Skip to main content

““Lajm i mirë”, epidemiologu publikon studimin: Vaksina Moderna neutralizon variantin britanik dhe afrikan të COVID” plus 9 more - Gazeta Dita

““Lajm i mirë”, epidemiologu publikon studimin: Vaksina Moderna neutralizon variantin britanik dhe afrikan të COVID” plus 9 more - Gazeta Dita


“Lajm i mirë”, epidemiologu publikon studimin: Vaksina Moderna neutralizon variantin britanik dhe afrikan të COVID

Posted: 31 Jan 2021 03:49 AM PST

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin më të fundit rreth vaksinës Moderna ndaj COVID, ku rezulton se arrin ta neutralizojë mutacionin britanik dhe afrikan të virusit.

"Lajme të mira miqtë e mi! Vaksina e Moderna-s arrin të neutralizojë edhe variantin anglez, edhe variantin afrikano-jugor. Kërkuesit e kompanisë Moderna, së bashku me Instituteve Kombëtare të Shëndetit (SHBA) studiuan aftësinë e vaksinës mbi variante të ndryshme të SARS-CoV-2 dhe publikuan gjetjet më 25 janar 2021.

Ata studiuan efektin edhe në njerëz edhe në majmunë makakë (model shumë i përshtatshëm për studimin e SARS-CoV-2).

Në përfundimin ata japin përfundime shumë të mira për të dy variantet.  Varianti anglez (B.1.1.7): Mutacionet e B.1.1.7 nuk kanë asnjë ndikim në aftësinë neutralizuese të vaksinës.

Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin anglez.

Varianti afrikano-jugor (B.1.351)

Mutacionet e B.1.351 ndikojnë në reduktimin e aftësisë neutralizuese të vaksinës (2.4-6.4 fish).

Pavarësisht nga reduktimi, titrat në gjak të njerëzve të vaksinuar mbeten në nivel të përgjithshëm të lartë, (1/290).

Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin afrikano-jugor.

Autorët dalin në përfundimin se:

Vaksina mRNA-1273 e kompanisë Moderna e neutralizon krejtësisht variantin anglez dhe variantin afrikano-jugor, edhe pse antitrupat janë më të holluar në rastin e këtij të fundit.

Më herët, edhe kërkuesit e vaksinës Pfizer (shumë e ngjashme me vaksinën Moderna) kanë dalë në të njëjtin përfundim për variantin anglez që neutralizohet krejtësisht prej saj.

Studimi i plotë: https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2021.01.25.427948v1"

 

*Postim i marrë në Facebook nga Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik; Fakulteti i Mjekësisë, UMT

j.l./ dita

Albin Kurti: Lista jonë do të ketë 110 kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Posted: 31 Jan 2021 03:33 AM PST

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Ai për KosovaPress ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

"Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite", ka deklaruar Kurti.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë.

j.l./ dita

VIDEO / E rëndë! Nipi i dehur përdhunon gjyshen në Divjakë, djali i të moshuarës denoncon ngjarjen: Kur erdha e gjeta të zhveshur dhe të rrahur

Posted: 31 Jan 2021 03:09 AM PST

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Grabjan të Divjakës, ku një banor denoncon dhunën e ushtruar nga nipi ndaj gjyshes.

Djali i të moshuarës së dhunuar rrëfen për FaxNews se mbrëmjen e djeshme ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia dhe në momentin që u kthye në shtëpi e gjeti të ëmën të zhveshur dhe të rrënuar.

Sipas tij, e moshuara i kishte thënë se ishte përdhunuar nga nipi me inicialet S.M., në gjendje të dehur, i cili u arrestua ditën e sotme në Lushnjë.

"Më bëri si do vetë. E lashë të më torturojë", thotë e moshuara.

"Vajtëm për të marrë çunin në Fier me një taksi se vinte nga Greqia. Kur erdhëm këtu pashë plakën të vrarë me gjak.

Unë e kapja kshu nga supet, ky e kishte zhveshur dhe e kishte rrahur. Kur e pyeta nënën më tha që e kishte përdhunuar. Djali ishte i dehur. Të nesërmen vajta te Kozmai dhe ai më tha të shkoja ta denoncoja", thotë djali i të dhunuarës.

j.l./ dita

VIDEO: “Belshi ka 700 liqene, më fal, priteni këtë”, Rudina Hajdari bën tjetër gafë në emision

Posted: 31 Jan 2021 03:02 AM PST

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë gafën e radhës mbrëmjen  e djeshme.

E ftuar në emisionin 'EXPULS', duke folur për kandidaturën e saj në Elbasan, Hajdari u shpreh se Belshi ka 700 liqene, por e korrigjoi shpejt.

