të depërtojmë në të, si në ato galeritë që të shpien drejt thelbit, dhe që, në këtë rast, është e pambarueshme.

Në Kosovë ai ishte gjithnjë i paprituri që pritej me ankth, në të gjitha kohërat. Ai ishte ngjarje. Ai mbetet ngjarje. Kjo nuk ka të bëjë me dëshirën njerëzore. Është ngurtësuar tani.

 

x  x   x

 

Ka patur gjithnjë një moskuptim të madh mes çështjes së shqiptarëve në Kosovë dhe Perëndimit. Ka pasur pikëpyetje, hatërmbetje, mallkime, belbëzime, furtuna të ngritura e të përfunduara pa rënë asnjë pikë shi i bereqetshëm, përçarje, rendja drejt vendeve të lindjes, komunizëm; përsëri mallkime dhe vetmi, një vetmi e gjatë, e prapshtë dhe mizore. Perëndimi më shumë është shfaqur si fantazmë , Lindja komuniste si galaktikë diellzuese. Në fakt kishte qenë e kundërta.

Zemërimi me Perëndimin kishte qenë më shumë me pamundësinë për të ju afruar, e më tej, për ta kuptuar. Thënia e Naim Frashrit se "dielli lind andej nga perëndon", nuk kishte qenë veçse poetike, por joshje, thirrje, brengë, mesazh dhe shpresë. Në shumë vite vetmi, kur kishte ardhur mundësia e hapjes, të ngutshëm si shpesh herë dhe inatçorë të krisur, te shqiptarët kishte pasur ndjellje të fatalizmit dhe pesimizmit.

Kadare, njohës i shkëlqyer i shpirtit të një populli që ishte ende i hutuar dhe rruga i kishte humbur disa herë në oborrin e shtëpisë së tij, do të përhapte idenë e saktë se, të jepesh pas fatalizmit është si të ngresh duart e të dorëzohesh. Fati i shqiptarëve në Kosovë nuk është aq i zymtë sa duan ta bëjnë disa. Ai bën thirrje njerëzve as të mos zemërohen, as të mos mallkojnë, madje të shajnë dhe të leçitin, si propozuan "kokat e nxehta", apo një rrymë "moderne" , e cila, duke mohuar gjithçka mendonte se mund të afrohej dhe të bëhej më e besueshme.

Si mund të ngrihemi e të zemërohemi me Perëndimin, bën thirrje ai, si mundemi madje ta shajmë dhe ta mallkojmë? Evropa dhe SHBA janë synimi ynë, horizonti, shpresa jonë. " Ndryshe, drejt ç'yllnaje tjetër do të orientohemi"?

Kombi kishte dashur gjithnjë një përfaqësues të tij, ndoshta të pashpallur zyrtarisht, por të njohur si të tillë vetvetiu, i cili të kishte n vete aftësinë për të bartur një mision të tillë, të ishte i besuar, aureola rreth tij të ishte e natyrshme dhe fjala të kishte peshën e duhur.

Kadare bëhet, pa e ditur askush, ambasadori i parë i madh i çështjes së Kosovës. Ai është i njohur, shkrimtar i madh; natyra e tij e qetë, por edhe zemërimi tipik gjirokastrit e bëjnë më të vyerin në këtë fushëbetejë që sapo ka nisur.

Letër këmbimi i tij me personalitet më të mëdha botërore është thelbësisht për Kosovën, sidomos pas vitit 1991.

Në bindjen e tij është prioriteti i kombit çështja e Kosovës. Mirë a keq, Shqipëria londineze ka hyrë në një rrugëtim, duan apo nuk duan liderët, gjërat mund të zgjaten, por do të bëhen, ndërsa në Kosovë ky është momenti i fundit.

Ai i drejtohet Georg Bushit, presidentit francez Miteran, presidentit çek, shkrimtarit të njohur Havel, Papës së shenjtë Gjon Pali i Dytë, Presidentit Shirak, Ministrisë së Jashtme franceze, delegacionit shqiptar në Rambuje, takon statura të shquara të botës diplomatike, shfrytëzon të gjitha tribunat ku është i ftuar a  i nderuar, pa rreshtje, të flasë për Kosovën, të shkruajë; një cikël librash të shquar bëhen pjesë e jetës së përditshme njerëzore dhe fitojnë qytetarinë më shpejt nga sa janë përhapur dhe, ata, librat, janë plot dritë, ngazëllim, shpresë, brengë, përplasje, zemërim, vuajtje, shend, mallkim për kokëkrisjen shqiptare, dhe gjithçka, ose thujase gjithçka që vërvitet rreth fatit të Kosovës, atij i intereson furishëm.

