Skip to main content

Kosova në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 shkallë Rihteri

Kosova në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 shkallë Rihteri


Kosova në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 shkallë Rihteri

Posted: 22 Feb 2021 02:04 AM PST

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Kosova duhet të përgatitet që në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 ballë Rihteri dhe se ndërtuesit duhet të kenë parasysh këtë kur ndërtojnë ndërtesat, duke përfillur gjitha parametrat.

Mustafa ka folur pas dridhjeve të fundit të tokës që u regjistruan në Gjilan në fundjavë.Ai tha se tërmeti në Gjilan të shtunën ishte i intensitetit shumë të ulët dhe se nuk ka pasur arsye për shqetësim të qytetarëve.

"Por, ishte një e dhënë shtesë për ne sizmologët të Institutit Sizmologjik të Kosovës, që të dimë më saktësisht ku i kemi zonat me aktivitet sizmik më të lartë. Bazuar në të kaluarën që kjo zonë është goditur nga tërmete të fuqishme, pra dihet mirë që në vitin 1921 zona Ferizaj, Viti, Gjilan është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihteri, më i forti që ka goditur ndonjëherë Kosovën. Pastaj në vitin 2002, Gjilani është goditur nga tërmet 5.7 shkallë Rihteri. Tërmeti i kësaj fundjave na tregon se ajo është zonë sizmike që duhet pasur konsideratë dhe është parametër shumë i rëndësishëm për ndërtuesit në atë zonë", ka thënë Mustafa në KTV.

Ai ka thënë se në aspektin sizmik duhet pasur parasysh dy parametra. Njëri është rreziku sizmik e tjetri risku sizmik.

"Sa i përket rrezikut sizmik besoj se gjithë qytetarët e Kosovës janë të informuar se çfarë rreziku sizmik mund të ketë Kosova, duke u bazuar në të kaluarën, në katalogun historik të tërmeteve, në hartën e rrezikut sizmike, në tektonikën, topografinë. Kosova gjendet në një zonë me aktivitet relativisht të lartë dhe kjo tregon se në të ardhmen territori i Kosovës mund të goditet nga tërmete të fuqisë së madhe, që mund të shkatërrojnë apo dëmtojnë ndërtesa, e të shkaktohen edhe viktima. Këtë parametër nuk mund ta ndryshojmë. Bazuar në studimet e të kaluarës, por edhe në aspektin tektonik, dalin me rezultate që brenda kësaj periudhe, brenda 100 vjetëve, mund të përsëritet një tërmet që ka goditur në të kaluarën, 6.1, të përsëritet një tërmet me magnitudë maksimale 6.5 ballë Rihteri. Kështu e thonë të gjitha, edhe studimet tona edhe të Balkanit. Kosova mund të përballet me një tërmet maksimal 6.5 shkallë Rihteri në tri zonat që i kemi me aktivitet sizmik më të lartë, e që ndërtuesit duhet ta kenë parasysh", ka thënë Mustafa.

"Zonat që kanë ngjashmëri të një tërmeti të pritshëm, si Ferizaj, Viti, Gjilan, është zona Prizren-Gjakovë, Pejë-Istog dhe zonat veriore të Kosovës, mund të godet një tërmet në të ardhmen me magnitudë deri 6.5 shkallë. E zona e Drenicës dhe apo Prishtinë – Mitrovicë mund të goditet nga një tërmet në të ardhmen me 6.0 deri 6.2 shkallë Rihteri".

Pandemia la shqiptarët pa martuar, kurorëzimet kanë rënë me 22% në vitin 2020

Posted: 21 Feb 2021 11:59 PM PST

Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend.

Karantina që zgjati nga mesi i marsit deri nga fillimi i majit paralizoi tërësisht jetën në vend. Por dhe muajt në vijim nuk ishin më të njëjtë, me kujdesin e shtuar dhe lëvizjet e kufizuara.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n. Sipas statistikave që institucionet shqiptare raportojnë pranë Eurostat, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me vitin e mëparshëm, celebrimet ranë me 22%.