"Unë isha sot në Belsh, dhe Belshi ka 700 liqene. Më fal…. 70! Bëjëni, priteni dhe bëjeni lajm këtë", u shpreh Hajdari duke folur për Elbasanin e Belshin.

j.l./ dita

Ekipi i OBSH-së viziton tregun e Wuhan, aty ku u zbuluan rastet e para me COVID-19

Posted: 31 Jan 2021 02:51 AM PST

Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që po heton origjinën e COVID-19 vizitoi të dielën tregun Huanan, qendra me shumicë e produkteve të detit në qytetin qendror kinez të Wuhan, ku u zbulua koronavirusi.

Ekipi i ekspertëve arriti në Huanan të dielën pasdite me praninë e forcave të sigurisë si dhe me barrikada shtesë të vendosura jashtë një gardh të lartë blu që rrethonte tregun.

Ekspertët e OBSH-së nuk iu përgjigjën pyetjeve nga gazetarët e mbledhur në hyrje ndërsa autokolona e tyre hynte në treg.

Hyrja e qytetarëve në treg është kufizuar që kur ai u mbyll në fillim të vitit të kaluar.

Ekspertët thonë se tregu Huanan ende luan një rol në gjurmimin e origjinës së virusit, pasi grupi i parë i rasteve u identifikua atje.

j.l./ dita

LSI prezanton planin ekonomik për Durrësin, Kryemadhi: E kthejmë në qytet lider në rajon

Posted: 31 Jan 2021 02:33 AM PST

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur ditën e sotme një takim me strukturat në Durrës, ku prezantoi programin ekonomik në këtë qark.

Monika Kryemadhi në fjalën e saj e cilësoi programin e LSI-së një produkt real që do të krijoj punësim për të rinjtë dhe rritje ekonomike.

Ndërsa veç Monika Kryemadhit dhe Edmond Haxhinastos, ishin të pranishëm dhe Elona Guri dhe Bahri Shaqiri.

Guri do të kryesojë listën e Durrësit për kandidatët për deputetë më 25 prill. Ndërsa do të jetë edhe ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Bahri Shaqiri. Ai më parë ka qenë edhe këshilltari për Sigurinë i presidentit Ilir Meta.

"Është një produkt real, i prekshëm që krijon mundësi punësimi për të rinjtë dhe rritje profesionale të tyre. Këtu puna është gati, njerëzit janë gati, Durrësi ka idenë, ka vizion, për ta çuar në drejtimin që ka nevojë. Kjo do të jetë barrikada e parë ndaj shpopullimit të Durrësit sepse ne nuk mund të lejojmë që të rinjtë të largohen për shkak të mungesës së zhvillimit.

Ky projekt e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve. Me një port të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mund të krijojë kontakte t pafundme dhe e bën atë lider, por vetëm vullneti dhe dëshira e mirë krijon hapësirë pafundësisht. Ky projekt do të sjelli edhe investime, jo vetëm të atyre të huaja por edhe investimeve vendase. Qeveria aktuale ka mbajtur larg investimet huaja dhe ato vendëse. Ne kemi marrë angazhimin tonë që Shqipëria të jetë shtëpia e investimeve dhe të bëj transformim rrënjësorë të klimës së biznesit, për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit.

Rikthimi i të gjithë atij brezi që janë shkolluar, kanë aftësi drejtuese, që janë larguar nga vendi, është prioritet i LSI.  Ne duam të përqendrohemi te gjithë ai kapital shqiptar që është i fshehur. Kemi përcaktuar uljen e barrës fiskale mbi bizneset dhe individin, jemi në taksimin 9%, kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë. Do jetë edhe taksa e t ardhmes, pra 9+1, dhe ajo +1 do të shkojë te arsimi. Do krijojmë punësim, do rrisim nivelin e jetesës. Kemi nevojë për një transformim rrënjësor social. E ardhmja e fëmijëve tanë duhet të jetë e sigurt, duhet të jetë dinjitoze", tha Kryemadhi.

j.l./ dita

Gjendet i vdekur pronari i firmës në Tiranë brenda magazinës, dyshimet e para të Policisë

Posted: 31 Jan 2021 02:14 AM PST

Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në magazinën e firmës së tij.

Policia gjeti trupin rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga vëzhgimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

"Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

 

j.l./ dita

Veliaj në Kavajë, thirrje fermerëve: Merrni kartën e naftës, mundësi për investim dhe rritje të aktivitetit tuaj

Posted: 31 Jan 2021 02:01 AM PST

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në një nga bizneset më të suksesshme të zonës së Kavajës, lider në tregun shqiptar për prodhimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

E themeluar në vitin 1992, kompania "Mireli" punëson edhe një numër të madh fermerësh të zonës.

"Gjithkush mendonte të largohej në atë kohë, unë mendoja të punoja këtu. U bënë 30 vite. Kemi filluar me 700 litra qumësht, sot jemi me 30 mijë litra qumësht. E tregon puna vetë", u shpreh Aqif Çaça, administrator i kompanisë "Mireli".