Ditari vetjak i Kadaresë, mbajtur gjatë ditë të Konferencës së Rambujesë, dëshmon për ankthin e tij, mërinë ndaj ngrehalucëve, zemërim për dokrrat që dëgjon, ankth për çfarë do të ndodhë dhe, në një çast pagjumësie e zemërimi, shpërthen "Kosova për disa është tmerr, për disa është dhimbje, kurse për disa vazhdon të jetë biznes."

"Kosova ndërkaq e lënë në mëshirën e fatit mezi mbahet në këmbë. Bisha serbe e ka zënë për gryke dhe po e mbyt".

Dhe pastaj, shënimi i shkruar pas mesnatës së 22 shkurtit: "Ndonëse kam rënë të fle në një e gjysëm, në tre të natës më del gjumi. Kam një parandjenjë të keqe. Kam bindjen se gjithçka po merr rrokullimën. Shqiptarët nuk dalin dot nga kurthi ku janë futur. Kosova po merr fund.

Ç'mund të bëhet ende? Koha që ka mbetur është shumë e shtërnguar. Duhet diçka e ngutshme."

Kadare bën dy gjëra. Ideja e Letrës drejtuar Delegacionit shqipztar në Rambuje i vjen natyrshëm. Është e vetmja zgjidhje. Një letër që t'i zgjojë nga gjumi. Që t'u kujtojë se ç'janë duke bërë. Që t'i detyrojë të harrojnë rapsodin e katundit…

Në orën katër letra është gati. Më në fund mund të bjerë të flerë.

Nuk është e mjaftueshme vetëm kjo. Përmes mikut të tij të vjetër, Ekrem Bardha, takohet me Kris Hill, Një darkë e përbashkët. Thuajse familjare. Diplomati amerikan, njohës i shkëlqyer i Kosovës, shkon me vonesë dhe ankthi se mos diçka e prapshtë ka ndodhur në atë kështjellë të vjetër, rritet. Më në fund Hill është aty, sëbashku me gruan. Amabsadori i njohur është i lumtur që takohet me shkrimtarin e shquar, Kadare është në ankth për të ardhmen. Dhe befas gjithçka lehtësohet. Kris Hill u thotë në afërsi, çka ende nuk mund të thuhet në publik, se, jo larg, makineria serbe do të bombardohet nga strukturat e NATO-s. Është ndër të parët që merr vesh një gjë të ëndërruar dhe për të cilën, për herë të parë i kishte shkruar Presidenti francez, Zhak Shirak. Ndjenja e të pamundshmes është larguar. Perëndimi, përfundimisht, do jetë pjesë e Ëndrrës.

 

x   x   x

 

Pak vetë e dinë, ndoshta edhe vetë Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, nuk e di se lirimi i tij nga burgjet serbe ka lidhje edhe me angazhimin e Ismail Kadaresë.

Disa ditë para se presidenti francez Zhak Shirak do të vizitojë Beogradin, dy vite pas përfundimit të luftës, Ismail Kadare i shkruan mbi fatin e të burgosurëve shqiptarë në burgjet serbe. Lufta ka mbaruar, por qindra, ndoshta mijëra shqiptarë janë ende të burgosur, nën dhunën e përditshme dhe drojën e eleminimit.

Shkak për ringritjen e çështjes është bërë një letër e të burgosurit politik Besim Zymberi, i cili, askush nuk e di se si e ka nxjerrë nga burgu, i drejton Kadaresë. Askujt tjetër, asnjë istitucioni shqiptar, kudo qoftë ai. Vetëm Kadaresë. Letra është nënshkruar edhe nga qindra të burgosur të tjerë politikë. Besim Zymberi i ka kërkuar publikisht këtë dëshmim, si shkrimtar, duke kërkuar t'ja bëjë të ditur opinionit evropian dhe atij botëror.

Nuk është hera e parë që Kadare ka ngritur çështjen e të burgosurëve politikë shqiptarë. Në vitin 1997 ai i është drejtuar Ministrisë së Jashtme franceze, e cila, me 21 maj 1997, i përgjigjet se "Zotëri i dashur, Letra juaj lidhur me çështjen e z.Ukshin Hoti ka angazhuar gjithë vëmendjen tonë…".

Zhak Shirak i drejtohet në letërkëmbimin e tij me Kadarenë, "i dashur mjeshtër" dhe kjo ndjenjë e përbashkët respekti, i ka hapur rrugën Kadaresë për të ngulmuar.