Sipas muajve, tkurrja filloi që në muajin mars, ku u lidhën vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe në maj, ndonëse në rritje me prillin, numri i tyre ra me 76% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i martesave u realizua në gusht, me gati 2300, po sërish në tkurrje me rreth 9% në krahasim me gushtin e kaluar, një tendencë kjo që është e lidhur me kthimin e emigrantëve për pushimeve. Edhe në muajt në vijim, ndonëse kufizimet ishin më të pakta, sërish numri i martesave vijoi të bjerë (-11.7% në shtator dhe -14.3% në tetor). Vetëm në nëntor u shënua një nivel i ngjashëm me muajin e një viti më parë (-4.5%). Rikthimi i kufizimeve në dhjetor dhe stepja e emigrantëve për të ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shtuara në shtetet ku ata jetojnë, bëri që në dhjetor sërish aktet e martesave të binin me rreth 13.4%.

Edhe përpara pandemisë, numri i martesave në vend po vinte në rënie, duke reflektuar plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë, ndryshimin e stilit të jetesës, rritjen e moshës së martesave etj. Ato kanë rënë mesatarisht në 22-23 mijë vitet e fundit nga 30 mijë që ishin në fillim të viteve '90.

Rënia e martesave, por mbi të gjitha ndalimi i organizimit të ceremonive të dasmave ka dëmtuar rëndë dhe industrinë e lidhur me të, që nga kompanitë e organizimit të eventeve, ato të veshjeve, muzikantëve, të makeup etj.

Humbjet monetare për bizneset e organizimit të dasmave në Shqipëri, për shkak të moslejimit të tyre, llogariten rreth 165 milionë euro, sipas një studimi të pionierit të sektorit, zotit Armand Peza. Në studimin e tij, drejtuesi i kompanisë "Geraldina Sposa", thotë se janë 27 mijë njerëz në sektor të papunë, apo me paga të reduktuara, ose me më pak se 1/4 e stafit të 1,350 subjekteve të eventeve, duke përfshirë: sallonet e nusërisë, kameramanët, fotografët, muzikantët, DJ, ndriçimi profesional, punonjësit e fonisë, të makinave me qira etj.

Mungesa e dasmave dhe eventeve ndihet edhe te puna e Ujvara Hajdari, make-up artist. Makijazhi profesional i saj fokusohet te puna me personat publikë, nuset e dasmave, maturantët, emigrantët dhe vendasit, por nga pandemia, kërkesat janë reduktuar.

"Pandemia ka ndryshuar çdo gjë, deri tek mënyra jonë se si zgjohemi në mëngjes, jo më tek eventet. Sigurisht që ka shumë dasma të zhvendosura në një afat të pacaktuar. Ka dasma që bëhen pa shumë njerëz, por ata më supersticiozët po martohen. Sigurisht nuk kanë ardhur nga jashtë, si dikur, edhe këtu ka mungesë. Megjithatë, puna vazhdon, e sigurisht me masa dhe maska, sepse shëndeti vjen i pari", ka pohuar ajo më herët për Monitor./ Monitor

Këta persona do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë

Posted: 21 Feb 2021 11:56 PM PST

Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e para të vaksinave pritet të vinë nga COVAX, ndërsa me to do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë e të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike raporton Gazeta Express.

COVAX pritet ta furnizojë Kosovën me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19.
Furnizimi ishte paraparë të bëhej në fund të këtij muaji, por që ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë, andaj edhe mund të ketë vonesa deri në muajin mars.

Me ardhjen e këtyre vaksinave, gjatë muajit mars pritet të vaksinohet një pjesë e qytetarëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se të parët që do të vaksinohen me këto vaksina do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike.

Pjesa tjetër e qytetarëve do të vaksinohet me dozat tjera të vaksinës me të cilat nuk dihet se kur mund të furnizohemi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën se kanë përgatitur planin e imunizimit kundër COVID-19 si dhe kanë trajnuar personelin shëndetësorë që merren me vaksinim.

