Skip to main content

“Shkëlqeu Maripan: PSG 0-2 Monaco, notat e lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Shkëlqeu Maripan: PSG 0-2 Monaco, notat e lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Shkëlqeu Maripan: PSG 0-2 Monaco, notat e lojtarëve

Posted: 21 Feb 2021 02:18 PM PST

Monaco e ka mposhtur PSG-në në kuadër të javës së 26-të të Ligue 1 me rezultat 2-0.

Golat për mysafirët i shënuan Sofiane Diop dhe Guillermo Maripan.

Monaco ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.00, me PSG-në që u vlerësua 6.69.

Monaco fiton derbin e Ligue 1 ndaj PSG-së dhe atë në Parkun e Princave Monaco fiton derbin e Ligue 1 ndaj PSG-së dhe atë në Parkun e Princave

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Maripan që u notua me 7.8.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte Keylor Navas me vlerësimin 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

The post Shkëlqeu Maripan: PSG 0-2 Monaco, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Benevento 0-0 Roma

Posted: 21 Feb 2021 02:09 PM PST

Roma ka barazuar pa gola me Beneventon në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Giallorossët nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike, pasi vendasit ishin me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 57-të.

Roma ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.03, me Beneventon që u vlerësua 6.82.

Roma nuk ia del të mposht Beneventon me dhjetë lojtarë Roma nuk ia del të mposht Beneventon me dhjetë lojtarë

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishin Pau Lopez, Gonzalo Villar e Henrikh Mkhitaryan me notën 7.6.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Kamil Glik që u vlerësua me 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

The post Notat e lojtarëve: Benevento 0-0 Roma appeared first on Telegrafi.

Foto Strakosha sqaron spekulimet lidhur me djalin e tij, Thomas

Posted: 21 Feb 2021 02:05 PM PST

Foto Strakosha ka folur rreth shumëçkaje që është shkruar dhe thënë kohët e fundit rreth djalit të tij, Thomas, i cili nuk po luan qe një kohë te Lazio.

"Po të më lejoni, dua të bëj një korrigjim të vogël. Thomasi ka shumë kohë që nuk është në pankinë për arsye dëmtimi. Mua më intereson të kthehet shëndoshë e mirë në pankinë, sa për aktivizimin, vendos trajneri. Besoj se javën e ardhshëm do të vazhdojë stërvitjen me ekipin. Po stërvitet individualisht, por them se do të bashkohet me ekipin", ka thënë ai në Zona Gol, transmeton SuperSport.

Lidhja me Borussia Dortmundin: "Më bëhet qejfi që e hapët si temë, ndoshta është keqkuptuar intervista e tij. Ishte në Gjermani për fizioterapi dhe e morën në intervistë. Në intervistë ka respektuar ekipin e Lazios, ku ka shkuar që 17 vjeç, e përmendi dhe tha që Lazio është shtëpia e dytë. Pyetja ka qenë: 'Kur të përfundojë kontrata dhe nëse te jepet mundësia të luash në Gjermani, a do të të pëlqente t'i bashkoheshe Dortmundit?' Përgjigjja ka qenë e sinqertë: 'Jam i lumtur te Lazio, por kush nuk do të donte të luante me Dortmundin?!”.

(Foto: Instagram/thomas_strakosha)

Raportet me klubin e Lazios: "Jam krenar për Thomasin, është përpjekur shumë kaq vite te Lazio. Respekti dhe dëshira është reciproke. Shumë thashetheme dhe shumë fjalë mund të dëgjosh, janë bërë shumë portale”.

Fillojnë bisedimet, Strakosha te Borussia Dortmund mund të bëhet realitet Fillojnë bisedimet, Strakosha te Borussia Dortmund mund të bëhet realitet

“Gjithsesi, dua t'ju bëj me dije se për asnjë moment Tomi nuk ka pasur konflikte me stafin apo lojtarët, sikurse shkruhet nëpër disa sajte. Me deklaratën që nxori Lazio, u kuptua qartë se respekti dhe mënyra e të sjellit si profesionistë ka qenë nga të dyja palët. Nuk ka shanse të ketë konflikte ndaj një trajneri me të cilin ka punuar prej kohësh" – është shprehur ish-portieri.