Dhe me 12 dhjetor 2001, ai i shkuan:

"Zoti President, siç e dini, kjo nuk është hera e parë që unë përpiqem të tërheq vëmendjen tuaj ndaj çështjes së të burgosurëve politikë shqiptarë të Kosovës.

E di që gjatë vizitës suaj në Beograd, u lirua vetëm një i burgosur, Albin Kurti. Por, sa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet, mbeten ende? Sa kanë vdekur? Kohë pas kohe, i zhvendosin nga një kamp në tjetrin, lirojnë një a dy vetë… Mes tyre mund të gjendet Ukshin Hoti, lider i rëndësishëm…".

Kadare dhe Ukshin Hoti

Mbrëmë, deri pas mesnatës, po lexoja librin "Bisedë mes hekurash", dialogu i dy figurave të shquara të kombit tonë, Ismail Kadare dhe Ukshin Hotit, njëri ndër të cilët vazhdonte të ishte ende i burgosur politik në burgjet serbe, për më tepër, si cilëson Kadare, i burgosuri politik më i rëndësishëm i kohës në trevat euroatllantike.

Natyrisht, është një dialog viganësh të mendimit dhe të shëmbëlltyrës së kombit, në të dy anët e kufirit shqiptar, në të cilin përshkëndijon madhërishëm vetëdija kombëtare, e shkuara dhe e nesërmja, gjithnjë nën dritësimin e mendimit politik.

Ajo që më befasoi më tej është jo vetëm kujdesi i shkrimtarit tonë të shquar, Kadare, për zhvillimin e një bisede të pazakontë, por fillesa e këtij libri, që përbën edhe qëllimin kryesor të dialogut. "Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit", kështu shkruan Kadare në rreshtin e parë të fillesës dialogiane.

Kjo ndodhte pasi Kadare kishte dërguar një seri letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve kryesore perëndimore, dhe pastaj, vjen ky dialog në tri gjuhë, shqip, frëngjisht dhe anglisht, për të qenë më efikas dhe për të kushtrimuar opinionin publik ndërkombëtar.

Këtë e ka bërë një njeri i vetëm, të cilin kur e pyeta tre javë më parë, më tha se gjithçka ishte nisur nga instinkti i shkrimtarit, i kolegut, i nderimit dhe i përqasjes së një kombi ndaj një personaliteti të shquar.

Kur e mbylla faqen e fundit t këtij libri – dialog, mendova dhe ndjeva keqardhje:

Një njeri i vetëm, ndonëse i përmasave të njohura në të gjithë botën, ka bërë aq sa ka mundur për fatin e mendimtarit filozof më të shquar të kombit. Ka bërë atë që i ka lejuar fusha e tij, njohjet, emri. Po të tjerët çfarë kanë bërë dhe çfarë kemi bërë për Ukshin Hotin?

Pak, ose aspak. Nga mungesa e njohurisë, nga hallet, nga smira, nga mendimi se ai do të vijë dhe do të përmbysë një elitë të kërrusur, të mjerë, amorfe?

Ku ishte Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave të Kosovës, qeveria e shtetit shqiptar londinez, "liderët presidencialë dhe qeveritarë të Kosovës" që kishin shpallur veten president e kryeministër? Ku mbetën ata? Po apelet e tyre ku janë?

Përse në Rambuje nuk vendosëm kusht që Ukshin Hoti të ishte pjesëtar i bisedimeve në trupën përfaqësuese të Kosovës apo kishim frikë nga mendja e tij brilante?

Një shkrimtar i shquar ka bërë i vetëm më shumë se gjithë ne të tjerët… më shumë se institucionet e luftës dhe të paqes, më shumë se akademitë dhe universitetet, më shumë se qeveritë dhe liderët…

Ukshin Hotin e vrau regjimi policor serb. Ai qëlloi mbi të.

Heshtja jonë nuk shfajëson askënd.

Dialogu i dy titanëve dëshmon se çfarë i mungon sot Kosovës me mungesën e njërit prej tyre.

Të atij që ishte në burg.

Që bëri burg për lirinë e Kosovës.

 

x   x   x

 

Nuk dua të shkruaj sot për zemërimet e Kadaresë me figura të njohura të Kosovës, të politikës apo të artit. Në një rrugëtim kaq të gjatë është e natyrshme të ketë ndodhi të tilla. Në librin tim, që do të botohet jo shumë larg, me titullin e tanishëm, të përkohshëm, "Kadare, i oborrit apo i lirisë" jam ndalur më gjatë në ndërlidhjen mes tij dhe Kosovës, ashtu si edhe në raportet e shkrimtarit me shtetin, diktaturën, qenësinë e veprës së tij dhe kohën që e ka shoqëruar.

