Skip to main content

“Pirlo fajëson mungesën e përvojës për barazimin e Juventusit me Veronën” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pirlo fajëson mungesën e përvojës për barazimin e Juventusit me Veronën” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pirlo fajëson mungesën e përvojës për barazimin e Juventusit me Veronën

Posted: 27 Feb 2021 02:47 PM PST

Andrea Pirlo fajësoi mungesën e përvojës për Juventusin, duke mos arritur ta mbajnë epërsinë në barazimin 1-1 me Hellas Verona.

Bianconerët lëshuan përsëri pikë dhe tani rrezikojnë të mesin shumë larg liderit, Interit, pasi goli i Cristiano Ronaldos u zhvlerësua nga goli i Antonin Barak.

Ky barazim ka lënë të zhgënjyer trajnerin e Juves, Pirlon, i cili pas ndeshjes ka fajësuar mungesën e përvojës tek ekipi i tij.

Juventusi nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Verona Juventusi nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Verona

"Është zhgënjyese, pasi e dinim se do të ishte një lojë e vështirë dhe e luftuar shumë. Ne arritëm të marrim epërsinë, e cila ishte pjesa më e vështirë, pastaj nuk e mbajtëm atë", ka thënë fillimisht Pirlo për DAZN.

"Ka këso detaje të vogla që fatkeqësisht lojtarët e rinj nuk i kuptojnë se mund të bëjnë diferencën dhe të çojnë në pikë".

Hellas Verona 1-1 Juventus, notat e lojtarëve Hellas Verona 1-1 Juventus, notat e lojtarëve

"Kur të jeni në epërsi, duhet të përpiqeni t’i sillni këto pikë në shtëpi. Na mungonin shumë lojtarë me përvojë, kështu që elementët e rinj nuk e kuptuan mënyrën se si po shkonte ndeshja".

"I kërkova Cristianos dhe Alex Sandros të flisnin me ta dhe të dëgjonin zërin e tyre, por nuk mjaftoi", përfundoi trajneri i Bianconerëve. /Telegrafi/

The post Pirlo fajëson mungesën e përvojës për barazimin e Juventusit me Veronën appeared first on Telegrafi.

Angelino demanton RB Leipzigun për mungesën e tij: Ai iu përgjigj klubit në ‘Twitter’ duke shkruar se është në formë

Posted: 27 Feb 2021 02:30 PM PST

Angelino u kthye në qendër të polemikave të shtunën pasi u deklarua se ai ishte gati për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, kur RB Leipzig e kishte lajmëruar mungesën e tij për shkak të dëmtimit.

Spanjolli nuk u përfshi në skuadre për ndeshje nga trajneri Julian Nagelsmann.

“Angelino humbet ndeshjen pas një problemi të vogël të muskujve”, shkroi faqja e RB Leipzig në "Twitter".

Por mbrojtësi nuk hezitoi të bëjë një koment, duke hedhur poshtë atë që e shkruante faqja zyrtare.

“Nuk ka problem muskujsh, jam në formë”, u përgjigj befasisht Angelino.

Pas ndeshjes të cilën RB Leipzige fitoi 3-2, Nagelsmann u pyet për këtë gjë.

“Nuk ishte gjëja më e zgjuar. Sigurisht, ne do ta diskutojmë këtë gjë me të".

"Unë gjithashtu duhet të them se më pëlqen shumë Angelino për këto gjëra, sepse ai gjithmonë dëshiron të luajë".

"Ai acarohet kur humbet një ose dy ndeshje. Ai ka disa probleme me muskujt që janë të lehta".

"Ai duhet ta mendojë dy herë për këto gjëra. Ka zgjidhje më të zgjuara", deklaroi trajneri. /Telegrafi/

The post Angelino demanton RB Leipzigun për mungesën e tij: Ai iu përgjigj klubit në 'Twitter' duke shkruar se është në formë appeared first on Telegrafi.

Daniele Orsato në histori, do të jetë gjyqtari i parë që jep intervistë në TV

Posted: 27 Feb 2021 02:20 PM PST

Gjyqtari italian, Daniele Orsato, është vendosur të bëhet gjyqtari i parë që do të dalë në televizion për të shpjeguar vendimet e tij kur ai intervistohet të dielën.

Do të ketë një moment historik gjatë të dielës, pasi gjyqtari i Serie A, Orsato, do të jetë i ftuar në televizionin Italian për të diskutuar vendimet e tij.

Gjyqtarët gjithmonë janë ndaluar të flasin në media pas ndeshjeve, por Presidenti i ri i AIA (Shoqata e Gjyqtarëve Italianë) Alfredo Trentalange kishte thënë se ai do t’i hapte ato dyer.