"OBSH ka miratuar vaksinën AstraZeneca/SKBio dhe SIIL për përdorim emergjent kundër COVID-19. Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ka trajnuar personelin që merren me vaksinim, ka përforcuar kapacitetet e zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe ka në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistiken përcjellëse për krejt këtë proces", është thënë për gazetën.

Megjithëse është thënë se në fund të këtij muaji Kosova do të furnizohet me vaksinat kundër COVID-19, zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi nuk kanë dhënë informacione se kur saktësisht mund të furnizohet vendi, duke thënë se as vet nuk kanë informacione.

Infektologë në vend e kanë parë shumë të rëndësishëm vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që të menaxhohet situata, e të ndalet përhapja e variantit të ri të COVID-19.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka apeluar tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e menaxhimin e COVID-19.

Kujtojmë që derisa Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, shumë shtete të rajonit, përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë, tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë./GazetaExpress/

Publikohet video: Prifti bën veprime të turpshme me të riun në mes të ditës

Posted: 21 Feb 2021 11:55 PM PST

Mediat greke kanë publikuar një video tronditëse, në të cilën një prift është kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprime të turpshme me një të ri.

Nga video shihet se i riu fillimisht kontrollon zonën përreth nëse ka apo jo njerëz të tjerë dhe më pas kthehet me dëshirë për të pranuar veprimin e turpshëm.
Siç duket edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur ditën, por prifti nuk arriti dot t'i shpëtonte kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, ndonëse u munduan të fshiheshin.

Vrasja e shqiptarit para gruas dhe fëmijëve, krejt çka dihet deri më tani për rastin tragjik

Posted: 21 Feb 2021 11:52 PM PST

Rreth një javë më parë u ekzekutua me një pistoletë me silenciator, shqiptari Armando Beqiri në Islandë.

Kjo vrasje është parë si një sfidë e madhe për autoritetet islandeze pasi autori nuk ka lënë gjurmë ndërsa viktima nuk ka pasur të shkuar kriminale.
Së fundmi media në Reikjavik lidhur me ekzekutimin mafioz që tronditi vendin, ka shkruar se dyshohet se Armando Beqiri u vra nga një shqiptare.

Deri tani janë arrestuar 10 persona, me origjinë nga Shqipëria, Lituania, Islanda, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja. Disa jetojnë në Islandë dhe të tjerët jo, mes të arrestuarve janë dy gra.

Mediat në Islandë theksojnë se bazuar te informacionet nga hetuesit dyshimet janë se armën për vrasjen e shqiptarit e shkrepi pikërisht një bashkëkombës i tij.

Megjithatë ky është një version ende i pakonfirmuar mbi fakte dhe nga autoritetet.

Një prej shtetasve shqiptarë, pasi u mor në pyetje nga autoritetet në Islandë, u la i lirë ndërsa vijojnë hetimet për 9 personat e tjerë.

Në qeli deri tani ndodhen 9 persona nga 7 shtete. Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë duke u qëlluar me të paktën 5 plumba.

33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

6 mijë e 639 raste aktive me COVID 19, IKSHPK del me apel

Posted: 21 Feb 2021 11:49 PM PST

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 398 raste pozitive me COVID-19 në vend.

IKSHPK thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga virusi vazhdon të jetë i lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës së masave. Numri total i rasteve pozitive në vend është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse numri i rasteve aktive është 6.639.

Si pasojë e sëmundjes COVID-19, deri më tani në vend kanë vdekur 1572 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste,

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

"Rekomandojmë edhe një herë: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme; Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike; Ndalimi rigoroz i tubimeve; Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike; Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës", thuhet në apelin e IKSHPK-së.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërpresin rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

"Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës", përfundon thirrja e IKSHPK-së.​

Kim Kardashian gati të nisë një lidhje të re? Ja çfarë ka menduar ajo pas divorcit nga Kanye West

Posted: 21 Feb 2021 02:58 PM PST

Pas afro një dekade, Kim Kardashian është sërish beqare! Mediat e huaja raportuan se pikërisht dje, më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit nga Kanye West dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

"Nuk pati drama", tha një burim pranë çiftit për "The Sun".