Gjithmonë te Kadare, përshtypja e parë, kur është fjala për Kosovën, vjen nga tejshkimi i jashtëzakonshëm i ngjarjeve dhe e dyta, nga madhështia.

 

Bedri Islami

 

Paketa Antikorrupsion, Basha: Do të fus në lupë koncensionet, asnjë tender për kompanitë off shore

Posted: 22 Feb 2021 02:07 AM PST

Programi për Doing Buisness dhe Antikorrupsionin ishte në fokusin e sotëm të Partisë Demokratik, ku kryedemokrati Lulzim Basha shpalli masat që synojnë lehtësirat ndaj biznesit.

“Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Partia Demokratike beson se ekonomia e tregut është sistemi i vetëm që mundëson zbatimin e të drejtave themelore të njeriut dhe një ekonomi shkalle dhe prosperitet në vend. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh, që është një faktor i rëndësishëm i ekonomisë, por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare. Tek mbi 100 000 familje të vetëpunësuara në këto biznese që sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre në këto sipërmarrje.Ne besojmë tek shtresa e mesme dhe jemi të bindur që ajo është shtylla e zhvillimit ekonomik por edhe e stabilitetit demokratik të një kombi”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Ndërsa premton për transparencë të plotë në lidhje me procedurat dhe taksat ndaj biznesit, Basha premtoi se do të fusë në lupë të gjithë koncensionet e dhëna dhe se asnjë kompani off shore nuk do të marrë tender në Shqipëri.

Fjalimi i plotë

Kam kënaqësinë që në këtë prezantim, e hap një nga pedagoget e njohura të Fakultetit të Ekonomisë. Të tillë janë shumica e të pranishmëve në këtë sallë sipas masave anti-COVID dhe qindra të tjerë që na janë bashkëngjitur përmes lidhjes zoom apo aplikacioneve të tjera, ekspert nga më të mirët që ka Shqipëria, disa ekspert të huaj që na kanë ndihmuar po kështu, të cilët dua t'i falënderojë nga zemra për punën e jashtëzakonshme që kanë zhvilluar pothuajse për një vit e gjysmë. Të dashur qytetarë shqiptarë!

Kemi javë që prezantojmë planet e punës që kemi hartuar pas diskutimesh dhe debatesh, me specialistët, ekspert, grupe të interesit. Janë plane pune, të mirë menduara, të studiuara. Nuk janë premtime boshe.
Janë përgatitur deri në detaje dhe janë gati të zbatohen menjëherë pasi të fitojmë zgjedhjet.

Një kryeministër që nuk i mban angazhimet e tij para qytetarëve nuk ka të drejtën të kërkojë një mandat tjetër. Ky është angazhimi im ndaj jush. Në vijim të shpalosjes së programit tonë Shqipëria Fiton, sot kam kënaqësinë t'ju prezantoj disa nga detajet e planeve tona për të nxitur dhe përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri si edhe planin për të luftuar korrupsioni.

Të dyja këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Problemi me kryeministrin në ikje dhe qeverinë e tij, është se ata kanë dështuar në çdo fushë për 8 vite me radhë.

Problemi është se kryeministri në ikje dhe qeveria e tij janë të korruptuar, se për 8 vite janë kujdesur vetëm për veten e tyre dhe një grusht miqsh.

Kryeministri në ikje dhe ministrat e tij shumëfishuan pasurinë e tyre në vitet e fundit, ndërkohë që ekonomia jonë është shkatërruar, ndërkohë që qytetarët shqiptarë janë varfëruar.
Prandaj, për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe suksesit, për një ekonomi të fortë, për një vend ku ia vlen të bësh biznes, më së pari duhet të luftojmë korrupsionin.
Dhe këto janë hapat kryesore:
– Të largojmë Ramën.
– Të godasim korrupsionin jo me fushata por në mënyrë sistematike.
– Dhe ta kthejmë Shqipërinë në një vend zhvillimi dhe suksesi për të gjithë.
Pas 8 viteve dështimi të Ramës, unë jam i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne do ta bëjmë, së bashku!
Siç u tha dhe pak më parë, Shqipëria renditet e 82-ta në botë mes 190 vendesh, sipas raportit Doing Business 2020. Një vend ky mjaft i ulët krahasuar me 4 vende të rajonit:
ku Maqedonia e Veriut është e 17-a, Serbia e 44-ta, Mali i Zi i 50-i dhe Kosova e 57-a.
Objektivi ynë është ta fusim Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira për raportin “Doing Business”.
Ky është objektivi ynë kombëtar.
Dhe për ta përmbushur këtë, ne do të ndërmarrim hapat e mëtejshëm:
Sot biznesi shqiptar humb shumë kohë, energji, nerva me kontrolle dhe inspektime. Për më tepër, kontrollet dhe inspektimet nga organet qendrore dhe lokale, janë ndër faktorët kryesorë që mbajnë gjallë dhe rëndojnë faturën korrupsionin. Sot bizneset shpenzojnë ditë të vlefshme pune për këto kontrolle dhe inspektime.