(Foto: Instagram/thomas_strakosha)

The post Foto Strakosha sqaron spekulimet lidhur me djalin e tij, Thomas appeared first on Telegrafi.

Monaco fiton derbin e Ligue 1 ndaj PSG-së dhe atë në Parkun e Princave

Posted: 21 Feb 2021 01:54 PM PST

Monaco e ka mposhtur në udhëtim Paris Saint-Germain me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Sofiane Diop që u asistua nga Ruben Aguilar.

PSG tentoi që t'i barazonte shifrat, por Mauro Icardi lëshoi disa shanse të mira.

Edhe pjesa e dytë filloi më mirë për Monaco që arriti të dyfishonte epërsinë.

Ishte minuta e 51-të kur Guillermo Maripan shënoi për 2-0 fal një gabimi amatoresk në mbrojtje nga lojtarët e PSG-së.

Moise Kean më pas tentoi të befasonte portierin e Monacos Benjamin Lecomte, por ky i fundit bëri një pritje bravoroze.

Monaco mund të shënonte edhe golin e tretë, po të tregohej i saktë Kevin Volland që dështoi nga afërsia.

Kean e kishte edhe një shans të mirë në minutën e 77-të, mirëpo edhe aty nuk ia doli të realizonte.

Pas javës së 26-të, PSG është në vendin e tretë me 54 pikë, e Monaco një më poshtë me 52 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Monaco fiton derbin e Ligue 1 ndaj PSG-së dhe atë në Parkun e Princave appeared first on Telegrafi.

Roma nuk ia del të mposht Beneventon me dhjetë lojtarë

Posted: 21 Feb 2021 01:44 PM PST

Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Beneventos që luajti me dhjetë lojtarë nga pjesa e dytë në takimin që u zhvillua në javën e 23-të në Serie A.

Giallorossët krijoi një shans të mirë me anë të Borja Mayoral, por spanjollit i mungoi efikasiteti.

Benevento më pas rrezikoi me anë të Gianluca Lapadulas që shënoi në portë e Romës, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje në minutën e 16-të.

Vendasit vazhduan me presion të lartë dhe përsëri rrezikuan me anë të Lapadulas (33'), mirëpo kësaj here ishte jashtë porte.

45 minutat e dytë ishin në favor të romakëve, por që nuk e shfrytëzuan as kësaj here.

Benevento mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 57-të, pasi Kamil Glik pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Rick Karsdorp (64') më pas tentoi të kalonte Romën në epërsi, por goditjen e tij e ndali Lorenzo Montipo.

Giallorossët tentuan deri në fund të shënonin golin e fitores, mirëpo morën vetëm një pikë nga ky takim.

Pas javës së 23-të, Roma gjendet në vendin e tretë me 44 pikë, nëntë më pak se lideri Inter. /Telegrafi/

The post Roma nuk ia del të mposht Beneventon me dhjetë lojtarë appeared first on Telegrafi.

Lukaku thumboi ashpër Ibrahimovicin në festën e golit: Unë jam më i miri, ta kam thënë

Posted: 21 Feb 2021 01:22 PM PST

Ka vazhduar përplasja mes Romelu Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovicit, por kësaj here në distancë.

Kujtojmë se para pak javësh, sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit kishin një takim të ashpër, aty ku shkëmbyen edhe fyerje mes njëri-tjetrit.

Në javën e 23-të, Nerazzurët mposhtën 3-0 Rossonerët në San Siro, duke thelluar kështu diferencën në kreun e tabelës.

Belgu e shënoi golin e tretë të takimit për Interin, derisa në festën e golit thumboi Ibrahimovicin.

Lukaku bëri me shenjë se në Milano është vetëm një mbret dhe është vetëm ai e jo suedezi.

"Unë jam më i miri. Unë, unë, ta kam thënë", thumbon belgu në drejtim të Ibras. /Telegrafi/

The post Lukaku thumboi ashpër Ibrahimovicin në festën e golit: Unë jam më i miri, ta kam thënë appeared first on Telegrafi.