Në fakt ndarja e tyre kishte muaj të tërë që diskutohej lart e poshë, por vetëm dje u zyrtarizua gjithçka. Mirëpo tashmë që është sërish beqare, a ka ndërmend Kim Kardashian të gjejë partnerin e saj të katërt?

Një burim pranë yllit të televizionit ka thënë për "E! News" se Kim nuk është ende gati që të gjejë një dashuri të re.

"Kim nuk është gati të krijojë lidhje të re dhe nuk është e fokusuar tek njohjet e reja. Ajo ka pasur një vit të vështirë dhe do të fokusohet tek vetja e saj dhe tek fëmijët. Kim e di që miqtë e saj do të përpiqen t'i gjejnë një njeri të duhur që përshtatet me të, por ajo nuk do të harxhojë fare energji për këtë gjë në këto momente", kanë thënë burime të brendshme.

Por me çfarë do të merret Kim Kardashian tani që nuk do të ketë të bëj më me asnjë njeri? Burimet kanë thënë se Kim është shumë e fokusuar tek biznesi dhe se dëshiron të kalojë një provim për t'u bërë avokate.

Po me pasurinë prej 2 miliadë dollarësh të çiftit çfarë do të ndodhë?

Thuhet se po realizohet një parapërgatitje sa i takon ndarjes së parave, pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe madje asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen. Jo vetëm kaq, por disa burime shprehen se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shifrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Sipas burimeve që folën asokohe me RadarOnline themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollarë për çdo vit që kishte qëndruar e martuar, në rast ndarjeje.

Po kështu, Kardashian pritet të mbajë edhe shtëpinë e tyre në Bel Air, e cila u vu nën emrin e saj, pavarësisht se Kanye pagoi për pjesën më të madhe të saj. Nisur nga çfarë u deklarua dikur, nëse ndodhte divorci, Kim gjithashtu do të përfitonte të gjitha dhuratat e kushtueshme dhe bizhuteritë që iu dhanë nga Kanye, duke përfshirë një çantë Hermes të pikturuar me dorë $ 40,000, disa rrathë Cartier me vlerë të paktën 35,000 $ secili dhe një Mercedes-Benz G550 SUV me vlerë së paku 227,000 dollarë. Kim do të përvetësojë edhe paratë që fitoi nga linja e veshjeve Kardashian, SKIMS, KKW, pasi ato konsiderohen të ardhurat e saj personale dhe të ndara nga ish-bashkëshorti./iconstyleal

3 shenjat e horoskopit që do t’ju thyejnë zemrën

Posted: 21 Feb 2021 02:55 PM PST

Egoistë, pasionantë dhe të dhënë pas eksperiencave të reja.

Nëse kërkoni të qëndroni larg probleme me zemrën, vëruani veshin yjeve. Më poshtë do të mësoni tre shenjat e horoskopit që rrezikojnë t'ju lëndojnë keqazi:
Shigjetari

Gjithmonë do t'i vendosë nevojat dhe dëshirat e tij mbi gjithçka. Nëse po mendoni se do të jetoni gjatë përkrah tyre, gaboheni. Shumë shpejt do të duan të ndjekin një shkolim në cepin tjetër të botës ose të ndërmarrim udhëtime të çmendura, sa në një vend në tjetrin. Janë shumë të përqendruar te vetja dhe kjo e fundit është përparësia e tyre.

Ujori

Nuk do të ndahen kurrsesi nga ju, por do t'jua thyejnë zemrën në një tjetër formë, përmes flirtit dhe tradhtisë. Edhe pse janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, thjesht nuk dinë të ndalen. Për ta njohja e njerëzve të rinj është emocion më vete. Nëse do të jeni ju ata që do shkëputeni, s'do ngurojnë te shprehen se ju kurrë nuk mundët ta ushqenit intelektualisht shpirtin dhe mendjen e tyre.

Binjakët

Janë kaq të paqëndrueshëm sa në një anë do t'ju mbulojnë me puthje, dhurata e lule, e nga ana tjetër do t'ju harrojnë plotësisht. E thënë ndryshe do t'ju mbajnë të mbërthyer pas vetes, teksa luteni që ata të ndryshojnë. Keqardhja që do të ndjejnë do t'i mbajë ende në lidhje, ndonëse në anën tjetër ka nisur gjuetia. Një Binjak e ka të domosdoshme kënaqjen e vetvetes.