Ne do ta ndryshojmë këtë! Ne do të vendosim një moratorium 12 muajsh, pra 1 vit të tërë, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit.

Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve. Kjo sipas shembullit dhe praktikave me më të mira europiane.

Ne do të ulim në mënyrë drastike numrin aktual të gjithë licencave dhe lejeve që jepen sot nga shteti.
Për këtë, ne do të aprovojmë me ligj një listë gjithëpërfshirëse të lejeve dhe licensave me qëllimin që asnjë ministër, asnjë zyrtar tjetër i pushtetit qendror opo lokal të mos mund të kërkojë apo të shtojë kërkesa të reja për biznesin.

Unë angazhohem të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje që kërkon vendimmarrje shtetërore, nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A në vetëm 30 ditë e kështu me radhë.

Duke rritur transparencën, efiçiensën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve, duke investuar në digjitalizimin e shërbimeve.

Së dyti, do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Partia Demokratike beson se ekonomia e tregut është sistemi i vetëm që mundëson zbatimin e të drejtave themelore të njeriut dhe një ekonomi shkalle dhe prosperitet në vend.

Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh, që është një faktor i rëndësishëm i ekonomisë, por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare.

Tek mbi 100 000 familje të vetëpunësuara në këto biznese që sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre në këto sipërmarrje.

Ne besojmë tek shtresa e mesme dhe jemi të bindur që ajo është shtylla e zhvillimit ekonomik por edhe e stabilitetit demokratik të një kombi.

Qeverisja e vogël dhe efektive do të jetë në qendër të vëmendjes sonë. Menaxhues të zotë të taksave të çdo shqiptari për t'i rikthyer atë që meritojnë nga kontributi i tyre në buxhetin e shtetit.
Një Shqipëri që Fiton është ajo ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara Ligjit njësoj siç janë përpara Zotit.

Prandaj do të zbatojmë praktika të mirënjohura ndërkombëtare, gjyqësore, për të luftuar jo vetëm pandëshkueshmërinë si dhe mungesën e përgjegjësive personale në dëmet që i janë bërë pasurisë publike.
Por siç e përmenda më lart, për t'i përmbushur këto objektiva, ne duhet së pari të godasim në mënyrë sistematike dhe të luftojmë me sukses korrupsionin.

Ndaj për këtë qëllim do të ndërmarrim këto hapa thelbësorë:
1. Transparenca dhe Mirëmenaxhimi.
– Çdo vendim i qeverise do jete transparent, dhe çdo databazë shtetërore do te jetë publike. Duke filluar nga garat publike e deri te regjistri i pronës. Transparenca totale dhe digjitalizimi do të bëjë të mundur eleminimin e çdo kontakti të panevojshëm me përfaqësues shtetërorë.
– Unë do të publikoj në 100 ditët e para të punës normën e taksave për 4 vite, për çdo biznes te huaj e vendas duke ofruar parashikueshmërinë fiskale që gjithë këto vite është shkelur me këmbë dhe ka larguar qindra investitorë dhe mijëra vende pune.
– Do të eliminoj çdo diskrecion dhe interpretim ligjesh nga zyrtaret e ministrat duke mbledhur legjislacionin fiskal në një Kod Tatimor të vetëm.
– Do të eliminoj çdo përjashtim nga ligjet, që sot janë bërë rregull dhe e ka çuar korrupsionin në Shqipëri në nivelin e kapjes së shtetit.
– Unë angazhohem të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, një institucion i pavarur nga qeveria, me emërim nga Parlamenti, që do të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale dhe kontrollin e shpenzimeve publike që sot kanë dalë jashtë kontrollit.