Mënyra e pazakontë si e shpreh Gattuso dashurinë ndaj lojtarëve: Kap Rrahmanin për fytyre

Posted: 21 Feb 2021 01:10 PM PST

Napoli ka pësuar humbje prej 4-2 si mysafir i Atalantas në ndeshjen e xhiros së 23-të në kampionatin italian Serie A.

Edhe në këtë takim, nga minuta e parë për Partenopei luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, derisa për zikaltrit u aktivizua mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.

Përkundër humbjes, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk ishte edhe aq i zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Ndërsa dashurinë ndaj të zgjedhurve të tij e ka shprehur në mënyrën siç di vetëm ai.

Në rrjetet sociale është shpërndare në masë të madhe një video, në të cilën e kap për fytyre Amir Rrahmanin dhe pastaj e përqafon pas sfidës së të dielës mbrëma. /Telegrafi/

The post Mënyra e pazakontë si e shpreh Gattuso dashurinë ndaj lojtarëve: Kap Rrahmanin për fytyre appeared first on Telegrafi.

Fernandes më i miri: Manchester United 3-1 Newcastle, notat e lojtarëve

Posted: 21 Feb 2021 01:03 PM PST

Manchester United ka fituar 3-1 përballë Newcasltes në kuadër të javës së 25-të në Ligës Premier.

Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Marcush Rashford, Daniel James dhe Bruno Feranandes, derisa për Magpies shënoi Alan Saint-Maximin.

United ishte skuadër me e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.18 me Neëcastlen që u vlerësua 6.52.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Bruno Fernandes që u notua me 8.2.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Emil Krafht që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

The post Fernandes më i miri: Manchester United 3-1 Newcastle, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Unitedi triumfon në shtëpi me rezultat komod ndaj Newcastlit

Posted: 21 Feb 2021 12:51 PM PST

Manchester United ka fituar 3-1 në javën e 25-të në Ligën Premier përballë Newcastle Unitedit.

Pas gjysmë ore në Old Trafford, Marcus Rashford kaloi në epërsi Djajtë e Kuq, derisa Harry Maguire ishte në rolin e asistuesit.

Por, Newcastle nuk vonoi shumë dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Alan Saint-Maximin, gjashtë minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për Unhitedin, që arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë.

Për rikthimin e epërsisë u përkujdes Daniel James që përfitoi nga një asistim i Bruno Fernandes në minutën e 57-të.

Për të vulosur fitoren e Unitedit u përkujdes mesfushori portugez që shënoi në minutën e 75-të nga pika e bardhë.

Pas javës së 25-të Manchester United është në vendin e dytë me 49 pikë, dhjetë më pak se lideri Manchester City. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Unitedi triumfon në shtëpi me rezultat komod ndaj Newcastlit appeared first on Telegrafi.

Kjo fundjavë u takoi shqiptarëve – shënojnë edhe Manaj e Broja

Posted: 21 Feb 2021 12:04 PM PST

Ka qenë një fundjavë për t'u mbajtur mend nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, teksa disa nga sulmuesit kanë gjetur rrugën e rrjetës me klubet.

I fundit për nga radha është Rey Manaj, i cili ka shënuar dy gola me Barcelonën në sfidën e javës së 17-të të Segunda Division ndaj ekipit Hospitalet.

Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në minutën e 20-të, pasi goditi bukur me kokë, duke dërguar topin në rrjetë. Në fund të pjesës së parë katalanasit fitojnë një penallti, që e shndërron në gol Rey Manaj, i saktë si zakonisht nga 11-metërshi. Barcelona B e fitoi takimin me rezultatin 3-0, ndërsa Manaj bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Të shtunën ishte Sokol Cikalleshi që realizoi dy gola me klubin e tij turk Konyaspor, ndërsa Myrto Uzuni i dhuroi fitoren Ferencavaros në Hungari me një gol me peshë.

Të dielën përveç Rey Manajt, shënoi edhe sulmuesi tjetër i talentuar Armando Broja. Reparti i sulmit duket në formë mjaft të mirë në këtë pjesë të sezonit.

The post Kjo fundjavë u takoi shqiptarëve – shënojnë edhe Manaj e Broja appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more