Gjyqtari i njohur italian, Daniele Orsato

Ai po i qëndron besnik fjalës së tij, sepse është njoftuar se Orsato do të jetë i ftuar në emisionin televiziv Novantesimo Minuto të dielën në televizionin RAI.

Ndryshe, Orsato drejtoi ndeshjen e së shtunës pasdite në mes të Spezia dhe Parma që përfundoi me barazim 2-2. /Telegrafi/

The post Daniele Orsato në histori, do të jetë gjyqtari i parë që jep intervistë në TV appeared first on Telegrafi.

Zhegrova asiston në humbjen e Baselit ndaj St Gallenit të Fazlijit

Posted: 27 Feb 2021 02:03 PM PST

Baseli është duke kaluar në krizë të rezultateve, ku në ndeshjen e javës së 22-të ka humbur me rezultat prej 3-1 nga St.Gallen.

Në ndeshjen e sotme te Basel është paraqitur edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova i cili hyri në minutën e 70-të ka arritur të bëjë një asistim në kohën shtesë që u kthye në gol nga Arthur për rezultatin përfundimtar të ndeshjes (3-1).

Te St Gallaen gjatë gjithë ndeshjet luajti mbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji.

Me këtë humbje Basel mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, por me 18 pikë më pak se lideri Young Boys./Telegrafi/

The post Zhegrova asiston në humbjen e Baselit ndaj St Gallenit të Fazlijit appeared first on Telegrafi.

Hellas Verona 1-1 Juventus, notat e lojtarëve

Posted: 27 Feb 2021 02:01 PM PST

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte afër një fitore të madhe në udhëtim, por në fund pranoi gol dhe u desh të kënaqej me një pikë.

Golat në këtë barazim u shënuan nga Antonin Barak (77') për vendasit dhe Cristiano Ronaldo (49') për mysafirët.

Juventusi nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Verona Juventusi nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Verona

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i Juves, Rodrigo Bentancur, i cili u notua me 7.6.

Në anën tjetër nota më e ulët shkoi për mesfushorin vendas, Stefano Sturaro që u vlerësua me notë 6.3

Notat e lojtarëve:

/Telegrafi/

 

The post Hellas Verona 1-1 Juventus, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Juventusi nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Verona

Posted: 27 Feb 2021 01:40 PM PST

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte afër një fitore të madhe në udhëtim, por në fund pranoi gol dhe u desh të kënaqej me një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Juventusit, i cili ishte më kërkues dhe krijoi më shumë raste për gol.

Megjithatë, edhe përkundër tentativave portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënojnë edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan pikërisht mysafirët, të cilët shënuan me anë të Cristiano Ronaldos (49') për 0-1.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 77-të me anë të Antonin Barak, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Juventusi e sheh veten në pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona zë vendin e nëntë me 25 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bianconerët luajnë në shtëpi ndaj Spezias, ndërsa Verona udhëton te Benevento. /Telegrafi/

 

 

 

The post Juventusi nuk arrin më shumë se një barazim në udhëtim te Verona appeared first on Telegrafi.

Willian ‘çmend’ tifozët e Arsenalit: Të gjithë e dinë se unë doja të qëndroja te Chelsea

Posted: 27 Feb 2021 01:30 PM PST

Willian ka luftuar për të bërë ndikimin e dëshiruar në Arsenal, ndërsa ka pranuar se ai “me të vërtetë donte të qëndronte” në Chelsea përpara se të transferohej te rivalët londinez.

Sulmuesi brazilian me përvojë mbeti lojtar i lirë verën e kaluar pasi arriti fundin e kontratës së tij në Stamford Bridge.

Kushtet e reja ishin diskutuar, por asnjë kompromis nuk u arrit dhe dy herë fituesi i titullit të Ligës Premier gjeti marrëveshjen trevjeçare me klubin nga Emirates.

Superkompjuteri zbulon formacionin më të dobët të sezonit në Ligën Premier - shumë yje pjesë e tij Superkompjuteri zbulon formacionin më të dobët të sezonit në Ligën Premier - shumë yje pjesë e tij

Megjithatë, Willian ka zbuluar se ai me të vërtetë donte të qëndronte te Chelsea përpara se të kalonte te rivalët e Arsenalit.

"Ishte e vështirë të merresh atë vendim sepse rivaliteti midis dy klubeve është shumë i madh", ka thënë fillimisht Willian për UOL Esporte.

"Ishte menduar mirë … duke biseduar me gruan time dhe madje edhe me agjentin shumë herë".

Fjalët e para të Willian si lojtar i Arsenalit: Jam shumë i entuziazmuar Fjalët e para të Willian si lojtar i Arsenalit: Jam shumë i entuziazmuar

"Unë nuk u largova nga klubi me luftë, i lashë dyert të hapura. Të gjithë i dinin kushtet, unë me të vërtetë doja të qëndroja".