2. Së dyti, beteja për një treg të lirë.
– Angazhohem të krijoj mjedisin më favorizues për mbështetjen e biznesin duke eleminuar koston e korrupsionit dhe duke krijuar një sistem të thjeshtë taksash me një nivel. Kjo do të jetë baza për një sistem të drejtë, të thjesht ku në qendër është invalidi dhe familja dhe shteti ka një rol dytësor.
– Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale dhe asnjë zyrtar shteti ne dyer te bizneseve.
– Nuk do te lejoj asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione. Duke nisur një betejë për të luftuar jo thjesht korrupsionin përmes këtyre praktikave por edhe luftën ndaj monopolit dhe kontratave abuzive që janë dhënë përmes këtyre skemave.
– Me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lup çdo koncesion dhe PPP i dhënë duke përfshirë në një hetim të imtësishëm çdo kontratë të dhënë këto vite.
– Nuk do të ketë asnjë gare publike me një operator me qëllim që të rrisim konkurrencën ne treg.
– Asnjë kontrate te re publike për ato kompani qe nuk kanë përfunduar 70% të punës në kontratat ekzistuese, me qëllim të zgjerojmë numrin e kompanive dhe të rrisim konkurrencën.

3. Së treti, sistem anti-korrupsioni si vullnet politik
– Unë angazhohem në ngritjen e menjëhershme të Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila do të koordinoje përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë, duke përgatitur dhe dosjet korruptive që do t'u dorëzuar përpara drejtësisë për ato subjekte që janë identifikuar në akte korruptive.
– Zbatimi i Ligjit Anti-mafia dhe parimeve të tij edhe për aferat korruptive duke zbatuar të njëjtat parime edhe për asetet që janë vendosur nga praktika korruptive.
– Vendosjen e detyrueshme të kontrollit për çdo kontrate publike koncesionare edhe nga Zyra e Auditit të Brendshëm përveç Kontrollit që ushtron institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Këto masa kërkojnë vullnet të hekurt, këto masa kërkojnë vullnet politik dhe unë e kam vendosur luftën ndaj korrupsionit në krye të agjendës time dhe angazhohem për të ngritur një sistem që vendos ne qendër individin dhe, familjen, qe ngre pagat dhe rrit pensionet, një sistem që motivon të drejtën, një sistem ku unë si Kryeminsitër nuk do të kem pushtet të pakufizuar, por do të ketë institucione dhe mekanizma që kontrollojnë dhe monitorojnë!

Dhe për të gjithë ata që pyesin ku do të gjenden paratë: paratë do të gjenden në buxhetin e shtetit, ku përmes këtyre masava çdo vit shqiptarëve do t'u kursehen kosto të tilla si ajo prej 7,2 miliard euro e korrupsionit në këto 8 vite. Do të eleminojmë çdo barriere për bizneset, do të krijojnë një treg me konkurrencë të lirë ku nuk ndërhyn shteti, ku barra e shtetit është e papërfillshme, ku parlamenti nuk do miratoje më ligje speciale për miq special të kryeministrit.

Të dashur bashkëqytetarët e mi, Unë e di që ne mund ta zbatojmë këtë plan, ashtu siç mund të zbatojmë të gjitha planet që kam prezantuar deri tani.

E kemi vetë në dorë dhe unë besoj tek fuqia jonë e përvbashkët. Besoj se së bashku mund të fitojmë dhe se do të fitojmë për të mirën e vendit tonë.

Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria. Ne do të fillojmë menjëherë punën për të sjellë ndryshim e shpresë për të gjithë shqiptarët.
Ju faleminderit shumë!

 

o.j/dita

Rama: Shtyrja e afatit të ID? Bën sens si kërkesë, do e shqyrtojmë! Presidenti ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

Posted: 22 Feb 2021 01:45 AM PST

Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur si mundësi shtyrjen e afatit të ID deri më 30 prill, kërkesë kjo e bërë nga opozita. Për kreun e qeverisë, kjo është një kërkesë që bën sens pasi është në të mirë të procesit zgjedhor, e për pasojë ka deklaruar se do të shqyrtohet si mundësi.

Në përfundim të mbledhjes së përjavshme me drejtuesit politik të qarqeve, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe kundërshtarët politik, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit, ai ka përsëritur akuzat e tij se po bën fushatë për LSI-së duke theksuar se "veprimtaria e tij ilegale është në sytë e të gjithëve". Nisur nga kjo, ai shprehet i bindur se qytetarët do e ndëshkojnë në 25 prill. Për Ramën, "Meta është një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës".

"Nuk ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës, një president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale, që e ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill", tha Rama.

Nga ana tjetër, teksa tha se PS-ja do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët, nuk i ka kursyer ironitë për opozitën e bashkuar të cilën e quajti "një hibrid të papërtypshëm".