Messi i dërgon mesazh emocional Ronaldinhos

Posted: 21 Feb 2021 02:49 PM PST

Lionel Messi i ka shprehur ngushëllime ish-bashkëlojtarit të vet, Ronaldinho, për vdekjen e të ëmës, përmes një letre prekëse në rrjetet sociale.

Nëna e Ronaldinhos vdiq të dielën në mëngjes në moshën 71-vjeçare nga koronavirusi.
I pikëlluar nga ky lajm, Messi e publikoi në rrjetet sociale një mesazh ngushëllues në përkrahje të ish-shokut të skuadrës.

"Ronnie, nuk kam fjalë dhe nuk mund ta besoj këtë", shkroi Messi.

"Dua vetëm ta dërgoj një përqafim të madh ty dhe familjes tënde dhe të të them të jesh i fortë. Më vjen shumë keq për humbjen tënde. Pushoftë në paqe ajo", shtoi kapiteni i Barcelonës.

Legjenda braziliane ka marrë mesazhe ngushëlluese nga ish-klubet dhe shumë sportistë nga e gjitha bota për vdekjen e nënës. /Gazeta Express/

Partia Liberale Egjiptiane kërkon anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe ku nuk jeton komuniteti rom

Posted: 21 Feb 2021 02:46 PM PST

Partia Liberale Egjiptiane kërkon anulim të votave në të gjitha vendvotimet ku nuk banojnë pjesëtar të këtij grupi minoritar. Ata janë ankuar për parregullsitë që kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe ku qytetarët ja dhanë votën pjesëtarëve të komuniteteve të cilave nuk ju takojnë.

Kjo është komunikata e plotë e PLE: Pas shqetësimeve të ngritura nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) përmes Komunikatës Publike të datës 19 shkurt 2021 mbi dyshimet lidhur me orkestrimin e votave nga subjekti politik "Lista Serbe" në bashkëveprim me subjektin politik "Romani Iniciativa" si dhe duke u bazuar në reagimet e shumta të pranuara nga komunitetit Egjiptian, konstatojmë si të padrejtë heshtjen e institucioneve kompetente shtetërore, përfaqësuesve të subjekteve të mëdha politike, organizatave ndërkombëtare, ambasadave të huaja dhe të një pjese të shoqërisë civile.

Mos marrja parasysh e shqetësimeve tona mbi ndikimin e dhunshëm në vullnetin e votuesve në rastin konkret të Subjektit Politik "Romani Iniciyativa" nën dirigjimin e "Listës Serbe" rezulton negativisht dhe drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve si dhe mund të dëmtojë seriozisht tërë procesin zgjedhor në Kosovë. Kosova ka qenë shembull i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve në të gjitha nivelet në Kosovë dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme në arritjen e objektivave për integrime evropiane, ndikimet e tilla të drejtpërdrejta në vullnetin e votuesve nga subjekti politik "Romani Iniciyativa" përmes "Listës Serbe" është shembulli më i keq dhe pengesë në arritjen e këtyre objektivave.

Prandaj, PLE bënë thirrje të gjitha mekanizmave vendore dhe ndërkombëtare që në kuadër të fushë veprimtarisë së tyre të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të vendoset drejtë manifestimi i vullnetit të lirë të votuesve si dhe të evitohet dëmtimi i mundshëm i vet procesit zgjedhor në përgjithësi.

PLE si parti serioze parlamentare, e cila tash e tetë vite përfaqëson komunitetin Egjiptian, kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe, në të cilat nuk jeton komuniteti rom. Gjithashtu PLE ju bënë thirrje qytetarëve të komunitetit Egjiptian në Kosovë dhe jashtë saj që të jenë të qetë dhe të matur dhe mos të bien në provokime të individëve apo grupeve të caktuara.

Me respekt,

Veton Berisha

Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more