Veliaj tha se me heqjen e taksës dhe akcizës për naftën, bizneset fermere tashmë mund të investojnë për të zgjeruar aktivitetin e tyre.

"Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë fermerët, sidomos të zonës së Kavajës, Rrogozhinës, Vorës, që të aplikojnë edhe për projekte të AZHBR-së, sidomos tani që i kemi hipotekuar edhe ndërtesat, edhe stabilimentet, si dhe të aplikojnë për kartën e naftës falas. Praktikisht, sot nafta shkon gjysmë për gjysmë; gjysma e asaj që paguhej për naftë mund të kthehet në investim", u shpreh Veliaj.

Ndërsa, Etjen Xhafaj, i deleguar i Partisë Socialiste për Kavajën tha se rritja e një biznesi sjell benefite indirekte edhe për mijëra familje të tjera fermere, që e lidhin prodhimin e tyre të vogël me to.

j.l./ dita

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Klodian Rashës: Vrasje me dashje, i riu u qëllua dy herë pas përleshjes fizike me policin, pistoleta nuk ka lidhje me viktimën

Posted: 31 Jan 2021 01:41 AM PST

Prokuroria e Tiranës deklaroi se ka përfunduar hetimet dhe të gjitha verifikimet shtesë përsa i përket vrasjes së Klodian Rashës, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se në javën e parë të muajit shkurt, dosja do dërgohet në gjykatë, dhe do jenë togat e zeza që do vendosin.

Prokuroria ka dalë në përfundim se efektivi i policisë e ka vrarë me dashje të riun. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e konstatoi që ai ishte i paarmatosur, pasi është përleshur me të përpara se të nxirrte armën.

Jo vetëm kaq, po ai ka qëlluar dy herë mbi të riun, duke e vrarë atë me plumbin e dytë, pasi i pari nuk ka goditur në shenjë.

Pas komunikimit të akuzës, të kërkohet edhe veçohet hetimi për pistoletën "enigmatike" e gjetur sipas njoftimeve të para të policisë “pranë vendit të ngjarjes”.

Ajo nuk do të dërgohet për ekspertizë të specializuar jashtë vendit sic u tha fillimisht. Ky vlerësim është dhënë nga një ekspert gjerman, ku sipas tij nuk është e nevojshme që arma të dërgohet jashtë vendit. Kjo pistoletë nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Syshimet janë të forta se ajo është një tentativë për manipulim të provave të ngjarjes nga kolegët e repartit Shqiponja të Hajdarajt.

j.l./ dita

E nisën me urgjencë në spital për shkak të gjakderdhjes, zbulohet gjendja shëndetësore e gjyqtarit të njohur

Posted: 31 Jan 2021 01:25 AM PST

Gjyqtari i Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha u shtrua ditën e mërkurë në spitalin e Shkodrës, për shkak të një gjakderdhjeje në stomak.

Gjendja shëndetësore e gjyqtarit është përmirësuar dhe këtë e bën me dije vetë ai, përmes një mesazhi falenderues për mjekët, ku i vlerëson për përkujdesjen maksimale që i dhanë.

ka shkruar një mesazh plot nota vlerësuese për punën e mjekëve në spitalin e Shkodrës në repartin e patologjisë që u kujdesën për të.

Vjerdha shkruan se të mërkurën u detyrua të shtrohet pas një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak dhe sot ai ka dal i shëruar falë punës dhe përkujdesit të mjekëve dhe infermierëve në shërbimin e gastrohepatologjisë.

"Të mërkurën në drekë u detyrova të paraqitem në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, pasi konstatova se isha me melenë. (gjakderdhje në stomak). Aty ishte një mjeke e re, Xheni Alia, qe nuk më njihte fare, por që më priti dhe u kujdes për mua, siç vepronte edhe me të tjerët, me ngrohtësi e përgjegjshmëri profesionale. Infermiere Mira, në krye të stafit ndihmës të urgjencës, binte në sy për përkushtimin ndaj pacientëve të urgjencës.  U shtrova në repartin e patologjisë, shërbimi i gastrohepatologjisë, ku gjeta përkujdesjen maksimale nga dy mjeket gastrohepatologe, Nevila Luli(Tabaku) e Arjola Boci(Gjika) dhe mjeku endokrinolog Ermir Neli. Në të njëjtën gjendje jam shtruar edhe para katër vitesh, por tani, në ndryshim me herën e pare, nuk mungonte asnjë ilaç. Këtu gjej vend ti shprehi mirënjohjen time drejtorit të palodhur të spitalit, dr Ardjan Dajti, qe ka bëre të mos mungojnë ilaçet ne këtë shërbim.

Stafi ndihmës me la përshtypje shumë të mira, si për profesionalizmin ashtu edhe për komunikimin me te sëmurët. Sot kam dal nga spitali i shëruar, por edhe me respektin dhe mirënjohjen time te thelle për bluzat e bardha të qytetit tone Faleminderit për shërbimin", shkruan Vjerdha.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more