Në fund, edhe një përgjigje për të gjithë ata që e kanë sulmuar për nisjen e procesit të vaksinimit të personalitetet për mbi 80 vjeç. Kritikat, i ka quajtur të turpshme, duke thënës se po bëhet përpjekje për të marrë sa më shumë doza të vaksinës, që të kenë mundësi që të vaksinohen të gjithë.

o.j/dita

Veliaj dhe Manastirliu në qendrën e re shëndetësore te Astiri: Shërbimet po vijnë aty ku janë banorët. Së shpejti nis ndërtimi i tre shkollave të reja

Posted: 22 Feb 2021 01:41 AM PST

Pas hapjes së dy qendrave shëndetësore në Lagjen 13 dhe në Lanabregas, banorët e një tjetër lagjeje në kryeqytet do të marrin shërbimet shëndetësore pranë shtëpive të tyre.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në Qendrën e re Shëndetësore në Lagjen 14, e cila përfshin zonën e njohur si "Astiri".

Veliaj tha se në këtë zonë, disa vite më parë, nuk ekzistonte as Unaza e Madhe, as bulevardi, dhe nuk kishte as poliklinikë, ku banorët mund të merrnin shërbimet shëndetësore. Ai u shpreh se pavarësisht bindjeve, lufta nuk është me njëri-tjetrin, por me kohën e humbur dhe me një infrastrukturë që ka nevojë të urbanizohet.

"Ndonjëherë, kur futet politika, e kthen luftën me njeri-tjetrin si luftë kundër projekteve. Humbëm tre vjet, kemi humbur vite të tëra, ndaj besoj që qytetarët do e kuptojnë se vetëm duke punuar ecim përpara. Bashkia përmirësoi furnizimin me ujë dhe bëri bulevardin, ARRSH-ja dhe ministrja Balluku sollën Unazën; Ministria e Shëndetësisë solli qendrën shëndetësore, e mandej do vijojmë me tre shkollat e reja", vijoi ai.

Veliaj tha se Astiri është një zonë që zmadhohet çdo ditë e më shumë, ndërsa u bëri thirrje banorëve që të regjistrohen.

"Jemi në një lagje ku jetojnë rreth 100 mijë banorë. Por, para 5-6 vitesh gjetëm të regjistruar vetëm 7 mijë banorë. Investimet vijnë në proporcion me numrin e banorëve. Fakti që tani kemi arritur 20 mijë, pra lagjja është trefishuar; kjo nuk do të thotë se janë trefishuar banorët, por janë trefishuar regjistrimet", tha Veliaj.

Ai tha se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i tre shkollave të reja. "Teksa shërbimet po vijnë aty ku janë banorët, kemi plotësuar realisht një kërkesë që ky komunitet e ka pasur jetësore", nënvizoi kryebashkiaku.

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin dhe tha se tashmë banorët do marrin shërbimin shëndetësor aty, pa pasur nevojë për të shkuar diku tjetër.

"Kjo qendër shëndetësore ofron edhe kujdesin për fëmijët tanë sepse konsultori mungonte në këtë zonë. Është një zonë e re, pra ka shumë nevojë për të patur kujdes parandalues për fëmijët, siç është paketa që ne ofrojmë për programin e vaksinimit, tashmë ofrohet në këtë qendër, ku janë 7 mjekë të dedikuar dhe shumë infermierë që ofrojnë këtë shërbim", tha Manastirliu.

Në Bashkinë e Tiranës, në këto 3 vite, janë transformuar 34 qendra shëndetësore dhe ambulanca, duke ofruar shërbim cilësor për qytetarët dhe kushte më të mira pune për personelin shëndetësor.

o.j/dita

Takime të fshehta me votuesit e LSI? Reagon Meta: Do përmbysim me votë klikën oligarkike

Posted: 22 Feb 2021 01:21 AM PST

Pas publikimit të disa fotove se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka filluar të bëjë fushatë për LSI-në, duke zhvilluar takime të fshehta, ka reaguar vetë Kreu i Shtetit.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se zgjedhjet e 25 prillit do të përmbysin “me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh”.

Ai thotë se “me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”.

Statusi i plotë

Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë.

Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre.

Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje "opozitarësh", që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për "përsheshin" e radhës.

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane të vendit.

Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme.

Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI.

o.j/dita

TELEBINGO-SHQIPTARE/ Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,890,300 lekë. Çdo javë në lojë makina dhe “Rroga Telebingo”

Posted: 22 Feb 2021 12:58 AM PST

Nuk kanë të ndalur fituesit në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Me mijëra të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend kanë luajtur edhe përgjatë ditës së djeshme në Telebingo, duke siguruar dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës telefonike, ruletës së fatit, "100 sekondave në supermarket", si dhe shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Në shorteun e djeshëm emocione të veçanta kanë sjellë edhe fituesit e Shorteut Special të Dashurisë, të luajtur në datën 14 shkurt, të cilët kanë tërhequr superçmimet e fituara, ndërmjet tyre makinën "Mitsubishi", "Rrogën Telebingo", udhëtimin turistik në Dubai, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të mëdha.