"Ne përfunduam duke mos gjetur një marrëveshje, unë përfundova duke kërkuar marrëveshje për tre vjet, Chelsea donte të jepte dy, dhe të gjithë e dinë këtë histori. Prandaj përfundova duke u larguar", përfundoi braziliani. /Telegrafi/

The post Willian ‘çmend’ tifozët e Arsenalit: Të gjithë e dinë se unë doja të qëndroja te Chelsea appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo vazhdon me gola, shënon dhe kalon Juventusin në epërsi ndaj Veronas

Posted: 27 Feb 2021 01:07 PM PST

Juventusi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Është sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-0.

Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 49-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas asistimit të anësorit italian, Federico Chiesas.

Me këtë gol, portugezi shkon në kuotën e 19 golave deri tani këtë sezon. /Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo vazhdon me gola, shënon dhe kalon Juventusin në epërsi ndaj Veronas appeared first on Telegrafi.

Wilshere flet për ndeshjen e jetës: Isha në tunel pranë Messit – Arsenali nuk e preku topin për 20 minuta, por një moment i imi ndryshoi gjithçka

Posted: 27 Feb 2021 01:02 PM PST

Jack Wilshere mbahet mend për paraqitjen e tij në mesfushë te Arsenali në ndeshjen e vitit 2011, kur luanin kundër një ekipi si Barcelona që kishte në fushë yje si Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Lionel Messi.

Sidoqoftë, 29-vjeçari, i cili tani luan te Bournemouth në Championship, kishte lëndime të shumta që e penguan përparimin e tij në "Emirates Stadium".

Sidoqoftë, ai nuk e sheh atë periudhë si më të mirë e tij.

"Në aspektin kur nuk kam pasur asnjë problem me lëndime, ajo ishte periudha më e mirë".

"Por unë kisha disa sezone të mira edhe pas atij viti, ku u ndjeva mirë", nënvizoi ai.

Wilshare ndalet dhe flet për ndeshjen me Barcelonën dhe momentet e tij në atë takim.

"Të gjithë e mbajnë mend që Barcelona fitonte sepse kishte mesfushën më të mirë të 20 viteve të fundit".

"Je në tunel duke qëndruar pranë Lionel Messit. Unë nuk mendoj se e prekëm topin për 20 minuta! Po mendoja: "Kjo do të zgjas natën"".

“Pastaj bëra një rikuperim të madh dhe fitova topin para se të kaloja Iniestan. Ajo i ngriti të gjithë. Edhe tani, mendoj për momente të tilla".

"Më kujtohet se isha ulur pranë Samir Nasri në pushim dhe ai më tha: “Ju e keni çuar tani lojën tuaj në një nivel tjetër. Ti duhet të qëndrosh në këtë nivel"".

"Ajo ishte një natë e shkëlqyeshme. [Por] Nuk jam i sigurt të them se ishte kulmi im”, ka deklaruar Wilshare. /Telegrafi/

The post Wilshere flet për ndeshjen e jetës: Isha në tunel pranë Messit – Arsenali nuk e preku topin për 20 minuta, por një moment i imi ndryshoi gjithçka appeared first on Telegrafi.

Guardiola planifikon transferimin e sulmuesit të Real Sociedad, Alexander Isak

Posted: 27 Feb 2021 12:45 PM PST

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se po planifikon një lëvizje për sulmuesin suedez të Real Sociedad, Alexander Isak.

Sulmuesi suedez, 21 vjeç, po shijon një sezon të rëndësishëm në La Liga, me 12 gola në kampionatin spanjoll këtë sezon.

Kjo përfshin 10 në nëntë ndeshjet e tij të fundit – një serie e cila ka nxitur interes të madh nga i gjithë kontinenti.

Top 50 sulmuesit më të vlefshëm në botë nën moshën 23-vjeçare Top 50 sulmuesit më të vlefshëm në botë nën moshën 23-vjeçare

Sociedad pagoi gjashtë milionë funte te Borussia Dortmund për të marrë Isakun në vitin 2019, por ai tani vlerësohet me rreth 10 herë më shumë se shifra e paguar.

Dortmund thuhet që ka një marrëveshje për ta rikthyer lojtarin në fund të çdo sezoni për rreth 25 milionë funte, por Isak ka thënë se ai nuk dëshiron të kthehet në klubin nga Bundesliga.

Sipas mediumit The Mirror, City po mban vëmendje për përparimin e tij dhe, nëse vendosin të bëjnë një lëvizje këtë verë, ata ka të ngjarë të ofrojnë para dhe një lojtar për suedezin.

Sulmuesi thuhet se preferohet shumë nga trajneri Guardiola, pasi ka aftësi të luajë mirë edhe me këmbë përkundër gjatësisë së tij. /Telegrafi/

The post Guardiola planifikon transferimin e sulmuesit të Real Sociedad, Alexander Isak appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more