Duke iu rikthyer shorteut të djeshëm, sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur nëpërmjet lojës me ruletën e fatit. Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish të dielën, në lojën e ruletës së fatit dje, Behija ka siguruar shumën 36,000 lekë, Liljana 35,000 lekë, Gjoni 34, 000 lekë, Gjele 31,000 lekë, Drita 100,000 lekë, Dorjani 32,000 lekë, Ekremi 33,000 lekë, Arbeni 35,000 lekë, Dani 33,000 lekë, si dhe Aleksandri 102,000 lekë.

Lista e fituesve ka vijuar të shtohet me tej nëpërmjet lojës telefonike. Kosta në Korçë ishte dhe fituesi i parë i përzgjedhur në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka tentuar të gjejë se ku mund të fshihej makina "Mitsubishi", apo "Rroga 2-vjeçare Telebingo". Ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Kosta ka fituar shumën prej 100,500 lekësh.

Ramazani në Lushnje ishte fituesi tjetër që ka vijuar lojën telefonike duke siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Loja është zhvendosur më tej në kryeqytet, duke shpallur Dritën si fituese të 55,000 lekëve. Ndërsa Kristi në Durrës me përzgjedhjen e bërë në fund të lojës është shpallur fitues i 85,000 lekëve. Mikaili në Korçë ishte një tjetër fitues që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Më tej, Bujari në Kuçovë ishte fituesi i radhës që ka dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave për të vijuar lojën telefonike, ku dhe ka siguruar shumën prej 85,000 leksh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Toninit në Lezhë, i cili ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh, 2 orë të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit, si dhe një vit internet falas në One. Sindi ka vijuar të luajë më tej duke siguruar shumën prej 35,000 lekësh, teksa do të kryejë edhe lojën e "100 sekondave në supermarket", ku mund të marrë të gjitha produktet që dëshiron.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,890,300 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10978 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 95 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 80 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 8,925 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. "Qamil Guranjaku", Vila 9/1.

 

 

Telebingo Shqiptare transmetohet live të dielën me Ardit Gjebrean në studiot e TV Klan. Njoftimi zyrtar i fituesve publikohet në gazetën DITA version print dhe online, çdo të hënë. Stafi i Telebingo ju uron shikim të këndshëm dhe fat!

Pas një jave nxënësit kthehen në bankat e shkollës, këto kategori do të vazhdojnë mësim online

Posted: 22 Feb 2021 12:45 AM PST

Pas një jave online, nxënësit e ciklit fillor dhe maturantët do të kthehen në bankat e shkollës. Ndërkohë nxënësit e klasave 6-11 do ta bëjnë mësimin të kombinuar.

Ndërkohë shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik që pritet këtë javë.

Shkollat u mbyllën me vendim të ministrisë së Arsimit për shkak të motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta.

o.j/dita

Ministrja Kushi: 270 shkolla qendra komunitare, hapësira të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve

Posted: 22 Feb 2021 12:20 AM PST

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e ka nisur javën me një postim në rrjetet e saj sociale që lidhet me modelin e suksesshëm të shkollave qendra komunitare, teksa nënvizon dobinë që ato kanë sjellë në komunitet.

"Që prej vitit 2013, kur u ndërmor nisma e shkollës qendër komunitare (SHQK), modeli i saj ka sjellë vetëm dobi ndaj komunitetit duke krijuar hapësira shumë të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve" – shprehet ajo.

Ministrja Evis Kushi thekson gjithashtu se "Sot kemi 270 shkolla qendra komunitare në vend ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti 'shkollë-familje-komunitet' dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve tanë".

Në thelb të "Shkollës Qendër Komunitare" ngelet forcimi i bashkëpunimit të shkollës me komunitetin, me pushtetin vendor dhe me organizata e institucione në vend.

Ato janë kthyer tashmë në modele shumë të mira që sigurojnë jo vetëm arsim cilësor e mirëqenie sociale për çdo nxënës, por edhe në hapësira ku është ndërtuar një partneritet i fuqishëm "shkollë-familje-komunitet" ku bashkëpunohet intensivisht për shndërrimin e shkollës në një mjedis që i shërben komunitetit, si dhe ndërgjegjëson komunitetin për ta bërë atë një partner të rëndësishëm që e mbështet shkollën.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more